kushtetuta e kosoves Archives - Albeu.com

Hovenier uron Ditën e Kushtetutës së Kosovës: Jemi krenarë të bashkëpunojmë me ju
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka uruar Kosovën për Ditën e Kushtetutës.

Hovenier, mes tjerash theksoi se shqiptarët e Kosovarës e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme si një vend i lirë dhe demokratik.

“Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë e tyre për të “ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…” Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë teksa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në rrjetin e tij social në platformën X.

Sot bëhen 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

The post Hovenier uron Ditën e Kushtetutës së Kosovës: Jemi krenarë të bashkëpunojmë me ju appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Pres përgjigjen e BE-së për deklaratën e Osmanit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij pret përgjigjen e Bashkimit Evropian në lidhje me deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk do të ndryshohet për shkak të krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një konferencë për gazetarë në Beograd, Vuçiq tha se kjo është çështje për BE-në.

“Nëse nuk duan ta ndryshojnë [Kushtetutën], atëherë e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se refuzimi i Prishtinës për të zbatuar atë që është zotuar me marrëveshjet e Brukselit “flet më shumë për të sesa për Beogradin”.

Osmani, duke folur më 26 tetor për televizionin lokal në Kosovë, Kanal 10, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin ashtu siç është nënshkruar në Bruksel, sepse, sipas saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar atë si jokushtetuese.

Në vitin 2013, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur marrëveshje për themelimin e Asociacionit.

Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Osmani ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka lënë hapësirë që Asociacioni të formohet në nivel të një organizate joqeveritare.

Sipas saj, ideja e Asociacionit, siç e parashikon marrëveshja e arritur në Bruksel, do të krijonte ndarje.

Duke komentuar deklaratën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq tha se kjo nuk është një gjë e re, por është “politikë e SHBA-së tash e tre vjet”.

“Ne nuk kemi nevojë për njohjen e tyre, nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne. Ne jemi të njohur nga të gjithë”, tha Vuçiq.

Gabriel ka thënë të enjten se SHBA-ja e mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke e cilësuar atë si mënyrën më të mirë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Vuçiq vlerësoi se SHBA-ja nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen e Kosovës, në pavarësinë e së cilës, sipas tij, ka investuar shumë./REL

The post Vuçiç: Pres përgjigjen e BE-së për deklaratën e Osmanit appeared first on Albeu.com.