Kushtetuta amerikane Archives - Albeu.com

Përpjekjet e Trump në rrezik! Çfarë parashikon dispozita në Kushtetutën amerikane që i rrezikon fushatën
Gjykata e Lartë e Kolorados, të martën  e 19 dhjetorit mori një vendim historik që e ndalon zotin Donald Trump, që të përfshihet në fletën e votimit në atë shtetet në bazë të pikës 3 të Amendamentit të 14.

Kjo shtesë ligjore e ndalon mbajtjen e një posti publik nga një zyrtar që është betuar, se do ta mbështesë Kushtetutën dhe më pas është “angazhuar në kryengritje” kundër saj.

Kjo është hera e parë në histori e përdorjes së kësaj dispozite, për të ndaluar dikë që të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, do të ketë fjalën e fundit nëse vendimi i gjykatës së Kolorados qëndron.

Nëse ndodh, gjë që shumë ekspertë ligjorë thonë se ka gjasa të pakta, kjo do t’i jepte fund fushatës së zotit Trump, sepse vendimi i Gjykatës së Lartë do të zbatohej në të gjitha shtetet.

Po ashtu, kjo hap shtegun e një bote të re lufte politike, pasi politikanët në të ardhmen do të shfrytëzonin vendimet gjyqësore për të skualifikuar rivalët e tyre në bazë të së njëjtës dispozitë.

Madje, disa konservatorë kanë menduar ta përdorin dispozitën kundër Nënpresidentes Kamala Harris, e cila mblodhi para për lirimin me kusht nga burgu të të ndaluarve gjatë dhunës pas vrasjes së zotit George Floyd në Minneapolis.

Ata thanë se edhe kjo duhet të konsiderohet si një “kryengritje” kundër Kushtetutës.

Ҫfarë ndikimi do të ketë vendimi?

Të vetëdijshëm se çështja kishte shumë gjasa të shkonte në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, vendimi 4-3 i Gjykatës së Lartë të Kolorados nuk do të hyj në fuqi deri më 4 janar, një ditë para printimit të fletëve të votimit për zgjedhjet paraprake në atë shtetet, ose derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim.

Teknikisht, vendimi i Kolorados zbatohet vetëm në atë shtet ndërsa sekretarët e shteteve të tjera po lëshojnë deklarata duke thënë se zoti Trump mbetet në fletën e votimit për zgjedhjet paraprake.

Por vendimi i Kolorados mund t‘i inkurajojë shtetet e tjera që ta përjashtojnë emrin e zotit Trump nga fletët e votimit.

Aktivistët u kanë kërkuar zyrtarëve të zgjedhjeve shtetërore që ta bëjnë këtë në mënyrë të njëanshme, por asnjë nuk e ka bërë. Janë ngritur dhjetëra padi, por të gjitha dështuan deri në Kolorado.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk ka marrë asnjëherë vendim lidhur me atë që nënkupton pika 3 e Amendamentit 14. Apelimi nga fushata e zotit Trump nuk pritet të depozitohet këtë javë.

Gjykata e Lartë mund të marrë vendime të ndryshme, që nga mbështetja e vendimit të Kolorados apo hedhja poshtë e tij.

Një tjetër alternativë mund të jetë edhe shmangia e pyetjeve thelbësore.

Por shumë ekspertë paralajmërojnë se do të ishte e rrezikshme që të lihej pa përgjigje një pyetje jetike kushtetuese.

“Është e domosdoshme për stabilitetin politik amerikan që të kemi një zgjidhje përfundimtare juridike të këtyre çështjeve sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkroi menjëherë pas vendimit Rick Hasen, profesor i drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos. “Votuesit duhet ta dinë nëse kandidati që ata po mbështesin për president ka të drejtë të kandidojë”.

Ҫfarë do të bëjë gjykata e lartë e shba-së?

Gjykata e Lartë përbëhet nga nëntë gjyqtarë, gjashtë prej tyre të emëruar nga presidentë republikanë, mes tyre tre të emëruar nga vetë Trump.

Pjesërisht për shkak se kjo është një bazë ligjore krejtësisht e re, është e vështirë të parashikohet se si do të vendosin gjykatësit individualisht bazuar në ideologjinë e tyre.

Disa nga mbështetësit më të fortë të përdorimit të dispozitës në fjalë kundër Trump kanë qenë teoricienë dhe avokatë të njohur konservatorë , të cilët argumentojnë se gjykatat duhet të zbatojnë fjalët aktuale të Kushtetutës.

Ata argumentojnë se nuk ka vend për interpretim dhe se zoti Trump është qartësisht i skualifikuar.

Të shtatë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të Kolorados janë emëruar nga demokratët. Por ata ishin të ndarë në votimin 4-3.

Shumica citoi një vendim nga zoti Neil Gorsuch, nga koha kur ai ishte gjyqtar federal në Kolorado.

Zoti Gorsuch është një prej të emëruarve në Gjykatën e Lartë nga zoti Trump.

Ai pati marrë vendimin se një i lindur në Guayana, por që ka marrë shtetësinë amerikane, nuk i plotëson kushtet e vendosura nga Kushtetuta për të qënë në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, gjykatat hezitojnë të kufizojnë zgjedhjet e votuesve. Shtrohet pyetja nëse një mosmarrëveshje ligjore zgjidhet më mirë nga njerëzit që votuesit kanë zgjedhur për të hartuar ligjet apo nga gjyqtarët e pazgjedhur? Kjo është një arsye se pse të gjitha paditë e tjera ndaj pikës 3 të Amendamentit 14 kanë dështuar deri më tani.

Ҫfarë  është pika 3 e amendamentit 14?

Pika 3 e Amendamentit të 14-të u shkrua për të mbajtur larg posteve të qeverisë ish drejtuesit e konfederatës.

Shtesa ligjore përjashton nga mbajtja e posteve publike të gjithë ata që më parë kanë bërë betimin por që janë përfshirë në kryengritje ose rebelim kundër shtetit ose kanë ndihmuar armiqtë.

Pika 3 thotë se kjo dispozitë mund të ndryshohet me votën e dy të tretave të secilës dhomë të Kongresit.

Dispozita u përdor shpesh në vitet menjëherë pas Luftës Civile, por nuk u përdor më pasi Kongresi miratoi një amnisti në vitin 1872 për shumë veteranë të konfederatës.

Sipas hulumtuesve, rasti i vetëm i përdorimit të dispozitës në shekullin e 20-të ishte në vitin 1919 kundër një ligjvënësi socialist i cili kundërshtonte përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore.

The post Përpjekjet e Trump në rrezik! Çfarë parashikon dispozita në Kushtetutën amerikane që i rrezikon fushatën appeared first on Albeu.com.