kush e liroi Archives - Albeu.com

Kush e liroi vrasësin serial Dan Hutra? Gjykata e Apelit i rrëzoi kërkesën për ndryshim mase dy javë më parë
Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e sotme, pasi 40-vjeçari Dan Hutra vrau me armë zjarri motrën e ish-bashkëjetueses, kunatën si dhe një 31-vjeçare tjetër e cila ndodhej në oborrin e banesës së saj në zonën e Kamzës, ndërsa plagosi ish-bashkëjetuesen dhe nënën e saj si dhe të dashurën.

Por ky nuk ishte krimi i parë që kishte bërë Dan Hutra, pasi në vitin 2003 ai rrëmbu nënën e kunatës dhe përdhunoi këtë të fundit, ndërsa në vitin 2007-të vrau gruan e tij të parë.

Ndërkohë vetëm dy javë më parë ishte liruar nga burgu, pasi ishte dënuar vitin e shkuar me 8 muaj për dhunë në familje.

Por ajo që ngre më shumë pikëpyetje është se kush e liroi nga burgu Dan Hutrën?

Pas interesimit të mediave ka reaguar Gjykata e Apelit, e cila thekson se në janar të këtij viti kishte rrëzuar kërkesën e Dan Hutrës, i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës nga burg në detyrim paraqitjeje.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra,  i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”,  parashikuar nga neni  130/a  të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e msës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.

Tiranë, 03.01.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

The post Kush e liroi vrasësin serial Dan Hutra? Gjykata e Apelit i rrëzoi kërkesën për ndryshim mase dy javë më parë appeared first on Albeu.com.