KURUM Archives - Albeu.com

Zbardhen emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetjeve të rrezikshme! Në pranga dy administratorët turq! Nga Arta Dollani, te Gjovana Sokoli
Janë zbardhur emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve të kompanisë “Kurum”, të cilat janë vendosur në një zonë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara në afërsi të EcoParkut në Porto Romano, pas alarmit të dhënë nga organizatat mjedisore se në to kishte mbetje të rrezikshme.

Mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administrator të “Kurum International”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai Kurum, pronarja dhe administratorja e kompanisë “Sokolaj”, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar në arrest me burg.

LISTA E PERSONAVE TË PËRFSHIRË

Masat e sigurisë:

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

The post Zbardhen emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetjeve të rrezikshme! Në pranga dy administratorët turq! Nga Arta Dollani, te Gjovana Sokoli appeared first on Albeu.com.

Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, skemë mashtruese për zgjedhjet
Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha e ka cilësuar si skemë mashtruese para zgjedhjeve marrëveshjen e kompanisë “Kurum” me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja.

Në një reagim në rrjetet sociale Basha u shpreh se, “marrëveshja e sotme është ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit, ku para zgjedhjeve u premtojnë punë, paga, mbështetje, por pas zgjedhjeve do t’i hedhin në rrugë”.

Ai më tej shtoi se po bëhet gjithçka për të mbuluar skandalin e mbetjeve toksike, ku, nënvizoi ai, “deklaratat e qeveritarëve treguan se është vepruar si një organizatë kriminale, për të cilën SPAK duhet të hetojë”.

Basha gjithashtu theksoi se, duhet të marrë fund koha kur qytetarët shihen si vota e më pas lihen në mëshirë të fatit.

“Duhet të marrë fund koha, kur qeveria luan me bukën e gojës së shqiptarëve, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin. Që të punësuarit pranë kompanisë të mostrajtohen si plaçkë lufte mes atyre që po përpiqen të fshehin përgjegjësitë për çfarë kanë bërë përgjatë këtyre viteve, skandalin e mbetjeve toksike dhe lojën e turpshme elektorale në kurriz të qytetarëve që luftojnë për mbijetesë, institucionet e drejtësisë duhet të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të zbardhin me shpejtësi dhe rigorozitet këtë aferë çnjerëzore, që dëmton shëndetin, sigurinë dhe imazhin e Elbasanit dhe Shqipërisë duke nxjerrë përpara drejtësisë çdo zyrtar të lartë të përfshirë në këtë histori rrëqethëse”, u shpreh Basha.

The post Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, skemë mashtruese për zgjedhjet appeared first on Albeu.com.

Sot mbyllëm negociatat me Kurum-in/ Gledian Llatja: Askush nga punonjësit nuk do të rrijë pa pagesë
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka njoftuar se është arritur një “marrëveshje” me kompaninë “Kurum”, që asnjë nga punëtorët të mos largohet nga puna.

Në fjalën e tij për mediat, Llatja u shpreh se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë, por se sot është arritur në konkluzionin për punonjësit.

Ai shtoi gjithashtu, se kjo është një situatë periodike, që krijohet në lidhje me ciklet e çelikut, ndërsa shtoi se edhe ata punonjës të cilët do të qendrojnë në shtëpi, do paguhen sipas kontratave kolektive, por se askush nuk do të paguhet nën 35 mijë lekë bruto.

“Është një proces që ka ndodhur disa vite në Kurum, edhe vjet ka qenë e njëjta situatë. Prodhimi është mbyllur por punëtorët nuk janë larguar nga puna. I kemi kërkuar më shumë shpjegime kompanisë, gjatë këtyre ditëve, kemi pasur takime të vazhdueshme me personelin. Edhe dje kemi patur takime. Kemi pritur një vendim të bordit drejtues të kompanisë. Sot patëm një negociatë të fundit.

Arritëm në konkluzionin që në bashkëpunim edhe me sindikatën asnjë punëtor të mos largohet nga puna. Për petëzimin, kompania do angazhohet maksimalisht për të mbyllur procesin e investimit.

Çeliku do jetë në punë, do merren dietat ushqimore për 22 ditë në muaj. Kush do të rrijë në shtëpi kemi arritur në marrëveshje që do paguhen sipas kontratave kolektive, askush nuk do të paguhet nën 35 mijë lekë bruto. Kam pasur kontakte me punëtorët. Kanë qenë të shumta shqetësimet e tyre. Punëtorët kanë vite në Kurum, kanë pasur shqetësime për punësimin e tyre”, tha ai.

The post Sot mbyllëm negociatat me Kurum-in/ Gledian Llatja: Askush nga punonjësit nuk do të rrijë pa pagesë appeared first on Albeu.com.

“Rashë pre e propagandës”, Bardhi: Zero, asnjë mundësi nuk ka opozita të mbrojë Kurumin
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në emisionin Now në Euronews Albania se ekspozimi i sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme dhe papërgjegjshmëria e institucioneve që nuk dinë çfarë hyn e del nga porti më i madh i vendit ngre alarmin për cenim të sigurisë kombëtare.

Kjo është arsyeja sipas tij pse opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pasi kjo veprimtari përfshin një sërë institucionesh të shtetit.

“Ka dyshime për t’ia faturuar dikujt tjetër pasi nuk kishte asnjë reagim publik pas deklaratës së Kurum. Dhe Berisha tha ekzaktësisht këtë; po duan t’ia lënë Kurum. Zero, asnjë mundësi nuk ka opozita të mbrojë Kurumin dhe asnjë tjetër që rrezikon jetën e shqiptarëve dhe pasi dështoi kjo propagandë në mediat e tyre, dolën me një “zbulohet dokumenti”. Kishin marrë një ekstrakt të një kompanie që deri në 2014 kishte qenë në pronësi të Kurum, është me dokumente. E mora të mirëqenë propagandën e pushtetit dhe unë e besova që një bashkëpunëtori im në fushatë është administrator i Kurum, deri të nesërmen. Bëra deklaratën dhe çfarë më rezultoi, që metalurgjiku menaxhohet nga Kurum që ka 2 administratorë, dhe asnjë prej tyre nuk është bashkëpunëtori im. Dhe deri në 2014 kishte qenë në pronësi të Kurum, me pas e kishte shitur dhe aktualisht nuk ishte në pronësi të Kurum”, tha Bardhi.

The post “Rashë pre e propagandës”, Bardhi: Zero, asnjë mundësi nuk ka opozita të mbrojë Kurumin appeared first on Albeu.com.

Kurum hodhi në rrugë 500 punëtorë, Berisha: Ngrihuni në revoltë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me forcë ndaj vendimit të kompanisë Kurum për të larguar 500 punëtorë nga puna.

Në një deklaratë para simpatizantëve të tij, Berisha ka bërë thirrje për revoltë dhe ka kërkuar nga kompania që të rishikojë vendimin e saj.

Në mesazhin e tij Berisha shprehu solidaritetin me punëtorët e ish-Metalurgjikut në Elbasan dhe e konsideroi largimin e tyre nga puna si një ndëshkim të padrejtë dhe të paarsyeshëm.

“Ndëshkimi i këtyre punëtorëve është një pasqyrë e dështimeve të qeverisë që ka hedhur përgjegjësinë mbi ata që nuk kanë lidhje me problemet e menaxhimit dhe krimeve ambientale,” tha Berisha. Ai e kritikoi qeverinë për “larjen e duarve nga përgjegjësia” dhe për përdorimin e punëtorëve si viktima të politikave të saj.

Berisha bëri thirrje që punëtorët të ngrihen në protestë për të kërkuar rivendosjen e vendeve të punës dhe për të dënuar, siç tha ai, “trafikun e lëndëve toksike” dhe keqmenaxhimin që ka ndodhur. Ai i ftoi edhe qytetarët e tjerë të mbështesin këtë protestë, duke i bërë thirrje që të qëndrojnë solidarë me ata që po përballen me këtë situatë të vështirë.

“Të dashur miq, sonte dua të përshëndes të gjithë punëtorët e metalurgjisë në Elbasan, ndërmarrjes Kurum. Iu bëj thirrje të ngrihen në revolta, sepse ndëshkimi i tyre për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve, përmballjes së saj me kompaninë ku ata punojnë, nuk pranohet kurrë që ata të jenë viktimë e këtij qendrimi.

Ndaj edhe, i bëj thirrje edhe kompanisë të rishqyrtojë qendrimin e vetë. I bëj thirrje edhe qytetarëve të mbështesin protestën e punëtorëve të ndëshkuar për inate të qeverisë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje, asnjë përgjegjësi, asnjë faj pse Edi Rama me ministret e tij bën trafikun e lëndëve toksike dhe bëhet lajm i zi në detra, oqeane dhe të dyfishtë, bën jetën e zyrës dhe jetën e krimit”, tha Berisha.

The post Kurum hodhi në rrugë 500 punëtorë, Berisha: Ngrihuni në revoltë! appeared first on Albeu.com.

Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht
Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel, mbi 100 kontejnerë të bllokuar së fundmi në Singapor, me origjinë nga porti i Durrësit.

Organizata jo qeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ i tha Zërit të Amerikës, se ajo është e bindur se porti i Durrësit, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga Shqipëria, rajoni dhe me gjasë edhe nga vende të tjera evropiane, mbetje të rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike.

Nga Porti i Durrësit, çdo tre apo katër muaj është eksportuar një material që dyshohet se është pluhur helmues i njohur si ‘EAF’, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. Ky është pretendimi i Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), me seli në Seattle. Përfaqësuesi i tij, Jim Puckett i tha Zërit të Amerikës se të dhënat që BAN-i disponon janë marrë nga një sinjalizues nga Porti i Durrësit, i cili ka ofruar dëshmi për këtë.

“Para një muaji, ne krijuam një portal, ku individë nga e gjithë bota mund të raportojnë për mbetjet helmuese. Personi i parë që na sinjalizoi ishte një individ që vëzhgoi transportin e mbetjeve helmuese në portin e Durrësit. Ai kishte njohuri se ku shkonte pluhuri helmues dhe dokumentet që tregonin rrugëtimin e ngarkesave”.

Pas marrjes së të dhënave BAN-i thotë se ka kryer hulumtimin e veta dhe arrin në përfundimin se dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht nga porti i Durrësit.

“Ne ishim në gjendje të konfirmojmë se kontejnerët që raportoi sinjalizuesi, numrat e tyre identifikues, i vërtetuam përmes aplikacionit ‘Google Earth’ , po ashtu përmes imazheve satelitore të Google Earth, lokalizuam vendndodhjen e tyre të saktë duke e krahasuar me dritat dhe rrugët e portit. Kemi tre burime të dhënash të marra në tre kohë të ndryshme. Ne dyshojmë se kjo ndodh çdo tre apo katër muaj.”

Hiri i eksportuar nga porti i Durrësit i takon firmës ‘Sokolaj’ e cila e ka blerë atë nga fabrika e kompanisë Kurum në Elbasan që prodhon çelik dhe hekur. E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, firma Sokolaj deri në përgatitje e këtij materiali nuk ka kthyer përgjigje.

Firma turke Kurum, në një deklaratë të bërë më 21 gusht, ndonëse nuk jep sqarim të saktë nëse është ajo shitësja e kësaj lënde, thotë se

“Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme ndaj edhe në këtë rast, kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International”.

Puckett thotë se eksportimi i shpeshtë i këtij materiali nga Durrësi, ngre dyshime që ai n uk vjen vetëm nga fabrika e Kurimit, pasi kjo fabrikë nuk është aq e madhe sa të prodhojë sasi kaq të mëdha të pluhurit EAF.

“Ky material mund ta ketë origjinën nga vende të tjera të Evropës. Kudo ku ka fabrika për shkrirjen e çelikut, krijohet ky lloj hiri. Kompanitë duan ta heqin atë qafe, sepse kostoja është më e lartë për ta menaxhuar siç duhet. Po ashtu edhe zinku që nxirret prej tij nuk është aq i vlefshëm”, thotë zoti Puckett.

Sipas të dhënave që sinjalizuesi i dha Rrjetit të Aksionit të Bazelit, rasti i fundit ishte në muajin korrik, kur material i dyshimtë fillimisht u ngarkua në kontejnerë në Portin e Durrësit. Pasi largohet nga porti i Durrësit, kontejnerët udhëtojnë drejt portit të Triestes, në Itali. Aty kontejnerët ngarkohen në dy anije të tjera transportuese, që i përkasin firmës daneze ‘Maersk’. Prej portit italian, përmes Detit Mesdhe dhe bregdetit të Afrikës malli u nis fillimisht për në Singapor, prej nga do të vazhdonte rrugën për në destinacionin e tij përfundimtar, Tajlandën. Ndërsa malli lundronte në mes të ujërave të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Jugut, një nga dy anijet që e transportonin atë u zhduk nga radarët. BAN-i thotë se kjo ndodhi pikërisht në kohën kur ata ngritën shqetësimin se një ngarkesë me pluhur helmues po transportohej nga Shqipëria për në Azi.

Firma daneze Maersk e konfirmoi për Zërin e Amerikës se sinjali nga një prej anijeve të saj me të vërtetë u ndal, por thotë se kjo nuk u bë për arsyen që ngre si dyshim BAN-i.

“Një organizatë jo qeveritare ka spekuluar se pse gjurmuesi i anijes tonë Campton ishte fikur. Ndërsa situata e sigurisë në ujërat rreth rajonit të Lindjes së Mesme është e ndjeshme, nuk është e pazakontë që disa pronarë anijesh të çaktivizojnë gjurmuesin e tyre”.

Kjo lë të kuptojë se mund të jetë bërë për të shmangur një sulm nga grupi militant jemenas, Houthi që prej nisjes së luftës në mes të Izraelit dhe Hamasit ka kryer një mori sulmesh mbi anijet transportuese që kanë lundruar afër Jemenit.

Maersk gjithashtu i tha Zërit të Amerikës se ata vendosën ta transportonin mallin pasi dokumentacioni shoqërues thoshte se ishte i pa rrezikshëm.

“Nëse do të ishte deklaruar se përmban mbetje të rrezikshme, Maersk do të kishte refuzuar ta transportonte. Për shkak të spekulimeve në lidhje me përmbajtjen e tij, Maersk ka bashkëpunuar me autoritetet e Singaporit… Anija jonë Campton ka shkarkuar kontejnerët në Singapor dhe tani ato po riatdhesohen për në Shqipëri nga një kompani tjetër”.

Një tjetër argument që përmend “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” për dyshimet e transportimit të këtij materiali nga porti i Durrësit është dërgesa e parafundit që shkoi nga Durrësi për në Kinë. Nga muaji prill, sipas drejtorit ekzekutiv Jim Puckett, kjo dërgesë është bllokuar në një port kinez, afër Hong Kongut.

“Kjo dërgesë u nis nga i njëjtë port. Sipas sinjalizuesit tonë, kinezët e kanë refuzuar atë. Janë 115 kontejnerë nga Shqipëria që ende janë të bllokuar në Kinë. Kinezët e kanë analizuar materialin dhe kanë gjetur nivele të larta të metaleve, përfshirë mbi 8% plumb”, thotë zoti Puckett.

Dy ministri të qeverisë shqiptare në fundjavë thanë në një deklaratë të përbashkët se “Shqipëria nuk mundet të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese …”

Nëse konfirmohet se fjala është për hirin që del nga oxhaku i fabrikave metalurgjike, atëherë pasojat, sipas BAN-it janë të rënda, për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, por mund të ketë edhe pasoja politike.

Pluhuri EAF përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.

Në fotografitë e sinjalizuesit të BAN-it për rastin e muajit korrik, sipas zotit Puckett, shihen grumbuj të hirit që ishin lënë në mjedis të hapur në portin e Durrësit. Fotografi të ngjashme shihen edhe në aplikacionin ‘Google Earth’. Një e tillë, e bërë më 11 tetor të vitit të kaluar, tregon grumbuj të hirit brenda hapësirës së portit të Durrësit.

“Fjala është për një mbetje të rrezikshme nëse nuk trajtohet si duhet. Ju nuk do të donit ta mbani këtë afër fëmijëve apo personave me sëmundje kronike”, tha zoti Puckett.

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF).

Kjo zyrë nuk pranoi të komentojë.

“Ne nuk jemi në gjendje të japim detaje në lidhje me rastet që OLAF mund të trajtojë pasi duhen mbrojtur të dhënat e çdo hetimi të mundshëm dhe të proceseve të mundshme gjyqësore që do të pasojnë…”, tha për Zërin e Amerikës zyra për informim e OLAF-it.

Dogana shqiptare megjithatë e konfirmoi për Zërin e Amerikës se ishte OLAF-i ai i cili e njoftoi Strukturën Antitrafik të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për rastin. Kjo zyrë gjithashtu nuk pranoi të komentojë, pasi rasti tani është nën hetim. As kompania gjermane ‘EMS Shipping’ që menaxhon një pjesë të portit të Durrësit, pikërisht pjesën ku bëhet ngarkimi i këtij materiali në kontejnerë, nuk pranoi të bëjë komente.

“Duke qenë se rasti është nën hetim nga autoritetet me të cilat po bashkëpunojmë plotësisht, nuk mund të komentojmë detajet e rastit derisa të përmbyllet”.

Rrjeti i Aksionit të Bazelit thotë se ishin ata që e njoftuan OLAF-in për rastin.

“Ne i jemi shumë mirënjohës OLAF-it dhe prokurorisë në Shqipëri që po merren me këtë rast, pasi unë kam përshtypjen që kjo është maja e një skandali shumë më të madh”, thotë Drejtori Ekzekutiv i BAN-it, Jim Puckett.

Pasojat politike, nëse konfirmohet pretendimi i organizatës amerikane, mund të jetë shkelja e Konventës së Bazelit, Traktatit të Kombeve të Bashkuara, që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Vendet nënshkruese të konventës, një prej të cilave është edhe Shqipëria, nuk lejohen të dërgojnë mbetje helmuese tek një vend tjetër, nëse nuk marrin paraprakisht miratimin nga vendi mikpritës.

Qeveria shqiptare i hodhi poshtë gjatë fundjavës akuzat se ajo nuk ka vepruar në lidhje me rastet e dyshuara.

Në deklaratën e përbashkët të dy ministrive të qeverisë shqiptare thuhet se Shqipëria është klasifikuar si një vend i sigurt, pasi është verifikuar dhe certifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit.

“Unë do të këshilloja që Shqipëria të marrë përgjegjësinë për atë që po ndodh në portin e Durrësit. Dikush duhet të analizojë ato grumbuj që gjenden në port dhe mallin që po kthehet nga Singapori. Por unë e them me 95% siguri se fjala është për hirin EAF, të cilin të gjithë në industrinë metalurgjike e njohin si mbetje helmuese”, thotë për Zërin e Amerikës, Jim Puckett, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Baselit.

Puckett thotë se e kupton që Doganat mund të jenë mashtruar nga eksportuesit, të cilët mund ta kenë deklaruar atë si material të parrezikshëm, por:

“Është shumë e dyshimtë se si mund ndodhë kjo gjë para syve të tyre. Unë jam i sigurt se kjo është një histori më e madhe që përfshin shumë eksporte që nuk janë vërejtur më parë dhe që ndoshta e kanë burimin diku në Evropë, apo edhe në vende të tjera. Unë nuk besoj që kjo histori ka marrë fund”

Odiseja e këtyre mbetjeve është vetëm në hapat e parë, ndërsa pritet përfundimi i analizave laboratorike se çfarë përmban në të vërtetë malli në kontenierët që po udhëtojnë për t’u rikthyer në Shqipëri./VOA

The post Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht appeared first on Albeu.com.

Mbetjet e rrezikshme/ Inspektoriati i Punës “zbarkon” në Kurum
Grupi i punës i ngritur nga Inspektorati Shtetëror i Punës, ka mbërritur pranë ambienteve të “Kurum”, ku do të njihet me dokumentacionin dhe kushtet në të cilat punonjësit e kësaj kompanie janë larguar nga puna.

Përmes një deklaratë një ditë më parë, Kurum bëri me dije se punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3 mujor dhe mundësi rikthimi në rast të rihapjes së fabrikave.

Kompania turke Kurum, e cila operon në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, dyshohet se është origjina e qindra ton mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

Mbetjet e rrezikshme janë pluhur nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, të ngjashme me ato që Kurum përdor prej gati një dekade.

Po ku ndodhen pluhurat e kapura nga oxhaqet e Kurum? ‘Top Channel’ iu refuzua kërkesa për informacion dhe për të filmuar në ambientet e kësaj kompanie vendin e depozitimit të sasisë së pluhurave të kapura.

I gjithë territori i Kurum, është i rrethuar dhe i ruajtur me roje sigurie. Në ambientet e Kurum, kanë zbarkuar efektivët e krimit ekonomik dhe prokurorisë së Durrësit, kanë konfirmuar se kanë sekuestruar dokumentacionin e kompanisë dhe arkivat e saj që mund të kenë lidhje me çështjen.

Për të vënë me shpatulla pas murit shtetin shqiptar, kompania turke mbylli dy sektorët prodhues, çelikun dhe petëzimin duke lënë në rrugë 500 punonjës.

Përballë kësaj situate edhe sindikata hesht, ndërkohë inspektoriati i punës është në ndjekje të situatës dhe bën me dije se aktualisht punonjësit e Kurum janë të paangazhuar me punë, por trajtohen financiarisht ndërsa subjekti nuk ka bërë asnjë kërkesë në QKB për pezullim apo ndërprerje të aktivitetit.

Ndërkohë përmes një deklarate zyrtare, Kurum pranon mbylljen e dy linjave të prodhimit për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike, por mohon të ketë largim kolektiv nga puna të punonjësve.

Kurum thotë se u ka propozuar punonjësve largimin nga puna pas 3 muajve, kundrejt shlyerjes së të gjitha detyrimeve dhe pagesës së shpërblimit të vjetërsisë sipas ligjit, me opsionin gjithmonë të rikthimit në rast të rifillimit të punës.

Kujtojmë se në vitin 2016, Kurum pezulloi të gjithë aktivitetin për një periudhë 5-6 mujore duke larguar punonjësit.

The post Mbetjet e rrezikshme/ Inspektoriati i Punës “zbarkon” në Kurum appeared first on Albeu.com.

Mbetjet toksike/ Prokuroria sekuestron dokumentet e kompanisë ‘Kurum’, pritet të merren në pyetje personat që kanë lidhje me ngarkesën
Prokuroria kë vënë nën sekuestro dokumentet e kompanisë ‘Kurum’, për të hedhur dritë mbi rastin e mbetjeve toksike.

Gjithashtu mësohet se në pyetje do të merren persona që kanë lidhje apo dijeni për ngarkesën.

Kujtojmë se ditën e mërkurë, Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetim në lidhje me ngarkesën e dyshimtë me mbetje toksike që ishte nisur drejt Tajlandës.

Hetimet po kryhen lidhur me veprën penale të kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara, pas referimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Kompania “Kurum International” është identifikuar si burimi i qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që u eksportuan nga porti i Durrësit, duke shkaktuar alarm./PANORAMA

The post Mbetjet toksike/ Prokuroria sekuestron dokumentet e kompanisë ‘Kurum’, pritet të merren në pyetje personat që kanë lidhje me ngarkesën appeared first on Albeu.com.

Akuzohet për 800 ton mbetjet toksike të dërguara në Tajlandë, Kurum mbyll uzinën e Çelikut në Elbasan. Njoftimi që iu dërgua 500 punëtorëve
Firma turke Kurum ka mbyllur aktivitetin e saj me pretendimin se është në proces remonti.

Mësohet se 500 punëtorë të uzinës së çelikut dhe të uzinës së përpunimit janë njoftuar për ndërprerjen e njëanshme të kontratës pa arsye zyrtare për pezullimin.

Nga data 1 gusht, uzina e çelikut ka ndaluar punën, dhe nga data 20 gusht do të mbyllet edhe uzina e përpunimit.

Ende nuk është bërë e ditur se cila është arsyeja e saktë për mbylljen, nëse ka të bëjë me probleme të mbetjeve toksike ose ndonjë arsye tjetër.

Pas mbylljes së uzinave, 500 familje në Elbasan do të mbeten pa të ardhura nga 20 gushti.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin e marrë, megjithëse zyrtarisht thuhet se mbyllja e aktivitetit është për shkak të remontit.

Kujtojmë se kompania “Kurum International” është origjina e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duke përhapur një alarm global, sipas dëshmive dhe dokumenteve të publikuara nga BIRN.

Kompania turke “Kurum International” operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit që prej vitit 1998 dhe është furnizues i rëndësishëm rajonal i shufrave të hekurit për ndërtim.

Me qindra punëtorë në bordero, ajo është gjithashtu një punëdhënës i rëndësishëm për qytetin e Elbasanit.

Për të reduktuar ndotjen e shkaktuar nga industria, Kurum ka instaluar prej vitit 2010 një sistem filtrash për kapjen e mbetjeve të hirit nga trajtimi i gazeve të oxhakut në ish-Kombinatin Metalurgjik.

Sipas deklaratave të vetmonitorimit mjedisor të kompanisë, të siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit të së drejtës për informim, ajo prodhon sërish mijëra ton mbetje të rrezikshme të hirit të oxhakut në vit.

Mbetjet nga filtrat e pastrimit të gazrave kanë sjellë kokëçarje e vazhdueshme për “Kurum”, pasi klasifikohen si mbetje substancash të rrezikshme dhe raportohen prej saj me kodin 10 02 07* sipas katalogut në fuqi të mbetjeve.

“Këto pluhura që kapen nga sistemi ambalazhohen në thasë dhe mund të eksportohen ose të përdoren në vend.

Për këtë periudhë nuk është bërë evadim i kësaj mbetjeje, ato janë depozituar në sheshin përkatës dhe janë lëndë e parë për prodhimin e bojërave pasi është në % të lartë ZnO,” raportoi Kurum në qershor 2021.

Sasia totale e këtyre mbetjeve të prodhuara për më shumë se një dekadë nga Kurum dhe destinacioni i tyre mbetet i panjohur, por vetëm për një periudhë 3-mujore, kompania raportonte se kishte akumuluar 2500 ton pluhura, të cilat deklarohen ndryshe edhe si oksid zinku.

Një pjesë e këtyre mbetje riciklohen prej vitit 2022 nga një kompani tjetër shqiptaro-kineze me qendër në kombinatin Metalurgjik në Bradashesh, e quajtur “Alliance Resources”.

Por “Alliance Resources” ka kapacitete për të përpunuar vetëm një sasi të vogël nga mbetjet e stërmëdha të prodhuara nga Kurum.

“Ne marrim nga Kurum oksid zinku dhe e përpunojmë në linjën tonë, ku nga 20-25 për qind e çojmë deri në 55-60%, që lejohet më pas të tregtohet lirisht në BE dhe në vende të tjera,” i tha BIRN Erdest Nushi, ish-administrator dhe punonjës i kompanisë “Alliance Resource”.

“Kapacitetet tona janë të kufizuara dhe në 9 muaj mund të përpunojmë rreth 2500 ton. Kurum prodhon sasi shumë më të mëdha,” shtoi ai.

Sipas verifikimeve të kryera nga Policia e Durrësit, të referuara më pas në Prokurori, një sasi prej 2800 ton mbetje të prodhuara nga Kurum dyshohet se i janë shitur kompanisë “Sokolaj” sh.p.k në tetor dhe nëntor të vitit 2023.

Gjovana Sokolaj dëshmoi në polici se produkti me të cilin janë mbushur 102 kontenierët, që ajo e konsideron si oksid hekuri, është blerë nga kompania “Kurum” për një vlerë totale prej 41 mijë dollarësh.

Më pas, Sokolaj ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024.

Por thuajse një muaj më pas, Sokolaj dëshmon se mori një njoftim shqetësues nga kompania e kontenjerëve.

“…më informon se 102 kontejnerët që kompania ime kishte nisur do të kthehen në portin e Durrësit, sepse porti i Singaporit nuk pranon të bëjë shkarkimin, pasi kanë dyshime se janë mbushur me lëndë toksike,” ka deklaruar Sokolaj.

“Unë i kam kthyer email dhe i kam thënë që për mallin e ngarkuar në kontenjerë, që është oksid hekuri, janë bërë analizat nga Sokolaj sh.p.k dhe Kurum sh.a dhe nuk rezulton që aty të ketë mbetje toksike,” ka pretenduar ajo.

Të dhënat publike të shqyrtuara nga BIRN tregojnë gjithsesi se kompania e Sokolajt në Kroaci, GS Minerals D.o.o reklamon haptasi në internet tregtinë e saj me mbetje të rrezikshme EAFD si dhe okside të zinkut.

Në njërën prej reklamave, kompania thotë se ka të gatshëm në portin e Durrësit koncentrate zinku të gradës së ulët si dhe zotëron për shitje pluhur hiri EAFD.

Përkrah njoftimit për pluhurin që përmban mbetje të rrezikshme, ajo ka postuar një foto të dhjetra thasëve të mbushur – një pjesë e të cilëve të lagur nga shiu dhe një pjesë të grisur dhe me pluhurin e shpërndarë jashtë tyre, vendndodhja e së cilëve nuk u arrit të verifikohej nga BIRN./BW

The post Akuzohet për 800 ton mbetjet toksike të dërguara në Tajlandë, Kurum mbyll uzinën e Çelikut në Elbasan. Njoftimi që iu dërgua 500 punëtorëve appeared first on Albeu.com.

Skandali me mbetjet toksike, ish-ministri: KURUM bëri edhe më herët pis politikën, Qeveria Berisha i shiti 2 HEC-e! Ish kryeministri e Meta të paditur në SPAK
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka reaguar lidhur me skandalin e eksportimit të mbetjeve të rrezikshme të KURUM nga porti i Durrësit drejt Tajlandës.

“Efektet toksike të Kurumit “kanë bërë pis” politiken shqiptare shumë më heret se kjo ngjarje dhe rrezikon te vazhdojne gjate” shkruan Malaj, duke kujtuar se qeveria e Sali Berishës i shiti Kurum dy nga hidrocentralet efektive ne vendin tone, ‘Bistrica 1 dhe Bistrica 2 në në vlerën e 52 milionë eurove.

Shitja e këtyre dy hidrocentraleve tepër produktive u bë pikërisht në janar 2013.

Malaj ngre dhe disa pyetje ndër të cilat përse skema të kam borxh/tvsh të papaguar dhe po të shes pasuri kombëtare për të shlyer borxhin – u aplikua vetem për KURUM, duke i shitur dy HC/ kompani publike – fitim prurese?

“Kujtoni kur qeveria e PD-se i shiti Kurum dy nga hidocentralet fitim prures ne vendin tone. Dy HC ishin ne kondicionet teknike me productive. Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti”

Novacioni financiar se i kemi borxhe nga mos rimbursimi i TVSH prandaj ju shesim dy HC, eshte nje praktike korruptive e pa degjuar ne historine ekonomike te ndonje vendi. Keto dy HC mund te ishin nje garanci e madhe energjitike per Saranden dhe jugun e vendit. Dy Hec rezultonin me fitim dhe s’kishte asnje argument perse duheshin shitur.  Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti”

Lista e pagesave te pa paguara nga buxheti perfshinte shume kompani shqiptare dhe te huaja.

Perse nuk u aplikua si nje skeme e zbutjes se borxheve edhe per kompani te tjera shqiptare dhe te huaja??

Perse skema “novatore” se te kam borxh/tvsh te papaguar dhe po te shes pasuri kombetare per te te shlyer borxhin – u aplikua vetem per KURIM, duke I shitur dy HC/ kompani publike – fitim prurese??

Efektet toksike te Kurimit nuk mund te ndalen te “”helmojne politiken shqiptare pa i pastruar rrenjet qe jane me te vjetra e ato tek mbetjet tokike minerale’ shkruan Malaj

Si iu shitën dy Hidrocentralet KURUM-it

Më 9 janar 2013 qeveria në atë kohë e drejtuar nga Sali Berisha mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International edhe pse ekspertët në atë kohë e kritikuan ashpër shitjen e katër hidrocentraleve rentabël me çmime të ulëta.

Procesi i shitjes se“HEC Bistrica 1 dhe 2” nisi mbështetur në vendimet nr. 152 dhe 153, te Keshillit te Ministrave të datës 29.02.2012. Kontrata e blerjes u permbyll me 21 maj 2013 dhe marrëveshja për blerjen e 100% të aksioneve të këtyre shoqërive u lidh midis Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ne cilesine e pronarit dhe shoqërise “Kurum International”, ne cilesine  e fituesit te tenderit.

Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 u shitën për 52 milion euro. Ndërsa Ulza e Shkopeti u shitën për 57.5 milion euro.

Te dy hidocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ishin rehabilituar plotësisht në kuadër te projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu” qe nisi 24 qershor 1999 dhe që kishte përfunduar me 31 dhjetor 2011

Vlera totale e projektit “Furnizimi me energji i Shqiperise se Jugut BiSaBu”” financuar nga banka gjermane KfË- Bankengruppe ishte rreth 33,2 milione Euro. Nga ky financim 21 milione Euro ishin përdorur per rehabilitimin e plote të HEC Bistrica 1 dhe 2, ndërsa diferenca për investime të tjera ne sektorin energjetik. Periudha e shlyerjes së huasë 33 milione Euro sipas skedulit të pageses ka nisur 31 Korrik 2007 dhe përfundon me 30 Dhjetor 2044.

Më 4 mars 2013 Kuvendi miratoi shitjen e 4 Hidrocentraleve me 73 vota pro të mazhorancës, (atëherë qeveria e PD dhe LSI e Ilir Metës),  61 kundër të opozitës (atëherë Partia Socialiste). Ndërkohë në prill 2023, avokati  Idajet Beqiri paditi në SPAK  Sali Berishën, Ilir Metën dhe grupi i tyre, pasi kanë shitur pasurinë publike, kanë ndarë më pas interesat, pasi kompania private ka fituar rreth 10 milionë euro çdo vit, pa kryer asnjë investim.

Përmes shitjes së këtyre 4 hidrocentraleve, u pakësoi shqiptarëve dhe buxhetit të shtetit  10 milion dollarë të ardhura për çdo vit. Nga viti 2013 dhe deri më sot buxhetit të shtetit dhe taksapagueseve shqiptarë u janë vjedhur 100 milion dollarë…. Ish Kryeministri Sali Berisha, ish ministri Ilir Meta, ish ministri Edmond Haxhinasto, ish ministri Ridvan Bode, ish zëvendësministri Sokol Dervishaj, si dhe ish Drejtorit të KESH Engjëll Zeqo, në bashkëpunim me disa ekspertë të tyre, përgatitën aferën korruptive duke ndryshuar fillimisht vendimet e Këshillit të Ministrave, si dhe duke nëpërkëmbur dhe anashkaluar Ligjin nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Këta të kallëzuar i shitën katër HEC-et, me 132. 2 milion euro më pak”, thuhet në kallëzim që Shqiptarja.com siguroi dhe bëri publike në prill 2023.

The post Skandali me mbetjet toksike, ish-ministri: KURUM bëri edhe më herët pis politikën, Qeveria Berisha i shiti 2 HEC-e! Ish kryeministri e Meta të paditur në SPAK appeared first on Albeu.com.