kurti vucic Archives - Albeu.com

Analiza e REL: Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?
Nëse Kosova dhe Serbia nuk e nënshkruajnë aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve, ato nuk do të mund të bëjnë asnjë hap përpara në këtë drejtim, thonë njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Aleksandar Popov.

Sipas tyre, nëse nuk ka nënshkrim, nuk ka as zbatim.

Por, pavarësisht kësaj, ata nuk presin që një dokument i tillë të nënshkruhet më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në tryezë të diskutimeve do të jetë zbatimi i propozimit të BE-së, për përmbajtjen e të cilit palët janë dakorduar në parim, gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

Ky propozim nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por pranim të dokumenteve dhe simboleve shtetërore të njëra-tjetrës.

Propozimi, po ashtu, i obligon palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kurti ka thënë se është optimist për takimin në Ohër, por se nuk varet gjithçka prej tij.

Vuçiq ka thënë se nuk planifikon të nënshkruajë asgjë në Ohër.

Zyrtarët amerikanë, të cilët e kanë mbështetur propozimin, kanë bërë përpjekje t’i bindin palët se ai sjell përfitime politike dhe ekonomike.

Megjithatë, edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk pret që të ketë ndonjë nënshkrim më 18 mars.

Palët nën presion të opinionit

Njohësi i proceseve politike në Kosovë, Agon Maliqi, thotë se qëndrimi i Escobarit shkon më shumë në drejtim të amortizimit të zhgënjimit eventual në opinion.

“Më shumë e shoh si përpjekje që t’i shmanget çfarëdolloj situate që takimin e së shtunës do ta paraqiste si dështim. Kjo është më shumë për t’i dhënë hapësirë çfarëdolloj shqetësimi… dhe këtu duket se hezitimi më i madh është te Serbia”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Aleksandar Popov, drejtues i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se nuk është reale të pritet që Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë planin e zbatimit të propozimit të BE-së në takimin e Ohrit.

Sipas tij, të dyja palët gjenden nën presionin e opinionit të tyre lidhur me përmbajtjen e propozimit. Për më tepër, thotë ai, Vuçiç po përballet edhe me protestat e partive dhe grupimeve të djathta, të cilat kërkojnë nga ai që të mos e pranojë propozimin e BE-së.

“Ai [Vuçiç] do të gjendej në telashe të mëdha në qoftë se të shtunën do të nënshkruante çfarëdo qoftë, sepse është e dukshme që ky plan, në qoftë se lexohet mirë – dhe atë po e lexojnë të dyja palët – në njëfarë mënyre çon në pranimin implicit të Kosovës si entitet i pavarur. Mendoj se edhe amerikanët, por edhe evropianët e kanë kuptuar se, në qoftë se do të ushtronin presion të ashpër që të ketë nënshkrim të shtunën, atëherë, në një kohë të afërt, do të mbeteshin pa bashkëbisedues apo pa partner në Beograd”, thotë Popov për Radion Evropa e Lirë.

“Pasoja për palët që nuk janë konstruktive”

Megjithatë, analistët vlerësojnë se nënshkrimi i marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia do të jetë i pashmangshëm, sepse, në të kundërtën, palët jokonstruktive do të gjendeshin jo vetëm para presionit të partnerëve perëndimorë, por edhe masave të caktuara ndëshkuese, në formën e humbjes së mbështetjes.

Sipas Maliqit, pranimi i planit evropian nga Kosova dhe Serbia vetëm në formë deklarative, pa nënshkrim, nuk nënkupton edhe zbatim të tij.

Kjo, thotë Maliqi, është edhe arsyeja përse partnerët perëndimorë po u japin edhe pak kohë palëve për ta nënshkruar aneksin e zbatimit.

“Unë mendoj se nëse Serbia nuk e nënshkruan deri në një afat, të cilin Perëndimi e ka caktuar, qoftë së brendshmi, qoftë që ua ka komunikuar palëve, atëherë është e qartë se do të mbështetet pala që tregohet më konstruktive… Mendoj që ndërmjetësuesit e kanë një lloj skeme të shpërblimeve dhe ndëshkimeve për palët që ata i gjykojnë si konstruktive ose jo në këtë proces”, vlerëson Maliqi.

“Perëndimi nuk lejon t’i shkelet kredibiliteti”

Popov thotë se Perëndimit i ngutet që palët në dialog të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt, marrë parasysh zhvillimet në kontekstin gjeopolitik, përkatësisht pushtimin rus të Ukrainës.

Por, sipas tij, BE-ja dhe SHBA-ja e kanë kuptuar se për një gjë të tillë do të duhen disa hapa në javët dhe muajt në vijim.

Pas takimit në Ohër, thotë Popov, BE-ja dhe SHBA-ja do të fokusohen në vërejtjet eventuale të palëve lidhur me aneksin e zbatimit të propozimit.

Ai pret që nënshkrimi i planit të zbatimit të propozimit të BE-së nga Kosova dhe Serbia, të ndodhë deri kah mesi i këtij viti.

Pas kësaj, thotë Popov, palët nuk do të mund t’i shmangin obligimet që dalin nga marrëveshja.

“As BE-ja dhe as SHBA-ja nuk guxojnë të lejojnë që pas kaq përpjekjeve të investuara, të shkelet kredibiliteti i tyre moral dhe politik, që i gjithë ky rrëfim të përfundojë pa një rezultat konkret. Ata i kanë levat për t’i detyruar të dyja palët dhe ato do t’i përdorin me kohë, në qoftë se do të ketë rezistencë nga palët”, thotë Popov.

Nikoqir i takimit në Ohër do të jetë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në një blog autorial, të publikuar më 16 mars, Borrell ka thënë se është koha për Kosovën dhe Serbinë që të marrin përgjegjësi dhe të lëvizin drejt BE-së.

BE-ja është “shtëpia e fundit” për dy vendet, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nuk janë zbatuar, edhe pse janë nënshkruar./REL

The post Analiza e REL: Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian? appeared first on Albeu.com.

Përse nuk ndodhi takimi Kurti-Vuçiç në Paris? Gazetarja zbulon prapaskenat në “Ballkan”
Gazetarja Erisa Zykaj e cila ka ndjekur nga afër takimet e “Forumit të Paqes” në Paris, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tregoi në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku se çfarë ndodhi.

E pyetur nga gazetarja Karadaku se a pati një takim mes Kurtit dhe Vuçiç, ku ishte paralajmëruar që i pranishëm do të ishte dhe presidenti francez, Emannuel Macron, Zykaj theksoi se një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sipas Zykajt nuk pati sinjale të qarta nga dy vendet për një zgjidhje, prandaj kjo ioshte dhe arsyeja se përse presidenti Macron nuk e bëri këtë takim trilateral.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Samiti i Parisit, çfarë ka ndodhur sot?

Zykaj: Të gjitha sytë kanë qenë drejt Parisit, u zhvillua edicioni i pestë i forumit të pqaes, preszenca elidervë të Kosovës dhe Serbisë, dhe takimi me Borrel tregonte se mund të kishte një sinjal për arritjen e dakordësisë për normalizimin e marrdhënieve mes dy vendeve. Nuk kanë munguar batutatr,. Rama dhe Abazoviç kanë qenë protagonistë. Ramës iu shtrua pyetja e besoni në politikën e zgjerimit, ai tha ene kemi qenë të fundit që u shkëputëm nga pernadoria Osmane, nga BS dhe kinezët, ne do të jemi deri në fund me BE. Abazoviç ka folur për një marrëdhënie shumë të mirë mes BE dhe Ballkanit perëndimor, dhe kjo tregohet përmes hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Prezenca e Kurtit dhe Vuçiç krijonte idenë e një takimi mes tyre.

Karadaku: Por nuk patëm një takim mes tyre?

Zykaj: Kjo nuk ka ndodhur. Nuk kemi informacione të ketë ndodhur. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka patur tentative mes delegacioneve të dy palëve dhe shkëmbim informacioni.

Karadaku: Pse nuk ndodhi?

Zykaj: Ka disa arsye, forumi ka në fokus paqen, si zgjidhen krizat në botë. Por nga të dyja delegacionet nuk ka ardhur një “PO” të fortë për propozimin franko-gjerman.

Karadaku: Ne dimë që Kurti ka thënë se propozimi franko-gjerman është një bazë e mirë. Ndërsa Vuçiç ka thënë sot se ka shkuar me një propozim të vetin.

Zykaj: Kjo mund të jetë dhe një nga arsyet pse nuk u zhvillua një takim liderësh, pasi duhet të kishte një sinjal se dy vendet janë dakord për të lëvizur, këtë sinjal nuk e ka dhënë Serbia. Ne kemi një hapje nga Albin Kurti që kjo është një bazë e mirë, me anë të kësaj deklarate ka lënë idenë se ne jemi dakord. Por nuk kemi patur këtë sinjal nga Serbia. MAcron do e kishte mbajtur këtë takim nëse do të kishte një lajm të mirë. Ne jemi mbushur me raunde negociatash që kanë përfunduar pa sukses. Macron e bëri për t6ë evituar të njëjtin skenar, pasi deri më sot kemi shumë pak rezultate./Abcnews.al/

The post Përse nuk ndodhi takimi Kurti-Vuçiç në Paris? Gazetarja zbulon prapaskenat në “Ballkan” appeared first on Albeu.com.

BRUKSEL/ Përfundon biseda trepalëshe, vazhdojnë takimet dypalëshe (VIDEO)
Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Siç mëson Radio Evropa e Lirë do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Borrell pret fleksibilitet nga Kosova dhe Serbia

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët gjatë 18 gushtit tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.

Ky reagim i tij erdhi pasi ai zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u pasua me takimin trepalësh.

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, presidenti serb Vuçiq tha se ka shpresë se do të arrihet ndonjë zgjidhje, por shtoi se është “skeptik”.

Pas këtij takimit trepalësh, mund të ketë përsëri takime dypalëshe, sipas nevojës.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian më herët është bërë e ditur se takimi trepalësh do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.

The post BRUKSEL/ Përfundon biseda trepalëshe, vazhdojnë takimet dypalëshe (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Para takimit me Kurtin në Bruksel, Vuçiç takohet me ambasadoren kineze, çfarë u fol
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, ku do të diskutohen çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiç, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Por para se të nisej për në Bruksel, presidenti serb është takuar me ambasadoren e Kinës në Beograd, Chen Bo.

Kujtojmë se Kina bën pjesë në vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, shkruan abcnews.al.

Aleksandër Vuçiç i ka thënë ambasadores kineze se pret nga partnerët perëndimorë të ndikojnë mbi Prishtinën, raportojnë mediet serbe.

“Për nëntë vjet nuk u ka shkuar mendja të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë në Prishtinë që të përmbushë me seriozitet dhe përgjegjësi obligimet e saj, siç ka bërë Serbia”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka theksuar se ka kërkuar që ambasadorja Chen të takohet sot për ta njoftuar atë me situatën rreth Kosovës para takimit në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Nga ana e saj ambasadorja Chen ka deklaruar se “Kina nuk do ta njohë Kosovën”, përkundër se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë verdiktin e saj, pavarësia e Kosovës nuk ka qenë e njëanshme.

“Kina i kupton dhe i mbështet të gjitha kërkesat legjitime të palës serbe, përfshirë ato në lidhje me mbrojtjen e të drejtave ligjore të popullit serb në Kosovë”, ka thënë ambasadorja kineze.

The post Para takimit me Kurtin në Bruksel, Vuçiç takohet me ambasadoren kineze, çfarë u fol appeared first on Albeu.com.

Media serbe: Kurti dhe Vuçiç pritet të nënshkruajnë një deklaratë në Bruksel
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen më 18 gusht në Bruksel dhe siç mëson “Nova”, në atë takim pritet të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

Agjenda zyrtare e takimit të Kurti-Vuçiç nuk dihet ende për publikun. E përderisa pala serbe pret të diskutohet për problemin me kartat e identitetit dhe riregjistrimin e automjeteve me targa kosovare, e cila për pak sa nuk solli dhunë në Kosovë, Kurti në një deklaratë për media ka thënë se kjo është punë e kryer për qeverinë e Kosovës dhe se nga 1 shtatori fillon implementimi.

Siç raporon “Nova”, nënshkrimi i deklaratës për zbardhjen e personave të pagjetur mund të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe kjo duhet të paraqitet si një hap i madh përpara në marrëdhëniet mes dy palëve.

“Ajo deklaratë do të mbështeste procesin e gjetjes së personave të zhdukur dhe zgjidhjen e fateve të tyre. Ai dokument duhet të nënshkruhet nga Kurti dhe Vuçiç dhe të ketë jehonë në opinion. Teksti ka përfunduar dhe presim momentin për t’u firmosur”, thotë burimi i gazetës serbe.

Ai deklaron se çështja e pronës dhe kthimit duhet të zgjidhet në vjeshtë.

Veljko Odaloviq, kryetar i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, tha për “Nova” se nënshkrimi i deklaratës për personat e pagjetur është diskutuar në disa raunde të mëparshme të dialogut në Bruksel. Ai thotë se teksti i deklaratës ishte dakorduar në masë të mirë, por edhe se Prishtina kishte disa kërkesa.

The post Media serbe: Kurti dhe Vuçiç pritet të nënshkruajnë një deklaratë në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për energjinë, Borell përgëzon Kurtin dhe Vuçiç: Hap i madh për dialog
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka përgëzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti , pasi dy delegacionet e dy vendeve arritën dakordësinë për për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.

Me anë të një statusi në Twitter, Borell thotë se ka biseduar edhe me presidenti serb dhe kryeministrin e Kosovës, duke u shprehur se ky vendim është një arritje e dy vendeve.

“Bisedova sot me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për t’i përgëzuar ata mbi arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të ketë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët.” shkruan Borrell.

EU-facilitated Dialogue: Kosovo and Serbia agree on the Energy Agreements’ Implementation Roadmap.

The Roadmap sets out a clear timetable and concrete steps for the implementation of the Energy Agreements of 2013 and 2015.https://t.co/vvnUfThTrm

— European External Action Service – EEAS ?? (@eu_eeas) June 21, 2022

The post Marrëveshja për energjinë, Borell përgëzon Kurtin dhe Vuçiç: Hap i madh për dialog appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti nuk tërhiqet nga targat e serbëve: Ose t’i mbajmë të dy shtetet, ose t’i heqim krejt!
“Pra, ose do t’i mbajmë ato lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia…”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Nicholas Giacobbe, ambasadorin e Gjermanisë, z. Joern Rohde, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott, ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine Butel, zëvendës-shefin e Misionit të Italisë në Kosovë, z. Ugo Ferrero, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm e Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar rreth vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës, ku bëhet e ditur se Kurti i ka njoftuar ambasadorët se nuk ka pasur incidente në asnjë vendkalim kufitar.

“Në këtë takim, u diskutua mbi vendimin e djeshëm rreth pajisjes me targa të përkohshme për automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti i informoi ambasadorët se në asnjë vendkalim kufitar dje dhe sot nuk ka pasur incidente. Ai tha se vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase. Ligji është zbatuar, trajtimi i barabartë është siguruar, tha kryeministri, duke theksuar se njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare. Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpiejnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet”, bën të ditur njoftimi.

Në njoftim thuhet se Kurti ka deklaruar se te çështja e reciprocitetit ose kanë të drejtë të dyja shtetet, ose e kanë gabim të dyja.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, theksoi kryeministri Kurti. Ai i njoftoi ambasadorët edhe për bisedën telefonike që ka pasur mbrëmë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell”, thuhet në njoftim.

Në takim është folur edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ambasadorët dhe kryeministri Kurti u pajtuan që duhet ruajtur paqen dhe qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, dhe se dialogu duhet të vazhdojë e situata duhet të de-eskalojë”, thekson njoftimi.

The post Albin Kurti nuk tërhiqet nga targat e serbëve: Ose t’i mbajmë të dy shtetet, ose t’i heqim krejt! appeared first on Albeu.com.