kursimi i rrymes elektrike Archives - Albeu.com

Si ta kurseni energjinë elektrike? (VIDEO)
Një inxhiniere e elektro-energjetikës, e cila bashkë me familjen e saj prej 5-anëtarësh jetojnë në Prishtinë, thotë se kursejnë aq sa të munden konsumin e energjisë elektrike.

“Nuk mund t’i shfrytëzojmë shumë tarifat e ulëta, pasi që uji ndalet në kohën kur rryma është më e lirë. Por, kur tarifat janë të ulëta, aktivizojmë makinat e larjes së enëve dhe rrobave”, tregon Haklaj.

Tarifa e ulët e energjisë elektrike në Kosovë, nga 1 tetori deri më 31 mars, aplikohet nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, aplikohet nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit.

Tarifa e ulët e energjisë elektrike është afërsisht 4 centë për kilovat në orë më e lirë, krahasuar me tarifën e lartë. Mesatarja e një fature të energjisë elektrike gjatë stinës së dimrit është 30 euro në muaj.

Bekim Sadiku thotë se paguan rreth 25 euro në muaj. Sadiku, i cili është bujk, jeton me familjen e tij 6-anëtarëshe. Ai thotë se energjinë elektrike e kursejnë në disa mënyra.

“Nuk i lëmë dritat ndezur pa nevojë. Bojlerin e mbajmë të ndezur aq sa ka nevojë, pastaj e ndalim. Kështu kursejmë energji elektrike”, thotë Sadiku.

Konsumatorët e Kosovës paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. Krahasuar me vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, Serbia e Shqipëria, rryma në Kosovë është më e lirë për 3 deri në 4 centë.

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe Kompania kosovare për Distribuim t Energjisë Elektrike (KEDS) kanë paralajmëruar më 19 nëntor se për shkak të rënies së temperaturave, pritet rritja e konsumit të energjisë, dhe si rrjedhojë edhe importi shtesë i saj.

“Kështu, llogaritet të ketë kosto astronomike dhe të papërballueshme jo vetëm për KEDS dhe KESCO, por për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në një njoftim.

Në kohën kur Evropa po përballet me krizë energjetike, për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe faktorëve të tjerë, Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE) dhe (KEDS) kanë kërkuar nga qytetarët që ta kursejnë rrymën, në mënyrë që të mos vijë deri te mungesat.

“Aktivizimi i makinave për larjen e rrobave, si dhe i atyre për larjen e enëve gjatë natës, me tarifa të ulëta, është vetëm një nga metodat që do të kursente energjinë elektrike”, thuhet në një udhëzim të ZRRE-së.

Një tjetër rekomandim thotë se akumulimi i nxehtësisë në termot ngrohëse, mund të bëhet gjatë natës me tarifa të ulëta, ndërsa bojleri mund të përdoret vetëm atëherë kur nevojitet.

ZRRE-ja jep edhe këshilla të tjera, si për shembull: mosvendosjen e frigoriferit afër burimeve të nxehtësisë dhe fikjen e dritave në hapësira që nuk shfrytëzohen. ZRRE-ja, po ashtu, rekomandon që të përdoren poçe elektrike kursyese dhe drita të neonit.

Bazuar në statistikat e institucioneve në Kosovë, amvisëritë janë shpenzuesit kryesorë të rrymës totale që prodhohet në vend.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2020, 28 për qind e sasisë së përgjithshme të energjisë elektrike është konsumuar nga amvisëritë.

Kjo sasi kryesisht është shpenzuar për ngrohje të shtëpive dhe hapësirave të tjera, për ngrohje të ujit, si dhe në kuzhina.

Kapaciteti total i gjenerimit të energjisë elektrike në Kosovë në vitin 2020 ka qenë 1,110 megavatë.

Kompania kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), në listën e shpenzuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike, ka identifikuar ngrohjen qendrore me rrymë dhe bojlerin.

Drejtori i Departamentit për Shërbime me Konsumatorë në KEDS, Sabri Tërnava, thotë për Radion Evropa e Lirë se konsumi i madh i energjisë elektrike shkakton ngarkesa të mëdha në sistemin elektro-energjetik dhe se kjo mund të ndikojë në ndërprerje të energjisë elektrike.

“Për të mos ardhur gjendja deri në këtë pikë, ne duhet të jemi kursimtarë në raport me përdorimin e energjisë elektrike në shtëpitë tona”, thotë Tërnava.

Për të kursyer ngrohjen me rrymë, Tërnava këshillon që të vendoset një ndërprerës kohor në kaldajën qendrore, në mënyrë që kaldaja të fiket tërësisht, atëherë kur nuk ka nevojë.

Ai, po ashtu, rekomandon që rregulluesi i temperaturës në kaldajën qendrore të zëvendësohet me një rregullues që mund të kontrollojë temperaturën në intervale të ndryshme kohore.

Tërnava rekomandon që bojleri të ndizet gjatë natës kur është tarifa e ulët, ndërsa gjatë ditës vetëm sipas nevojës.

“Nëse aplikohen këto këshilla, do të mund të keni ngrohje komode dhe njëkohësisht të kursejmë deri në 30 për qind të energjisë elektrike”, thotë Tërnava.

Burimet e ripërtërishme, mundësi e kursimit të energjisë elektrike

Ekspertë të tregut të energjisë elektrike thonë se investimi në burime të ripërtërishme të rrymës do të sillte kursim më afatgjatë.

Trim Tërnava thotë se, për të kursyer, nuk mjafton që të përcillen vetëm tarifat e ulëta.

“Kosova është një nga vendet me konsumim të madh të energjisë elektrike për kokë banori dhe kjo vjen si pasojë e ngrohjes që realizohet prej energjisë [elektrike]. Kjo duhet të ndryshohet, pasi që nuk është praktikë as evropiane, e as mjedisore që të ngrohemi me energji elektrike”, thotë Tërnava për Radion Evropa e Lirë.

Kosova prodhon deri në 85 për qind të energjisë elektrike përmes termocentraleve me thëngjill dhe sasi shumë të vogla nga burimet e ripërtërishme, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet fotovoltaike.

Si pasojë e krizës energjetike, konsumatorët në të gjithë Evropën janë duke u përballur me fatura shumë të larta të rrymës.

Në Kosovë, sipas zyrtarëve në KEDS dhe ZRRE, nuk pritet të ketë shtrenjtim të faturave – së paku jo deri në pranverën e vitit 2022.

Megjithatë, efektet e para të krizës energjetike ka nisur t’i ndiejë kompania metalurgjike “Ferronikeli” në Drenas, e cila, që nga 8 tetori ka ndërprerë prodhimin, për shkak të shtrenjtimit të rrymës në Evropë./REL/

The post Si ta kurseni energjinë elektrike? (VIDEO) appeared first on Albeu.com.