kursimi i energjise Archives - Albeu.com

Propozimi i kryebashkiakut për të kursyer energji: Ngrohuni me sobë me dru
Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se Europa do të përjetojë një krizë të madhe energjitike.

Kryebashkiaku i Riminit, Jamil Sadegholvaad ka këshilluar banorët që të përdorin një metodë të vjetër për të ruajtur energji.

Ai ka zgjedhur të shtyjë masat kundër smogut të Rajonit për të përmirësuar cilësinë e ajrit: kufizimet, në fakt, do të rrezikonin të rëndonin shumë mbi xhepat e qytetarëve duke pasur parasysh super rritjet e pritshme të faturave të gazit.

Ai ka dhënë dritë jeshile për të hapur vatrat e zjarrit dhe sobat me dru, gjë që plani e ndalon për zonat nën 300 metra mbi nivelin e detit.

“Do të jetë vetëm për këtë vit. Tani për tani nuk mund të mos marr parasysh urgjencën reale të energjisë, me faturat e shtrenjta që po bien si thikë mbi shpenzimet dhe kushtet e jetesës së familjeve, dhe se do të bjerë edhe më shumë në javët në vijim” ka thënë ai.

Këshilltarët për mjedisin kanë shprehur nevojën për të balancuar nevojat mjedisore (përmirësimi i cilësisë së ajrit) me ato ekonomike dhe sociale, në një kohë vështirësish serioze për familjet, organizatat dhe bizneset.

The post Propozimi i kryebashkiakut për të kursyer energji: Ngrohuni me sobë me dru appeared first on Albeu.com.

Meta tregon mënyrën si të kursejmë energji: Fikni televizorin kur del Rilindja dhe gënjen për “sukseset”
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas Metës, janë qytetarët ata që paguajnë për dështimet dhe korrpsionin e kryeministrit Edi Rama.

Meta ka ironizuar gjithashtu qeverinë duke sugjeruar një mënyrë për të kursyer energji, atë të fikjes së televizorit “kur dalin përfaqësuesit e Ri-lindjes e gënjejnë për sukseset e tyre”.

Postimi i plotë i Metës:

KRIZA ENERGJITIKE / QYTETARËT PAGUAJNË PËR DËSHTIMET DHE KORRUPSIONIN E RAMËS.

Kryefjala e diskursit gjeopolitik-politik në Europë e përtej saj, në kushtet e luftës në Ukrainë dhe pasojave të saj, është energjia: sigurimi i burimeve alternative të gazit rus, por mbi të gjitha, ruajtja e qytetarit nga kostot në rritje të tejskajshme të energjisë.

Në Shqiperi, ku kryeministri artist vijon lejen krijuese për vjedhje dhe korrupsion, mënyra e vetme e gjetur prej tij për të trajtuar krizën energjetike është të kërcënojë me 4-fishimin e kostove për tejkalimin e fashos së konsumit prej 800kë.

Sigurisht që regjimet autokratike i pëlqejnë politikat shtrënguese; kufizimet dhe burgjet (Ju kujtohet “burg, burg, burg – për fakirët që nuk paguanin dot faturën e energjisë?)

Këto politika kanë qëllim kryesor të mbulojnë pa-aftësinë e regjimit për të bërë detyrat më minimale në menaxhimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sektorit energjitik në veçanti.

Faktet flasin për një realitet të trishtë, por jo të papri-tur, të krijuar nga pa-aftësia, papërgjegjshmëria, grykësia në vjedhje dhe korrupsioni i tejskajshëm, ku fjala dështim është përcaktori i vetëm.

Dështim dhe premtim i pambajtur është realizimi i di-versifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, nëpërmjet energjisë së rinovueshme minimalisht 38% të kapacitetit ekzistues të instaluar.

Dështim përben mosrritja e kapaciteteve të energjisë nga HEC-et. Ndërkohë që janë me dhjetëra projekte me kapacitet total rreth 800 deri 1000 MË (rreth 4 HEC-e sa i Vaut të Dejës) që nuk lejohen të investohen nga sektori privat për arsye korruptive.

Dështim përbën mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazsjellesit strategjik të TAP. Në 15 nëntor 2020 ka filluar operimin gazsjellesi i TAP.

Ka patur kohë të mjaftueshme për të ecur sipas para-shikimeve të Master Planit të Gazit për rrjetin kombëtar, për projektet e IAP (Ionian Adriatic Pipe-line), ALKOGAP (Albanian Kosovo Gas Pipeline), lidhja e TAP me tubacionin e Fier-TEC Vlorë. Gazifikimi Shqipërisë është në pikën zero.

Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës dhe për të rritur kapacitetin prodhues me deri dy njësi të tjera prodhimi me nga 97 MË secila, gjë që do të krijonte një balancim dhe siguri më të lartë të prodhimit nga uji.

Dështim përbën mungesa e mbështetjes për instalime të prodhimit të energjisë nga burimet e diellit dhe të erës.

Duhet hequr menjëherë kufizimi prej 0.5 MË i prod-himit për bizneset dhe të mbështeten me 50 % insta-limi i impianteve fotovoltaike familjare me mundësi për futjen në rrjet, si dhe për rritjen e efiçensës së energjisë të ambienteve të banimit.

Dështim është modeli financiar i sistemit të energjisë elektrike, si dhe administrimi i tij.

Përkeqësim ka patur në nivelin e arkëtimeve korrente dhe i detyrimeve të prapambetura të energjisë së konsumuar.

Vlera e pa arkëtuar është rreth 70 miliard lekë, afërsisht 600 milion euro.

Dështim ka gjithashtu në mos operimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike dhe në përmirësimin e bilancit të import eksporteve. (Prej vitit 2019 duhet të ishte funksionale.)

Dështim dhe vonesa mbi 5 vjet (ende në faza filles-tare) me risk shumë të larte për mosrealizim janë projekte të rëndësishme të sistemit të transmetimit, si nënstacione, linja interkonjeksioni, me vlerë rreth 140 milion euro.

Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejtë mbi qy-tetarin është mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike deri në 6-10%, apo matja e automatizuar e konsumit me matesat smart (instaluar vetëm rreth 5760 matësa në afërsisht 1 milion klientë konsumatorë, pra, rreth 6 %) parashikuar në strategjinë kombëtare të energjisë.

Dhe zgjidhjen për këto dështime nga regjimi autokra-tik i dështuar e gjejnë duke e kaluar barrën tek qyte-tarët dhe bizneset, duke u bërë thirrje të kursejnë në shërbimet jetike të familjeve të tyre.

Në fakt, mënyra më e mirë për të “kursyer” energjinë është fikja e televizorëve sa herë përfaqësuesit e Ri-lindjes dalin e gënjejnë për “sukseset” e tyre që në fakt janë veç dështime me pasoja për sot dhe për të ardhmen e vendit./albeu.com/

The post Meta tregon mënyrën si të kursejmë energji: Fikni televizorin kur del Rilindja dhe gënjen për “sukseset” appeared first on Albeu.com.

Rama thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike: Dimri ësht një sfidë e madhe
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë ka dalë të komunikojë për mediat vendimet e marra.

Por nuk harroi pa përmundur edhe krizën energjitike, për të cilën  bëri sërish apel për të kursuer, pasi ky dimër do të jetë një sfidë e madhe.

Ai shtoi se qeveria do të bëjë çmos që ta mbajë të paprekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.

“Është shumë e rëndësishme paralelisht do bëjmë cmos që të mbajmë të paprekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset vogla.

Ne nuk duam as të mos preket çmimi dhe as të mos ketë kufizim, dimri është një sfidë e madhe, duke i qëndruar deri në fund me këmbengulje për të mos prekur çmimin e energjisë.

Do shohim dinamikën e kursimit dhe dua tu bej thirrje qytetareve, që të hyme në mendësinë e kësaj situate. Pikëpyetja më e madhë është a do të kete energji, jo për Shqipërinë por gjithë botën,” tha ndër të tjera Rama./albeu.com

The post Rama thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike: Dimri ësht një sfidë e madhe appeared first on Albeu.com.

Nga dera e frigoriferit dhe e furrës te larja e rrobave, 23 këshilla për të kursyer energji gjatë dimrit të vështirë
Të përgatitur për dimrin e vështirë që do të vijë, pasi për aq kohë sa do të zgjasë lufta e Rusisë në Ukrainë, çmimet e energjisë do të mbeten të larta, pjesa më e madhe e njerëzve do të jenë duke adoptuar një sërë zgjidhjesh, të cilat mund t’u sigurojnë atyre kursime të konsiderueshme.

Në këtë kuadër, në Greqi, Ministria e Mjedisit nxori një udhëzues me 23 këshilla që rekomandohet të ndjekin si familjet ashtu edhe bizneset, ndër të cilat është edhe larja e rrobave në temperaturë të ulët.

1) Izolimi i hapësirave të papërdorura: Ne mbyllim elementët e ngrohjes dhe dyert e brendshme (nëse ka) që çojnë në korridore ose afër shkallëve. Kështu, ne mbyllim kalimet natyrore të ajrit, duke parandaluar që ajri i ngrohtë të dalë nga shtëpia.

2) Radiatorët e lirë: Radiatorët nuk duhet të jenë të mbuluar, p.sh. me mbulesa ose të penguara nga mobiljet.

3) Bllokim dyer dhe dritare: Vendosim shirita izolues ose perde. Sipas studimeve kur tërhiqen perdet, ato mund të reduktojnë humbjen e nxehtësisë nga një dhomë e nxehtë deri në 10%. Mund të vendosim perde edhe në dritare dhe dyer ballkoni ose vetëm në dhoma që nuk i përdorim.

4) Kontrollojmë gomën izoluese në dyert e frigoriferëve, ngrirësve dhe furrave, në mënyrë që të ketë kontakt të mirë dhe të mos ketë humbje energjie (humbje ftohjeje).

5) Kufizojmë kohën kur e lëmë derën e frigoriferit hapur. Në këtë mënyrë minimizojmë kohën e rikuperimit të temperaturës (humbja e ftohjes, drita e radiatorit) me pasojë uljen e konsumit nga funksionimi i motorit.

6) Rregullojmë termostatin: a) të sistemit të ftohjes së frigoriferëve dhe ngrirësve në një temperaturë më të lartë, b) të ngrohësit të ujit në temperatura më të ulëta, c) të kondicionit të ajrit (nëse e lëmë hapur) gjatë orëve tona. Gjithashtu, gjatë gjumit mund të ulim temperaturën deri në dy gradë.

7) Vendosja e pajisjeve shtëpiake (p.sh. frigoriferi, ngrirësi dhe tharësja e rrobave) larg burimeve të ngrohjes.

8) Lajmë rrobat në lavatriçe në temperaturë të ulët.

9) Mbyllni pajisjet në modalitet gatishmërie (në gatishmëri).

10) Kur nuk përdorim oxhakun, oxhaku duhet të mbyllet nga grila e tij.

11) E mbyllim furrën 10-15 minuta para përfundimit të gatimit, pasi nxehtësia që ekziston mjafton për të përgatitur ushqimin.

12) Enët e gatimit duhet të përshtaten mirë në kuzhinë.

13) Sa herë që është e mundur gjatë gatimit, ne përdorim një tenxhere me presion.

14) E ulim ndriçimin sa më shumë që të jetë e mundur në pajisjet me ekrane (p.sh. PC, TV).

15) Instalimi i një termostati të programueshëm: Një termostat i programueshëm lejon që temperatura të ndryshme të paracaktohen për periudha të ndryshme të ditës. Në të njëjtën kohë, kursen para, si për kondicioner, ashtu edhe për ngrohje.

16) Montimi i valvulave termostatike në radiatorë: Ato lejojnë rregullimin automatik të rrjedhës së ujit të nxehtë sipas temperaturës së dëshiruar të çdo dhome veç e veç. Ato vendosen në mënyrë lokale në çdo radiator individualisht dhe rregullojnë në mënyrë progresive rrjedhën e ujit të nxehtë. Kështu, çdo trup ngrohës bëhet i pavarur dhe izolohet automatikisht kur arrihet temperatura e dëshiruar, ndërsa pjesa tjetër e hapësirave që kanë nevojë për ngrohje vazhdojnë të funksionojnë.

17) Instalimi i sistemit të kompensimit në bojler.

18) Mirëmbajtja e sistemit të ngrohjes/ftohjes. p.sh. bojler, pompa ngrohëse, kondicionerë.

19) Montimi i një ngrohësi uji diellor.

20) Zëvendësimi i pajisjeve me pajisje me efikasitet të lartë të energjisë bazuar në kornizën e etiketimit të energjisë dhe specifikimet EnergyStar.

21) Ndërrimi i llambave me teknologji led.

22) Ndërrimi i kornizave ekzistuese me termoizolues të rinj – energjetikë.

23) Instalimi i sistemit të menaxhimit të energjisë.

The post Nga dera e frigoriferit dhe e furrës te larja e rrobave, 23 këshilla për të kursyer energji gjatë dimrit të vështirë appeared first on Albeu.com.

Energjia, mes kursimit dhe shtrëngimit, dimri i vështirë për shqiptarët
Kursimi dhe shtrëngimi janë kryefjalët e planit të masave të qeverisë për energjinë, përpara një dimri që pritet të jetë i vështirë. Prodhimi i energjisë mbetet në mëshirë të reshjeve, teksa importet kanë arritur 340 milionë euro. Nga 1 tetori, pritet faturimi me dy fasha për energjinë, ku familjet që konsumojnë mbi 800 kwh do të paguajnë me çmime tregu. Qeveria pranon se në muajt e ftohtë, numri i familjeve mund të jetë më i lartë se 4% i deklaruar, por shifra reale mbahet “top secret”. Bashkë me çmimin e rritur ka lindur edhe një Task Forcë, e cila do jetë në “gjueti” të lidhjeve të jashtëligjshme dhe mbikëqyrjen e institucioneve për kursimin e energjisë. Duke pasur parasysh situatën e krizës, qeveria duket se po mendon të bëjë një lëshim për vetëprodhuesit e energjisë nga fotovoltaikët, duke kthyer netimin mujor në vjetor.

Kriza e energjisë i ka vënë të gjitha vendet në pozitë mbrojtëse ndaj konsumatorëve dhe bizneseve, duke parashikuar paketa të plota me mbështetje direkte. Gjermania, për shembull, vetëm pak ditë më parë, njoftoi se do të japë një pagesë 300 euro për punonjësit, pensionistët dhe studentët.

Po kështu do të ofrojë një sasi energjie, që ende mbetet për t’u përcaktuar, me një çmim më të ulët. Të paktën 65 miliardë euro do të vihen në dispozicion nga qeveria për të kaluar këtë dimër. Franca ka vendosur për familjet me të ardhura të ulëta të ofrojë një çek 100-200 euro.

Kjo vjen në kushtet kur qeveria do të rrisë çmimin e gazit dhe energjisë me një tavan 15% vitin tjetër, që në vlerë përkthehet vetëm 25 euro në muaj, dukshëm më e ulët se mbështetja. Shuma që do të përfitojë familja, do të varet nga të ardhurat mesatare.

Spanja ka deklaruar se familjet dhe bizneset e vogla nuk do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar për gazin, që është burimi kryesor i energjisë. Kjo do t’u kursejë atyre mesatarisht 5-19 euro çdo muaj. Masa për gazin vjen një vit pasi qeveria uli TVSH-në tek energjia elektrike, nga 21% në 10% dhe që u pasua me një reduktim të mëtejshëm nga 10 në 5% në qershor 2022.

Këto tre vende u morën si shembull nga qeveria shqiptare në planin e masave për energjinë, duke treguar mënyrën sesi këto shtete po çonin para objektivat e kursimit, por jo ato të mbështetjes.

Qeveria shqiptare është e bindur se e mbështet sa duhet konsumatorin familjar dhe biznesin, ku nuk mungojnë deklaratat se barrën për importet e shtrenjta po e mban buxheti (përmes garancive ndaj kompanive publike). Falë kësaj, konsumatorët e blejnë energjinë shumë më lirë se çmimi i bursës. Ajo që qeveria harron është fakti se sa herë përmendet fjala “buxhet” dhe mbështetja që buron prej tij, indirekt janë qytetarët dhe bizneset të cilat po e paguajnë blerjen e energjisë.

Në prezantimin e pak ditëve më parë të paketës së dytë të mbështetjes dhe planit për energjinë elektrike, ajo që ra në sy dhe ka hapur debat të gjerë, është kthimi i faturimit të energjisë me fasha. Tashmë, çdo konsumator që shpenzon më shumë se 800 KWh do të paguajë diferencën mbi këtë fashë me çmime tregu, i paracaktuar në 42 lekë pa TVSH. Përveç “shtrenjtimit” të faturave për një pjesë të konsumatorëve në kohë krize, planit nuk i mungon as ana shtrënguese e tij, duke parashikuar alternativën e preferuar në shumë raste, siç është ngritja e Task Forcës. Këtë herë, për Energjinë.

Importet arrijnë 340 milionë euro, prodhimi në “mëshirë të reshjeve”

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që është ngarkuar me detyrën e sigurimit të furnizimit me energji në vend, ka shpenzuar qindra milionë euro. Të dhënat e publikuara nga KESH dhe të përpunuara nga “Monitor”, konfirmojnë se nga fillimi i vitit e deri më tani janë shpenzuar 340 milionë euro për importe. Me këtë fond janë përballuar blerjet nga 1 janari deri në datë 18 shtator. Për periudhën 1-18 shtator janë shpenzuar 42 milionë euro.

KESH e përqendroi gjatë korrikut dhe gushtit furnizimin në vend në pjesën kryesore te prodhimi në kaskadë, për shkak të çmimeve, që kapën nivele rekord. Këto të fundit arritën në fund të gushtit në 1040 euro/MWh, çka në çmim tregu në Shqipëri përkthehet 130 lekë/KWh pa i shtuar këtij të fundit kosto transmetimi, apo shpërndarjeje.

Fatura e kripur e importeve pritet të rritet më tej, deri në fund të këtij viti, gjë që duket se detyroi qeverinë të zbatojnë masa urgjente kursimi. Kaskada e Drinit ka zbritur me shpejtësi dhe ka një rezervë energjetike që, në datë 15 shtator, ishte 440 GWh. Shpresa e vetme e gjeneruesit publik për lehtësim të situatës mbetet fillimi i reshjeve.

“Muaji shtator, sipas parashikimeve, pritet të jetë i freskët dhe i lagësht, ku priten reshje shiu, që do të përmirësojnë ndjeshëm situatën hidrike në kaskadë. Reshje shiu priten në datat 16-17 shtator.

KESH sh.a., nga data 11 shtator, ka ndalur plotësisht prodhimin nga HEC Fierza, me qëllim përpunimin e prurjeve anësore të Komanit dhe Vau të Dejës. Nivelet e liqeneve në këto dy HEC-e po ulen gradualisht për të krijuar hapësirën e nevojshme të rezervimit për prurjet e mëdha të parashikuara në datat 16 – 18 shtator dhe datat 20 – 21 shtator. Ndërsa liqeni i Fierzës, si pasojë e menaxhimit dhe prurjeve që priten, do të rritet gradualisht, duke përmirësuar kështu rezervën energjetike në kaskadë”, njoftoi KESH.

Nivelet e liqeneve në kaskadën e Drinit nuk premtojnë shumë nëse reshjet do të mungojnë. Fierza, HEC-i me liqenin më të madh, prej fillimit të vitit mbetet nën mesataren historike. Konkretisht, në datë 15 shtator, niveli i Fierzës ishte 267.57 metra, Komani 168.52 metra dhe Vau i Dejës 73.15 metra.

Kaskada e Drinit menaxhohet në bazë të një rregulloreje të hartuar në vitin 1988. Rregullorja parashikon edhe nivelet në të cilat duhet të mbahen liqenet e kaskadës gjatë dy kohëve. Për Fierzën, për shembull, niveli i liqenit në periudhën 1 prill – 1 tetor në rregullore është në kuotën 295 absolute, 296 relative. Për periudhën 1 tetor – 1 mars, niveli është në kuotën 289 metra absolute dhe 290 metra relative.

Fasha 800 KWh, numri i atyre që preken më i lartë se deklarimi i qeverisë

Qeveria prezantoi faturimin me dy fasha nën argumentin se ata që konsumojnë më shumë, do të paguajnë më shtrenjtë. Deri në 800 KWh, një konsumator shpenzon një faturë 9129 lekë me TVSH. Fatura e tij do të rritet në mënyrë të dukshme për çdo KWh që do të konsumohet mbi fashën që qeveria e ka quajtur “mburojë”.

Zyrtarisht, në planin e masave, pranohet se efektet nisin nga 1 tetori dhe do të dekurajojnë konsumin e lartë të energjisë duke sjellë kursim 2.5% në nivel kombëtar. Aplikimi i fashës, nga ana tjetër, do të sjellë 100 milionë euro gjatë periudhës tetor 2022-dhjetor 2023, që është planifikuar të jetë në fuqi. Sipas qeverisë, 96% e abonentëve familjarë konsumojnë më pak se 800 KWh në muaj dhe vetëm 4% e tyre do të preken nga kjo masë, pasi pikërisht ky numër merr 19% të konsumit mujor të familjarëve në total.

Shifra që u deklarua zyrtarisht se do të preken nga kjo nismë është për 40 mijë abonentë, por qeveria e pranon se në muajt e ftohtë, kjo mund të jetë më e lartë. Se cili është numri real i atyre që preken në këta muaj nuk ka asnjë shifër zyrtare, madje institucionet duket se janë në unison për ta mbajtur “sekret”.

“Nga të gjitha analizat tona që marrin në konsideratë, 1 milion e 90 mijë abonentë janë të paktën 40 mijë familje që kalojnë limitin e 800 KWh. Padyshim në periudhën më të ftohtë të 2-3 muajve, mund të ketë edhe një shtim të familjeve, por synimi i fashës është kursimi. Fashën nuk e kemi vendosur mbi parimin sa familje konsumojnë, por mbi parimin se çfarë mbulojnë këto 800 KWh dhe të kemi ndërgjegjësim dhe mirëkuptim të njerëzve.

Ky çmim, që nis nga 1 tetori, do të qëndrojnë në fuqi deri në 31 dhjetor, sepse ne do ta rishikojmë atë në bazë të kushteve. Nëse s’do kemi shumë importe, do të ulim çmimin, e nëse s’do të kemi fare importe, do ta heqim fashën, pra çdo gjë në varësi të ecurisë. Ne s’jemi dakord me fashat, por është masë për të kursyer”, – do të argumentonte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një takim me gazetarët.

Askush nuk e di ndikimin real

Shifra që u deklarua zyrtarisht se do të preken nga kjo nismë është për 40 mijë abonentë, por qeveria e pranon se në muajt e ftohtë, kjo mund të jetë më e lartë. Se cili është numri real i atyre që preken në këta muaj nuk ka asnjë shifër zyrtare, madje institucionet duket se janë në unison për ta mbajtur “sekret”.

Një nga shifrat pas së cilës është kapur fort qeveria në këtë fazë është mbështetja që jep buxheti për familjet në varfëri energjetike, duke theksuar vlerën 22.2 milionë euro për këtë grup. Në fakt, Shqipëria ka 29% të familjeve në varfëri energjetike, që është edhe arsyeja kryesore pse kemi një shifër të lartë të fondit, pasi çdo familje merr vetëm 104 euro në vit.

Mali i Zi jep vetëm 2.7 milionë euro, por ka në varfëri 10% të familjeve që marrin 141 euro; Serbia vetëm 3% të familjeve që marrin 131 euro, kurse Bosnjë-Hercegovina që jep 178 euro për familje, sepse vetëm 8% të familjeve bien në këtë grup. Edhe Kosova jep të paktën 123 euro për familje, çka bën vendin tonë të fundit në rajon për mbështetje.

Shqipërinë e pret një dimër i vështirë, situata mbetet e paqartë

Askush nuk di të thotë sot sesa do të zgjasë kriza e energjisë, e cila globalisht i dha shenjat në fillim të vitit të kaluar, por në Shqipëri do të bëhej e dukshme në gusht 2021. Në atë kohë u mendua se efekti i kërkesës post-pandemike për më shumë energji, teksa ekonomitë rikuperoheshin, do të shuhej në fund të vitit pasardhës.

Shfaqja në horizont e luftës Rusi-Ukrainë bëri që panorama të bëhej edhe më pesimiste. Për shkak të çakordimit që ka sjellë situata energjetike në çdo aspekt të ekonomisë globale, rikthimi në normalitet, sipas ekonomistëve evropianë, mendohet se do të jetë përtej vitit 2023. Për shkak të të papriturave, askush nuk ka hartuar plane afatgjata, ndaj shumica e qeverive e kanë vëmendjen te dimri që kemi para. Por si pritet ta përballojë Shqipëria?

Qeveria ka deklaruar se, në mënyrë kategorike, nuk do të ndërpritet furnizimi dhe kjo është arsyeja pse tani po merren masa që kanë në thelb shtrëngimin dhe kursimin. Administratori i KESH, Ergys Verdho, i pyetur mbi pritshmëritë për dimrin konfirmoi për “Monitor” se situata pritet të jetë jo e lehtë.

“KESH, dhe jo vetëm, pret përballje me një situatë jo të lehtë në kushtet kur çmimet në tregjet e energjisë kanë tendencë të qëndrueshme në nivele të larta dhe ku përballja dhe me një situatë jo të favorshme hidrike do ta ekspozonte sektorin e energjisë me kosto të larta, si rezultat i nevojës për import.

Ndonëse në një situatë të parashikueshme të vështirë, KESH sh.a., dhe qeveria shqiptare janë duke punuar në të gjitha skenarët që garantojnë furnizimin me energji të klientëve fundorë, pa rënduar xhepat e familjarëve. Përmirësimi i mundshëm i treguesve hidrologjikë, si dhe bashkëpunimi i qytetarëve në drejtim të përdorimit më me eficiencë të energjisë mund të ndryshojnë qasjen e parashikimeve të deritanishme dhe mund të rezultojë në një situatë optimiste për të gjithë sektorin dhe për rrjedhojë, edhe për ekonominë vendase”, – nënvizoi Verdho.

Administratori i OST, Skerdi Drenova, pohoi se pavarësisht situatës së vështirë që ka sjellë kriza, sistemi i transmetimit është i aftë të mbulojë çdo kërkesë për energji nga konsumatorët shqiptarë, çdo kërkesë, si në import, ashtu edhe në eksport. “Janë marrë të gjitha masat për

mbrojtjen gjithashtu nga sulmet kibernetike, të cilat cenojnë sigurinë e sistemit energjetik”, – tha ai.

Insitucionet me “administrator” energjie, do të mbikëqyrë kursimin

Çdo institucion shtetëror do të ketë një “administrator” energjie, që do të mbikëqyrë respektimin e planit të kursimit që ka vendosur të zbatojë qeveria. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmoi se ky administrator nuk do të jetë një punonjës i ri, por dikush që ka një funksion në organikën e institucionit apo ndërmarrjes, i cili do të marrë përsipër edhe këtë detyrë.

“Do të dalim me akt normativ, do të vendosim të ketë një punonjës, që punon në institucion, i cili do të marrë dhe detyrën e mbikëqyrjes së eficiencës së energjisë elektrike. Pra nuk do të kemi një punonjës të ri. Kemi vendosur një objektiv për uljen me 15% të konsumit të çdo ndërmarrje shtetërore krahasuar me një vit më parë. Ky konsum i ulur me 15% i përkon uljes me 5% në rang kombëtar. Me një llogari të thjeshtë 1% konsum më pak në rang vendi, është i barabartë me 28 milionë euro”, – sqaroi ministrja Balluku.

Task Forcë për vjedhjet e energjisë dhe për të “mbikëqyrur” OSHEE-në

Energjia është një nga sektorët ku Task-Forcat e dedikuara nuk kanë munguar herë pas here. Duket se kriza e ka kthyer sërish një e tillë, e cila do të ketë disa detyra gjatë periudhës në fuqi.

“Task-Forca ka disa detyra dhe arsyet se pse nisi kanë të bëjnë me momentin ku jemi. Kemi të bëjmë me një krizë të thellë energjie, për të cilën nuk presim të përmirësohet në muajt në vijim, ndaj dhe është e rëndësishme që të rrisim eficiencën dhe kursimin, pasi çdo KWh ka marrë tjetër vlerë.

Kujdesi i shtuar nis që nga kujdesi për të eliminuar lidhjet e jashtëligjshme. Kjo është një luftë që ne e kemi bërë prej kohësh dhe kemi ulur humbjet nga 45% në 20%. Po mundohemi që me investime t’i çojmë në 16%, por për momentin do të fokusohemi te lidhjet e jashtëligjshme që duhen dënuar në çdo kohë. Task-Forcë do të jetë në terren në çdo pjesë të vendit së pari për të minimizuar këto lidhje dhe së dyti, edhe për të mbikëqyrur respektimin e planit të kursimit nga ana e institucioneve”, – konfirmoi MIE.

Bashkë me futjen e fashës, duket se për Task-Forcën ka dalë edhe një detyrë tjetër, që sipas MIE do të jetë mbikëqyrja e OSHEE-së në kuptimin e nëpunësve të faturimit, për të mos lejuar abuzime të mundshme.

Financimi i 2000 impianteve diellore për ngrohjen e ujit, si do veprohet

Në planin e masave të energjisë, qeveria deklaroi se parashikon të mbështesë të paktën 2 mijë familje për instalimin e impianteve diellore për ngrohjen e ujit. Sipas saj kjo lidhet me faktin që të paktën 20-30% të konsumit të energjisë, disa familje e shpenzojnë për ngrohjen e ujit.

Mbështetja parashikohet që të zërë 70% të vlerës së financimit që do të thotë se, nëse një impiant kushton 1 mijë euro, familja përfituese do të paguajë vetëm 300 euro, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga shteti.

Këto impiante nuk duhet të ngatërrohen me impiantet fotovoltaikë pasi funksioni i tyre është që përmes teknologjisë, mundësojnë ngrohje të ujit, ndërsa të dytët, prodhim energjie. Nga një vëzhgim në treg i “Monitor” për çmimet e këtyre impianteve, për një depozitë uji deri në 200 litra, çmimi i strukturës dhe montimit varion 1200-1800 euro, sipas markës që vendoset. Kjo nuk i përjashton çmime më të lira apo më të shtrenjta, në varësi të teknologjisë.

Projekti mbështetës i qeverisë do të zbatohet në disa faza, ku nga data 1 tetor 2022 do të ketë një hapje për shprehje interesi për ofruesit e impianteve. Ata do të paraqesin alternativat e tyre, ku do të përzgjidhet mundësia më e mirë ekonomikisht. Më pas, nëpërmjet një aplikacioni, duke nisur nga data 1 nëntor, qytetarët do të mund të aplikojnë dhe parimi i ndjekur do të jetë “ai që aplikon i pari, shërbehet i pari”.

Secili nga qytetarët, sipas sqarimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të mund të shohë në kohë reale renditjen e tij. Ministrja Balluku tha se 2000 familjet e para nuk do të jenë të fundit. Pas aplikimit të fazës së parë të këtij projekti dhe pasi të shihet interesi, mund të vijohet me një shpallje të dytë e kështu me radhë. Brenda 31 marsit, do të përfundojë edhe ky proces, ndërkohë që gjithçka do të monitorohet nga agjencia e ngarkuar me këtë detyrë, që është ajo për Eficiencën e Energjisë.

Qeveria mund të kalojë te netimi vjetor për vetëprodhuesit nga fotovoltaikët

Ministrja Balluku tha se ka vijuar interesi për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë, diçka që është bërë edhe më interesante si investim, për shkak të fizibilitetit të lartë ekonomik nga këto projekte, si rezultat i çmimeve të rritura.

Balluku tha se për impiantin e Karavastasë ka nisur puna prej disa kohësh, ndërkohë që Spitalla është në fazat e fundit të dokumentacionit për të nisur punën më pas. Në total, kapaciteti i instaluar për projektet për të cilat ka interes në energjinë fotovoltaikë është 610 MW, sipas ministrisë.

Lidhur me një kërkesë të vetëprodhuesve të energjisë që instalojnë impiante deri në 500 KWp dhe që kanë kërkuar një bilanc vjetor, ministrja në një dalje për mediat konfirmoi se do të ketë një konferencë të posaccme ku do të jepen detaje.

“Është një nga kërkesat që na ka ardhur dhe ne besojmë se pavarësisht problemeve teknike, që mund të ketë për zgjidhjen e saj, mendojmë që është një problematikë të cilën mund ta adresojmë dhe netimin vjetor, i cili mund të aplikohet, duke e bërë më të ndjeshme dhe më të rëndësishëm shkëmbimin e energjisë për palën e investitorëve”, – tha Balluku.

Ajo sqaroi se Shqipëria ofron kapacitetin më të madh të lejuar të instalimit për vetëprodhuesit, duke mbajtur të njëjtin nivel si Spanja, ndërkohë që vende të tjera e kanë më të ulët dhe kjo në vetvete është një mbështetje e dhënë direkt për bizneset vetëprodhuese./Monitor/

The post Energjia, mes kursimit dhe shtrëngimit, dimri i vështirë për shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Tri llampa elektrike mund të kursejnë miliona euro
Në kohë krize, çdo kilovat i kursyer i rrymës është i vlefshëm – nga amvisëria e gastronomia deri tek industritë e qendrat tregtare.

“Të fiken dritat kur nuk janë të nevojshme dhe të zëvendësohen me drita efiçiente [kursyese]”, është rekomandimi kryesor i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike – KEDS.

Kosovën e ka prekur kriza globale energjetike, e cila është përkeqësuar prej se Rusia – ndër eksportueset kryesore të gazit në botë – ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Furnizimet janë çrregulluar dhe çmimet janë rritur.

Çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë rreth 430 euro për megavat në muajin gusht, krahasuar me 150 euro sa ka kushtuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kosova, po ashtu, ka kapacitete të reduktuara për prodhim, për shkak të termocentraleve të vjetra. Gjatë muajit gusht ka pasur reduktime disaorëshe në ditë.

Si ta kurseni rrymën?

KEDS-i ka lëshuar një varg rekomandimesh për kursimin e rrymës, duke thënë se edhe hapat e vegjël do të ndihmonin në përmirësimin e situatës energjetike, para stinës së dimrit.

Përdorimi i rrobalarëses e enëlarëses gjatë tarifave të ulëta të rrymës apo me ujë të ftohtë, kursen rrymën.

Përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit kursen po ashtu.

Për pajisjet e vjetra elektrike, që shpenzojnë rrymë më shumë, KEDS rekomandon që të zëvendësohen me modele më të reja, që janë më efiçiente.

Për ngrohjen qendrore që nuk e ka mundësinë e kufizimit të temperaturës përmes termostatit, KEDS rekomandon modifikimin e pajisjeve.

Ky veprim do të parandalonte, mes tjerash, ngrohjen e hapësirave ku nuk ka nevojë, thotë KEDS.

A keni filluar të kurseni?

Florenta Kadriu thotë se kursimi i rrymës është bërë “rregull” në familjen e saj.

“Kur të gjithë dalim nga banesa, sigurohemi që çdo gjë që funksionon me energji elektrike, ta shkyçim, përveç frigoriferit që mbetet në rrymë. Edhe atë e kemi zëvendësuar me një më efiçient”, thotë Florenta, e cila jeton në Fushë-Kosovë, pak kilometra larg Prishtinës.

Rrobalarësen dhe enëlarësen, ajo thotë se i vë në punë natën, kur rryma kushton më lirë.

“Çdoherë i ndalim edhe dritat kur nuk janë të nevojshme”, thotë Florenta, me profesion infermiere.

Ngjashëm thotë edhe Lumja, e cila jeton në Prishtinë me familjen e saj 4-anëtarëshe.

“Zakonisht, makinën e enëve e lëshoj pas orës 22:00, kur energjia elektrike është më lirë. Mundohem që edhe ushqimin ta përgatis në atë kohë, që të jetë gati për të nesërmen”, thotë ajo.

Rryma natën kushton 4 centë për kilovat më lirë sesa ditën.

Si Florenta, ashtu edhe Lumja jeton në banesë, ku e vetmja mundësi për ngrohje është me rrymë. Ajo pret që fatura e rrymës t’i rritet ndjeshëm gjatë stinës së dimrit.

Në një anketë që Radio Evropa e Lirë ka publikuar në ueb-faqen e saj me pyetjen: Me çka planifikoni të ngroheni këtë dimër?, shumica e pjesëmarrësve janë përgjigjur: me rrymë.

Sipas vlerësimeve të Institutit për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP), gjatë sezonit të dimrit, 75 për qind e konsumit të rrymës shkon për ngrohje.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se mbi 50 për qind e sektorit të amvisërisë shfrytëzon drutë e zjarrit dhe peletin për ngrohje, kurse energjia elektrike më shumë shpenzohet nga sektori i biznesit dhe ai i shërbimeve.

E Qeveria?

Qeveria e Kosovës, së voni, miratoi një vendim që i obligon institucionet publike, qendrore e lokale, si dhe të gjitha ndërmarrjet publike që të jenë “racionale në konsumim të energjisë” – me fokus të veçantë te ngrohja dhe ndriçimi.

Kjo, sipas vendimit, nënkupton që të ndalet ngrohja në ato zyra apo objekte, ku nuk ka prezencë fizike, si dhe në të gjitha korridoret.

“Të sigurohet që gjatë orarit të punës, prej orës 08:00 deri në 16:00, temperatura për ngrohjen e hapësirave të jetë jo më shumë se 19 gradë; të sigurohet që pas orës 16:00 deri të nesërmen në ora 07:00, temperatura e ngrohjes të zbresë në minimum, në rastet kur është e mundshme”, thuhet në vendim.

Po sipas tij, institucionet publike duhet të ndalojnë çdo reklamë që shfrytëzon energjinë elektrike.

Sa janë efektive kursimet?

“Nëse për disa orë të pikut [të shpenzimit të rrymës] e ulim kërkesën për 5 për qind gjatë dimrit, Kosova mund të kursejë deri në 30 milionë euro”, thotë Arben Kllokoqi, ekspert i çështjeve energjetike në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë.

Ai thotë se duhet shfrytëzuar çdo mundësi për kursim.

“Nëse të gjithë konsumatorët i zëvendësojnë së paku tri poçe kryesore që i shfrytëzojnë në mbrëmje, me drita [kursyese] LED, mund të ulim importin dhe të kursejmë rreth 10-15 milionë euro vetëm gjatë dimrit”, thotë Kllokoqi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, edhe reduktimi i shfrytëzimit të ashensorit ka efekt kursimi. “Ashensori, mesatarisht për një shfrytëzim, shpenzon së paku sa një dritë për një orë”, thotë Kllokoqi.

“Ndonjë pajisje mund të lëshohet gjatë natës apo orëve të hershme të mëngjesit dhe jo gjatë mbrëmjes (bojlerët për ngrohjen e ujit, makinat larëse dhe tharëse, hekurosja, ngrohëset etj.). Nëse kjo arrihet në masë të gjerë, efekti mund të jetë i jashtëzakonshëm”, shton ai.

Kllokoqi, po ashtu, thekson se këto kursime duhet të përcillen edhe me masa të tjera.

“Lehtësira fiskale, apo edhe subvencionim në ndërrimin e poçeve elektrike dhe pajisjeve të tjera efiçiente”, thotë ai.

“Të gjitha këto në përgjithësi, dhe assesi vetëm njëra prej tyre, mund të zbusin efektin e krizës dhe eventualisht çmimin shumë të lartë të energjisë”, thotë Kllokoqi.

Sa kushton rryma?

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) ka miratuar në shkurt të këtij viti tarifa më të shtrenjta të rrymës, të cilat do të jenë të vlefshme deri më 31 mars, 2023.

Shtrenjtimi, megjithatë, ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë/orë, brenda një muaji.

Ata paguajnë 12.5 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta, ndërsa 5.9 centë gjatë tarifave të ulëta.

Tarifa e lirë e energjisë elektrike në Kosovë vlen nga 1 tetori deri më 31 mars, nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit.

Nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e lirë vlen nga ora 23:00 deri në 8 të mëngjesit.

Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë në muaj.

Për konsumatorët që shpenzojnë më pak, çmimi i rrymës nuk ka ndryshuar – ata vazhdojnë të paguajnë 7 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta dhe 3 centë gjatë tarifave të lira./REL

The post Tri llampa elektrike mund të kursejnë miliona euro appeared first on Albeu.com.

Balluku “leksion” fëmijëve për energjinë: Në Zvicër futesh në burg nëse e mban kondicionerin mbi 19 gradë
Zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është shprehur se në Zvicër futesh në burg nëse e mban kondicionerin mbi 19 gradë.

Komentet Balluku i bëri teksa u takua sot me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike.

Balluku u tregoi fëmijëve mënyra praktike si të kursejnë energji, ndërsa solli shembullin e Zvicrës, një vend, i cili dënon me buig këdo që mban kondicionerin mbi 19 gradë./albeu.com/

The post Balluku “leksion” fëmijëve për energjinë: Në Zvicër futesh në burg nëse e mban kondicionerin mbi 19 gradë appeared first on Albeu.com.

Kriza e gazit në Europë, Spanja miraton masat për kursimin e energjisë
Parlamenti i Spanjës miratoi dekretin e qeverisë së pakicës për kursimin e energjisë, duke ratifikuar një sërë masash jopopullore në fuqi që nga 10 gushti, që administrata thotë se tashmë ka ulur konsumin e energjisë elektrike.

E prezantuar si pjesë e nismës së Bashkimit Evropian për të ndaluar përdorimin e gazit rus, kursimet emergjente të energjisë variojnë nga kufijtë e detyrueshëm të temperaturës për ftohjen ose ngrohjen deri te fikja e dritave në ndërtesat publike dhe vitrinat e dyqaneve, shkruan Al Jazeera.

Nëse masat, të miratuara me 187-161 vota, do të ndihmojnë Spanjën të përmbushë angazhimin e saj evropian për të ulur përdorimin e gazit me 7 për qind, mbetet për t’u parë, megjithatë, pasi ndërmarrjet kanë përdorur më shumë gaz kohët e fundit pas një thatësire të madhe të kufizuar prodhimin hidro-elektrik. Masat e mëtejshme priten muajin e ardhshëm.

Partitë kryesore opozitare i kanë kritikuar masat si të improvizuara, joefikase dhe të dëmshme për ekonominë.

The post Kriza e gazit në Europë, Spanja miraton masat për kursimin e energjisë appeared first on Albeu.com.