Kursimet në banka Archives - Albeu.com

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj kanë 7.5% të totalit
Familjet dhe bizneset në Shqipëri kanë të depozituara në banka rreth 1.8 trilionë lekë, ndërsa dhjetë klientët me shumat më të mëdha kontrollojnë afërsisht 7.5% të gjithë depozitave në sistemin bankar.

Sipas Raportit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, në mbyllje të vitit 2025 vlera e përgjithshme e depozitave u ngjit në 1.8 trilionë lekë, duke reflektuar një rritje prej 9.1% në krahasim me një vit më parë.

Burimi kryesor i financimit për bankat mbeten kursimet e qytetarëve dhe të bizneseve, pasi mbi 80% e burimeve të sistemit bankar sigurohen nga depozitat e klientëve.

Gjatë vitit të kaluar është forcuar edhe prania e depozitave në monedhën vendase, të cilat kanë arritur në 49% të totalit. Paralelisht, qytetarët janë orientuar më shumë drejt depozitave me afat, sidomos atyre afatgjata, duke treguar një prirje për t’i mbajtur kursimet në banka për periudha më të gjata.

Sa i takon shpërndarjes së depozitave, të dhënat tregojnë se dhjetë depozituesit më të mëdhenj mbajnë rreth 7.5% të totalit, një peshë më e lartë se ajo e një viti më parë.

Ndërkohë, individët vijojnë të zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve, me rreth 78% të totalit të depozitave. Rritja më e shpejtë është shënuar te sektori privat dhe te individët, ndërsa depozitat e sektorit publik janë zgjeruar me ritme më të përmbajtura.

Edhe marrëdhënia mes kredive dhe depozitave ka vazhduar të ngjitet. Në fund të vitit 2025, ky tregues arriti në 51.5%, nga 49.6% një vit më parë, çka tregon se bankat po vënë në punë një pjesë më të madhe të kursimeve të mbledhura për të financuar ekonominë, duke ruajtur njëkohësisht nivele të qëndrueshme likuiditeti.

Në lekë, raporti kredi-depozita mbetet më i lartë se në valutë, duke treguar se huadhënia në monedhën vendase vazhdon të mbështetet më fort te kursimet e mbledhura në të njëjtën monedhë.

The post Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj kanë 7.5% të totalit appeared first on Albeu.com.