kurorezimi i mbretit charles Archives - Albeu.com

Foto/ Princi Louis “vjedh” vëmendjen në kurorëzimin e Mbretit Charles III
Princi Louis, djali i vogël i Princit William tërhoqi vëmendjen në kurorëzimin e Mbretit Charles, pasi dukej shpeshherë i shpërqëndruar.

Louis ishte ulur pranë nënës së tij, Princeshës së Uellsit.

Princi Louis është parë në shërbim së bashku me motrën e tij, Princeshën Charlotte, ku shpeshherë i tregonte asaj me gisht.

Mendohej se princi pesëvjeçar mund të largohej herët, por përgjithësisht princi i vogël qëndroi i qetë dhe e shijoi ceremoninë./Albeu.com.

The post Foto/ Princi Louis “vjedh” vëmendjen në kurorëzimin e Mbretit Charles III appeared first on Albeu.com.

Kurorëzimi i mbretit Charles III, gjithçka duhet të dini
Charles III do të kurorëzohet të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet.

Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – do të vendoset në kokën e Charles III, në orën 11:00, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.

Këngët do të dëgjohen nëpër rrugët e Londrës, bashkë me të shtëna armësh dhe fishekzjarre tjera, për të shënuar kurorëzimin e parë të një monarku britanik prej vitit 1953.

Charles III do të jetë vetëm burri i pestë që kurorëzohet si mbret i Britanisë.

Zilet do të dëgjohen nëpër të gjitha kishat e Britanisë, kur të nisë ceremonia.

Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, e cila do të kurorëzohet si mbretëreshë, do të kthehen, pas ceremonisë, në Pallatin Buckingham, për të parakaluar para turmave të mëdha të njerëzve.

Ky kurorëzim – i pari i një burri, prej vitit 1937 – do të jetë vetëm ceremonia e dytë e tillë, që transmetohet në një televizion me ngjyra.

Charles, 74-vjeçar, e ka marrë titullin e mbretit, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, në shtator të vitit të kaluar.

Ajo ka shërbyer shtatë dekada si mbretëreshë.

Reagimet mbi ceremoninë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e ka përshkruar ceremoninë e kurorëzimit si “moment krenar të historisë, kulturës dhe traditave tona”.

“Moment i jashtëzakonshëm i krenarisë kombëtare”, ka thënë ai.

Mirëpo, jo të gjithë mendojnë kështu.

Sondazhet e kryera në mesin e britanikëve të rinj tregojnë se emocionet ndaj mbretërisë janë të zbehura.

Ata kërkojnë që mbretëria të modernizohet, apo edhe të mos ekzistojë më fare.

Republikanët, të cilët duan një udhëheqës shtetëror, të zgjedhur prej popullit, janë zotuar se do të protestojnë me mbishkrimet “Jo mbreti im”.

Në 14 shtetet tjera, ku Charles do të jetë mbret, përveç Britanisë, pamja duket, po ashtu, e zymtë.

Xhamajka dhe Belize kanë dhënë shenja këtë javë se do të çojnë përpara idenë e shndërrimit në republika, derisa edhe Australia e Kanadaja do të mund të ndjekin atë hap.

Aktualisht, britanikët janë duke u përballur me rritje të çmimeve të jetesës, prandaj edhe pyesin pse taksapaguesit duhet të kenë barrë shpenzimet e kurorëzimit, i cili besohet se do të kushtojë mbi 100 milionë funta.

Mbështetja

Megjithatë, turma të mëdha njerëzish kanë nisur të mblidhen jashtë Pallatit Buckingham, gjatë gjithë javës.

Për një pjesë të britanikëve, familja mbretërore ka rol qendror në kulturën dhe historinë britanike.

Kurorëzimi do të ketë në qendër tri ngjarje kryesore, përfshirë një koncert në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, në mbrëmjen e së dielës.

“Jam shumë e emocionuar”, ka thënë Karen Chamberlain, 57-vjeçare, e cila është duke fjetur jashtë që disa ditë, për të ruajtur një vend në zonën ku do të parakalojë mbreti.

“Askush prej nesh nuk e ka përjetuar kurorëzimin. Nëna ime ka ardhur në Londër më 1953. Duke qenë këtu, unë tregoj se jam krenare për monarkinë”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Në ceremoninë e kurorëzimit do të marrin pjesë mbi 2.300 mysafirë, përfshirë Princin Harry dhe Dukeshën e Saseksit.

Në mesin e figurave të njohura botërore janë: Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, presidenti i Francës, Emmnauel Macron, dhe shumë të tjerë.

Autoritetet e sigurisë kanë ashpërsuar masat e sigurisë në qendër të Londrës, pasi në ceremoni pritet të marrin pjesë mbi 100 liderë botërorë.

Sipas autoriteteve, më shumë se 11.500 zyrtarë policorë do të garantojnë sigurinë, të shtunën, në kryeqytetin britanik./rel

The post Kurorëzimi i mbretit Charles III, gjithçka duhet të dini appeared first on Albeu.com.