kuriozitet Archives - Albeu.com

1 milionë vite më parë Europa u godit nga një fazë e shkurtër akullnajore
Më shumë se një milion vite më parë, Europa u godit nga një fazë e shkurtër akullnajore që çoi në zhdukjen e  njerëzve në kontinent, ku më pas u kthyen për të qëndruar.

Qeniet njerëzore arritën në Europë për herë të parë 1,4 milionë vite më parë nga Azia jugperëndimore dhe nga atëherë kanë jetuar në kontinent, duke iu përshtatur çdo kushti të mundshëm dhe duke iu mbijetuar ndryshime klimatike, edhe atyre ekstreme. Të paktën kjo ishte, deri pak kohë më parë, teoria dominuese mbi përhapjen e njerëzve në Europë.

TË ZHDUKUR APO NË ARRATI. Por tani një studim i UCL – London’s Global University i publikuar në Science e vë në dyshim këtë interpretim duke demonstruar se vetëm 300.000 vite pasi ishin stabilizuar në kontinent, paraardhësit tanë iu nënshtruan një periudhe të shkurtër, por intensive akullnajore që i vrau ose i detyroi të largoheshin nga Europa në kërkim të kushteve më të favorshme.

Fakti që gjatë mijëvjeçarëve të kolonizimit të parë nga ana e njerëzve, Europa kishte njohur periudha të ngrohta dhe të tjera të ftohti intensiv është diçka e njohur prej kohësh: Deri tani mendohej që këto ‘mikro-akullnajore’ nuk iu kishin krijuar probleme paraardhësve tanë, të cilët mësuan t’i durojnë deri në datën vendimtare të  që mësuan t’i duronin deri në datën vendimtare të 900.000 viteve më parë, kur gjurmët e njerëzve në Europë u bën sërish të dendura.

AKULLI NË LISBONË. Duke analizuar mikroorganizmat detarë dhe kokrrat e polenit të përfshira në një kampion sedimenti të marrë nga shtrati i detit në brigjet e Portugalisë, ekipi i UCL zbuloi se të paktën një nga këto ngjarje pati pasoja katastrofike te njerëzit që ndodheshin në Europë në atë kohë. Ngjarja, e cila ndodhi 1.1 milion vjet më parë dhe zgjati rreth 200,000 vjet, çoi në një kolaps të temperaturave: deti në brigjet e Lisbonës, për shembull, ra nën 6 °C dhe shumë nga tokat përreth u reduktuan në shkretëtira, pothuajse pa bimësi.

Ky ndryshim i papritur i temperaturave, por edhe i përbërjes së peizazhit goditi fort grupet e gjuetarëve-mbledhësve njerëzorë që jetonin në atë kohë në Europë dhe që mund të mos kenë ditur ende si të ndiznin zjarre apo të ndërtonin streha të qëndrueshme. Një simulim i ndërtuar duke u nisur nga këto të dhëna konfirmoi se 1.1 milion vjet më parë klima në zonën e Mesdheut u bë shumë e ftohtë dhe e ashpër për mbijetesën e paraardhësve tanë: kjo do të shpjegonte, ndër të tjera, hendekun prej rreth 200,000 vjetësh në gjetjet e veglave prej guri. Sipas studimit, njerëzit u kthyen në Europë vetëm 900,000 vjet më parë, kur klima u bë më e durueshme; dhe që atëherë ata nuk u larguan më kurrë dhe filluan të kolonizojnë seriozisht kontinentin.

The post 1 milionë vite më parë Europa u godit nga një fazë e shkurtër akullnajore appeared first on Albeu.com.

PAMJE TË RRALLA/ Prezantohen në Meksikë trupat e dy UFO-ve 1 mijë vjeçarë
Trupat e dy qenieve të supozuara “jo-njerëzore” u prezantuan këtë të martë në një seancë dëgjimore publike në Kongresin e Mexico City. Ata u prezantuan nga gazetari dhe ufologu Jaime Maussan. Trupat, sipas tij, janë mbetje të fosilizuara të individëve jashtëtokësorë që datojnë 1000 vjet më parë.

“Ata janë dy trupa të mumifikuar” – shpjegoi Maussan – “të gjetura në 2017-ën në Peru. Kanë vetëm tre gishta në secilën dorë dhe koka të zgjatura”. Duke folur nën betim në pallatin legjislativ të San Lazaro, Maussan deklaroi: “Këta ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit tonë tokësor… Këto nuk janë qenie të gjetura pas rrëzimit të një UFO-je. Ato u gjetën në miniera ku ishin fosilizuar”.

Deklaratat u bënë gjatë një seance dëgjimore në Kongres për fenomene anormale të paidentifikuara, e cila u zhvillua disa javë pas seancës dëgjimore në SHBA.

“Është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë formë”, – tha Maussan, “Unë besoj se është një demonstrim i qartë i faktit që kemi të bëjmë me ekzemplarë jo-njerëzorë, që nuk lidhen me asnjë specie tjetër të botës sonë dhe se çdo shkencë institucionale mund ta verifikojë atë.”

“Ne nuk jemi vetëm në universin e gjerë. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet” – tha Maussan, i cili argumentoi se publiku ka të drejtë të mësojë për qeniet dhe teknologjitë jo-njerëzore.

Maussan vuri në dukje se ekzemplarët u analizuan nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës ku shkencëtarët ishin në gjendje të nxirrnin ADN-në dhe të përdornin datimin e radiokarbonit për të përcaktuar moshën e tyre.

Ufologut iu bashkua në seancë edhe toger Ryan Graves, një ish-pilot i marinës amerikane që dëshmoi në seancën dëgjimore të Kongresit të SHBA në korrik si dhe Avi Loeb, një profesor i astrofizikës në Harvard.

The post PAMJE TË RRALLA/ Prezantohen në Meksikë trupat e dy UFO-ve 1 mijë vjeçarë appeared first on Albeu.com.

Çfarë është ndërgjegja?
Ka tre shkolla kryesore mendimi. Teoria e rendit më të lartë thotë se vetëdija është truri duke parë veprimtarinë e vet.

Truri është një makinë që ndërton simulime, se si funksionon bota jashtë dhe vetëdija është simulimi i trurit për vetveten.

Teoria e vendit global të punës, argumenton se vetëdija është diçka që ndodh kur pjesë të ndryshme të trurit, lidhen së bashku për të ndarë informacione.

Dhe teoritë biologjike shohin për një proces të veçantë apo strukturë brenda trurit, që krijon vetëdijen; të tilla si luhatjet e sinjaleve ndërmjet neuroneve që shfaqen në skanimet e trurit tek subjektet e ndërgjegjshëm.

The post Çfarë është ndërgjegja? appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të bëni nëse shkelni iriq deti
Pavarësisht se sa herë ndodh, është gjithmonë po aq e dhimbshme sa hera e parë. E kemi fjalën për momentin kur ndjen kurrizin e iriqit të detit të futet thellë në shputën tënde, pamundësinë për të “shkelur” këmbën në çdo sipërfaqe dhe sigurisht ndjesinë e padurueshme që përjeton në këtë moment në thembër dhe gishtërinj.

Pavarësisht panikut fillestar që mund të ndjeni, përpiquni të rifitoni qetësinë dhe ndiqni hapat e mëposhtëm sapo të ktheheni në shtëpi.

Së pari, lagni zonën e prekur për 30 deri në 90 minuta në ujë të nxehtë sa të mundeni. Kjo do të ndihmojë në uljen e dhimbjes.

Më pas, ‘armatoseni’ me piskatore dhe shumë durim për të hequr gjembat. Pasi të keni hequr sa më shumë, aplikoni krem ​​rroje në zonën e prekur dhe kaloni mbi të, butësisht, me një brisk.

Përfundoni procedurën duke larë zonën me sapun dhe ujë të bollshëm dhe shmangni “mbylljen” e plagës duke vendosur një fashë sipër saj.

Mos u shqetësoni për gjembat e mbetura pasi trupi do t’i “zhvendos” me kalimin e ditëve.

Në çdo rast, nëse vëreni skuqje ose qelb, konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj!

The post Çfarë duhet të bëni nëse shkelni iriq deti appeared first on Albeu.com.

Çfarë është dhe ku operon Wagneri?
Për vite i mbajtur sekret, më pas i përcjellë nga nami i keq dhe i përmendur për 48 orë për pretendime për rebelim në Rusi e më pas tërheqje trupash, vëmendja për grupin mercenar rus, Wagner, dhe synimet e liderit të tij, Yevgeny Prigozhin, sa shkon e rritet.

Kush është grupi Wagner dhe kush lufton për të?

Grupi Wagner – i njohur zyrtarisht si PMC Wagner – është ushtri private.

Ajo është identifikuar për herë të parë më 2014, kur ka qenë duke i mbështetur forcat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Atë kohë, grupi ka qenë sekret, dhe ka vepruar kryesisht në Afrikë dhe Lindje të Mesme, dhe besohet se atëbotë i ka pasur vetëm 5.000 luftëtarë – kryesisht veteranë të regjimenteve elitare të Rusisë dhe forcave speciale.

Që atëherë, grupi është rritur në mënyrë të konsiderueshme.

“Wagner ka shumë mundësi që tani komandon 50.000 luftëtarë në Ukrainë dhe është bërë faktor i rëndësishëm në luftë”, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes, në janar të këtij viti.

Ajo ka thënë se organizata ka nisur të rekrutojë numër të madh trupash më 2022, sepse Rusia ka pasur probleme në rekrutim të njerëzve për ushtri të rregullt.

Këshilli për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se rreth 80 për qind e trupave të Wagnerit në Ukrainë janë nxjerrë prej burgjeve.

Ndonëse forcat mercenare konsiderohen ilegale në Rusi, grupi Wagner e ka regjistruar kompaninë më 2022 dhe e ka hapur selinë e re në Shën Petersburg.

“Grupi është duke rekrutuar në mënyrë aktive në qytetet ruse dhe është duke u konsideruar nga mediat ruse si organizatë patriotike”, ka thënë Samuel Ramani, nga Instituti Royal United Services.

Çfarë bën grupi Wagner në Ukrainë?

Wagner lufton përkrah ushtrisë së rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës.

Grupi ka qenë shumë i përfshirë në kapjen e qytetit Bahmut, që gjendet në lindje të Ukrainës.

Trupat ukrainase kanë thënë se numër i madh luftëtarësh janë dërguar për të luftuar në ambiente të hapura dhe për pasojë janë vrarë shumë prej tyre.

Në fillim të luftës, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka përmendur që grupi Wagner ka qenë i përfshirë në luftime.

Megjithatë, ajo më vonë i ka lavdëruar mercenarët e grupit për rolin “inkurajues”.

Themelet e Wagnerit

Në një hetim të transmetuesit britanik BBC përmendet që në grup ka qenë i përfshirë ish-zyrtari i ushtrisë ruse, Dmitri Utkin.

Si veteran i luftërave të Rusisë në Çeçeni, ai besohet të ketë qenë komandanti i parë i Wagnerit në terren dhe ai besohet se e ka emëruar grupin sipas nofkës që ka pasur nëpër radiolidhje.

Udhëheqës aktual i grupit është Yevgeny Prigozhin, biznesmen i pasur që njihet me nofkën “kuzhinieri i Puitinit”, sepse kompania e tij ka përgatitur ushqime për Kremlinin.

“Operacioni i parë i Wagnerit ka qenë ofrimi i ndihmës për Rusinë, që ta aneksojë Krimenë më 2014”, ka thënë Tracey German, profesoreshë për konflikte dhe siguri në Kolegjin King të Londrës.

Në javët para sulmit të Rusisë në Ukrainë, besohet se Wagneri ka kryer sulme të rreme për t’i dhënë arsye Kremlinit që ta nisë luftën.

Ku është aktiv Wagneri përveç Ukrainës?

Prej vitit 2015, mercenarët e Wagnerit kanë qenë në Siri, duke luftuar afër forcave pro-demokratike, si dhe i kanë ruajtur fushat e naftës.

Mercenarë të Wagnerit ka edhe në Libi, të cilët i mbështesin forcat e gjeneralit Khalifa Haftar.

Republika e Afrikës Qendrore e ka ftuar grupin Wagner që t’i ruajë fushat e diamanteve, dhe besohet se grupi i ruan edhe minierat e arit në Sudan.

Qeveria në Mali, në Afrikën Perëndimore, është duke e përdorur grupin Wagner kundër grupeve militante islamiste.

Prigozhini besohet se fiton para nga këto operacione të Wagnerit.

Thesari amerikan ka thënë se ai e përdor prezencën e tij për t’i pasuruar minierat, të cilat i zotëron.

Të gjitha këto entitete të tij janë të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara.

Përplasja e qëndrimeve mes Wagnerit dhe komandantëve ushtarakë rusë

Në muajt e fundit, Prigozhin e ka akuzuar vazhdimisht ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe udhëheqësin e ushtrisë në Ukrainë, Valery Gerasimov, për mungesë kompetence dhe mosfurnizim të qëllimshëm të njësiteve të Wagnerit teksa luftojnë në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes e ka lëshuar një urdhër për kompanitë si Wagner që të nënshkruajnë kontrata për t’u përfshirë edhe zyrtarisht në ushtrinë e rregullt të Rusisë, deri në fund të qershorit.

Wagner nuk është përmendur në njoftim, mirëpo ky vendim është parë si tentim i qeverisë për të ushtruar më shumë kontroll mbi të.

Prigozhini i ka lëshuar një varg deklaratash duke thënë se forcat e tij do t’i bojkotojnë kontratat.

Përplasja ka kulmuar më 23 qershor kur Prigozhini i ka akuzuar zyrtarë të lartë rusë se i kanë bombarduar forcat e Wagnerit në Ukrainë, dhe sulmet kanë rezultuar me shumë të vdekur.

Ai nuk ka dhënë hollësi, mirëpo një ditë më vonë, trupat e tij janë nisur në Rusi dhe e kanë fituar kontrollin e selisë së ushtrisë ruse për rajonin jugor në qytetin Rostov mbi Don.

Në një pikë, trupat e Wagnerit është thënë se i janë afruar Moskës, pa u përballur me rezistencë.

Teksa situata rrezikonte të përshkallëzohej, Prigozhin i ka tërhequr trupat dhe ka thënë se ka arritur marrëveshje – të ndërmjetësuar nga lideri bjellorus, Alexander Lukashenka – për t’u larguar nga Rusia.

Marrëveshja, të cilën më vonë e ka konfirmuar Kremlini, përfshin zotimin për të mos ndjekur penalisht Prigozhinin dhe pjesëtarët e Wagnerit, në atë që Moska e ka quajtur rebelim.

Çfarë krime dyshohet të ketë kryer Wagneri?

Në janar, një ish-komandant ka kërkuar azil në Norvegji pasi ka dezertuar nga grupi mercenar.

Ai pretendon se ka qenë dëshmitar i krimeve të luftës në Ukrainë.

Tre mercenarë të Wagnerit hetohen nga prokurorët ukrainas, pasi dyshohet të kenë vrarë dhe torturuar civilë afër Kievit në prill të vitit 2022, bashkë me trupat e rregullt rus.

Inteligjenca gjermane ka thënë se mercenarët e Wagnerit mund të kenë masakruar edhe civilët në Buça, në mars të vitit 2022.

Kombet e Bashkuara dhe Qeveria franceze i kanë akuzuar pjesëtarët e Wagnerit për kryerje të dhunimeve dhe vjedhjeve të civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore.

Më 2020, ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka akuzuar mercenarët e Wagnerit se kanë vendosur mina tokësore dhe pajisje tjera shpërthyese në si dhe rreth kryeqytetit të Libisë, Tripoli./REL

The post Çfarë është dhe ku operon Wagneri? appeared first on Albeu.com.

Pse insektet tërhiqen nga drita gjatë natës?
A keni menduar ndonjëherë pse insektet tërhiqen nga dritat e llambave të rrugëve, llambave në shtëpitë apo kopshtet tona?

Shpjegimi më bindës vjen nga dy biologë të Imperial College London dhe Florida International University, Samuel Fabian dhe Yash Sondhi, sipas të cilëve kjo ndodh sepse ato shkëmbejnë dritën artificiale me atë të Diellit, që u nevojitet për të drejtuar fluturimin e tyre.

Shkencëtarët filmuan fluturat, pilivesa dhe insektet të tjera teksa fluturonin rreth llambave në laborator dhe në pyllin tropikal të Kosta Rikës, në përpjekje për t’i kthyer shpinën dritave, insektet filluan t’i rrotulloheshin rreth tyre në loop, si satelitë, ose fluturonin sipër dhe më pas zhyteshin drejt truallit.

Ajo që i ngatërron janë fenerët e drejtuar lart ose horizontalisht.

Në të kaluarën supozohej se insektet shpesh joshen fatalisht nga dritat artificiale, sepse ato ngatërrojnë shkëlqimin e tyre me atë të hënës, duke mbetur të çorientuara apo edhe se, në sytë e tyre, llambat e rrugëve dhe LED ngjajnë me rrezet e dritës që filtrojnë nëpër bimësi të dendur dhe për këtë arsye tregojnë një rrugë shpëtimi të mundshme dhe jo-ekzistente.

The post Pse insektet tërhiqen nga drita gjatë natës? appeared first on Albeu.com.

Sa për qind të trurit përdorim çdo ditë?
Nëse riktheheni pas në kohë në vitin 2014, mund të kujtoni një film që na bëri të gjithëve të flasim për kapacitetin e trurit. Protagonisja kryesore Lusi, u bazua tek premisa se ne njerëzit përdorim vetëm 10 për qind të trurit, dhe ndërsa e dimë që ky është një mit, mbetet gjithsesi ende pyetja: Sa për qind të trurit përdorim në të vërtetë?

Truri ynë përbëhet nga 3 rajone kryesore: truri, truri i vogël dhe trungu i trurit. Zona të ndryshme të trurit funksionojnë në mënyrë të pavarur, por edhe së bashku për të koordinuar detyrat. Ndaj në varësi të asaj që bëjmë, ndryshon edhe sasia e trurit që përdoret. Ndërsa mund të jetë e vërtetë që jo çdo rajon është gjithmonë i aktivizuar, kjo nuk do të thotë që disa pjesë mbeten të papërdorura.

“Ne përdorim pothuajse çdo pjesë të trurit. Shumica e tij është pothuajse aktive gjatë gjithë kohës”-thotë neurologu Berri Gordon nga Shkollën e Mjekësisë e Univesitetin Xhon Hopkins, SHBA. Edhe kur jemi duke pushuar ose duke fjetur, pjesa më e madhe e trurit është aktive.

“Ka shumë të dhëna që tregojnë se gjatë një dite ju përdorni 100 për qind të trurit”- shton Xhon Henlej, neurolog në Klinikën Majo në Roçester, Minesota. Por sipas tij kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se heqja e një pjese të trurit apo ruajtja e një dëmtimi në tru, i lë njerëzit të paaftë për të kryer detyrat e përditshme,

“Truri e ka një mënyrë për të kompensuar dhe siguruar që ajo që pjesa e mbetur, të marrë përsipër aktivitetin e përditshëm”,- thekson Henlej. Është pikërisht ky plasticitet që shpjegon arsyen pse disa njerëzve që u mungojnë pjesë të trurit të tyre, janë çuditërisht ende në gjendje të funksionojnë normalisht.

Atëherë si e dimë që është gabim pretendimi i përdorimit 10 përqindësh? Për këtë është përdorur një teknikë e quajtur përfytyrimi i rezonancës magnetike funksionale (fMRI). Kjo pajisje mat rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenimin në tru, për të zbuluar aktivitetin në rajone të ndryshme të këtij organi.

Dhe kjo teknikë ka zbuluar se edhe kur kryejmë detyra të thjeshta, është aktiv shumë më tepër se sa vetëm 1/10 e trurit. “Ndoshta 10 për qind i referohet numrit të qelizave të trurit”-mendon Klaudia Hemond. “Por as kjo nuk qëndron. Sepse kur ndonjë qelizë nervore është e lirë, ajo ose degradon ose vdes ose kolonizohet nga zona të tjera aty pranë. Ne nuk i lejojmë qelizat tona të trurit që të rrinë kot”-nënvizon ajo.

Prandaj shifra prej 10 për qind është thjesht e pakuptimtë, pretendon neuroshkencëtarja Emi Reishelt. Sepse ndonëse truri përbën vetëm 2 për qind të masës së trupit tonë, ai përdor 20 për qind të energjisë sonë. Ndaj pse duhet të harxhojmë një sasi kaq të madhe të burimeve tona trupore për të fuqizuar vetëm një përqindje të vogël të saj?

The post Sa për qind të trurit përdorim çdo ditë? appeared first on Albeu.com.

Disa sekrete që nuk i keni ditur për avionët
Ka shumë këshilla, të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje kur bëjmë një udhëtim me avion. Ne kemi përpiluar sekretet e udhëtimit që shumë pak njerëz i dinë për avionët, të cilët shihen si metoda më e besueshme e udhëtimit në botë, sidomos sa i përket distancave të largëta.

Zgjidhni një ndenjëse blu

Vendet blu përdoren shpesh në aeroplan, sepse ngjyra blu ka një efekt qetësues. Një arsye tjetër është se njollat dhe papastërtitë janë më pak të dukshme në pëlhurën blu.

Mbajeni kartën e imbarkimit

Për sigurinë tuaj, mos e hidhni kurrë kartën tuaj të imbarkimit në plehra në një vend publik. Kjo kartë përmban shumë informacione, duke përfshirë emrin tuaj dhe numrin e fluturimit. Një person që gjen kartën tuaj mund të shohë rezervimet tuaja të ardhshme, të ndryshojë vendin tuaj dhe madje të anulojë fluturimin tuaj. Nëse karta juaj e imbarkimit përmban shkronjat “SSSS” ose “S”, ju do të kaloni kontrolle shtesë të sigurisë.

Mos nxitoni të futeni sapo hapen dyert

Nuk ka nevojë të nxitoni pasi të hapen dyert. Në vend që të humbisni kohë në korridor, ulja pasi njerëzit të kenë zënë vendet e tyre do të kursejë kohë. Askush tjetër nuk mund të ulet në vendin tuaj.

Për pilotët turbulencat janë krejt normale

Pilotët në përgjithësi nuk janë të shqetësuar për turbulencat. Kjo sepse ata e dinë se ka situata që janë më të rrezikshme se çdo turbulencë. Për shembull, fluksi i ajrit lart është shumë i rrezikshëm për aeroplanët, por është i rrallë.

Avionët mund të vijojnë rrugën edhe me një motor

Avionët mund të operojnë me një motor të vetëm gjatë ngritjes dhe uljes. Është shumë e rrallë që të dy motorët të dështojnë në të njëjtën kohë. Megjithatë, edhe atëherë, avioni nuk do të rrëzohej. Duhen 20 minuta që pilotët të gjejnë një vend të përshtatshëm për ulje.

30% më pak shije në ajër

Në një udhëtim me avion, ju merrni 30 për qind më pak shije në gjërat e ëmbla dhe të kripura. Kjo është arsyeja pse kompanitë ajrore vendosin më shumë erëza në vaktet e tyre.

Piloti dhe bashkë piloti hanë vakte të ndryshme

Pilotët dhe bashkë pilotët hanë vakte të veçanta. Arsyeja për këtë është se të dy pilotët nuk preken në rast të ndonjë helmimi nga ushqimi. Nëse dy pilotë do të hanë të njëjtin vakt, duhet të kalojnë disa orë.

Nuk është tualeti vendi më i ndotur në avion

Fatkeqësisht, vendi më i ndotur në aeroplan nuk është ndenjësja e tualetit. Stjuardesat paralajmërojnë se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet xhepave të sediljeve të mbështetëses së kokës dhe rripave të sigurimit.

Dhoma të fshehura për ekuipazhin

Në fluturimet me distanca të gjata, avioni ka dhoma gjumi të fshehura për të fjetur ekuipazhi. Dhomat e gjumit të ashtuquajtura “creë lounge” ndodhen prapa kabinës.

Fillimisht dritaret e avionëve kanë qenë katrore

Dritaret e avionëve dikur ishin katrorë. Megjithatë, me rritjen e presionit në qoshet e dritareve të tilla, u bë kalimi në dritare të rrumbullakëta.

Edhe avionët vetë shkaktojnë rrufe në ajër

Rrufeja godet aeroplanin rregullisht, të paktën një herë në vit ose çdo 1000 orë kohë fluturimi, por ajo kalon nëpër guaskën e aluminit të avionit dhe nuk shkakton asnjë dëm. Edhe aeroplanët shkaktojnë rrufe. Kur një aeroplan fluturon nëpër një re, fërkimi midis trupit të tij dhe ajrit krijon elektricitet statik, i cili ndonjëherë shkakton rrufe.

The post Disa sekrete që nuk i keni ditur për avionët appeared first on Albeu.com.

Muret e pathyeshme të Dubrovnikut
I vendosur përgjatë bregdetit të thyer të Adriatikut, qyteti i rrethuar me mure i Dubrovnikut në Kroaci, ka qenë prej kohësh një qendër kulturore dhe ekonomike në rajon. E megjithatë, ky qytet piktoresk ka përjetuar shumë konflikte dhe luftëra gjatë gjithë historisë së tij.

Muret aktuale të Dubrovnikut, datojnë kryesisht rreth shekullit XIV-të, por origjina e tyre është shumë më e vjetër. Besohet se ndërtimi i kalave të para me gurë gëlqerorë përreth qytetit, nisi në Mesjetën e Hershme në fund të shekullit VIII. Nga ai moment e tutje, Muret e Dubrovnikut u shtuan dhe u rindërtuan në mënyrë të përsëritur me kalimin e kohës kur u shfaqën kërcënime të reja.

Në shekujt IX dhe X, u ndërtuan mure për të mbrojtur pjesën lindore të qytetit. Kur Saraçenët (një popull arab) e sulmuan qytetit në shekullin IX-të, rrethimi zgjati 15 muaj, duke treguar se edhe në këtë periudhë të hershme qyteti ishte i mirë-fortifikuar.

Në shekullin XII-të, kanali detar që ndante qytetin nga pjesa kontinentale u mbush me dhe, dhe qyteti u bashkua me vendbanimet e tjera në brendësi të tokës. Kjo çoi në shtimin e mureve origjinale, duke formuar një mur të vetëm rreth të gjithë zonës.

Këto mure relativisht të thjeshta u zgjeruan dhe përforcuan vazhdimisht, ndërsa Dubrovniku nisi të bëhej më i rëndësishëm si një qendër tregtare dhe një fuqi detare në rajon. Pjesa më e madhe e ndërtimeve ndodhi midis shekujve XIV-XV, e nxitur nga qyteti që fitoi pavarësinë e plotë nga venecianët.

Gjatë kësaj kohe, muret u zgjeruan për ta rrethuar të gjithë qytetin, ndërsa u shtuan kulla dhe fortesa të ndryshme. Edhe muret u përforcuan shumë, duke u bërë më të trashë. Ato i mbijetuan të paprekura tërmetit të vitit 1667, por edhe shumë rrethimeve nga ushtritë osmane në shekujt XVI-XVII.

Gjatë këtyre rrethimeve, mureve të jashtme iu shtua një lloj pjerrësie, e krijuar për të shmangur zjarrin nga topat e armikut. Në fakt, muret mbetën kryesisht të paprekura deri në Luftën Kroate për Pavarësi në vitet 1990, kur serbët e bombarduan rëndë qytetin.  Muret përjetuan dëmtime të mëdha, por që atëherë janë restauruar. Muret mbulojnë një zonë mbresëlënëse. Ata janë 1.940 metra të gjatë dhe deri në 25 metra të lartë. Trashësia e tyre ndryshon, por zakonisht është diku midis 4-6 metra. Janë ndërtuar kryesisht me gurët gëlqerorë vendas dhe nga gurgdhendës vendas.

Krahas vetë mureve, struktura mbrojtëse e qytetit paraqet disa kala të ndërtuara brenda vetë mureve. Pasi Kostandinopoja (Stambolli i sotëm) ra në duart e osmanëve në vitin 1453, për popullin e Dubrovnikut (ose Raguzës siç njihej atëherë) nevojiteshin më shumë struktura mbrojtëse.

Pas rënies së Bosnjës në vitin 1463, vendasit e ftuan arkitektin e famshëm nga Firence Mikeloco di Bartolomeo për të drejtuar punën për fortifikimin e mureve mbrojtëse.

Osmanët e sulmuan Dubrovnikun disa herë gjatë historisë.

Më i madhi prej tyre ndodhi në vitin 1537, me një rrethim që zgjati disa muaj, dhe që u shoqërua me sulme të përsëritura. Në fund osmanët u tërhoqën dhe Dubrovniku arriti të ruante pavarësinë e tij nga sundimi osman edhe për disa shekuj të tjerë.

Por edhe fitoret marrin fund një ditë. Në vitin 1806 në Dubrovnik mbërriti një flotë ruse, e cila kërkoi të përdorte portin për riparime dhe furnizim. Në atë kohë rusët ishin në luftë me francezët, dhe nga frika e hakmarrjes franceze, Dubrovniku refuzoi.

Në kundërpërgjigje, rusët nisën një rrethim dhe bombarduan muret e qytetit me mbi 3000 gjyle topi, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në qytet. Në fund, disa trupa arritën të hynin në qytet, duke e plaçkitur pasurinë e tij. Qytetarët iu drejtuar për ndihmë francezëve, të cilët i dhanë fund shpejt rrethimit rus dhe qyteti u shpëtua.

Ushtria franceze, e udhëhequr nga vetë Napoleon Bonaparti hyri në qytet në vitin 1806. Por shpëtimi nga francezët ishte një thikë me dy presa. Sepse në vitin 1808, Marshalli August Dë Marmo e shfuqizoi Republikën e Raguzës, dhe e bëri atë pjesë të provincave ilirike të Perandorisë Franceze, duke e shpallur veten “Duka i Raguzës”.

Më pas në vitin 1814, qyteti u rrethua dhe bombardua nga trupat austriake dhe angleze, derisa francezët qe e drejtonin u dorëzuan. Sulmi më i fundit ndaj Mureve të Dubrovnikut, ndodhi gjatë Luftës Kroate për Pavarësi. Rrethimi nisi në tetor 1991, kur Ushtria Popullore Jugosllave (JNA) filloi një sulm masiv në Dubrovnik.

Me ndihmën edhe të forcave paraushtarake serbe, JNA shpresonte të pushtonte qytetin dhe të merrte kontrollin e një rajoni të rëndësishëm strategjik të Dalmacisë. Por mbrojtësit (kryesisht ushtarë kroatë dhe vullnetarë vendas) bënë një rezistencë të ashpër, por ishin të paktë të numër dhe të keq-armatosur.

Rrethimi zgjati disa muaj dhe muret e qytetit përjetuan bombardime dhe granatime të rënda. Shumë nga ndërtesat historike të qytetit, si pjesa e vjetër e qytetit, u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan plotësisht. Shumë civilë u vranë ose u plagosën. Por një kundërsulm i kroatëve i dha fund rrethimit në mesin e vitit 1992.

The post Muret e pathyeshme të Dubrovnikut appeared first on Albeu.com.

Ky qytet konsiderohet si më i bukuri në botë
Revista e udhëtimeve Conde Nast Traveler publikoi një listë të 50 qyteteve të vogla më të bukura në botë.

Në listë janë pjesë të ndryshme të botës, nga Brazili, Kanadaja, Sllovenia deri në Japoni. Lista u bë nga redaktorët e tyre dhe ajo që u pëlqente veçanërisht kur zgjidhnin qytetet e vogla më të bukura ishin rrugët me kalldrëm, arkitektura koloniale, pamjet e pabesueshme…

“Janë për vendasit miqësorë, hotelet apo sharmin e mirë të modës së vjetër, por ne nuk do të lodhemi kurrë nga udhëtimet në qytete të vogla. Pothuajse çdo vend i planetit ka një qytet të vogël që ia vlen të kërkohet, nga fshatrat historikë në Japoni deri te oazet e shkretëtirës në Egjipt. Pa u zgjatur, këto janë qytetet e vogla më të bukura në botë”, thuhet në artikull.

Më së shumti u pëlqente qyteti Albarasin në Spanjë.  Ndodhet në provincën e Teruelit dhe sipas regjistrimit të vitit 2018, kishte një popullsi prej 1,016 banorësh.

“Ky qytet i izoluar malor përgjatë lumit Guadalquivir është një pretendent kryesor për titullin e qytetit të vogël më të bukur në Spanjë, me ndërtesa rozë dhe portokalli që përzihen pa probleme me një mjedis shkëmbor.

Vendi është veçanërisht unik falë historisë së tij të sundimit mysliman dhe të krishterë, ku tjetër mund të gjeni një katedrale gotike dhe rrënojat e një kështjelle në të njëjtin qytet të vogël?”, thuhet në përshkrimin e këtij qyteti të vogël.

The post Ky qytet konsiderohet si më i bukuri në botë appeared first on Albeu.com.