Kundershtare Archives - Albeu.com

Etiketimi i kundërshtarëve si “spiunë” dhe “tradhtarë” para arrestimeve dhe vrasjeve – çfarë zbuloi gjykata në Hagë
<html><head></head><body>

Personat që shiheshin si kundërshtarë politikë etiketoheshin sistematikisht si “tradhtarë”, “spiunë” dhe “bashkëpunëtorë të Serbisë”, përpara se të privoheshin nga liria, të keqtrajtoheshin dhe, në disa raste, të vriteshin. Ky është një prej zbulimeve kryesore të përmbledhjes së aktgjykimit të shpallur së fundmi në Hagë.

Trupi Gjykues theksoi se, me përjashtime tepër të pakta, mungonin provat që personat e ndaluar të kishin kryer vepra penale, të ishin përfshirë në beteja apo të paraqisnin ndonjë rrezik real. Gjykata nënvizoi gjithashtu se nuk pati fakte bindëse që shumica e viktimave të ishin vërtet bashkëpunëtorë apo spiunë, ashtu siç pretendonin elementët e UÇK-së.

Sipas trupit gjykues, gjatë seancave të marrjes në pyetje, të arrestuarve u kërkohej llogari për vendin e tyre të punës, për raportet e dyshuara me forcat serbe, për arsyen pse nuk i ishin bashkuar radhëve të UÇK-së dhe përse dyshoheshin për spiunazh. Madje, njërit prej të ndaluarve i ishte kërkuar shpjegim se përse nuk gjendej në krah të Thaçit.

Lista e akuzave që u ngarkoheshin të arrestuarve përfshinte një sërë cilësimesh. Ata trajtoheshin si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, “spiunë”, “tradhtarë”, si dhe “ushtarë të Rugovës”. Gjithashtu, etiketoheshin si mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarë ose simpatizantë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në disa raste, personave u imponohej të hartonin deklarata me shkrim dhe të denonconin emra të tjerë njerëzish që dyshoheshin si bashkëpunëtorë. Megjithatë, gjykata arriti në përfundimin se këto arrestime, në disa situata, mund të ishin motivuar nga hasmëri personale. Pavarësisht kësaj, anëtarët e UÇK-së i zyrtarizonin privimet nga liria pa kontrolluar fare burimin apo vërtetësinë e kallëzimeve. Pas kësaj, të ndaluarit cilësoheshin si spiunë ose bashkëpunëtorë, i nënshtroheshin keqtrajtimit dhe, në raste konkrete, ekzekutoheshin.

Kjo skemë u përshkrua nga Trupi Gjykues si pjesë përbërëse e të ashtuquajturës “luftë speciale”: një narrativë e paramenduar që i paraqiste kundërshtarët si bashkëpunëtorë të strukturave serbe ose si pengesë ndaj qëllimeve të UÇK-së. Sipas vlerësimit të gjykatës, ky tregim shërbente për t’i dhënë legjitimitet dhe shtysë dhunës së ushtruar kundër tyre.

Në veçanti, në shënjestër të kësaj narrative binin individë që lidheshin me forca të tjera politike dhe ushtarake, kryesisht me LDK-në dhe FARK-un. Po ashtu, në këtë kategori përfshiheshin edhe persona të dyshuar për lidhje me autoritetet serbe, si dhe anëtarë të komuniteteve rome dhe serbe.

Aktgjykimi i përket shkallës së parë dhe ndaj tij palët kanë të drejtën e ankimit.

</body></html>

The post Etiketimi i kundërshtarëve si “spiunë” dhe “tradhtarë” para arrestimeve dhe vrasjeve – çfarë zbuloi gjykata në Hagë appeared first on Albeu.com.

Tmerr, ultrasit vrasin me gurë tifozin e skuadrës kundërshtare
Një ngjarje e rëndë ka shënuar këtë fundjavë futbollin argjentinas. Një tifoze e skuadrës së Atletiko Rosario Central, ka mbetur e vdekur pasi është qëlluar me gurë nga tifozët kundërshtarë të Njuell’s Old Bojs, pas ndeshjes mes dy skuadrave.

Sipas mediave lokale, Ivana Paula Garsilazo Bejon, po udhëtonte me motor me partnerin e saj, teksa është vënë nën breshërinë e gurëve nga tifozët e Njuell’s.

Ajo është rrëzuar dhe rënia ka qenë fatale, pasi ka mbetur e vdekur, pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu dha.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, teksa është në kërkim një i tretë, nën akuzën e vrasjes.

Kohët e fundit në Argjentinë ka patur një rritje të ndjeshme të akteve të dhunës në aktivitetet sportive dhe kjo ka bërë që të ketë një alarm të përgjithshëm për situatat e krijuara.

The post Tmerr, ultrasit vrasin me gurë tifozin e skuadrës kundërshtare appeared first on Albeu.com.

Shorti i “EURO 2024”, Shqipëria mëson dy kundërshatarët lart saj
Ditën e sotme në Frankfurt të Gjermanisë ëshë duke u hedhur shorti i kualifikueseve të “EURO 2024”, që do të luhet pikërisht në këtë shtet.

Shqipëria është në Grupin E, ku lart saj ka Poloninë dhe Çekinë, teksa pritet edhe dy ekipe të tjera poshtë saj.

Kujtojmë që janë 53 kombëtare të cilat janë ndarë në 10 grupe.

Ndiqeni KETU live shortin./albeu.com

The post Shorti i “EURO 2024”, Shqipëria mëson dy kundërshatarët lart saj appeared first on Albeu.com.

Shqipëria njeh të dielën rivalët në eliminatoret e EURO 2024, njihuni me procedurat e shortit
Shqipëria do të njohë këtë dielë kundërshtarët që do të ketë përballë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, me shortin që do të hidhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të nisë në ora 12:00.

Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.

53 skuadrat që marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 9 tetor 2022, janë klasifikuar nëpër 6 vazo në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23, dhe do të ndahen në dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.

Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars dhe do të përfundojnë në nëntor 2023. Në përfundim të kualifikueseve, dhjetë skuadrat e renditura të parat në grupe së bashku me 10 vendet e dyta kualifikohen automatikisht për në fazën finale. Tre skuadrat e tjera pjesëmarrëse do të dalin nga faza play-off që do të zhvillohet në mars 2024.

Faza finale e Europianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024 në Gjermani.

Shqipëria është e pozicionuar në vazon e tretë të shortit së bashku me Ukrainën, Islandën, Norvegjinë, Slloveninë, Republikën e Irlandës, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

Katër finalistët e UEFA Nations League e më konkretisht Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia, do të luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor 2023. Si pasojë, këto skuadra kanë vetëm tetë ditë ndeshjesh në dispozicion për fazën e grupeve të eliminatoreve dhe duhet të pozicionohen në grupe me pesë skuadra në këtë short.

Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këto skuadra nuk mund të shortohen në të njëjtin grup: Armeni/Azerbajxhan, Bjellorusi/Ukrainë, Gjibraltar/Spanjë, Kosovë/Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë/Serbi.

Disa shtete paraqesin kushte të vështira atmosferike gjatë dimrit për të luajtur futboll dhe për të minimizuar rrezikun e ndikimit të motit në ndeshje është vendosur që maksimumi dy shtete të tilla të jenë në të njëjtin grup. Vendet që paraqesin vështirësi gjatë dimrit janë Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.

Gjithashtu do të shmanget edhe përballja në grupe e disa vendeve që përfaqësojnë një distancë shumë të largët udhëtimi nga njëra-tjetra dhe një maksimum prej një çifti të tillë mund të vendosen në të njëjtin grup. /fshf.org

The post Shqipëria njeh të dielën rivalët në eliminatoret e EURO 2024, njihuni me procedurat e shortit appeared first on Albeu.com.