kunderofensiva Archives - Albeu.com

Zelensky pranon përparimin e ngadaltë të kundërofensivës ukrainase: Nuk është një film hollivudian
Përparimi në fushën e betejës është më i ngadaltë se sa dëshirohej, ka pranuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në lidhje me përparimin e kundërofensivës ukrainase për të rimarrë territorin e mbajtur nga Rusia.

“Disa njerëz mendojnë se është një film hollivudian dhe presin rezultate të menjëhershme. Por nuk është ashtu. Jetët e njerëzve janë në rrezik”, tha ai për BBC.

Deri më tani, sukseset e kundërsulmimit ukrainas kanë qenë relativisht të dobëta, duke rritur shqetësimin dhe reflektimin në Evropë dhe SHBA për rezultatet e saj përfundimtare.

Ukraina ka njoftuar rimëkëmbjen e tetë fshatrave në rajonin e Zaporizhia dhe Donetsk. Volodymyr Zelensky e justifikoi përparimin e ngadaltë duke thënë se forcat ruse kanë minuar 200,000 kilometra katrorë të territorit ukrainas.

“Çfarëdo që të duan disa njerëz, duke përfshirë përpjekjet për të na bërë presion, me gjithë respektin e duhur, ne do të vazhdojmë në fushën e betejës në mënyrën që mendojmë se është më e mira”, tha ai dhe përsëriti nevojën që Ukrainës t’i jepen garancitë e sigurisë nga NATO. Ai përsëriti se qëllimi përfundimtar është bashkimi me aleancën ushtarake.

Në lidhje me luftën, Zelensky pretendoi se Ukraina nuk do të ulet kurrë në tryezë, kushdo qoftë president në Moskë, për sa kohë që Rusia mbetet në tokën e saj.

“Pavarësisht se sa larg shkojmë në kundërsulmin tonë, ne nuk do të pajtohemi për një konflikt të ngrirë, është një zhvillim pa perspektivë për Ukrainën”, tha ai. /albeu.com

The post Zelensky pranon përparimin e ngadaltë të kundërofensivës ukrainase: Nuk është një film hollivudian appeared first on Albeu.com.

Lufta, Zelensky: Kundërofensiva e Ukrainës ka nisur
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duket se ka konfirmuar se kundërsulmi i shumëpritur e vendit të tij kundër Rusisë ka filluar.

“Po zhvillohen veprime kundërsulmuese dhe mbrojtëse”, tha ai.

Por shtoi se nuk do të fliste në detaje se në cilën fazë apo gjendje ishte kundërofensiva.

Komentet vijnë pas një përshkallëzimi të luftimeve në jug dhe lindje të Ukrainës dhe spekulimeve për përparimin e shtytjes së shumëpritur.

Trupat ukrainase raportohet se kanë avancuar në lindje pranë Bakhmut dhe në jug pranë Zaporizhzhia, dhe kanë kryer sulme me rreze të gjatë ndaj caqeve ruse.

Por vlerësimi i realitetit në vijën e parë është i vështirë, me dy palët ndërluftuese që paraqesin narrativa të kundërta: Ukraina pretendon përparim dhe Rusia se po lufton sulmet.

Ndërkohë në rajonin Kaluga të Rusisë,  që kufizohet me rrethet jugore rreth Moskës, guvernatori Vladislav Shapsha tha në Telegram se një dron u rrëzua pranë fshatit Strelkovk herët të dielën.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një video-intervistë të publikuar të premten se forcat ukrainase me siguri kishin filluar ofensivën e tyre, por se përpjekjet për përparime kishin dështuar me viktima të rënda.

Duke folur në Kiev të shtunën pas bisedimeve me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, Zelensky i përshkroi fjalët e liderit rus si “interesante”.

Duke ngritur supet, duke ngritur vetullat dhe duke u shtirur se nuk e dinte se kush ishte Putin, Zelensky tha se ishte e rëndësishme që Rusia të ndjente se “nuk i ka mbetur shumë kohë”.

Ai tha gjithashtu se komandantët ushtarakë të Ukrainës ishin në një humor pozitiv, duke shtuar: “Thuajani këtë Putinit”.

Trudeau njoftoi 500 milionë dollarë kanadezë në ndihmë të re ushtarake për Ukrainën gjatë vizitës së paparalajmëruar.

Një deklaratë e përbashkët e lëshuar pas bisedimeve tha se Kanadaja mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO “sapo ta lejojnë kushtet”, duke shtuar se çështja do të diskutohej në Samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani, në korrik.

Ndërkohë, luftimet janë përshkallëzuar ditët e fundit në rajonin kyç jugor Zaporizhzhia, thonë zyrtarët rusë, me forcat e Ukrainës që raportohet se po përpiqen të rifitojnë hyrjen në Detin Azov, gjë që do të ndante forcat ruse.

Shpresa e Ukrainës për përparime në rajon mund të pengohet nga përmbytjet e mëdha në jug të vendit pasi diga Nova Khakovka u shkatërrua javën e kaluar.

Përmbytja ka mbuluar rreth 230 milje katrorë (596 km katrorë) në të dyja anët e lumit Dnipro.

Në fjalimin e tij të natës të shtunën, Zelensky tha se 3,000 njerëz janë evakuuar nga rajonet e përmbytura Kherson dhe Mykolaiv.

Dhe kreu rajonal i Khersonit, Oleksandr Prokudin tha se nivelet e ujit kishin rënë me 27 cm, por më shumë se 30 vendbanime në bregun e djathtë të lumit ishin ende të përmbytura dhe pothuajse 4,000 ndërtesa banimi mbetën nën ujë.

NATO dhe ushtria e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për hedhjen në erë të digës, ndërsa Rusia ka fajësuar Ukrainën.

The post Lufta, Zelensky: Kundërofensiva e Ukrainës ka nisur appeared first on Albeu.com.

Nis kundërofensiva ukrainase kundër Rusisë, zonat ku po luftohet dhe cili është plani
The Economist

Përktheu: AlbeEu.com

Për muaj të tërë një në qarqet ushtarake në mbarë botën ka qarkulluar pritshmëria se: ku dhe kur do të niste kundërofensivca ukrainase?

Shumica prisnin që ajo të fillonte në provincën Zaporizhia, në jug të vendit, ndoshta në drejtim të qytetit Melitopol, me synimin për të prerë “lidhjen tokësore” mes Krimesë dhe Rusisë të pushtuar nga trupat ruse në fillimin e luftës. vetë. Zyrtarët perëndimorë prisnin që ofensiva të fillonte dy javë më parë, dhe disa po bëheshin të paduruar.

Më 4 qershor – dy ditë para përvjetorit të Ditës D, fillimit të çlirimit të Evropës nga nazistët – forcat ukrainase filluan atë që ministria ruse e mbrojtjes e quajti një sulm “në shkallë të gjerë” në pesë akse në juglindje të Donetsk.

Disa prej këtyre sulmeve mund të kërcënojnë vërtet urën tokësore; të tjerët ishin më në veri. Zyrtarët perëndimorë thonë për The Economist se kjo në fakt shënon fillimin e ofensivës, me sulme që po zhvillohen edhe në pjesë të tjera të frontit. Megjithatë, ajka e forcave të Ukrainës nuk është shfaqur ende në fushën e betejës

Një sulm ukrainas ndodhi rreth Velyka Novosilka, një vendbanim i vogël në jug-perëndim të qytetit Donetsk.

Alexander Khodakovsky, komandant i një milicie ruse në Donetsk, tha se Ukraina e kishte organizuar atë sulm me qëllimin që të tërhiqte forcat ruse aty dhe më pas për të goditur më vonë në Novodonetske, rreth 12 km në jug-lindje. Ukrainasit kishin kryer një sulm të suksesshëm me një forcë të kufizuar sulmi prej vetëm dhjetë automjetesh të blinduara, tha ai, duke shtuar se ata gjithashtu kishin ndërprerë komunikimet ruse. Ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina kishte hedhur në front brigadat e saj të 23-të dhe 31-të të mekanizuara, duke përfshirë dy batalione tankesh.

Ka pasur përparime edhe gjetkë. Forcat ukrainase mendohet se kanë rifituar territorin në periferitë perëndimore dhe veriore të Bakhmut, një qytet në Donetsk që ka qenë vendi i luftimeve për pjesën më të madhe të vitit të kaluar. Raporte të tjera sugjeruan se kishte pasur luftime të mëtejshme në drejtim të Soledar, në veri të Bakhmut. Rusia pretendoi se sulmet tokësore ishin zmbrapsur, duke i shkaktuar humbje të mëdha Ukrainës.

Në fakt, trupat ukrainase ishin në Novodonetske në mëngjesin e 5 qershorit, thotë një burim ukrainas. “Lajmet nga…vija e frontit po bëhen gjithnjë e më alarmante,” shkroi një kanal i njohur rus Telegram.

Një zyrtar perëndimor me njohuri për situatën thotë se Ukraina përparoi në zonë deri në pesë ose gjashtë kilometra. Por ndërkohë që ministria e mbrojtjes e Rusisë po zhvillonte fushatën e saj mediatike – duke përshëndetur rolin e gjeneralit Valery Gerasimov, komandantit të lartë të Rusisë, në operacionin mbrojtës – qeveria e Ukrainës ka mbajtur një politikë të bllokimit të informacionit.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe evropianë që këshillojnë Ukrainën thonë se linjat mbrojtëse të Rusisë mund të jenë më të brishta se sa mendohej dhe se një sulm i shpejtë dhe i dhunshëm është mënyra më e mirë për të minimizuar viktimat nga pala ukrainase dhe për t’u mohuar forcave ruse mundësinë për të përforcuar vendin e ndonjë përparimi.

Ata dyshojnë se Ukraina ka qenë shumë e kujdesshme në të kaluarën, veçanërisht gjatë ofensivës së vitit të kaluar në provincën Kherson, ku trupat e saj, megjithë çlirimin përfundimtar të qytetit Kherson, lejuan mijëra forca ruse të arratiseshin me pajisjet e tyre.

Nëse Ukraina synon të përforcojë sulmet e saj në Donetsk, ajo do të sugjeronte një aks avancimi pak më lindor sesa kishin menduar. Velyka Novosilka shtrihet rreth 120 km në veri të Berdyansk, një port kyç në Detin Azov dhe pjesë e urës tokësore midis Rusisë dhe Krimesë. Një goditje në jug në Donetsk mund të kërcënojë gjithashtu Mariupolin, qytetin port të pushtuar dhe rrafshuar nga Rusia vitin e kaluar.

Mbrojtja ruse është pak më e brishtë në Donetsk sesa në Zaporizhia. Shumë nga rezervat e zvogëluara të Rusisë, veçanërisht ato nga forcat ajrore të VDV, janë dërguar në veri në Bakhmut ditët e fundit, ndoshta duke hapur boshllëqe diku tjetër në front. Bastisjet e vazhdueshme ndërkufitare nga milicia e mbështetur nga Ukraina në rajonin e Belgorodit të Rusisë, duke hapur qindra kilometra vija të tjera të frontit, kanë rezultuar gjithashtu një shpërqendrim i dobishëm.

Megjithatë, përpjekja kryesore e Ukrainës ndoshta është ende përpara. Me gjatësinë totale të frontit rreth 900 km dhe 12 brigada sulmuese në dispozicion, Ukraina nuk mund të përballojë të përhapet kaq shumë.

Do të duhet të gjejë vendet më të mira për të thyer linjat ruse përgjatë një segmenti të ngushtë të frontit. Detyra, thonë disa këshilltarë perëndimorë, është të detyrojë Rusinë të mbrojë një sërë zonash menjëherë, duke i shtrirë njësitë e saj më pak. Rusia nuk mund të mbrojë të gjithë gjatësinë e frontit në mënyrë të barabartë. Në këtë fazë, Ukraina është ende duke hetuar forcat ruse, duke kërkuar për dobësi – ose duke i krijuar ato – përpara se të angazhojë njësitë e saj më të forta.

Imazhet në mediat sociale duket se tregojnë një automjet të blinduar MaxxPro të furnizuar nga Amerika, të braktisur pranë Neskuchne, menjëherë në jug-perëndim të Velyka Novosilka.

Por megjithëse brigadat e 23-të dhe të 31-të kanë përfituar nga pajisjet perëndimore, ato nuk janë ndër nëntë brigadat e furnizuara dhe të trajnuara nga Perëndimi që Ukraina ka ndërtuar gjatë gjashtë muajve të fundit për qëllimet e drejtimit të një ofensive.

Ato njësi janë të pajisura me tanke perëndimore dhe pajisje inxhinierike për të thyer llogoret me shumë shtresa, fushat e minuara dhe fortifikimet që shtrihen në jug dhe lindje të Ukrainës. Kur ato të dalin në fuqi, nuk do të ketë vend për paqartësi nëse ofensiva ka nisur apo jo seriozisht. /albeu.com

The post Nis kundërofensiva ukrainase kundër Rusisë, zonat ku po luftohet dhe cili është plani appeared first on Albeu.com.

Pse kundërofensiva e Ukrainës mund të shënojë momentin më të rëndësishëm të luftës
Në vjeshtën e vitit të kaluar, Ukraina e ka rishkruar historinë e luftës së Rusisë në territorin e saj. Dhe kjo mund të mos jetë hera e parë, nëse gjërat shkojnë në të mirë të Ukrainës, në javët në vijim.

Më 1 tetor 2022, Rusia është larguar nga Limani – i cili gjendet në rajonin e Donjeckut – duke ua lënë qytetin forcave ukrainase, të cilat për dy muaj kundërofensivë, kanë arritur të rikthejnë kontrollin e dhjetëra vendbanimeve, dhe kanë vënë në pah problemet operacionale të ushtrisë së Rusisë.

Ky sukses e ka shokuar Rusinë dhe i ka befasuar shumë vëzhgues perëndimorë.

Tani, pas një dimri të gjatë, përgjatë së cilit Rusia nuk ka arritur të rikthejë momentumin, si Moska, ashtu edhe Kievi, janë në përgatitje të kundërofensivave.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se një kundërofensivë nga ana e tyre është shumë e rëndësishme.

Në një mënyrë apo tjetër, do të shënojë pikë kthese në luftë.

Por, ende nuk dihet se kur mund të nisë.

Të lodhur por jo të mundur: Ushtarët ukrainas vazhdojnë luftimin në Bahmut

Pranvera e vonë dhe me shumë reshje në Ukrainë, e cila i bën të pakalueshme shumë fusha e pyje, mund të jetë përcaktuese në përgatitje.

Mirëpo ajo çfarë dihet, sipas vlerësimeve të Perëndimit, është se ofensiva do të jetë e madhe, dhe shumë më e komplikuar sesa përpjekjet paraprake të Ukrainës, prej nisjes së luftës së Rusisë më 24 shkurt 2022.

Për këtë arsye, aleatët perëndimorë të Kievit, janë duke bërë parashikime me rezervë.

“Nëse dëshironi ta shihni realitetin në fushëbetejë, ne kemi një ngërç ushtarak dhe zvarritje të luftës. Kjo ofensivë, e cila me siguri do të nisë pas përfundimit të ‘periudhës së baltës’, është e domosdoshme në aspektin politik, por edhe atë ushtarak”, ka thënë Erich Vad, gjeneral ushtarak gjerman, dhe ish-këshilltar ushtarak i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Mirëpo në fund, ka pak mundësi që ofensiva të ndryshojë situatën e përgjithshme ushtarake, për shkak të superioritetit numerik të Rusisë, dhe përshkallëzimit të dominimit të saj”.

“Ndoshta ukrainasit do të na befasojnë”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Ata na kanë befasuar prej fillimit. Askush nuk e ka besuar se ata mund të luftojnë kundër superioritetit rus për një vit”.

“Ukrainasit janë zakonisht të padurueshëm kur bëhet fjalë për largimin e rusëve jashtë shtetit të tyre”, ka thënë Lawrence Freedman, profesor për studime të luftës në Kolegjin King të Londrës, në një analizë të publikuar më 16 prill.

“Mirëpo tani që pranvera erdhi, ekzistojnë dilema nëse ata vërtet janë gati për luftë të madhe kundër pushtuesve rusë”.

Forcat ukrainase janë pajisur me armë të reja, kanë formuar 12 brigada të reja, tri të katërtat e të cilave janë trajnuar nga zyrtarë amerikanë dhe ata të NATO-s.

Njësitet më të reja të Ukrainës, plus njësitet e saj të rregullta dhe të parregullta, do të nisin kundërofensivën me armë që kanë vlerën e mbi 32 miliardë dollarëve. Armët i janë ndarë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë.

Në mesin e armëve amerikane që i janë ndarë Ukrainës, janë edhe armët e llojit Stryker, Bradley dhe HIMARS. Ukrainasit kanë edhe raketa amerikane Patriot, derisa tanket Abrams M1, nuk pritet të arrijnë në kohë për ofensivën pranverore.

Armë tjera të avancuara që tani zotërojnë ukrainasit janë edhe tanket gjermane Leopard 2, tanket britanike, Challanger, dhe pajisjet franceze, AMX-10.

Komandanti amerikan për forcat evropiane, gjenerali Christopher Cavoli, u ka thënë deputetëve amerikanë, më 26 prill, se “98 për qind” e pajisjeve luftarake, të cilat i ka ndarë NATO-ja për Ukrainën, tashmë kanë arritur në territorin ukrainas.

“Jam optimist që mes këtij viti, dhe të ardhshmit, Ukraina do të vazhdojë ta ketë momentumin”, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, për gazetarët në Uashington, javën e kaluar.

“Po ashtu, mendoj që duhet të jemi realistë. Nuk do të ekzistoj ndonjë moment magjik se kur do të gjunjëzohet Rusia”.

Pavarësisht armëve të rënda që zotëron, Ukrainës janë duke i munguar armë tjera të rëndësishme: pajisjet e modelit të traktorëve për të pastruar tokën nga minat, apo pajisje për të krijuar ura të përkohshme për parakalim të armëve të rënda.

“Rusët e gëzojnë ende avantazhin numerik, dhe ato e gëzojnë edhe dominimin në fushëbetejë”, ka thënë Vad.

“Dhe ata tani janë në pozicion shumë të fuqishëm. Nëse njëra palë synon të kryejnë sulm, ajo duhet të ketë superioritet në fushëbetejë me numër tre deri në pesë herë më të madh të ushtarëve”.

“Nuk ka dyshim për natyrën komplekse të operacioneve të tilla”, ka thënë Mick Ryan, gjeneral i pensionuar australian, në një shkrim të publikuar këtë muaj.

“Në të vërtetë, nuk ekziston asnjë përpjekje ushtarake që është më e vështirë për t’u planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar, sesa tejkalimi i pengesave të armëve të kombinuara”.

“Fitore modeste territoriale”

Për arsye të qarta, data dhe vendi i nisjes së kundërofensivës ukrainase është duke u mbajtur sekret.

Situatën e ka komplikuar edhe më shumë rrjedhja e informacioneve të klasifikuara nga Pentagoni, të cilat janë publikuar më herët gjatë këtij viti në platformën për lojëra Discord.

Në mesin e dokumenteve, është parë edhe një ku thuhet se Shtëpia e Bardhë i ka dyshimet e veta se sa e suksesshme do të jetë kundërofensiva ukrainase, pasi mund të rezultojë me “fitore modeste territoriale”.

Shumë vëzhgues perëndimorë dhe ekspertë ushtarakë e kanë përmendur rajonin e Zaporizhjës, rreth 500 kilometra në juglindje të Kievit, si një prej lokacioneve të mundshme për nisje të sulmit.

Një nisje e suksesshme e kundërofensivës do të mundësonte depërtim në qytetin e Melitopolit, apo portit Berdjansk, dhe ashtu do ta kërcënonte “urën tokësore” – korridorin që Rusia e ka përdorur për të furnizuar trupat e saj në perëndim, në rajonin e Hersonit, dhe në Krime, gadishullin ukrainas, të cilin e ka pushtuar Rusia prej vitit 2014.

Si mundësi tjetër për kundërofensivë përmenden edhe rajonet e Donjeckut, ose Luhanskut, ku forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha në muajt e fundit.

Nevoja e Ukrainës për të arritur sukses buron edhe prej faktit se lufta e Rusisë në Ukrainë – tani në muajin e 15-të – është kthyer në një luftë të zvarritur.

Mbrojtja perëndimore dhe inteligjenca vlerësojnë se Rusia është përballur me mbi 200.000 ushtarë të vrarë ose të plagosur.

Të dhënat për Ukrainën nuk dihen, ndonëse në letrat që kanë rrjedhë nga Pentagoni, besohet se ky shtet ka regjistruar rreth 120.000 të vrarë ose të plagosur. Ndërkohë, të dyja palët po tentojnë t’i forcojnë ushtritë.

Në mobilizimin e prezantuar në shtator të vitit të kaluar, Rusia ka mbledhur rreth 300.000 trupa ushtarake shtesë, për t’i angazhuar në Ukrainë.

Grupi mercenar rus, Wagner, ka dërguar, po ashtu, mijëra ushtarë në fushëbetejë; shumica prej tyre janë ushtarë që janë rekrutuar prej muajve të verës.

Rusia është duke realizuar edhe një fushatë të re rekrutimi dhe e ka modernizuar sistemin e mobilizimit, për të shtypur tentimet e rusëve që t’iu ikin thirrjeve.

Ende nuk është e qartë sa trupa ka mbledhur, mirëpo zyrtarët rusë shpresojnë se shifrat do të arrijnë në 400.000.

Në anën tjetër, shumë prej pjesëtarëve të ushtrisë ukrainase besohet se janë shumë të lodhur.

Ukraina e ka urdhëruar një mobilizim kombëtar prej nisjes së luftës, dhe e ka krijuar më vonë një rrjet të brigadave sulmuese, të quajtura Garda e Ofensivës, nën Ministrinë e Brendshme, për të rritur numrin e njësiteve të trajnuara nga NATO-ja.

“Në total, ne kemi trajnuar dhe kemi pajisur më shumë se nëntë brigade të reja ukrainase. Kjo e bën Ukrainën që të ketë pozicion më të fortë, në përpjekjet për të rikthyer territorin e pushtuar”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenerg, më 27 prill.

Mirëpo presidenti rus, Vladimir Putin, beson se e ka kohën dhe të gjitha burimet për të mposhtur Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë.

Putini “ende beson se koha do të ecë në të mirë të tij… që ai mund të mposhtë ukrainasit, Shtetet e Bashkuara, dhe aleatët perëndimorë, pasi Ukraina i intereson më shumë atij, sesa neve”, ka thënë shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns, në disa diskutime në Universitetin A&M të Teksasit.

“Mirëpo, ukrainasit janë goxha të vendosur. E kam mësuar viteve të fundit, që kapaciteti i tyre nuk duhet nënvlerësuar”, ka thënë Burns.

Përderisa ofensiva e re është në ardhje, ukrainasit mund të jenë duke u përforcuar edhe më shumë, ka thënë Vad.

“Sa më gjatë që presin ukrainasit për ofensivën e tyre, aq më shumë ata mund të sigurojnë armë nga Perëndimi”, ka thënë ai.

Mirëpo, zvarritja në fushëbetejë mund të jetë edhe në të mirë të Rusisë, pasi disa vende perëndimore, përfshirë Francën, janë duke bërë thirrje për armëpushim, apo negociata për paqe.

Në Shtetet e Bashkuara, sondazhet e opinionit publik tregojnë për ulje të entuziazmit të armatimit të Ukrainës dhe rritje të numrit të ligjvënësve që bëjnë thirrje për ndalje të furnizimeve ushtarake.

“Nga pikëpamja politike, ofensiva është e rëndësishme për t’iu treguar aleatëve perëndimorë që forcat ukrainase janë operacionale, se ato mund të luftojnë rusët, dhe të ndryshojnë situatën ushtarake”, ka thënë Vad.

Liderët civilë dhe ata ushtarakë të Ukrainës, kanë thënë publikisht se synojnë të rikthejnë të gjithë tokën ukrainase që është në kontrollin rus.

“Fitorja për ukrainasit nënkupton çlirim të të gjithë territorit, përfshirë Krimenë”, ka thënë David Silbey, historian ushtarak në Universitetin Cornell, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Duke marrë parasysh retorikën e Zelenskyt, është e vështirë t’i premtohet më pak popullit ukrainas në këtë pikë”.

Tani për tani, pak vëzhgues e shohin të realizueshëm këtë premtim.

Dhe nëse Ukraina nuk arrin të rikthejë kontrollin e një pjese të madhe të territorit, apo nuk i shkakton dëme të mëdha ushtrisë ruse, liderët perëndimorë ka mundësi që ta shtyjnë Qeverinë e Zelenskyt që të jetë e hapur për negociata me Moskën.

“Ajo çfarë i duhet Ukrainës është paqja, jo një luftë e zvarritur kundër një shteti armik, lideri i të cilit nuk brengoset fort se edhe sa jetë të ushtarëve do të sakrifikojë”, ka thënë Stephen Walt, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Harvadit.

Ideja e bërjes së koncesioneve me Rusinë, ia rrit presionin Ukrainës për një kundërofensivë të suksesshme.

“Ukrainasit, jo vetëm që duhet të demonstrojnë fitore vendimtare kundër rusëve, ata edhe duhet të tregojnë se janë duke përdorur armët e ofruara në mënyrë efikase”, ka shkruar Ryan.

“Ukrainasit e kuptojnë që kundërofensiva në ardhje duhet t’ia dëshmojë Perëndimit që ia ka vlejtur mbështetja për Ukrainën dhe se me ofrimin e mëtutjeshëm të ndihmës ushtarake, ata edhe do të mund ta mposhtin Rusinë”./REL/

The post Pse kundërofensiva e Ukrainës mund të shënojë momentin më të rëndësishëm të luftës appeared first on Albeu.com.

Kundërofensiva e Ukrainës një sukses, por a do të arrijë të mbajë kontrollin e zonave të çliruara
The Economist

Kundërofensiva e ashpër e Ukrainës në frontet e saj lindore dhe jugore ka shkaktuar kaos tek forcat ruse. Forcat ukrainase kanë çliruar dhjetra fshatra dhe qytete në ato rajone të Ukrainës që Vladimir Putin i shpalli ilegalisht pjesë të Federatës ruse.

Kundërofensiva e Ukrainës fillimisht ishte e përqëndruar në rajonin e Kharkiv në lindje dhe Kherson në jug.

Por sa territore ka çliruar Ukraina deri më tani dhe a do të arrijë t’i mbajë në kontroll?

Ushtarët e Ukrainës kanë shënuar sukses mahnitës në lindje. Ata filluan një sulm të befasishëm më 5 shtator, duke goditur vijën mbrojtëse të Rusisë në jug-lindje të qytetit Kharkiv.

Humbjet e shpejta të bastioneve strategjike, duke përfshirë Izyum dhe Kupyansk, e detyruan ushtrinë ruse të tërhiqej.

Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, pretendoi më 12 shtator se forcat ukrainase kishin rimarrë mbi 6,000 kilometra katrorë territor që nga fillimi i muajit, shumë më tepër se sa kishte pushtuar Rusia gjatë muajve të fundit, raporton abcnews.al.

Kundërofensiva e Khersonit në jug ka ecur me një tjetër ritëm. Sulmi i shumëpritur atje tregoi pak shenja përparimi gjatë muajit shtator.

Kjo ndryshoi në fillim të tetorit, kur forcat ukrainase zmbrapsen ushtarët rusë përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnieper përtej qytetit të Dudchany, 30 km nga vija e mëparshme e frontit.

Ukraina vazhdoi të shënonte fitore të mëdha në veri të Khersonit më 4 tetor, duke i detyruar trupat rusë të rigrupohen rreth Mylove, 15 km në jug. Trupat ukrainase që atëherë vazhdojnë të përparojnë dhe besohet se po rigrupohen për të kaluar Snihurivka, 45 km në veri-lindje të qytetit Kherson.

Situata në terren vazhdon të ndryshojë dhe në disa vende është ende e paqartë. Ka zona ku forcat ruse kanë përparësi ose vazhdojnë të kryejnë sulm por që nuk i kanë në kontroll.

Ukraina padyshim mban vrullin. Në lindje, trupat e saj po përparojnë në Kreminna dhe Svatove në veri të Luhanskut, i vetmi nga katër rajonet e aneksuara ku Rusia pothujase ka marrë në kontroll të gjithë rajonin.

Forcat ukrainase shpresojnë se do të zmbrapsin rusët në pozicionet që ata kishin në Luhansk dhe Donetsk përpara pushtimit në shkallë të plotë në shkurt. Ukraina kërkon të marrë jugun e Khersonit, por mundësitë mund të jenë të pakta.

Fuqia e forcave ruse pritet të rritet, me mijëra trupat që do të jenë pjesë e ushtrisë së shpejti. Edhe nuk janë trajnuar mjaftueshëm, ata do të marrin pjesë në luftën e Putinit.

Por me ardhjen e dimrit brenda disa javësh, situata mund të ndryshojë, për sa i përket përparimit të forcave ruse.

The post Kundërofensiva e Ukrainës një sukses, por a do të arrijë të mbajë kontrollin e zonave të çliruara appeared first on Albeu.com.

HARTA/ Kundërofensiva ukrainase, Kievi rimerr territorin e aneksuar nga Putin
Në dy fronte, në jug dhe në lindje, kundërofensiva e Ukrainës  për rimarrjen e territoreve të pushtuara nga Rusia pothuajse që nga fillimi i luftës po vazhdon me shpejtësi të madhe.

Ajo që i befason vëzhguesit perëndimorë është shpejtësia me të cilën rusët tërhiqen, në gjendje të keqe, me viktima të rënda dhe material që ata lënë në duart e ukrainasve, shpesh të paprekur.

Gjenerali ukrainas nënvizoi në një deklaratë për shtyp se në jug “armiku po humbet moralin. Ata po braktisin pozicionet e tyre dhe po tërhiqen në një distancë të sigurt, duke shkatërruar rezervat e tyre të municionit, duke u përpjekur të shkatërrojnë urat”.

Me rëndësi kyçe për Ukrainën është rimarrja e Khersonit dhe krahinës së saj në Ukrainën jugore.

Zona ka rëndësi strategjike për të dy palët ndërluftuese për kodra të ndryshme. Nëse kthehet në Ukrainë, do të ketë nën kontroll një zonë pjellore pranë Detit të Zi. Por gjithashtu do ta vendosë Krimenë, ku ka instalime kritike ushtarake ruse, edhe më tej në rrezen e artilerisë ukrainase, siç është HIMARS-i i dhënë nga SHBA.

The post HARTA/ Kundërofensiva ukrainase, Kievi rimerr territorin e aneksuar nga Putin appeared first on Albeu.com.

Lideri çeçen nis të dërguarin e tij në Ukrainë: Tani do ta shihni çfarë është lufta!
Tëksa kundërofensiva ukrainase po vijon në disa prej qyteteve të vendit, për të rimarrë territoret e humbura që prej 24 shkurtit të këtij viti kur nisi edhe lufta atje, duket se forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha.

Humbjet e rusëve në fushë-betejë nuk i kanë pëlqyer të besuarit çeçen të Putinit, Ramzan Kadyrov, i cili dje tha se do të shkonte vetë në luftë, kurse sot njoftoi se paska çuar krahun e tij të djathtë për të “rikthyer situatën në anën e rusëve”.

Adem Delimkhanov, shefi i “Rosgvardias” çeçene është parë në front bashkë me disa luftëtarë të tjerë çeçenë duke kërcënuar se “tani do të shihni ukrainasit se çfarë ishte lufta e vërtetë”.

krainasit kanë rimarrë më shumë se 12 mijë kilometra katrorë territor të pushtuar nga rusët kryesisht në Kharkiv, Kherson dhe Luhanks./albeu.com/

Right hand of Ramzan Kadyrov, Adam Delimkhanov, head of the Chechen branch of Rosgvardia has reportedly arrived at the front to give a lesson to Ukraine.

Kyiv city was supposedly to fall under Russian control in 3 days but now we’re here… pic.twitter.com/2JIkkwKiAQ

— CaucasusWarReport (@Caucasuswar) September 12, 2022

The post Lideri çeçen nis të dërguarin e tij në Ukrainë: Tani do ta shihni çfarë është lufta! appeared first on Albeu.com.

Ushtria ukrainase nis kundër-ofensivën e madhe në jug të vendit
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë filluar ofensivën në disa fronte në jug të vendit, për të rimarrë rajonin e Hersonit nga forcat pushtuese ruse, tha një zëdhënës ushtarak.

“Sot filluam aksione sulmuese në drejtime të ndryshme, duke përfshirë rajonin Herson”, tha transmetuesi publik ukrainas Suspilne, duke cituar zëdhënësen e komandës jugore, Natalya Humenyuk.

Ajo e konfirmoi lajmin disa minuta më vonë në një konferencë. Rusia pushtoi pjesë të Ukrainës jugore në fazën e parë të pushtimit të saj më 24 shkurt.

Ukraina është zotuar për javë të tëra për të kryer kundërsulm të madh për të rimarrë jugun dhe ka përdorur armë me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor për të goditur linjat ruse të furnizimit.

Humenyuk tha se sulmet e fundit të Ukrainës në rrugët logjistike jugore të Rusisë kishin “dobësuar pa dyshim armikun”, duke shtuar se më shumë se 10 depo municionesh ruse ishin goditur gjatë javës së fundit. Megjithatë, ajo nuk pranoi të tregonte më shumë detaje rreth ofensivës së re.

Udhëheqësi rajonal i Krimesë i emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov, hodhi poshtë pohimin ukrainas për një kundërofensivë në rajonin e Horsonit, të cilin e quajti të rremë, duke pretenduar se forcat ukrainase kanë pësuar humbje të mëdha në jug dhe vende tjera. Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë. /REL/

The post Ushtria ukrainase nis kundër-ofensivën e madhe në jug të vendit appeared first on Albeu.com.