kundër Vuçiç Archives - Albeu.com

Mijëra serbe vazhdojnë protestat, edhe pse Vuçiç njoftoi se do dorëhiqet
Mijëra qytetarë u mblodhën të dielën në qytetin serb të Kraljevës, duke vazhduar protestat kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, vetëm një ditë pasi ai njoftoi se do të japë dorëheqjen brenda disa javësh për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare.

Edhe pse shumë protestues e mirëpritën vendimin e Vuçiçit për t’u larguar nga posti i presidentit, ata shprehën dyshime se ai do të heqë dorë plotësisht nga pushteti.

Sipas analistëve, Vuçiç mund të kandidojë për postin e kryeministrit dhe të vendosë një aleat në presidencë, duke ruajtur ndikimin e tij politik.

“Nuk mund ta imagjinoj që ai do të largohet dhe do t’ia lërë pushtetin dikujt tjetër”, tha Marko Gjokiç, një ekspert i teknologjisë së informacionit, i cili ishte kthyer në qytetin e tij të lindjes për protestën, raporton Reuters.

Vuçiç, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president për 12 vjet, është përballur prej muajsh me protesta të udhëhequra nga studentët.

Demonstratat nisën pas shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në fund të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Ngjarja u shndërrua në simbol të asaj që shumë qytetarë serbë e konsiderojnë si keqmenaxhim dhe korrupsion nga qeveria.

Protestat që pasuan janë më të mëdhatë në Serbi që nga rrëzimi i Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000. Vuçiç ka mohuar vazhdimisht akuzat për korrupsion.

Pavarësisht temperaturave të larta, mijëra protestues u mblodhën në sheshin qendror të Kraljevës me pankarta ku shkruhej “Studentët po fitojnë” dhe valëvitën flamujt serbë gjatë një manifestimi paqësor.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu, gjërat duhet të ndryshojnë”, u shpreh një nga pjesëmarrësit, Ilija Çordasiç, i ardhur nga qyteti i Zrenjaninit.

Ndërkohë, profesorja e gjuhës serbe Jelena Daniçiç deklaroi se protesta “nuk është vetëm një betejë politike, por një luftë mes së mirës dhe së keqes”.

Analistët vlerësojnë se zhvillimet në Serbi, do të ndiqen nga afër si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga Rusia.

The post Mijëra serbe vazhdojnë protestat, edhe pse Vuçiç njoftoi se do dorëhiqet appeared first on Albeu.com.