kunata e semure Archives - Albeu.com

Shqiptares i refuzohet pasaporta austriake, arsyeja lidhet me kunatën e sëmurë
Familja V. ka më shumë se 30 vjet që jeton në Austri. Bashkëshorti i Egzonës, Naseri, erdhi në Vjenë në vitin 1993. 20 vjet më vonë ai u zhvendos në një banesë të Shoqërisë Kooperative (Genossenschaftswohnung)  në Vjenë, në bezirkun Favoriten, shkruan albinfo.at.

Gruaja 33-vjeçare, prej vitit 2013 jeton në banesë me bashkëshortin (38), vjehrrit dhe kunatën. Megjithatë, kjo e fundit vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është e detyruar të lëvizë me një karrocë për personat me nevojë. Për shkak të kujdesit të kunatës së sëmurë, gruaja nga Kosova merr një shumë minimale nga shteti si kujdestare e kunatës. Pikërisht këto rrethana, kanë dërguar në refuzimin e nënshtetësisë për Egzonën.

“Kam kaq kohë që jetoj në Austri dhe ndihem shumë rehat këtu. Prandaj kam dashur të aplikoj për shtetësi austriake”, thotë kosovarja në një bisedë për heute.at. Burri i saj, fëmijët e tyre, prindërit dhe motra e burrit tashmë kanë pasaportën austriake. Megjithatë, MA 35 tani e refuzoi kërkesën për shkak të nevojës për përkujdesje dhe përfitime sociale në familje, përcjell albinfo.at.

“Kunata vazhdon ende në shkollë dhe përkujdeset nga unë dhe vjehrra. Megjithatë, aplikimi im thjesht u refuzua”, thotë e mërzitur 33-vjeçarja. As bashkëshorti i saj, Naseri, nuk e kupton vendimin e autoriteteve të migracionit: “Si falënderim që gruaja ime kujdeset për motrën time, ajo nuk duhet të bëhet austriake”, thotë i habitur ai.

Nënkryetari i Bashkisë premton ndihmë

Naseri shkon edhe më larg. Ai arriti të kontaktoi me telefon nënkryetarin e Bashkisë së Vjenës, Christoph Wiederkehr (Neos). Ai thuhet se i ka premtuar se rasti do të rishqyrtohet. “Tani do t’ia përcjell çështjen zotit Wiederkehr. Zyra e tij duhet të kujdeset për këtë çështje”, shpreson Naseri.

The post Shqiptares i refuzohet pasaporta austriake, arsyeja lidhet me kunatën e sëmurë appeared first on Albeu.com.