kulture Archives - Albeu.com

“Enkelana Marathon” kthen Pogradecin në epiqendër të atletikës botërore, marrin pjesë garues nga 40 shtete
Edicioni i pestë i “Enkelana Marathon” e shndërroi Pogradecin në një arenë të vërtetë ndërkombëtare të vrapimit, duke bashkuar mbi 550 sportistë amatorë dhe profesionistë nga katër dhjetëra vende të globit.

Garat u ndanë në dy distanca kryesore, ajo 21 kilometra dhe 11 kilometra, ku u përfshinë pjesëmarrës të të gjitha moshave, duke filluar nga 15-vjeçarë deri tek ata mbi të gjashtëdhjetat. Edhe sivjet, përfaqësuesit nga Kosova lanë gjurmë me paraqitjen e tyre.

Në përballjen e gjysmëmaratonës për meshkuj, triumfin e siguroi vrapuesi profesionist Timon Mamusha, teksa te femrat vendin e parë e rrëmbeu Gresa Bakraqi. Të dy kampionët vlerësuan lart cilësinë e eventit, duke nënvizuar se maratona po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe po fiton një prestigj të konsiderueshëm në arenën ndërkombëtare.

Sa i përket garës 11 kilometërshe, Albert Abazi nga Kërçova doli fitues në kategorinë e meshkujve, ndërsa te femrat Kristina Pura nga Prrenjasi mbrojti me sukses titullin e saj për të dytin vit rresht.

Një çast mjaft prekës dhe i veçantë i këtij edicioni ishte imazhi i një prindi që vendosi të sfidojë veten duke vrapuar me fëmijën e tij të vogël, të cilin e shtynte në karrocë përgjatë gjithë itinerarit të garës në Pogradec.

Atmosfera festive dhe mikpritja e ngrohtë e qytetit liqenor lanë mbresa të thella te sportdashësit e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Japonia, Greqia, Suedia dhe shumë kombe të tjera. Të gjithë u shprehën të mrekulluar nga peizazhi magjepsës i liqenit të Ohrit dhe nga përzemërsia e banorëve vendas.

Kristina Shichkova, një pjesëmarrëse nga Rusia, ndau entuziazmin e saj: “Kam qenë disa herë këtu për aktivitete të ndryshme dhe gjithmonë kam kaluar mrekullisht. Atmosfera këtu është e jashtëzakonshme, gjithçka është e organizuar në mënyrë të përsosur dhe unë e adhuroj këtë vend. Është thjesht fantastike!”

Një tjetër vrapues, i cili kishte udhëtuar me një grup nga Janina, tregoi se kjo ishte hera e tretë që merrte pjesë. Ai shtoi se mjaftoi një vizitë e vetme për t’u dashuruar me bukuritë e zonës dhe se e konsideron tashmë një përvojë të paharrueshme.

Një garues 60-vjeçar u shpreh i vendosur për të mos u ndalur: “Për aq kohë sa Zoti do të më japë shëndet, do të vij çdo vit të vrapoj në këtë itinerar të mrekullueshëm dhe të takoj miqtë. Na presin me aq ngrohtësi, saqë e ndjejmë pothuajse si detyrim moral të rikthehemi këtu për t’i takuar.”

Suksesi i këtij organizimi është njohur edhe zyrtarisht, pasi Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e ka nderuar “Enkelana Marathon” me çmimin e parë si një nga ngjarjet më të spikatura sportive në Shqipëri.

Organizatorët kanë marrë gjithashtu konfirmimin se maratona do të vazhdojë të jetë pjesë e kalendarit sportiv të Pogradecit për të paktën pesë vitet e ardhshme, duke e konsoliduar qytetin si një destinacion të rëndësishëm të turizmit sportiv.

The post “Enkelana Marathon” kthen Pogradecin në epiqendër të atletikës botërore, marrin pjesë garues nga 40 shtete appeared first on Albeu.com.

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të vë në provë me mprehtësinë, traditën dhe urtësinë e vet
Në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës, ka nisur edicioni i dhjetë i festivalit “Za Fest”, i cili feston një dekadë suksesi si një prej ngjarjeve më të spikatura kulturore në veri të Shqipërisë.

Nata e parë e këtij jubileu iu dedikua fjalës së shkruar, ku shkrimtarja Rita Petro dhe poetja Mimoza Ahmeti sollën për të pranishmit meditime mbi poezinë, krijimtarinë dhe pengesat me të cilat përbalet letërsia shqipe e ditëve tona.

Duke shprehur kënaqësinë për ftesën, Mimoza Ahmeti theksoi lidhjen e pazgjidhshme mes letërsisë dhe muzikës. Sipas saj, poezia, si shprehja më delikate e të menduarit, zgjeron caqet e gjuhës, ndërsa muzika komunikon përtej fjalëve. Ajo e cilësoi Shkodrën si një mjedis që të sfidon në çdo hap: me inteligjencën e banorëve, me shqipen e pastër, me trashëgiminë arkitektonike dhe me atë përmbajtje fisnike që ka ruajtur harmoninë e qytetit. Ahmeti shtoi se aty kënaqesh vërtet, por njëkohësisht ndjen një lloj përgjegjësie për të arsyetuar, perceptuar dhe artikuluar mendime të thella, sepse populli i Shkodrës dallohet për mençurinë e tij.

Rita Petro e vlerësoi këtë jubile si një arritje të shënuar, duke nënvizuar se festivalet që ngrenë traditë krijojnë një bashkësi të re shpirtërore. Në një kohë ku bota dixhitale na izolon, këto ngjarje na ribashkojnë fizikisht, duke u bërë si një tryezë e madhe vëllazërimi. Ajo e përshkroi festivalin si një revolucion të heshtur, ku secili gjen vendin e vet përmes muzikës, vargut dhe krijimtarisë. Për të, është thelbësore që “Za Fest” në Shkodër i jep zë lirisë së individit, sidomos kur në të përfshihen kaq shumë të rinj.

Në shenjë nderimi për dhjetëvjetorin, organizatorët shfaqën një dokumentar përmbledhës që risolli në kujtesë copëza të vyera nga rrugëtimi i festivalit, që nga starti i tij në Theth e deri te transformimi në një udhëkryq të rëndësishëm ku takohen arti, kultura dhe peizazhi natyror.

Aktiviteti i mbrëmjes hyrëse u kurorëzua me recitalin e këngëtares Linda Rukaj, e cila i dha fund me nota artistike natës së parë.

“Za Fest” do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme me një kalendar të pasur aktivitetesh, që gërshetojnë tingujt, letërsinë dhe artet pamore, duke mbledhur në Shkodër figura krijuese nga territoret shqiptare dhe vendet fqinje.

The post Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të vë në provë me mprehtësinë, traditën dhe urtësinë e vet appeared first on Albeu.com.

15 prill, Dita Botërore e Artit, historia dhe rëndësia e saj
Arti ka fuqinë që jo vetëm të sjellë bukuri dhe dritë në një botë që shpesh mund të jetë e errët, por gjithashtu mund të bëjë ndryshim duke i dhënë zë lëvizjeve politike dhe ndryshimeve shoqërore.

Dita Botërore e Artit është këtu për të treguar vlerësimin dhe për të festuar ata që kanë dhënë kontribute të artit në botë, si dhe artistin e përditshëm që mund të jetë i gjallë në të gjithë njerëzit!

Historia e Ditës Botërore të Artit

Dita e parë Botërore e Artit u festua në vitin 2012 kur filloi nga IAA (Shoqata Ndërkombëtare e Artit) me idenë për të promovuar ndërgjegjësimin për aktivitetin krijues në të gjithë globin.

Ideja për këtë ditë u miratua nga më shumë se 150 artistë si dhe nga të gjitha komitetet kombëtare të organizatës IAA. Dhe për shkak të kësaj lidhjeje, Dita Botërore e Artit vazhdon të mbështetet dhe promovohet nga UNESCO.

Dita Botërore e Artit synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nderojë kontributet që kanë dhënë artistë të ndryshëm në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht rëndësinë e artit në jetën e çdo njeriu.

Përveç kësaj, organizatorët e kësaj dite shpresojnë se ajo do të ngjall interes për rëndësinë e artit, duke inkurajuar edukimin artistik si një rrugë drejt edukimit gjithëpërfshirës dhe të barabartë.

Planeti është i mbushur me njerëz të mahnitshëm që kanë krijuar dhe do të vazhdojnë të krijojnë të gjitha llojet e veprave të pabesueshme të artit.

Dita Botërore e Artit është këtu për të shfaqur atë art, për të treguar vlerësimin për të dhe për të inkurajuar të tjerët që të përfshihen në krijimin e tij!

The post 15 prill, Dita Botërore e Artit, historia dhe rëndësia e saj appeared first on Albeu.com.

20 ikona të vjedhura, Shqipëria ia kthen veprat Maqedonisë së Veriut
Shqipëria i ktheu të premten 20 ikona fqinjit të vet, Maqedonisë së Veriut, të cilat ishin vjedhur para një dekade, njoftoi Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ia dorëzoi ikonat homologes së vet maqedonase Bisera Kostadinovska Stojchevska.

“Ky akt shtron rrugën, jo vetëm për të kthyer të tjera objekte në vendet e origjinës nëse do të ketë pretendime dhe do të identifikohen si të tilla, por nga ana tjetër edhe të rikthimit në Shqipëri të objekteve të humbura, të grabitura në institucione të trashëgimisë kulturore, muze, parqe, apo objekte kulti”, tha Margariti.

Ato ishin pjesë e 476 ikonave të vjedhura që Policia e Shqipërisë i kishte sekuestruar në vitin 2013. Asokohe u themelua një grup punues për vlerësimin dhe kategorizimin e ikonave të kapura, për të kuptuar se nga vinin dhe kujt i përkisnin.

Pesë vjet më vonë, Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut tha se 20 nga ikonat e sekuestruara nga policia shqiptare i përkisnin asaj.

Një marrëveshje për kthimin e tyre u nënshkrua më 14 nëntor të vitit 2022 gjatë një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në Shkup, ku u ekspozua në mënyrë simbolike ikona e “Shën Ilisë”.

Ministrja maqedonase Stojchevska e cilësoi dorëzimin e ikonave si “akt historik”.

“Përmes kësaj ceremonie ne njohim, jo vetëm mesazhin politik të respektimit të detyrimeve të marra si shtet [nga Shqipëria], por për më tepër ne njohim mesazhin e marrëdhënies etike dhe morale, si dhe vlerësimin e pasurisë së mbrojtur kulturore maqedonase”, tha Stojchevska.

Sipas të dhënave nga të dy ministritë, ikonat ishin pjesë e koleksionit të disa kishave në Maqedoninë e Veriut, në komunën e Resnjës, të Manastirit dhe të Strugës.

The post 20 ikona të vjedhura, Shqipëria ia kthen veprat Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.

Vendi që ndaloi selfie-t për të ruajtur traditat dhe kulturën
Në kombin më të madh të Afrikës, banorët e pesë qyteteve të lashta po bëjnë përpjekje të mëdha për të mbrojtur mënyrën e tyre tradicionale të jetesës. Ata po mundohen të ruajnë me çdo kusht kulturën vendase nga ndikimet e huaja që mund të sjellin turistët, duke iu ndaluar atyre madje edhe selfie-t.

E shtrirë midis Marokut dhe Tunizisë dhe përballë Evropës, Algjeria është kombi më i madh i Afrikës dhe i 10-ti më i madh në botë. Peizazhet e larmishme të vargmaleve të larta malore, shkretëtirave dhe rrënojave të lashta romake e bëjnë këtë vend mbresëlënës. Rreth katër e pesta e vendit mbulohet nga shkretëtira e Saharasë dhe duna të tëra rëre.

Pak algjerianë jetojnë në një terren të tillë armiqësor, pasi pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në pesë qytete të fortifikuara, të ngritura në skajet e Saharasë. Të njohura si Pentapolis, këto qytete u ndërtuan përgjatë Wadi M’zab, një shtrat lumi pjesërisht i thatë. Që në shekullin e VIII, mozabitët – një popull gjysmënomad – arritën të përshtateshin në një terren shumë të vështirë, duke i dhënë jetë një pjese të shkretëtirës. Kjo është arsyeja pse njerëzit e vlerësojnë kulturën e tyre.

Jeta nuk ka ndryshuar që nga shekulli XI

Përveç energjisë elektrike që erdhi në fund të viteve 1950, jeta e përditshme në qendrat historike ka ndryshuar pak që nga themelimi i qyteteve dhe kjo është zgjedhje e vet banorëve. Gratë ashtu si dikur kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi brenda oborreve me mure të larta, ndaj të huajt duhet të vijnë gjithmonë pas namazit të pasdites, kur gratë nuk dalin më jashtë.

Tregtia lejohet brenda sheshit qendror të qytetit, por reklamat moderne janë të ndaluara në mënyrë që qyteti të ruajë pamjen e tij origjinale të shekullit të 11-të. Shumë banorë ende zgjedhin veshjet tradicionale. Ndër të tjera, diçka që ka mbetur e pandryshuar, edhe për shkak të rrethanave, është ndëshkimi i çdokujt që merr më shumë sasi uji nga pjesa që i takon.

Vizitorët duhet të zbatojnë rregulla strikte

Sipas një rregulloreje të përgjithshme, të gjithë vizitorët, përfshirë algjerianët, mund të hyjnë në pesë qytetet e fortifikuara vetëm të shoqëruar nga një udhërrëfyes vendas. Duhani ka qenë prej kohësh i ndaluar në qendrat historike për arsye fetare. Gjithashtu, në vende të tilla konsiderohen të ndaluara, edhe selfie-t, veshjet e pahijshme dhe përdorimi i celularëve./a2cnn

The post Vendi që ndaloi selfie-t për të ruajtur traditat dhe kulturën appeared first on Albeu.com.

Cardi B dhe Offset bëhen prindër për herë të dytë
Kulture është bërë një motër e madhe! Kjo sepse Cardi B ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me Offseat.

Lajmin e ka dhënë vetë reperja përmes një postimi në Instaram, ku shkruan se fëmija ka ardhur në jetë më 4 shtator.

Bashkangjitur postimit ajo ka postuar një zemër blu duke nënkuptuar gjininë e fëmijës.

Çifti njoftoi shtatzëninë e natën e ndarjes së çmimeve Grammy, në qershor .

Reperja “Bodak Yellow” tregoi barkun e rrumbullakosur ndërsa kishte veshur një jumpsuit gjatë./albeu.com

The post Cardi B dhe Offset bëhen prindër për herë të dytë appeared first on Albeu.com.