kullat binjake Archives - Albeu.com

Kush ishin 3 shqiptarët që humbën jetët në Kullat Binjake dhe historitë e tyre të trishta
Më 11 shtator 2001 mbarë bota do të tronditej nga sulmet e befasishme ndaj dy prej qendrave tregtare me te mëdha në SHBA, Twin Towers. Mijëra të plagosur, qindra të vdekur, e mes tyre edhe tre shqiptarët, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.

Më 11 shtator, Rrok Camaj si çdo ditë tjetër pune ishte në “South Tower” (Kullën Jugore), në momentin kur avioni goditi ndërtesën poshtë tij. Ai sapo ishte kthyer nga pushimet në vendlindje në Mal të Zi, ku kishte shkuar së bashku me vëllezërit. Camaj ishte kthyer në Amerikë një ditë më parë më 10 shtator pa e ditur se çfarë e priste, raporton albeu.com.

Ai telefonoi zonjën Camaj në orën 9:14 të mëngjesit, duke i kërkuar që të mos panikosej.

Por ai vdiq kur kulla u shemb në orën 9:59 të mëngjesit Diçka që Camaj kishte thënë në një libër për fëmijë për punën e tij, shërbeu si fjalët e tij të fundit: “Jemi vetëm unë dhe qielli. Unë nuk shqetësoj askënd dhe askush nuk më shqetëson”

Kur vdiq më 11 shtator 2001, Roko Camaj u cilësua si shenjti mbrojtës i pastruesve të dritareve.

Mon Gjonbalaj, ishte edhe ai një punëtor mirëmbajtjeje i ‘ABM Janitorial Industries’, vishte një uniformë çdo ditë teksa shkonte gjithmonë në punë në “South Toëer” në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Ai ishte një anëtar i devotshëm dhe krenar për 30 vjet i Bashkimit Nd ërkombëtar të Punonjësve të Shërbimit (SEIU).

Mon shpesh shfaqej një orë më herët në punë për të konsumuar një filxhan kafe me kolegët e tij, të cilët edhe i kishin vunë nofkën ‘Jambalaya’ për shkak të mbiemrit të tij të ndërlikuar shqiptar.

Afër moshës së pensionit në vitin 2001, Mon nuk ishte ende gati të linte punën.

“Ai do të mbushte 66 vjeç më 31 tetor 2001, por donte të vazhdonte punën,”  tha Sal, një prej tre fëmijëve e tij. “Ai ishte aq i lidhur me atë ndërtesë. Nuk donte ta lëshonte. Për të ajo ishte shtëpia e dytë.”

Kur avioni goditi Kullën e Jugut në mëngjesin e 11 shtatorit, Mon ishte në punë në katin e 86-të.

Babai i katër fëmijëve arriti të telefononte familjen e tij, duke shpjeguar se ishte bllokuar dhe i tha djalit që të ishte i fortë dhe të mbante familjen të bashkuar.

Në vitet pas sulmeve, fëmijët e Mon kërkuan mënyra të ndryshme për të mbajtur gjallë kujtimin e babait të tyre dhe për të nderuar lidhjen e tij të fortë me Qendrën Botërore të Tregtisë.

Në vitin 2016, Muzeu mori një mesazh në Facebook nga Sal, djali i Mon, i cili ofroi t’i dhuronte koleksionit të muzeut, këmishën e uniformës ABM që babai i tij kishte veshur teksa punonte në 10 Shtator 2001. Muzeu e bleu bluzën dhe së fundmi e ekspozoi atë në ‘In Memoriam’, përcjell gazeta Drita.

Vizitorët e shumtë teksa shohin këmishën e Mon mësojnë më shumë për jetën e tij dhe jetët e 2,982 viktimave të tjerë të vrarë në sulmet e 11 shtatorit.

Simon Dedvukaj, 26 vjeç ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan. Ai punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake.

Sot në NeW York ekziston fondacioni “Simon M. Dedvukaj”, qëllimi i të cilit është arsimimi dhe edukimi i brezave të rinj për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes, por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë, raporton albeu.com.

I lindur në Bronx, Simon Dedvukaj ishte krenar për trashëgiminë e tij shqiptare që në moshë të re.

Atij i pëlqente të dëgjonte histori familjare nga Shqipëria, aty do të takonte edhe gruan e tij, Elizabeta.

Ata u vendosën në rrethinat “Lake Mohegan”, në Nju Jork, dhe do të festonin përvjetorin e tyre të parë në Tetor 2001, një muaj para së ai dhe afro tre mijë njerëz të pafajshëm, u ndanë nga kjo jetë njëzet vjet më parë, 11 Shtator 2001, raporton gazeta Drita.

Simon Marash Dedvukaj ishte një drejtues i mirëmbajtjes në kompaninë “ABM Industries”, ai ishte në punë lart në Kullën e Veriut më 11 shtator./albeu.com

The post Kush ishin 3 shqiptarët që humbën jetët në Kullat Binjake dhe historitë e tyre të trishta appeared first on Albeu.com.

SHBA kujton sot “11 Shtatorin”, dëshmitë e njerëzve: Si u rrëzuan “Kullat Binjake”
Sot mbushin 21 vjet nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në New York, ngjarja më vrasëse në tokën amerikane, kur katër terroristë të grupit al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përplasën duke vrarë rreth 3000 njerëz.

Dy avionë goditën kullat binjake në New York, ndërsa dy të tjerë në Virginia e Pennsylvania pak më vonë. Dhjetë vjet pas tragjedisë ushtria e SHBA bastisi kompleksin në Abbottabod, Pakistan, dhe vrau kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden.

Sulmi ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara dhe pas-goditjet e tij ndjehen edhe sot, jo vetëm nga të plagosurit dhe të afërmit e viktimave, por dhe të gjithë ata që e dëshmuan direkt në ekranet e televizioneve nëpër botë.

Shumë njerëz kujtuan sot ngjarjen dhe momentin kur dëgjuan lajmin. Maria de Souza shkruante: ‘Isha shtatzënë me më të voglin tim kur dëgjova lajmin. Mës humë njerëz binin ose hidheshin sesa digjeshin. Më është fiksuar në mendje foto e njeriut që bie nga Qendra Tregtare’.

Komentuesi Bart tha: ‘19 vjet më parë, më kujtohet si të ishte dje. Erdha në shtëpi nga shkolla dhe prindërit po shikonin televizionin pa bërë asnjë lëvizje’, raporton albeu.com.

Storm Harris tha: ‘Familja ime dhe unë jetojmë në Maryland. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë me fëmijët e pilotëve të ushtrisë. Jemi vetëm dhjetë minuta larg bazës ajrore Andrews. Unë humba një mik në përplasjen në ndërtesën e Pentagon dhe disa të tjerë u plagosën. Ishte një ditë që asnjë nga ne nuk do të harrojë.’

Linda Gruenberg Petrillo tha: ‘Isha në spital dhe u zgjova në mëngjes me këtë lajm në televizion. Nuk do të harrojmë kurrë 9/11’

Gwen Giordano thotë se ishte duke shkuar në punë në New York kur pa avionin e parë që goditi kullat. ‘Ne vazhduam për nga Lincoln Tunnel. Kur arritëm në Port Authority, njerëzit largoheshin pa objektiv. Kjo ishte dhe pasoja e dytë më shqetësuese, nisi kaosi total. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë dhe falë Zotit nuk isha në zonën e shpërthimit dhe arrita të dal nga qyteti po atë ditë. Ishte e pabesueshme’.

Bekah Adkins thotë se ishte në shtëpi prapa një stacioni zjarrfikësash: ‘Kur u godit kulla e parë shtëpia ime nisi të tronditej nga avionët që ngriheshin nga zona e Hampton Roads.’

Theresa Dwulit ishte në mësim në një universitet në Manhattan kur avionët goditën, ajo thotë: ‘Nuk do ta harroj kurrë sesi përpiqesha të arrija në shtëpi atë ditë, duke kaluar mes tymit dhe rrënojave të kullave.’

Holli Harris tha: ‘Isha në mësim në universitet. Një student që ishte me vonesë erdhi e na tregoi çfarë kishte ndodhur. Profesori doli menjëherë nga dhoma, djali i tij do të shkonte diku me avion atë ditë, por nuk rezultoi i prekur’./albeu.com/

The post SHBA kujton sot “11 Shtatorin”, dëshmitë e njerëzve: Si u rrëzuan “Kullat Binjake” appeared first on Albeu.com.

20 vjet më pas, familjet kujtojnë të dashurit që humbën më 11 shtator
Më 11 shtator 2001, bota pa me tmerr se si dy avionë, njëri në orën 8:46 të mëngjesit dhe tjetri në orën 9:03 goditën Kullat Binjake në Nju Jork, në sulmet terroriste që shkaktuan vdekjen e mbi 2, 600 vetëve. Rreth 3 mijë vetë humbën jetën gjithsej, me gjithë sulmin në Pentagon dhe rënien e avionit të rrëmbyer në Pensilvani. 20 vjet më pas të afërmit e dy prej shqiptaro-amerikanëve që humbën jetën duke punuar tek Kullat, ndajnë me Zërin e Amerikës dhimbjet dhe kujtimet e asaj dite. Kolegia Keida Kostreci ishte në Nju Jork dhe bisedoi me ta.

60-vjeçari Rrok Camaj vdiq në kullën jugore, ku kishte shkuar si çdo ditë në punë në “majë të botës” siç thoshte ai. Në një ditë me diell pothuajse 20 vjet më pas, djali i tij Vincent Camaj dhe gruaja Katrina Camaj, kujtojnë njeriun e tyre të shtrenjtë, në memorialin e 11 shtatorit në Nju Jork, ku emri i tij është vetëm njëri prej atyre që nuk u kthyen tek familjet e tyre atë ditë. Vincenti thotë se nuk i besohet që kanë kaluar 20 vjet.

“Duket sikur ishte dje. Është shumë e kthjellët në mendjet tona. Jam i sigurt se cilido që ka humbur dikë më 11 shtator, e ka të freskët në kujtesë se ku ishte dhe çfarë po bënte atë ditë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Në orën 9:15, Rroku i telefonoi Katrinës nga kati i 105-të i Kullës ku ishte bllokuar me 200 vetë të tjerë.

“Më thirri ai vetë nga kati i 105-të. I thashë ku je? Në 105. Jo nuk mundet”.

“Të lutem tha, mos u bëj shumë me mërzi, mos i mërzit fëmijët, se kur të shohin ty, nuk e kalojnë dot. Por çfarëdo që të bëhet tha, jemi në dorë të Zotit, edhe na u këput linja, na u këput telefoni.”

“Babai im u nis për në punë herët në mëngjes dhe nuk u kthye më kurrë. Ai u mor nga ne në mënyrë tragjike. Jetët tona ndryshuan përgjithmonë”, thotë Vincenti.

Edhe jeta e Vitore dhe Marash Dedvukajt ndryshoi përgjithmonë kur humbën djalin e tyre Simonin, 26 vjeç, i cili punonte si mbikqyrës mirëmbajtjeje. Ai ishte në kullën veriore.

“Pas kaq vitesh, e njëjtja dhimbje është. Nuk kalon kurrë ajo dhimbje. Veç na dhimbset për ditë e më shumë, për ditë e më shumë e kujtojmë”, thotë nëna e Simonit.

Ajo dhe Marashi përshkruajnë ankthin dhe dhimbjen e asaj dite.

“U nisëm me ardhë, për të hyrë në Manhattan dhe na kanë ndaluar, as patëm mundësi të hyjmë në gjysmën e Manhattanit dhe këtej, se e kishim edhe djalin tjetër këtu, se kanë punuar afër me njëri-tjetrin. Edhe thirr njërin e thirr tjetrin në telefon, por as nuk binin telefonat nuk i merrte kush se nuk kishte kush me i marrë se të gjithë përpiqeshin të iknin se mendonin mos ndizej gjithë Nju Jorku”, thotë Marashi, babai i Simonit.

Dhimbja e pashlyeshme merr forma të ndryshme ndër vite.

“Për dhjetë vjet nuk kam hyrë në odën e tij, sepse nuk mund t’i shihja rrobat e tij e odën e tij, se më dukej gazep i madh. Atëherë kur hyna, u çmallova mirë një herë. Edhe sot i kam rrobat e tij. Nuk kam mundur t’i hedh. Se kur mendoj për të, unë mendoj çdo ditë, por kur dua të çmallem, shkoj, i marr dhe i shoh të gjitha si i ka pasur”.

Trishtimi shtohet, sepse trupat nuk janë gjetur. Marashi thotë se kishte ardhur me ditë të tëra tek vendi i tragjedisë mos gjente diçka por më kot.

“Për çdo ditë e natë jam ulur këtu, vetëm duke parë mos po gjejmë diçka, po ku të gjenim, ai është djegur”, thotë Marashi.

“E dhimbshme boll… Shumë, shumë vështirë e kemi kaluar deri tani, tani e prapa nuk e di… As kaq nuk e kemi nxjerrë…”

“As nuk arritëm ta varrosnim siç duhej. Ai është këtu diku pas nesh. Hiri i tij është përhapur në këtë vend. E gjithë bota vajtoi me ne në 11 shtator dhe çdo vit më pas, por gjëja më e vështirë deri sot është që nuk kemi arritur t’i themi lamtumirë”, thotë Vincenti.

“E njëjta gjë. Sot kur vdes dikush I them ‘ti ke diku me I çu një tufë lule, veç shkojmë aty e nuk shohim asgjë veç një emër.”

Në memorialin dhe muzeun e 11 shtatorit, aty ku dikur ishin Kullat, njerëzit vijnë të reflektojnë apo të mësojnë. Një brez i tërë ka lindur dhe është rritur që nga ajo ditë, mes tyre edhe Camille Kelly 17 vjeç, nxënëse e shkollës së mesme në Nju Jork. Ajo e vizitoi muzeun për herë të parë para tre vjetësh dhe kur mësoi gjithë historinë e asaj dite i lindi dëshira të bëhej vullnetare dhe t’u tregonte të tjerëve historinë e ditës që ndryshoi botën.

“U përgjigjem pyetjeve të njerëzve ose shkoj unë tek ata, u them informacionin që di. Disa prej tyre ndajnë histori me mua. Kam mësuar shumë dhe ka gjithmonë më shumë për të mësuar, por është një institucion i mrekullueshëm”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Familjet që humbën të dashurit e tyre më 11 shtator 2001, janë të lidhura përgjithmonë nga tragjedia e asaj dite. Familjet Camaj dhe Dedvukaj janë të lidhura edhe nga fakti se janë dy nga vetëm tre familjet shqiptare që humbën të dashurit e tyre. E treta ishte ajo e 66 vjeçarit Mon Gjonbalaj, i cili sipas gazetës New York Times kur goditën avionët kishte telefonuar shtëpinë dhe kishte thënë: “Jam bllokuar. Nuk besoj se do t’ju shoh dot më. Mbajeni familjen të bashkuar”.

Pas 20 vjetësh, ajo që u sjell lehtësim këtyre familjeve janë emri i mirë dhe gjurmët që lanë ata që ikën atë ditë.

“Ka qenë i dashur, ka qenë i mirë. Jo se është djali ynë, po në të gjithë familjen, tek të gjithë, ka lënë dashuri e lezet. Gjithkujt kishte qejf me i ndihmu diçka”, thotë Vitoria.

“Ai na la fizikisht, por jo mendërisht. Ai është me ne çdo ditë, në çdo hap”, thotë Katrina.

Vincenti thotë se trashëgimia më e madhe që ka lënë pas Roko, është familja, fëmijët, nipërit dhe mbesat që e duan po aq, në mos më shumë se sa kur u largua nga kjo botë.

“Babai im ishte shtylla e familjes. Ai na mbante të bashkuar. Kur e humbëm ishte si të humbnim një pjesë tonën, por ai do të jetojë përmes nesh, gjithmonë në zemrat tona dhe është gjithmonë me ne”.

Sulmet e 11 shtatorit para 20 vjetësh, e ndryshuan përgjithmonë Amerikën dhe gjithë botën. Që nga ajo kohë ka pasur luftra, zhvillime dramatike politike dhe sociale dhe së fundmi një pandemic që po sfidon gjithë njerëzimin. Por për ata që humbën të dashurit e tyre atë ditë, çdo 11 shtator është një kujtesë e tragjedisë së jetëve dhe ëndrrave të këputura në mes, por edhe një shans për të reflektuar për trashëgiminë që ata lanë pas./VOA

The post 20 vjet më pas, familjet kujtojnë të dashurit që humbën më 11 shtator appeared first on Albeu.com.

Kush ishin 3 shqiptarët që humbën jetët në Kullat Binjake dhe historitë e tyre të trishta (FOTO LAJM)
Më 11 shtator 2001 mbarë bota do të tronditej nga sulmet e befasishme ndaj dy prej qendrave tregtare me te mëdha në SHBA, Twin Towers. Mijëra të plagosur, qindra të vdekur, e mes tyre edhe tre shqiptarët, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.

Më 11 shtator, Rrok Camaj si çdo ditë tjetër pune ishte në “South Toëer” (Kullën Jugore), në momentin kur avioni goditi ndërtesën poshtë tij. Ai sapo ishte kthyer nga pushimet në vendlindje në Mal të Zi, ku kishte shkuar së bashku me vëllezërit. Camaj ishte kthyer në Amerikë një ditë më parë më 10 shtator pa e ditur se çfarë e priste.

Ai telefonoi zonjën Camaj në orën 9:14 të mëngjesit, duke i kërkuar që të mos panikosej.

Por ai vdiq kur kulla u shemb në orën 9:59 të mëngjesit Diçka që Camaj kishte thënë në një libër për fëmijë për punën e tij, shërbeu si fjalët e tij të fundit: “Jemi vetëm unë dhe qielli. Unë nuk shqetësoj askënd dhe askush nuk më shqetëson”

Kur vdiq më 11 shtator 2001, Roko Camaj u cilësua si shenjti mbrojtës i pastruesve të dritareve.

Mon Gjonbalaj, ishte edhe ai një punëtor mirëmbajtjeje i ‘ABM Janitorial Industries’, vishte një uniformë çdo ditë teksa shkonte gjithmonë në punë në “South Toëer” në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Ai ishte një anëtar i devotshëm dhe krenar për 30 vjet i Bashkimit Nd ërkombëtar të Punonjësve të Shërbimit (SEIU).

Mon shpesh shfaqej një orë më herët në punë për të konsumuar një filxhan kafe me kolegët e tij, të cilët edhe i kishin vunë nofkën ‘Jambalaya’ për shkak të mbiemrit të tij të ndërlikuar shqiptar.

Afër moshës së pensionit në vitin 2001, Mon nuk ishte ende gati të linte punën, shkruan gazeta Drita.

“Ai do të mbushte 66 vjeç më 31 tetor 2001, por donte të vazhdonte punën,” – tha Sal, një prej tre fëmijëve e tij. “Ai ishte aq i lidhur me atë ndërtesë. Nuk donte ta lëshonte. Për të ajo ishte shtëpia e dytë.”

Kur avioni goditi Kullën e Jugut në mëngjesin e 11 shtatorit, Mon ishte në punë në katin e 86-të.

Babai i katër fëmijëve arriti të telefononte familjen e tij, duke shpjeguar se ishte bllokuar dhe i tha djalit që të ishte i fortë dhe të mbante familjen të bashkuar.

Në vitet pas sulmeve, fëmijët e Mon kërkuan mënyra të ndryshme për të mbajtur gjallë kujtimin e babait të tyre dhe për të nderuar lidhjen e tij të fortë me Qendrën Botërore të Tregtisë.

Në vitin 2016, Muzeu mori një mesazh në Facebook nga Sal, djali i Mon, i cili ofroi t’i dhuronte koleksionit të muzeut, këmishën e uniformës ABM që babai i tij kishte veshur teksa punonte në 10 Shtator 2001. Muzeu e bleu bluzën dhe së fundmi e ekspozoi atë në ‘In Memoriam’, përcjell gazeta Drita.

Vizitorët e shumtë teksa shohin këmishën e Mon mësojnë më shumë për jetën e tij dhe jetët e 2,982 viktimave të tjerë të vrarë në sulmet e 11 shtatorit.

Simon Dedvukaj, 26 vjeç ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan. Ai punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake.

Sot në Neë York ekziston fondacioni “Simon M. Dedvukaj”, qëllimi i të cilit është arsimimi dhe edukimi i brezave të rinj për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes, por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.

I lindur në Bronx, Simon Dedvukaj ishte krenar për trashëgiminë e tij shqiptare që në moshë të re.

Atij i pëlqente të dëgjonte histori familjare nga Shqipëria, aty do të takonte edhe gruan e tij, Elizabeta.

Ata u vendosën në rrethinat “Lake Mohegan”, në Nju Jork, dhe do të festonin përvjetorin e tyre të parë në Tetor 2001, një muaj para së ai dhe afro tre mijë njerëz të pafajshëm, u ndanë nga kjo jetë njëzet vjet më parë, 11 Shtator 2001, raporton gazeta Drita.

Simon Marash Dedvukaj ishte një drejtues i mirëmbajtjes në kompaninë “ABM Industries”, ai ishte në punë lart në Kullën e Veriut më 11 shtator./albeu.com

The post Kush ishin 3 shqiptarët që humbën jetët në Kullat Binjake dhe historitë e tyre të trishta (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

SHBA përkujton 11 Shtatorin, Biden: Uniteti e vetmja gjë që duhet të ruajmë
Njëzet vjet më parë terroristët sfiduan superfuqinë e vetme të mbetur në botë. Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara shpallën një “luftë kundër terrorizmit”. Bota vazhdon të luftojë me pasojat.

Kanë kaluar njëzet vjet nga sulmet e 11 shtatorit. Në “Ground Zero” në Nju Jork, kullat e një Qendre të re Botërore të Tregtisë ngrihen mbi horizontin dhe ka një memorial për gati 3,000 viktimat e sulmeve. Qyteti është rikthyer dhe tani ka më shumë më shumë banorë sesa në 2001. Deri në pandeminë, ekonomia po lulëzonte.

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar unitet ndërsa vendi i tij përgatitet të kujtojë viktimat e sulmeve të 11 shtatorit.

Në një mesazh të publikuar në prag të përvjetorit të 20 -të, ai bëri homazhe për 2,977 njerëzit që humbën jetën.

“Ne nderojmë të gjithë ata që rrezikuan dhe dhanë jetën në minuta, orë, muaj dhe vite më pas,” shtoi Biden, duke folur për punonjësit e urgjencës që iu përgjigjën sulmeve.

Ngjarjet përkujtimore pritet të zhvillohen të Shtunën.

“Pavarësisht se sa kohë ka kaluar, këto përkujtime kthejnë gjithçka me dhimbje sikur të keni marrë lajmin pak sekonda më parë,” tha presidenti.

“Ne mësuam se uniteti është e vetmja gjë që nuk duhet të prishet kurrë,” shtoi ai.

Sulmet, të cilat ishin planifikuar nga Al -Kaeda nga Afganistani, panë katër avionë pasagjerësh amerikanë të kapur nga sulmuesit vetëvrasës – dy prej të cilëve u hodhën në Kullat Binjake të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork.

Një aeroplan tjetër u rrëzua në Pentagon, pak jashtë kryeqytetit amerikan, Uashington DC, dhe një aeroplan i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani pasi pasagjerët u kundërpërgjigjën.

Presidenti Biden do të udhëheqë përkujtimet të Shtunën dhe do të vizitojë tre vendet e sulmit me Zonjën e Parë, Jill Biden.

Do të ketë gjithashtu gjashtë momente heshtjeje për të korresponduar me kohën kur dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë u goditën dhe ranë, dhe momentet kur Pentagoni u sulmua dhe Fluturimi 93, avioni i cili u rrëzua.

Përkujtimet vijnë në një kohë të vështirë për presidentin, i cili është përballur me kritika të forta javët e fundit lidhur me tërheqjen e SHBA nga Afganistani, e cila i dha fund pranisë amerikane që filloi më pak se një muaj pas sulmeve të 11 shtatorit.

Zoti Biden kishte premtuar se do të largohej nga Afganistani deri në 20 vjetorin e sulmeve dhe tha se nuk kishte gjasa që talebanët të mund të pushtonin vendin.

Në vend të kësaj, grupi militant kaloi nga marrja e kontrollit të qytetit të tyre të parë të madh në kapjen e kryeqytetit në më pak se 10 ditë./albeu.com

The post SHBA përkujton 11 Shtatorin, Biden: Uniteti e vetmja gjë që duhet të ruajmë appeared first on Albeu.com.