kujtim Archives - Albeu.com

Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës: Pa të vërtetën s’ka as drejtësi, as paqe
<html><head></head><body>

Me thirrje për mbrojtjen e së vërtetës historike, kërkesë për drejtësi për viktimat dhe refuzim të mohimit të krimeve, u shënua Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, e cila nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është shpallur ditë përkujtimore për viktimat e gjenocidit të vitit 1995.

Për nder të viktimave të gjenocidit, për të afirmuar të vërtetën dhe drejtësinë, si dhe për të përcjellë një mesazh paqeje, ceremonia u organizua nga ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilja Rexhepi. Gjatë aktivitetit u shfaq edhe një dokumentar shtatëminutësh i kushtuar masakrës së Srebrenicës.

Rexhepi e cilësoi këtë masakër si simbol të njërit prej krimeve më të rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se gjenocidi nuk mund të relativizohet dhe as të lihet në harresë.

“Srebrenica nuk është thjesht një vend në hartën e Bosnjë dhe Hercegovinës. Srebrenica është emri i turpit më të madh të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Është vendi ku njeriu vrau njeriun, vetëm sepse ishte i një besimi tjetër. Vetëm sepse quhej ndryshe. Vetëm sepse i lutej një Zoti tjetër, siç dinë ta thonë ata. Është vendi ku fëmijët mbetën pa etër, gratë pa burra, nënat pa bij, ndërsa e gjithë bota vështronte dhe shikonte në heshtje teksa vriteshin mijëra e mijëra njerëz. Dhe zotërinj, kjo nuk është thjesht një tragjedi, as ndonjë gabim, e as, siç di dikush të thotë, ndonjë rastësi fatkeqe. Ky ishte gjenocid i kryer nga fqinjët e tyre serbë. I planifikuar, i organizuar dhe i zbatuar në mënyrë sistematike, i konfirmuar nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare“, tha Rexhepi.

Ajo theksoi më tej se edhe tri dekada pas këtij krimi, mohimi i gjenocidit vazhdon, duke nënvizuar se heshtja përballë kësaj tragjedie nuk është e pranueshme.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deklaroi se Kosova është pranë Bosnjë e Hercegovinës dhe familjeve të viktimave, duke theksuar se e vërteta është kusht si për drejtësinë, ashtu edhe për paqen.

“E mbështesim këtë të drejtën e tyre për drejtësi, për kujtesë dhe për një të ardhme në cilën viktimat e familjet e tyre nuk detyrohen ta dëshmojnë pafundësisht krimin, humbjen dhe të vërtetën që gjykatat tashmë e kanë vërtetuar. Pa të vërtetën nuk mund të ketë as drejtësi, por as paqe. Drejtësia ndërkombëtare për krimet e kryera në Srebrenicë ka dënuar tetëdhjetë persona. Ajo që mbetet të gjykohet sot është gatishmëria e shoqërive dhe e institucioneve për t’u shkëputur nga trashëgimia e krimit. Kur kriminelët e dënuar paraqiten si heronj nuk shtrembërohet vetëm e kaluara. U dërgohet brezave të rinj mesazhi se krimi mund të arsyetohet, se viktima mund të harrohet dhe se përgjegjësia mund të kthehet në krenari. Kjo është e papranueshme për çdo shoqëri që synon paqen, por edhe demokracinë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat e gjenocidit”, tha Haxhiu.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përcolli mesazhin se mohimi i gjenocidit nuk dëmton vetëm të shkuarën, por vë në rrezik edhe të ardhmen.

“Mohimi i largon autorët nga përgjegjësia, i detyron viktimat të vërtetojnë pafundësisht dhimbjen e tyre dhe e paraqet drejtësinë si një pengesë për stabilitetin. Në realitet, stabiliteti rrezikohet pikërisht atëherë kur shoqëritë nuk distancohen nga ata që kanë vrarë në emër të tyre. Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës nuk mund të mbyllët me heshtje e as të zëvendësohet me një gjuhë të përgjithshme për pajtimin. Gjenocidi nuk ishte një shmangie e rastësishme nga rrjedha e historisë, por pasojë e një politike që nacionalizmin e shndërroi në projekt, propagandën në përgatitje të dhunës, ndërsa aparatin shtetëror në instrument të pastrimit etnik”, tha Kurti.

Në ceremoni mori pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Xhemal Smajiq.

Sipas tij, përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës dëshmon se rreziku mbetet i pranishëm sa herë që krimet mohohen dhe ideologjitë e urrejtjes e përçarjes nuk ndalen.

“Obligimi ynë nuk është vetëm t’i kujtojmë viktimat, por edhe të ndërtojmë një shoqëri në të cilën një e keqe e tillë nuk do të përsëritet kurrë më. Bosnja e Hercegovina dhe Kosova ndajnë përvojën e luftës për paqe, liri dhe siguri të qytetarëve të tyre. Dy vendet tona janë të lidhura me lidhje njerëzore, historike dhe politike, por mbi të gjitha me mirëkuptimin se sa e rëndësishme është të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe vlerat demokratike“, tha Smajiq.

Nga ana tjetër, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se rezolutat e propozuara prej vitesh në Kuvendin e Serbisë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë nuk janë lejuar as të hidhen në diskutim.

“Edhe sot, 34 vjet më vonë, Serbia nuk ka bërë shkëputjen e domosdoshme nga kjo politikë. Mohimi i gjenocidit, relativizimi i vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës vazhdojnë të jenë pjesë e diskursit publik dhe politik në Serbi. Kjo nuk është vetëm papërgjegjësi ndaj viktimave, është pengesë serioze për pajtimin, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të rajonit. Për këtë arsye, prej vitesh, bashkë me deputetët e SDA-së së Sanxhakut, në Parlamentin e Serbisë kam propozuar një rezolutë për dënimin e krimit dhe gjenocidit në Srebrenicë. Asnjëherë nuk është lejuar diskutimi. Por refuzimi i debatit nuk e ndryshon të vërtetën. Gjenocidi mbetet gjenocid, e vërteta nuk mund të mohohet nga heshtja”, deklaroi Kamberi.

Gjenocidi i Srebrenicës, i kryer në korrik të vitit 1995, është njohur si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare. Mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës, ndërsa 11 korriku tashmë shënohet ndërkombëtarisht si ditë përkujtimore për viktimat e këtij krimi.

</body></html>

The post Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës: Pa të vërtetën s’ka as drejtësi, as paqe appeared first on Albeu.com.

Reagimi epik i Edona James kur në live e thërrasin ‘Kujtim’
Transgjinorja nga Suhareka, Edona James, ka qenë një nga personazhet më të komentuar gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo bëri bujë të madhe, teksa ka qenë origjinale, pozitive dhe tërësisht pa filtra.

Pas përfundimit të spektaklit, bukuroshja është shfaqur live disa herë në TikTok.

Në një video që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, komentuesit duket se e kanë thirrur me emrin e saj kur ishte djalë, Kujtim. Reagimi i saj ishte epik, por që e ka marrë me sportivitet duke thënë: “Kujtojnë njerëzit se kur ma përmendin emrin Kujtim më dhemb zemra”.

Biondja u rendit e katërta në finalen e Big Brother, ku fitues u shpall Lumbardh Salihu.Ai arriti të fitojë plot 144 mijë euro nga ky edicion i dytë.

The post Reagimi epik i Edona James kur në live e thërrasin ‘Kujtim’ appeared first on Albeu.com.

“Treagjedi e vërtetë njerëzore”, 3 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Presidenti Begaj: Mendimet tona shkojnë në kujtim të 51 viktimave
Sot jemi fiks 3 vite nga tërmeti i rëndë që praku vendin duke shkaktuar plot 51 viktima dhe sjellë shumë shkatërrim.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj me anë të një postimi në “Facebook” paraditen e sotme ka dërguar një mesazh ngushëllimi për viktimat, teksa tha se ngjarja ishte një tragjedi e vërtetë njerëzore.

Begaj shkroi se Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje.

Postimi i plotë:

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ishte tërmeti më i madh që goditi vendin tonë në 40 vjet, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore si dhe dëme materiale të pallogaritshme. Mendimet tona shkojnë në kujtim të 51 viktimave të asaj ngjarjeje të dhimbshme.

Me mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, dhanë gjithçka nga vetja për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit. Kontributi dhe forca e treguar nga populli shqiptar për të përballuar si një familje e madhe ato ditë të vështira, ende sot më emocionojnë e më japin shpresë për gjërat e mëdha që mund të bëjmë kur ekziston vullneti i përbashkët.

Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje./albeu.com

The post “Treagjedi e vërtetë njerëzore”, 3 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Presidenti Begaj: Mendimet tona shkojnë në kujtim të 51 viktimave appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Atentati në Lushnje ndaj Kujtim Metës, identifikohet pas 6 muajsh autori
Lushnjë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnjë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. M.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2022, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç.

Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe provave të grumbulluara në lidhje me këtë ngjarje, u bë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u shpall në kërkim.

Për 29-vjeçarin, pas identifikimit nga ana e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Dorian Shurdhi dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?️??️

The post EMRI/ Atentati në Lushnje ndaj Kujtim Metës, identifikohet pas 6 muajsh autori appeared first on Albeu.com.

E tregoi padashje, Bora Zemani ruan ende në shtëpi kujtimin romantik nga Donaldi (FOTO LAJM)
Bora-Donald-Beatrix vijojnë të jenë tema më e nxehtë e këtyre ditëve në media sociale, e jo vetëm. Njerëzit tregohen shumë të vëmendshëm të kapin detaje për tu dhënë përgjigje shumë pyetjeve që kanë për protagonistët. Së fundmi, Bora ka postuar në Instastory një video ku falenderon ndjekësit dhe miqtë për dashurinë e treguar ndaj saj këto ditë teksa ka treguar edhe disa buqeta me lule që ka marrë.

Mirëpo, vëmendjen e ka marrë një pikturë që ndodhet në shtëpinë e saj. Ajo është një pikturë që Donaldi e ka bërë në mars të 2020, të cilën e ka postuar edhe në Instagramin e tij. Duket se kjo pikturë paska qenë një dhuratë për Borën dhe kjo e fundit vazhdon ta mbajë 8 muaj pas ndarjes së tyre dhe pak javë nga romanca e re e Donaldit me Beatrix.

Kujtojmë se reagimi i Borës për lidhjen e re të aktorit mori shumë vëmendje dhe u vlerësua nga të gjithë. Përmes një statusi në Instagram, pak ditë më parë ajo bëri thirrje që Donaldi mos të gjykohej dhe urrehej e aq më pak sulmohej.

Kjo është arsyeja pse njerëzit vijojnë t’i thonë “mirëmëngjes vetëm Borës” në rrjetet sociale.

The post E tregoi padashje, Bora Zemani ruan ende në shtëpi kujtimin romantik nga Donaldi (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.