kujdesi Archives - Albeu.com

7 këshilla për kujdesin e lëkurës në mëngjes për mbrojtje gjatë ditës
Hapat për të përsosur rutinën tuaj të mëngjesit

* Hapi 1: Pastrues.  Përdorni një pastrues që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj. Shumë linja produktesh prodhojnë formula unike për lëkurën tuaj specifike, duke përfshirë lëkurën e thatë, lëkurën e yndyrshme dhe një kombinim të të dyjave.

* Hapi 2: Toner. Pas pastrimit, duhet të aplikoni shpejt një tonik. Kjo është si një pije e madhe uji për lëkurën dhe ndihmon në kapjen e lagështirës në lëkurën tuaj dhe parandalimin e avullimit.

* Hapi 3: Serum. Zgjidhni një serum që plotëson nevojat e lëkurës tuaj. Nëse përdorni më shumë se një lloj serumi, alternoni ato në vend të shtresimit.

* Hapi 4: Hidratues. Zgjidhni një hidratues ditor që i përshtatet llojit të lëkurës tuaj.

* Hapi 5: Krem për sytë. Një krem i mirë për sytë është freskues dhe mund të ndihmojë lëkurën delikate rreth syve.

* Hapi 6: Krem kundër diellit. Ky është hapi më thelbësor kur bëhet fjalë për mbrojtjen e fytyrës.

* Hapi 7: Grim. Pasi të keni përfunduar hapat e mësipërm, vazhdoni me rutinën tuaj të grimit. Ky është një hap vendimtar për të mbrojtur lëkurën tuaj. Shumë estetistë rekomandojnë bërjen e grimit çdo ditë

The post 7 këshilla për kujdesin e lëkurës në mëngjes për mbrojtje gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Mos e neglizhoni, sëmundjet që paralajmëron urinimi i shpeshtë gjatë natës
Në rastin kur nevoja për të urinuar ju nxjerr gjumin, duhet trajtuar, pasi nuk është shenjë që duhet injoruar, madje edhe ngjyra e urinës suaj do të thotë shumë për shëndetin.

Rreth një në tre të rritur mbi moshën 30 vjeç thonë se duhet të ngrihen në mes të natës për të urinuar dhe kjo rritet në dy të tretat e të rriturve mbi moshën 65 vjeçare.

Gjendja quhet ‘nocturia’ dhe ata që vuajnë nga kjo, shpesh do të duhet të përdorin tualetin më shumë se një herë në natë. Nuk është vetëm shqetësimi se duhet të çohesh nga shtrati.

Gjumi i ndërprerë është i lidhur me një rrezik në rritje të diabetit, sistemeve të dobësuara të imunitetit, sëmundjeve të zemrës dhe madje disa kancereve. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor të tilla si ankthi, depresioni dhe psikoza.

Flet eksperti – Profesori i urologjisë Philip Van Kerrebroeck, po i paralajmëron njerëzit që të shikojnë për shenjat e ‘nokturia’-s … për hir të shëndetit tuaj.

Ai thotë: “Njerëzit mendojnë se ngritja gjatë natës për të shkuar në tualet është vetëm pjesë e rritjes, por nuk duhet të jetë. Gjumi i dobët mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj, kështu që njerëzit që po ngrihen disa herë në natë duhet të shkojnë te mjeku i tyre për të parë se çfarë po e shkakton këtë. Lajm i mirë është se nocturia mund të trajtohet, kështu që ju nuk keni nevojë të vuani në heshtje”. Një gjumë nate i ndërprerë mund të ketë një ndikim të gjerë në shëndetin fizik dhe mendor.

Produktiviteti, marrëdhëniet dhe suksesi i karrierës mund të ndikojnë. Prof Kerrebroeck, redaktor i qendrës kërkimore për nokturia, tha se mungesa e gjumit mund të ndikojë në të gjitha format e funksionimit mendor, duke e bërë shumë më të vështirë të përqendrohesh, të kujtosh gjërat dhe të marrësh aftësi ose fakte të reja.

Shenjat – Jo vetëm që mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje, urinimi gjatë natës mund të jetë gjithashtu një shenjë e tyre. ‘Nocturia’ mund të shkaktohet nga një mbiprodhim i urinës, që mund të jetë simptomë për kushte më serioze. Urinimi i tepruar, i quajtur poliuria, është kur ju shkarkoni më shumë se 2.5 litra në ditë. Kjo mund të ndodhë sepse jeni duke pirë sasi të tepërt të lëngjeve, ose mund të jetë simptomë e diçkaje shumë më serioze: diabeti i tipit 2. Ajo gjithashtu mund të jetë një shenjë e infeksionit të fshikëzës, gurëve të veshkave, dështimit të veshkave dhe prostatës të zgjeruar tek meshkujt.

Sëmundjet – Një person që ka diabet të tipit 2 ka shumë sheqer në gjakun e vet. Veshkat reagojnë ndaj kësaj duke e nxjerrë atë nga gjaku dhe në urinë, gjë që rezulton në nevojën për të urinuar më shpesh.

Në mënyrë të ngjashme, nëse keni probleme me veshkat tuaja, siç janë gurët, atëherë ju do të urinoni më shpesh dhe problemi mund të ndryshojë mënyrën e funksionimit të veshkave. Nëse mendoni se urinoni më shumë se ç’është normale dhe filloni të vuani nga dhimbja e shpinës, humbja e peshës, djersitja natën, dobësia e këmbëve ose ethet, ju duhet të takoheni me mjekun tuaj. Sa më shpejt, aq edhe më mirë.

The post Mos e neglizhoni, sëmundjet që paralajmëron urinimi i shpeshtë gjatë natës appeared first on Albeu.com.

Ҫfarë i rrezikon më shumë flokët në verë, këshilla para se të shkosh në plazh
Stina e verës është një periudhë pushimesh dhe relaksi për trupin, por edhe për mendjen. Por flokët vuajnë më shumë gjatë kësaj periudhe, sepse janë në shumë orë të ditës të ekspozuar në diell dhe dëmtimi është gati i pashmangshëm. Uji i kripur i detit, rrezet e diellit, por edhe uji me klor i pishinave bëhet rrezik gjithmonë e më i madh për flokët gjatë sezonit të nxehtë.

Po si duhet t’i bësh gati flokët për plazh? Mëso disa truke.

1. Për të evituar prerjen e gjatësisë së madhe në fund të sezonit, para se të nisësh plazhin, këshillohet që flokët t’i presësh pak (majat) në mënyrë që të ulësh dëmtimin dhe djegien e mëtejshme gjatë ekspozimit në diell.

2. Një pikë tjetër e rëndësishme është lyerja e flokëve. Këshilla që jepet nga specialistët është gjithmonë e njëjtë: mos i lyej flokët para se të shkosh në plazh. Të harxhosh aq shumë orë në sallonet e bukurisë dhe menjëherë më pas të nisesh për pushime është me të vërtetë humbje kohe e panevojshme. Rrezet UV do ta ndryshojnë menjëherë ngjyrën e flokëve. Nëse gjatë ditëve të plazhit ke ndonjë mbrëmje të veçantë, parukierët këshillojnë të mbash me vete një spray flokësh për t’ua ndryshuar atyre ngjyrën për një mbrëmje.

3. Kujdesu që të kesh gjithmonë me vete shampo për flokët e thatë. Sido që t’i kesh flokët, rrezet e diellit i thajnë dhe i dëmtojnë shumë, kështu që me vete një shampo për flokët e thatë do të të vijë gjithmonë në ndihmë për t’i zbutur dhe për t’i pasur më të shëndetshëm.

4. Mbaj gjithmonë me vete spray zbutës. Mund të jetë një spruco me keratinë ose edhe të tjera për t’u dhënë flokëve shkëlqim, por edhe për t’i zbutur gjatë kohës që je në plazh. Mos e harro asnjëherë ta kesh me vete në çantën e plazhit.

5. Shall, shami ose kapele me vete. Mbaj gjithmonë një shall ose një shami për flokët në mënyrë që dëmi të mos jetë i madh. Shalli ose kapela parandalojnë rrezet e diellit të depërtojnë në flokë dhe të heqin ngjyrën.

Por mos harro, gjatë plazhit:

1. Laji flokët vetëm në darkë. Nëse nuk do që ngjyra e flokëve të zhduket në një kohë shumë të shpejtë nën efektin e rrezeve të diellit, atëherë laji flokët vetëm në darkë. Errësira të ndihmon që ngjyra e flokëve të ruhet, por në të njëjtën kohë, edhe kur i përdor në darkë detergjentët, veprimi i tyre në flokë, natën është më funksional.

2. Laji me ujë të ftohtë. Këshilla më e mirë e specialistëve për flokët gjatë sezonit të plazhit është larja me ujë të ftohtë. Për të bërë stabilizimin natyral të lëkurës së kokës mund t’i shpëlash me ujë të ftohtë dhe uthull molle.

The post Ҫfarë i rrezikon më shumë flokët në verë, këshilla para se të shkosh në plazh appeared first on Albeu.com.

6 rregulla të arta për ju që keni lëkurën e yndyrshme në zonën T
Ju keni mijëra gjëndra dhjamore në lëkurë. Këto gjëndra janë përgjegjëse për prodhimin e sebumit, ose vajit, i cili ndihmon në mbrojtjen dhe hidratimin e lëkurës.

Ndonjëherë, gjëndrat mund të prodhojnë shumë vaj dhe mund ta bëjë lëkurën të duket me shkëlqim ose të rrisë rrezikun e puçrrave. Nëse shihni që lëkura është e yndyrshme në zonën T, nuk jeni vetëm.

Çfarë është zona T?

Zona T në fytyrë përfshin: ballin, hundën dhe mjekrën.

Krahasuar me pjesën tjetër të fytyrës, zona T ka më shumë gjëndra vaji. Kjo është arsyeja pse ka tendencë të jetë më vajore dhe më e prirur për puçrra.

Si të kujdesesh për fytyrën e yndyrshme në zonën T

Si të kujdesesh për një lëkurë të tillë

1. Lani fytyrën çdo ditë

Një nga mënyrat më të mira për të kontrolluar një zonë T me vaj është të lani rregullisht fytyrën. Larja e fytyrës largon sebumin e tepërt, së bashku me qelizat e vdekura të lëkurës, bakteret dhe papastërtitë. Duhet ta lani fytyrën:

– në mëngjes, pasi të zgjoheni

– pas ushtrimeve ose stërvitjes

– në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat

2. Përdorni një pastrues të butë

Zgjedhja e pastruesit të duhur është çelësi për menaxhimin e vajit. Shikoni për larës pa vaj, që nuk bllokon poret dhe ka teksturë si shkumë. Shmangni larësit e ashpër të fytyrës, veçanërisht ato me alkool. Produktet që përmbajnë alkool mund ta thajnë lëkurën, gjë që do t’i bëjë gjëndrat dhjamore të prodhojnë edhe më shumë vaj.

3. Vendosni kremin hidratues çdo ditë

Nëse mendoni se fakti që keni lëkurë të yndyrshme nuk duhet ta hidratoni, gaboheni. Nëse lëkura është e dehidratuar, prodhon më shumë vaj.

4. Përdorni makeup pudër dhe jo produkte të lëngshme

Nëse doni të përdorni përbërjen krem ose produkte të lëngshme, zgjidhni produkte pa vaj dhe që nuk bllokojnë poret.

5. Përdorni letra “thithëse” (blotting papers)

Letrat largojnë vajin e tepërt nga lëkura. Në mungesë të tyre, mund të përdorni edhe letra të zakonshme, por sigurohuni që të jenë të buta dhe mos e fërkoni lëkurën. Thjesht vendosini në zonën problematike dhe shtypini pak, por pa i tërhequr.

6. Mund të vendosni produkte trajtues për prodhimin e sebumit vetëm në zonat problematike, ndërsa në pjesën tjetër të vendosni produktet të tjera.

The post 6 rregulla të arta për ju që keni lëkurën e yndyrshme në zonën T appeared first on Albeu.com.