kufijtë kulturorë Archives - Albeu.com

Dashuria që sfidoi kufijtë kulturorë, historia e rrallë e çiftit që u shua në sulmin në Moskë
Një fotografi e një çifti të ri të pashëm u bë virale në mediat sociale, pas sulmit vdekjeprurës terrorist, që ndodhi javën e kaluar në një sallë koncertesh në Moskë.

Lilit Israelian me flokë të gjatë dhe të zinj që i binin mbi fustanin me lule, ishte armene. Bashkëshorti i saj, Vugar Huseynov, me flokë të zinj të prerë shkurt, ishte azerbajxhanas.

Të dy ata ishin ndër viktimat e sulmit të 22 marsit. Për shumë njerëz në Kaukaz, bashkë me ta u vra edhe një dashuri e rrallë.

“Të jesh armene dhe azer, të përballesh me të gjitha ato kundërshtime, të dashurohesh dhe të martohesh, është një gjë aq e rrallë. Dhe, pastaj, vijnë tre a katër terroristë dhe ua marrin jetën si të mos ishte asgjë. Zot, jepu atyre cepin më të bukur të parajsës”, shkroi një person në platformën X

Huseynov dhe Israelian punonin në Aeroportin Ndërkombëtar Vnukovo të Moskës.

Kompania e shërbimeve të aviacionit, UTG, tha se Huseynov ishte punonjës aktual, ndërsa Israelian kishte punuar më herët. Familja e saj u tha mediave ruse se çifti kishte një fëmijë një a një vjeç e gjysmë.

Për historinë e çiftit u raportua pak, por mund të thuhet me siguri se ai duhet të jetë përballur me rezistencë të fortë nga komunitetet përkatëse.

Në një anketë të vitit 2009, 92 për qind e armenëve thanë se do të kundërshtonin martesën e një gruaje armene me një burrë azerbajxhanas.

Shifra përkatëse në mesin e azerbajxhanasve për armenët ishte 99 për qind.

Në kohët sovjetike, martesat mes armenëve dhe azerëve ishin më të zakonshme në vendet me popullsi të mëdha të përziera, si kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, ku armenët etnikë përbënin midis 10 dhe 20 për qind të banorëve.

Martesat e përziera ishin “ikonë e kozmopolitizmit të Bakusë”, shkroi Laurence Broers, bashkëpunëtor në Programin e Rusisë dhe Euroazisë në Institutin Chatham House, me seli në Londër.

Por, kur shpërtheu konflikti për territorin e Nagorno Karabakut dhe kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, kjo epokë e bashkëjetesës në Armeni dhe Azerbajxhan mori fund.

Pothuajse të gjithë armenët etnikë u larguan nga Azerbajxhani ose u dëbuan dhe anasjelltas. Ata pak që mbetën, ishin zakonisht njerëz me martesa të përziera ose fëmijë të tyre, që, në shumë raste, e mbanin të fshehtë këtë aspekt të jetës së tyre. Në vendet ku armenët dhe azerët vazhduan të jetonin si fqinj, sikurse Gjeorgjia apo Rusia, martesat e përziera ndodhin ende, por janë jashtëzakonisht të rralla.

Rusia nuk mban të dhëna për martesat në bazë të përkatësisë etnike, çfarë e bën të pamundur të dihet se cili është numri i çifteve armene-azerbajxhanase.

“Unë jam gjysmë armen dhe gjysmë azerbajxhanas dhe jam krenar për këtë. Ky është lajm aq drithërues”, shkroi një përdorues i rrjetit Reddit, pas vrasjes së çiftit.

“Kanë mbetur shumë pak çifte të tilla. Çfarë bote mizore! Pushofshin në paqe dhe fëmija i tyre u rrittë duke e ditur se dashuria e mamasë dhe e babait të tij, sfidoi kufijtë kulturorë për ta sjellë atë në jetë. Shpresoj që fëmija i tyre të rritet i shëndetshëm, i fortë dhe krenar për rrënjët e tij”, shkroi ai.

Përveç historisë së tij të rrallë familjare, Huseynov u veçua edhe për trimërinë e tij gjatë sulmit. Videot nga dëshmitarët okularë e kapën atë duke u përpjekur t’i përdorte tavolinat e përmbysura për të mbrojtur gruan e tij dhe viktimat e tjera, si dhe për t’i frenuar sulmuesit.

“Kolegët e përshkruajnë Vugarin si të shkathtë dhe të sjellshëm”, shkroi kanali rus në Telegram, Mash, i cili ishte i pari që raportoi për identitetin e Huseynovit dhe Israelianit.

Pas përhapjes së lajmit për fatin tragjik të çiftit dhe të së paku 137 njerëzve të tjerë që u vranë, mes reagimeve të pikëllimit kishte edhe komente të vrazhda që pasqyronin rivalitetin e rrënjosur, si pasojë e luftërave të përsëritura dhe dhunës etnike që nga vitet 1990.

“U martua me një armene dhe e zuri karma”, shkroi një komentues në një faqe të Azerbajxhanit në Telegram.

“Si ia dhanë vajzën turkut? A janë edhe ata azerbajxhanas?”, shkroi një tjetër komentues në një faqe armene, duke iu drejtuar kështu për shkak të lidhjeve të ngushta gjuhësore dhe historike mes azerbajxhanasve dhe turqve.

Por, komentet e tilla morën shpejt kundërpërgjigje.

“Le të bëjë kujtimi i tyre paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Jo më luftëra në shekullin 21. Pushofshin në paqe motra ime armene dhe bashkëshorti i saj azerbajxhanas”, shkroi një tjetër. “Mos lejoni që bota politike të na shkatërrojë”.

The post Dashuria që sfidoi kufijtë kulturorë, historia e rrallë e çiftit që u shua në sulmin në Moskë appeared first on Albeu.com.