kufij Archives - Albeu.com

Australia hap kufijtë për të vaksinuarit
Australia ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për turistët e vaksinuar dhe personat tjerë që kanë viza, për herë të parë në gati dy vjet.

“Nëse jeni të vaksinuar plotësisht, mezi ju presim sërish”, ka thënë kryeministri, Scott Morrison.

Rihapja, që do të ndodhë më 21 shkurt, do të mirëpritet nga shumë sektorë, përfshirë edukimin ndërkombëtar.

Australia ka zbatuar disa prej masave më të rrepta kufitare gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në mars të vitit 2020, Qeveria ka mbyllur kufijtë.

Shumicës së të huajve u është ndaluar hyrja me qëllim të luftimit të pandemisë.

Morrison ka thënë se ata që hyjnë në Australi duhet të kenë dëshmi të vaksinimit.

“Ky është rregulli. Secili duhet ta zbatojë atë”, ka shtuar ai.

Udhëtarët e pavaksinuar, të cilët kanë arsye shëndetësore pse nuk janë imunizuar, duhet të sigurojnë përjashtim nga rregulli i vaksinimit, dhe nëse ia dalin, duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës.

Sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins, autoritetet australiane kanë regjistruar më shumë se 2.7 milionë raste me koronavirus dhe 4,248 viktima.

Rreth 80 për qind e popullsisë është e vaksinuar plotësisht./REL

The post Australia hap kufijtë për të vaksinuarit appeared first on Albeu.com.

Yuri Kim nga Kakavija: Të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë e pranishme ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka vënë theksin në sigurinë e kufijve, duke nënvizuar se kemi të bëjmë me sigurinë globale. Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA-mbetet e palëkundur dukë mbështetur zbatimin e ligjit në Shqipëri. Yuri Kim t

‘Ministër Çuçi, ambasadori Filipi dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është kënaqësi që jam këtu. Kufijë të siguritë nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë apo shtetet fqinjë si Greqi, por janë për sigurinë globale.

‘Angazhimi i vendosu i qeverisë së SHBA-së për zbatimin e ligjit është i palëkundur është këtu tani dhe do të jetë gjithmonë. Angazhimi i vendosur i SHBA-së për forcimin e ligjit në Shqipëri është i palëkundur. Ne nuk jemi vetëm në zotimin tonë për të rritur kapacitetin tonë në këtë fushë jetike, por punojmë ngushtë me BE-në dhe Greqinë për të forcuar sigurinë e kufijve.  Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i drogës, dhe kontrabandës së njerëzve është i rëndësishëm për sigurinë. Konfiskimet e fundit në kufij janë një tregues i mirë dhe pajisjet që kemi dhuruar kanë shërbyer. Policia kufitare duhet të punoj së bashku me agjencitë e tjera të ligjzbatimit nëse duam të luftojmë elementët kriminale. Trafikimi i armëve, tregtitë e paligjshme i lidh diçka e përbashkët drejtohen nga kriminelë që janë të zgjuar dhe fuqishëm, prandaj në duhet të jemi më të zgjuar dhe pak më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë ligj zbatuese që të punojnë krah për krah në luftën kundër trafikimit të paligjshëm. SHBA do të vazhdojë që të qendrojë krah jush, në luftën kundër krimit dhe terrorizimit.’- tha më tej ambasadorja Yuri Kim.

The post Yuri Kim nga Kakavija: Të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve appeared first on Albeu.com.

Politikani gjerman i prerë: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë
Në intervistë me DW, politikani i partisë Të Gjelbrit, Manuel Sarrazin thekson rëndësinë e një politike të koordinuar gjermano-franceze për Ballkanin Perëndimor

DW: Zoti Sarrazin, në qarkullim është një e ashtuquajtur non-paper për një rregullim të ri me ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, pra në territorin e ish-Jugosllavisë. Çfarë mendoni ju për këtë?

Manuel Sarrazin: Kam bindjen e thellë se të gjitha këto lojëra mendimesh – për mendimin tim edhe teste – kanë nevojë për një refuzim të qartë nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë. Dhe unë jam shumë i lumtur, që ministri i Jashtëm Maas e ka formuluar aq bukur gjatë vizitës së tij në Kosovë se ideja e vizatimit të kufijve etnikë e ka vendin në koshin e historisë.

DW: Po kësaj radhe idetë e korrigjimit të kufijve po lancohen prej dhe me mbështetjen e anëtarëve të BE. Me sa duket brenda BE ka qëndrime të ndryshme dhe jo një refuzim të qartë…

Manuel Sarrazin: Së pari do të thoja se qëkur u shfaq diskutimi për këmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, në fakt ishte e qartë – ai u largua nga tryeza përkohësisht – se aktorë të caktuar do të përpiqeshin, që afër përfundimit të erës Merkel ta testonin përsëri, nëse qëndrimi gjerman mbetet vërtet po aq i fortë, sa ç’ishte mbajtur atëherë nga kancelarja. Dhe prandaj është në radhë të parë e rëndësishme që qeveria gjermane të mbajë një qëndrim krejtësisht të qartë mbipartiak.

Unë mund të them për partinë time, se ky qëndrim është shumë i qartë. Edhe Annalena Baerbock, për shembull, e theksoi personalisht edhe një herë këtë qëndrim në përvjetorin e përvjetorit të masakrës së Srebrenicës. E dyta është, se na thuhet që kjo letër nuk vjen nga qeveria sllovene. Ndërkaq ka zëra, se njerëz të caktuar nga qeveria sllovene mund të kenë shkruar në të. Dhe unë e konsideroj këtë një zhvillim vërtet të rrezikshëm, të cilit i duhet përgjigjur me një angazhim të fortë nga Parisi dhe Berlini në Ballkanin Perëndimor.

DW: Të hënën e ardhshme (10 maj 2021) ministrat e Jashtëm të BE do të merren përsëri me Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm Sllovenia po ndjek kursin e vet, por edhe nga Franca dhe vende të tjera kanë vazhdimisht pengesa për të mbajtur premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor, si në çështjet e bisedimeve të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë apo liberalizimin e vizave për Kosovën ..

Manuel Sarrazin: Mendoj se është e rëndësishme që perspektiva e BE nuk ka qenë vetëm përgjigjja për luftërat e viteve nëntëdhjetë, por duhet të jetë përgjigjja e denjë për t’iu kundërvënë ideve të non-paper të tillë, ideve të rindarjes etnike. Dobësia e BE prezantohet nga njëra anë përmes një përçarjeje të mundshme në qendrimet e BE, por edhe përmes mungesës së besueshmërisë, që ne vërtet duam ta çojmë përpara me të gjitha forcat procesin e zgjerimit. Prandaj është tejet e rëndësishme që të zhvillohen negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, që ne të forcojmë përsëri besueshmërinë në BE. Nëse bëhen premtime të mbahen. Kosova i ka përmbushur prej kohësh kriteret teknike për liberalizimin e vizave. Kjo është arsyeja, pse ne po angazhohemi te qeveria gjermane, por edhe te partnerët tanë evropianë, që të miratojnë sa më parë liberalizimin e vizave. Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm për rajonin se progresi është i mundshëm dhe gjithashtu një sinjal në të mirë të paqes në Kosovë.

DW: Po edhe për këtë mungon konsensusi në BE. Ndoshta, duke patur parasysh bllokadat e brendshme të BE, nevojitet një qasje e re për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Manuel Sarrazin: Nuk jam i sigurt që tani, që kemi adaptuar procedurën e zgjerimit, na duhen si të thuash procedura të reja. Por mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që angazhimi i Berlinit dhe Parisit të theksohet sërish dhe të krijohet edhe ndjesia se Berlini dhe Parisi duan të punojnë ngushtë së bashku me partnerët e tyre në rajon. Gjëja e dytë e rëndësishme është që ta bëjmë të qartë pa ekuivoke, se BE e di, se po përpiqet, nëse ndërhyn për zgjidhje, këto zgjidhje nuk duhet të kontribuojnë për ashpërsimin e linjave të ndarjes etnike.

Dhe ky duhet të jetë standardi, që duhet formuluar shprehimisht, për shembull në veprimtarinë e BE lidhur me reformën e ligjit zgjedhor në Bosnjë dhe Hercegovinë: Çdo zgjidhje Brukseli dhe kryeqytetet evropiane duhet ta masin me faktin, nëse i shërben qëllimit për më pak ndarje etnike, apo nëse arrin ndoshta madje të kundërtën.

DW: Kur jemi te Bosnjë-Hercegovina: Si duhet të funksionojë ajo brenda kornizës së Dejtonit, e cila çimenton etnizimin e politikës boshnjake? A kemi nevojë për një Dayton 2?

Manuel Sarrazin: Unë i kuptoj të gjithë ata, që do të dëshironin një hap të madh, sepse të gjithë e dinë se Dejtoninë 1995 i dha fund luftës, por natyrisht me strukturën dhe historinë e krijimit nuk mund t’i përgjigjet plotësisht problemit të vendit. Por në situatën aktuale gjeopolitike dhe konstelacionin e aktorëve me ndikim në Bosnjë, nuk mendoj se është realiste dhe as strategjike të përpiqesh të negociosh tani për një marrëveshje të madhe. Unë mendoj se duhet të përqendrohemi për të përshtatur kushtetutën e vendit, që t’i përgjigjet vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ky duhet të jetë interesi i të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës dhe më vonë si pasojë e kësaj të induktohet një reformë e ligjit zgjedhor, që të shërbejë me të vërtetë për të reduktuar ndarjen etnike të vendit dhe për të përmirësuar qasjen në zgjedhje edhe të njerëzve, që nuk duan të përfshihen në një prej grupeve etnike. Një Dayton të madh 2 për momentin nuk do të doja ta prekja me dorë.

DW: Para disa ditësh 250 intelektualë dhe ndikues të opinionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor botuan një letër apeli, në të cilën ata jo vetëm që shprehin kundërshtimin për ndryshimet e kufijve, por akuzojnë edhe BE se po mban anën e lojtarëve të gabuar dhe se po mbështet stabilokratët, të cilët janë pjesë e problemit. A jeni dakord me autorët?

Manuel Sarrazin: Po shohim më shumë se kurrë, që aktorë të caktuar politikë në rajon nuk i drejtojnë më axhendat e brendshme politike me synim prioritar anëtarësimin në BE. Dhe kjo nga njëra anë sigurisht që është politikisht e gabuar, por në disa raste nuk mund t’ua marrësh për keq, nëse ata kanë ndjesinë se shpërblimi nuk po vjen, kur konfontohesh me proceset shumë të vështira, ndonjëherë shumë të dhimbshme të reformave dhe pastaj nuk merr nga BE shpërblimet e e premtuara, si hapja e negociatave të pranimit.

Pikërisht lidhur me lirinë e shtypit, shumëllojshmërinë e peizazheve politike në shumë vende të rajonit, shohim vitet e fundit një trend të kthimit prapa, që bie në kundërshtim me rrugën drejt BE-së. Mendoj se për këtë arsye ne si Bashkim Evropian duhet të fillojmë që në rajon të mos investojmë më vetëm në drejtim të kapitujve të negociatave dhe diskutimeve me qeveritë, por të punojmë më shumë edhe në mendësinë e njerëzve: të hyjmë në kontakt direkt me shoqërinë civile atje. Për të forcuar si të thuash rolin e tyre në proceset e veprimit politik edhe përballë partive të mëdha. Për këtë natyrisht është e rëndësishme që, kur BE si e tillë përfshihet në procese, që adresojnë reformat zgjedhore si në Bosnjë, transparenca dhe sinqeriteti i procedurës janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Nuk besoj se BE është në gjendje të ‘ndërmjetësojë’ me sukses marrëveshjet prapa skene si të thuash mes personaliteteve politike, sepse për mendimin tim politikanët e rrahur me vaj e me uthull nga rajoni janë ndonjëherë më të shkathët se diplomatët evropianë, kur vjen puna për organizimin e marrëveshjeve prapa skenës. Këtë e them me respekt, por patjetër negativisht.

DW: Si e shihni idenë e Mini Schengenit, së paku lirinë e lëvizjes dhe transportit brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor, si ide integruese dhe mbase një ide që mbështet pajtimin dhe njohjen e ndërsjellë?

Manuel Sarrazin: Unë e kam parë gjithmonë në radhë të parë si aksione PR nga disa kryetarë qeverish dhe deri tani nuk kam ndjesinë se negociatat për këtë do të çojnë në sukses të shpejtë. Pikërisht edhe kur bëhet fjalë për çështjen, se në ç’masë një integrim i tillë rajonal lehtëson hapat drejt integrimit në BE apo ndoshta në fund i bën më të vështira, sepse sigurisht duhet të bazohet në përcaktimet ligjore, që ofron “Acquis communitaire” (përfshin tërësinë e ligjeve, akteve ligjore dhe vendimeve gjyqësore që konstituojnë drejtësinë në Bashkimin Europian, shën red.). Por përshtypja ime është, se projekti deri tani nuk është bërë ende një shembull i ndritshëm i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal.

The post Politikani gjerman i prerë: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë appeared first on Albeu.com.

Greqia pritet të hapë kufijtë për shqiptarët më 14 maj, si mund të udhëtoni
Greqia pritet të hapë pas më shumë se një viti kufijtë tokësorë dhe ajrorë për shqiptarët më 14 maj. Burime nga Ministria e  Jashtme i thonë Gazetës Si se me nisjen e sezonit turistik, vendi fqinj do të lejojë hyrjen e qytetarëve nga vendi ynë, duke hapur pikën kufitare të Kakavijës. Megjithatë, rregullat e kalimit të qytetarëve mësohet se po negociohen nga autoritetet shëndetësore të dy vendeve. “Për të kaluar në Greqi, qytetarët do të duhet të dorëzojnë një tampon, ose një dokument që tregon  se janë vaksinuar apo e kanë kaluar Covid-19”, thonë burimet.

Dokumenti, i cili do të shërbejë si certifikatë vaksinimi, do të printohet nga e-Albania, por nuk është ende e qartë nëse është përditësuar apo përshtatur sipas standardeve europiane. Burime nga Ministria e Jashtme theksojnë se kushtet e sigurisë për lëvizjen e qytetarëve dhe certifikata e vaksinimit i është lënë në dorë Ministrisë së Shëndetesisë. Përveç datës së vaksinimit dhe emrit të vaksinës, certifikata duhet të përditësohet në mënyrë që të përmbajë po ashtu të dhëna për testet seriologjike, në mënyrë që qytetarët të mund të udhëtojnë edhe nëse kanë fituar imunitet në mënyrë natyrale ose nuk janë të infektuar.

Maqedonia e Veriut mësohet se ka përditësuar certifikatën e vaksinimit në mënyrë që të mos ketë vonesa në lëvizjen e qytetarëve me hapjen e kufijve.

Ata që nuk janë vaksinuar nga ana tjetër do të duhet të kenë rezultatet e testit PCR të bërë deri në 72 orë para udhëtimit dhe ata me temperature më të lartë se normalja do t’i nënshtrohen një tjetër testi të shpejtë në kufi. Greqia vendosi një javë më parë që testi i detyrueshëm PCR për hyrjen në Greqi vlen edhe për fëmijët nën moshën pesë vjeç, por nuk është ende e qartë nëse do të hiqet apo jo me hapjen e kufijve.

Pas disa muajsh izolimi të pjesshëm, Greqia ka hequr në prill masat kufizuese për udhëtarët nga BE dhe pesë vende të tjera, përfshirë Serbinë, por jo vendin tonë.

Ndërkohë, kufijtë me Serbinë u hapën në mes  të prillit, falë një marrëveshje të lidhur mes dy vendeve disa javë më parë. Greqia, e cila po përpiqet të shpëtojë sezonin turistik, ka lidhur një sërë marrëveshjesh me vende si Izraeli, Britania, Emiratet Arabe, SHBA dhe Serbia, për të pranuar turistët e huaj vetëm me certifikatë vaksinimi dhe një tampon negativ.

Lajmi i mirë është se së fundmi autoritetet greke njoftuan se do të pranojnë të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Serbia, madje edhe për dozat e vaksinave që nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), të tilla si vaksinat ruse dhe kineze, duke mos kufizuar kështu shqiptarët e vaksinuar me Sputnik apo Sinovac. Shqipëria ka nisur vaksinimin masiv me vaksinën kineze Sinovax dhe planifikon që muajt e ardhshëm të marrë 1 milionë vaksina kineze, duke vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë aktive.

Greqia ka mbyllur kufijtë tokësorë për më shumë se një vit për shqiptarët. Vendimi është vendosur vitin e kaluar, gjatë karantinës së parë në mars dhe prej atëherë zgjatet çdo dy javë. Të shtunën Greqia zgjati deri më 14 maj mbylljen e kufijve tokësore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,

Vendkalimi kufitar i Kakavijës me Shqipërinë punon nga ora 07.00 deri në orën 19:00 dhe lejohet hyrja e vetëm disa kategorive të caktuara, me test negativ ose me test të shpejtë të bërë nga autoritetet greke. Nga kjo pikë kufitare nuk lejohet kalimi i më shumë se 400 personave në ditë, të cilët janë të detyruar të qendrojnë në karantinë 14 ditë.

Po ashtu Greqia po lejon hyrjen e shqiptarëve për arsye absolutisht të domosdoshme profesionale ose mjekësore, për të cilat kanë edhe vërtetimet e nevojshme, për kamionët transportues, si dhe për tranzit të automjeteve të cilët i takojnë personelit diplomatik, ushtarak ose administrativ të vendeve anëtare të BE-së.

Po ashtu, Greqia ka ndaluar edhe udhëtimin me avionë drejt vendit fqinj, edhe pse para disa ditësh njoftoi se do të lejonte udhëtimet ajrore nga vendet e treta. Të vetmit që mund të udhëtojnë me avion drejt vendit fqinj janë rezidentët, personeli mjekësor, diplomatët dhe punëtorë sezonalë bujqësorë.

The post Greqia pritet të hapë kufijtë për shqiptarët më 14 maj, si mund të udhëtoni appeared first on Albeu.com.