kualifikohet Archives - Albeu.com

Një tjetër kombëtare kualifikohet zyrtarisht në Botëror
Kombëtarja e Ganës, ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2026, pasi e ka përfunduar fazën kualifikuese si kryesuese të Grupit 1, duke u bërë kështu skuadra e 21-të që siguron një biletë për në Botëror.

Gana vulosi kualifikimin me një fitore vendimtare ndaj Komoreve në shtëpi, në javën e 10-të të kualifikueseve, duke siguruar pjesëmarrjen për evenimentin më të madh të futbollit botëror.

Mohamed Kudus, ylli i Totenham , shënoi golin e mbrëmjes që vulosi suksesin.

Me këtë sukses, Gana i bashkohet listës së vendeve afrikane që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 — një moment krenarie për katër herë kampionët e Afrikës, të cilët do të marrin pjesë për herë të pestë në historinë e tyre në turneun më prestigjioz.

The post Një tjetër kombëtare kualifikohet zyrtarisht në Botëror appeared first on Albeu.com.

E rrallë/ Ekipi i një fshati kualifikohet për në Europa League 2026-27
Ata vijnë nga një nga vendet më të largëta në kontinent, duke luajtur në nivelin e dytë deri dy vjet më parë, dhe janë skuadra e parë që kualifikohet për Europa League 2026-27.

Kjo është Vestri IF e Isafjordur, e cila gjatë fundjavës fitoi Kupën e Islandës 2025, e cila u zhvillua më shpejt në verë, për shkak të strukturës së veçantë të kalendarit nordik të futbollit, që garanton kualifikimin evropian, por në një kohë jashtë ritmit me kalendarin normal evropian.

Fitorja përfundimtare kundër Valur, ekipit më të suksesshëm të vendit, përfaqësoi një triumf historik për shumë arsye.

Para së gjithash për shkak të historisë së Vestrit, e cila bazohet në skajin më të largët të ishullit: fjordet veriperëndimore, një rajon i prerë nga “Unaza”, rruga që shkon si një unazë rreth vijës bregdetare të ishullit, një pikë referimi kyçe për vendasit dhe turistët.

Isafjordur, kryeqyteti rajonal, një fshat me pak më pak se 3.000 banorë, mund të arrihet me tokë nga Unaza nëpërmjet një rruge degëzuese prej 300 kilometrash, pjesa më e madhe e së cilës është ende e pashtruar.

Një alternativë e mundshme është aeroporti, përveç se ulja në pistën e Isafjordur konsiderohet – shikojeni në YouTube për ta besuar – një nga më të rrezikshmet dhe spektakolaret në botë.

Shkurt, duhet të jeni vërtetë të motivuar për të jetuar atje, e lëre më për të luajtur futboll.

Nuk është rastësi, që ekipet lokale gjithmonë kanë pasur fat të keq, të paktën derisa u bashkuan në vitin 2016 për të krijuar një klub të vetëm shumësportiv të quajtur Vestri IF.

Nga niveli i tretë i futbollit islandez, ekipi Isafjordur u ngjit në vendin e dytë në vitin 2019 dhe më pas, në vitin 2023, zbarkoi në Úrvalsdeild, divizioni i parë, ku, pasi mezi i mbijetuan vitit të parë, aktualisht po gëzojnë një pozicion të fortë në mesin e tabelës në këtë ligë.

Por ishte në Kupën e Islandës që Vestri arriti kryeveprën e saj, duke mposhtur kampionët e Breidablik në raundin e 16-tave dhe duke jetuar ëndrrën e saj deri në aktin e fundit, e cila u zgjidh nga një gjuajtje e mrekullueshme nga jashtë zonës nga 24-vjeçari danez Jeppe Pedersen, një ish-lojtar në Superligën daneze me Aalborg dhe një nga shumë të huajt në skuadrën e Daniel Osafo-Badu.

Londinezi 38-vjeçar me origjinë ganeze studioi në Universitet dhe luajti në ligat amatore angleze përpara se të niste një aventurë islandeze në moshën 23-vjeç, duke gjetur një karrierë gjysmë-profesionale dhe mbi të gjitha, mundësinë për të krijuar një familje.

Emri në kopertinë, megjithatë, është një tjetër: Arnor Borg Gudjohnsen, një mbiemër që bën histori në futbollin islandez.

Mesfushori 25-vjeçar është djali i ish-sulmuesit të Chelseat dhe Barcelonës, si dhe nipi i një lojtari të talentuar dhe vëllai i tre lojtarëve profesionistë që luajnë në të gjithë Evropën.

Nga të katër, ai ka pasur karrierën më pak të suksesshme deri më tani, por fitorja e Kupës i hap dyert drejt Evropës atij dhe shokëve të tij të ekipit.

Një nga vendet më të largëta në kontinent po përgatitet për një vit pritjeje, duke pritur një debutim në raundet paraprake të Europa League që është i destinuar të hyjë në histori./Noa.al

The post E rrallë/ Ekipi i një fshati kualifikohet për në Europa League 2026-27 appeared first on Albeu.com.

Luiza Gega kualifikohet për në finalen e madhe në Europianin e Atletikës
Luiza Gega, i ka kaluar me sukses kualifikueset e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian të atletikës, aktivitet që po mbahet në Romë.

Gega zhvilloi një garë taktike, duke u renditur e teta në baterinë e saj me kohën 9:35.77, rezultat që i mundësoi kalimin në finalen që do të mbahet mbrëmjen e së dielës në orën 22:00, duke vijuar kështu të bëjë histori me paraqitjet e saj në evenimentet më prestigjioze të atletikës.

Kujtojmë që Luiza Gega, vjen në këtë aktivitet si kampione në fuqi e Europës dhe me rekord kompeticioni, pas asaj paraqitje fenomenale të dy viteve më parë në Mynih.

Gega gjithashtu, është e kualifikuar me normë edhe në Lojërat Olimpike që do të nisin muajin e ardhshëm në Paris.

Ndërkohë sot në Europian, konkurroi gjithashtu edhe Izmir Smajlaj në kualifikueset e garës në kërcim së gjati.

Ndonëse shënoi rezultatin e tij më të mirë sezonal, 7.78 metra, kampioni shkodran nuk arriti të shkonte në finale.

The post Luiza Gega kualifikohet për në finalen e madhe në Europianin e Atletikës appeared first on Albeu.com.

Shqipëria kualifikohet sërish në Europian, UEFA “duartroket” kuqezinjtë
Shqipëria ka nisur festën pas kualifikimit në Euro 2024. Vetë faqja e UEFA-s ka përgëzuar këtë arritje të kuqezinjve, me një postim në rrjetet sociale.

“1-1 kundër Moldavisë. Shqipëria siguron biletën për në “EURO 2024. Vlerësimë dhe urime”, shkruan UEFA në Facebook.

Deri më tani kemi grumbulluar 14 pikë dhe me një fitore eventuale ndaj Ishujve Faroe, mbyllim kualifikueset me 17 pikë.

The post Shqipëria kualifikohet sërish në Europian, UEFA “duartroket” kuqezinjtë appeared first on Albeu.com.

Ka ende shpresë, si mund të kualifikohet Kosova në kampionatin Europian (SKENARËT)
Mbrëmë u luajt ndeshja tjetër e prapambetur e grupit I të kualifikueseve të Evropianit 2024, Izrael-Zvicër, me sfidën që përfundoi në barazim 1-1. Dhe tashmë kemi këtë renditje në grup: Zvicra 16 pikë, Romania 16, Izraeli 12, Kosova 10, Bjellorusia 6 dhe Andorra 2.

Po t’i hedhim një sy renditjes, në garë për në Gjermani mbetet ende edhe Kosova. Po si mund të kualifikohet Kosova? Dardanët duhet të dalin me pikë të plota ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, në mënyrë që të luajnë shanset e tyre për Euro 2024.

Pra, Kosova duhet të fitojë në Zvicër dhe të mposhtë edhe Bjellorusinë. Gjithashtu, duhet të shpresojë që Rumania të mundë Zvicrën dhe të barazojë ose fitojë ndaj Izraelit. Në rast të një kombinimi të tillë, atëherë Rumania do të renditej e para dhe Kosova e dyta.

Një tjetër skenar është edhe skuadra e tretë më e mirë në të gjitha grupet, por sërish do të duheshin dy fitoret në dy ndeshjet e fundit, madje edhe kjo mund të mos mjaftonte. Me pak fjalë, probabiliteti është shumë i vogël, objektivi më real mbetet vendi i tretë në grup për t’u renditur në renditjen e FIFA-s dhe që shërben në shortet e të tjera.

The post Ka ende shpresë, si mund të kualifikohet Kosova në kampionatin Europian (SKENARËT) appeared first on Albeu.com.