kthen Archives - Albeu.com

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim në GJKKO dosjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro! Ja për çfarë bëhet fjalë
Këtë të enjte, Gjykata e Lartë, riktheu për rigjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen e Jorgo Goros. Vendimi është marrë pas ankimimit dhe rekursit që ka depozituar pala mbrojëse për ish-kryebashkiakun e Himarës.

Vendimi lidhet me sekuestrimin e pasurive të ish-kryebashkiakut:

“vendosi prishjen e vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr.25, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket pikës 4 të disponimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të paluajtshme, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues”, thuhet në vendim.

Goro është dënuar nga GJKKO për çështjen e tjetërsimit të tokave në zonën bregdetare të Himarës, teksa ka edhe një proces të dytë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

“JORGO GORO

VEZIR GJIKOKAJ

SHOQERIA AG.TCC SH.P.K.

Neni 248 e 25, 257/a paragrafi i dyte, te Kodit Penal          -//-

1.Mospranimin e rekursit të të gjykuarit Jorgo Goro, kundër vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.Prishjen e vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr.25, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket pikës 4 të disponimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të paluajtshme, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues”.

The post Gjykata e Lartë kthen për rigjykim në GJKKO dosjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro! Ja për çfarë bëhet fjalë appeared first on Albeu.com.

Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët (EMRAT)
Gjykata e Lartë, ka prishur vendimin e Apelit për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët lehtësuan dënimin për Dritan Dajtin.

Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese, duke kërkuar hetimin e tre gjyqtarëve.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008.

Por, në shkurt te vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin duke e dënuar atë me 25 vite burg.

Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, ç`ka uli dënimin e tij me 1/3.

Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha. Vendimi ishte i debatueshëm dhe madje në atë kohë shtyu prokurorin Klodian Braho të urdhëronte kontrolle në banesat e gjyqtarëve, nën dyshimin se ata mund të ishin përfshirë në korrupsion lidhur me vendimin lehtësues në favor të Dajtit.

Në operacionin e gushtit të 2009 për arrestimin e Dritan Dajtit, mbetën të vrarë efektivët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.

Në atë kohë, Dajti kërkohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

The post Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka reaguar pas seancës në Gjykatën e Posaçme, ku dosja ndaj tij për fshehje pasurie iu rikthye sërish SPAK-ut për hetime të mëtejshme.

GJKKO ktheu për të dytën herë në SPAK për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish-deputetit, Asllan Dogjani.

Këtë herë GJKKO i ka dhënë SPAK-ut 1 muaj kohë për disa veprime hetimore.

Duke folur për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Dogjani mohoi çdo përfshirje në korrupsion dhe e cilësoi të gjithë procesin si të dirigjuar politikisht.

“Pavarësisht se nuk do të jem në Parlament, unë jam deputet i popullit. Jam votuar nga 7 mijë qytetarë dhe do të jem gjithmonë në mbrojtje të interesave të tyre”, u shpreh Dogjani.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapjen e institucioneve dhe sistemit të drejtësisë, duke thënë se çështja ndaj tij është e fabrikuar për shkak të qëndrimeve të tij politike.

I pyetur nëse Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Dogjani refuzoi t’i përgjigjej drejtpërdrejt, duke ritheksuar akuzat ndaj Ramës: “Përgjegjësi duhet të mbajë Edi Rama për votat e vjedhura. Nuk është dëm vetëm për ne, por për qytetarët dhe për Shqipërinë”.

Në përmbyllje, Dogjani deklaroi se nuk do të tërhiqet përballë presioneve: “Kur më bëjnë presion, bëhem edhe më i fuqishëm”.

Asllan Dogjani: “Pavarësisht se nuk do të jem në Parlament jam deputet i popullit dhe atyre njerëzve që më kanë votuar, do të bëj gjithçka për ta. Edi Rama ka kapur gjithçka, ka kontrolluar gjithçka. Ka kapur edhe sistemin e drejtësisë. Sot është bërë një seancë normale, erdhi organi i akuzës për veprimet që i kishte lënë Gjykata. Gjykata i tha do kryesh edhe detyra të tjera e do vish pas 1 muaji. Kjo çështje është dirigjuar nga Edi Rama. Nuk jam këtu se kam bërë korrupsion, por se po fole kur është Edi Rama në pushtet është krim. Por unë nuk dorëzohem”.

Pyetje: A duhet të mbajë përgjegjësi Sali Berisha për 11 majin?

Asllan Dogjani: “Përgjegjësi duhet të mbajë Edi Rama për votat e vjedhura. NUk është dëm vetëm për ne, por për qytetarët, për Shqipërinë. Ne nuk do të dorëzohemi. Jam votuar nga 7 mijë qytetarë, do të jem zëri i tyre. Do të jem në mbrojtje të tyre. Pavarësisht dhunës dhe presioneve, por kur më bëjnë presion jam edhe më i fuqishëm”.

The post GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion appeared first on Albeu.com.

U dorëzuan në polici dhe i liroi gjykata e Durrësit/ Apeli prish vendimin, kthen 2 vëllezërit Farruku në burg
Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur në fund të muajit Mars të rrëzojë vendimet e Gjykatës së Durrësit, që linte në masën e “arrestit në shtëpi” dy vëllezërit Farruku, të cilët në Janar 2025 u dorëzuan vullnetarisht në policinë e Durrësit.

“Ora News” ka mësuar se në datën 24 dhe 27 Mars 2025, në Gjykatën e Apelit Tiranë, është zhvilluar seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë për dy vëllezërit nga Durrësi, të cilët drejtojnë klanin kriminal “Farruku”.

Të dy vëllezërit Kreshnik dhe Erneo Farruku, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Pas disa vite qëndrim në kërkim, në muajin Janar 2025 ata u vetëdorëzuan në polici dhe pas tre ditësh gjykata e Durrësit, urdhëroi lirimin e tyre dhe qëndrimin e tyre në masën e “Arrestit në shtëpi” deri në pritjen e ardhjes së dosjes nga Italia.

Ky vendim i gjykatës është ankimuar nga prokurori i Durrësit dhe pas shqyrtimit të rastit, Gjykata e Apelit Tiranë, vendosi të ndryshojë masën e “arrestit në shtëpi”, duke kthyer dy vëllezërit në masën e “arrestit në burg”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, është ekzekutuar pak ditë më parë nga policia, ku dy vëllezërit Farruku tashmë do vijojnë të qëndrojnë në burg jo vetëm për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tyre nga SPAK por edhe për shkak të një vendimi të ri të marë nga Gjykata e Apelit Tiranë.

The post U dorëzuan në polici dhe i liroi gjykata e Durrësit/ Apeli prish vendimin, kthen 2 vëllezërit Farruku në burg appeared first on Albeu.com.

Policia kthen 19-vjeçaren në vendngjarje, tregon dinamikën e vrasjes së babait
Vajza që shihni në foto, është 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila kreu krimin e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku vrau babanë e saj dhe e groposi në kasollen e shtëpisë.

Në pamjet e siguruara, duket 19-vjeçarja në momentin që po rrëfen krimin para hetuesve, duke dhënë detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes.

19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila ka pranuar se ka vrarë të atin Pëllumb Meta, është dërguar pranë banesës së saj me policë.

Ajo ka thënë se e ka vrarë të atin me armën pistoletë që e kishte pa leje, por ende arma nuk është gjetur, ndërsa policia vijon kërkimet.

The post Policia kthen 19-vjeçaren në vendngjarje, tregon dinamikën e vrasjes së babait appeared first on Albeu.com.