ksoove Archives - Albeu.com

Tensionet në Veri të Kosovës, Prishtina pret heqjen e barrikadave nga KFOR
Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë të Kosovës, të mbajtur të hënën, Zyra e Kryeministrit theksoi se Qeveria e Kosovës është ende “në pritje të veprimeve nga KFOR-i” për heqjen e barrikadave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim të Këshillit të Sigurisë të Kosovës lidhur me situatën në veri, në ditën e 17-të që nga ngritja e barrikadave në atë pjesë.

Barrikadat u ngritën në shenjë proteste nga disa serbë lokalë pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq – i akuzuar për sulmin në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në komunikatën për media thuhet se gjatë këtyre 17 ditëve, Qeveria e Kosovës “ka pasur komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in” dhe përsëritet se edhe pse “Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar”, qeveria është në pritje të KFOR-it.

“[Gjatë takimit] u tha se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale, ndërsa u potencua se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet më tutje në këtë komunikatë.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Më 22 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nëse KFOR-i nuk vepron, Kosova do t’i heq barrikadat.

Në të njëjtën ditë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, paraqiti kushtet për heqjen e barrikadave gjatë një proteste në Rudarë. Ai kërkoi që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit gjithashtu thuhet se incidentet dhe sulmet ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it janë shkaktuar nga “strukturat ilegale dhe grupet kriminale, të koordinuar dhe mbështetura nga Qeveria e Serbisë”.

Të hënën, Policia e Kosovës e konfirmoi një sulm në fshatin Zupç të Zubin Potokut ndaj një ekipi gazetarësh të Klan Kosovës – ku si pasojë mbetën të lënduar dy gazetarë, ndërsa u shkaktuan edhe dëme materiale.

Një ditë më parë kishte pasur të shtëna edhe afër një patrulle të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të hënën ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.

Incidente të ngjashme janë raportuar edhe ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe ndaj një patrulle të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX./REL/

The post Tensionet në Veri të Kosovës, Prishtina pret heqjen e barrikadave nga KFOR appeared first on Albeu.com.

Dënohen dy të akuzuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënim me burg dhe gjobë ndaj dy të akuzuarve për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës.

Ish-punonjësi i Thesarit, Labinot Gruda, u dënua me 11 vjet burgim dhe me gjobë prej 8.500 eurosh, ndërkaq Kadri Shala me 10 vjet burgim dhe 33.000 euro gjobë.

Gruda dhe Shala, sipas aktgjykimit, duhet të t’ia kompensojnë Ministrisë së Financave dhe Transfereve, dëmin e shkaktuar në vlerë prej 2.077.995.90 euro.

Gruda u shpall fajtor për veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar, hyrje në sistemet kompjuterike, vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes dhe shpërlarje e parave. Shala u shpall fajtor për ndihmë në ndërlidhje me veprën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe për shpërlarje të parave.

Grudës po ashtu i është ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo në shërbim publik për gjashtë vjet dhe koha e kaluar në vuajtje të dënimit, nuk do t’i llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi plotësues.

Në aktgjykim u tha se dy të pandehurve do t’u konfiskohen paratë e ngrira nga gjykata, të cilat janë përfituar si pasojë e aktiviteteve kriminale. Këto mjete parash, u tha se duhet të transferohen në buxhetin e Kosovës.

Po ashtu është urdhëruar konfiskimi i disa automjeteve.

Të dënuarit kanë të drejtë të paraqesin ankesë kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Si u vodhën mbi 2 milionë euro nga Thesari?

Rasti i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit kishte ndodhur në tetor të vitit 2020.

Labinot Gruda, atëbotë punëtor i Thesarit të Kosovës, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës.

Njëri nga pronarët e këtij biznesi ishte edhe Kadri Shala dhe një person tjetër me inicialet V.Sh.

Prokruroria Speciale e Kosovës deklaroi vitin e kaluar se kishte arritur të ngrinte rreth 600 mijë euro që lidheshin me vjedhjen e rreth 2.1 milionë eurove nga Thesari i Kosovës. Po ashtu u tha se ishin ngrirë 34 llogari të bizneseve, ku besohej se ishin transferuar paratë.

The post Dënohen dy të akuzuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Ishte në krye të detyrës kur u publikua raporti i Dick Marty, gjenerali flet për DW se si po ndiqet procesi ne Hagë
Ish-komandanti i KFOR’it, gjenerali Erhard Bühler, i cili shërbeu në Kosovë nga viti 2010 deri më 2011, ishte në krye të detyrës kur u publikua raporti i zviceranit Dick Marty që akuzonte ish-krerët e UÇK-së për krime dhe tregti me organe njerëzore.

Ai thotë se i kanë shikuar arkivat dhe kanë provuar të gjejnë diçka nga këto akuza, por se nuk kanë hasur në të tilla.

Bühler u pyet nga DW për këtë çështje dhe për proceset në Hagë kundër ish-krerëve të ish-UÇK’së.

“Në kohën sa kam qenë unë komandat është publikuar raporti i zviceranit Dick Marty. Natyrisht që ne i kemi shikuar të gjitha arkivat dhe kemi bërë përpjekje që të gjejmë dëshmi konkrete për këto akuza, por nuk kemi gjetur. Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për këto pohime. Unë i njoh tre prej tyre dhe gjithmonë nisem nga parimi, se secili njeri është i pafajshëm deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Natyrisht që ne e kemi përcjellë edhe të gjithë debatin për këtë çështje dhe shpreh keqardhje për zgjatjen kaq të madhe të proceseve. Është për të ardhur keq edhe fakti që provat kanë qenë kaq të pakta në fillim të procesit, sa që tani prokuroria po detyrohet të bëjë hetime të tjera të shumta pas publikimit të aktakuzës së parë”, ka thënë ai.

The post Ishte në krye të detyrës kur u publikua raporti i Dick Marty, gjenerali flet për DW se si po ndiqet procesi ne Hagë appeared first on Albeu.com.