kryministri italian Archives - Albeu.com

Impianti për djegien e mbetutrinave shkas për krizën, Mattarella pranon dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella e pranoi dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi dhe shpërndau parlamentin. Si rrjedhojë pas 70 ditësh do të zhvillohen zgjedhje të reja për parlamentin e ri. Data e zgjedhjeve u caktua për më 25 shtator. “Situata politike çoi tek ky vendim”, tha Mattarella në një fjalim në televizion. Qeveria do të vazhdojë detyrën deri në ditën e zgjedhjeve.

Në parlament Draghi bëri të ditur synimin e tij për dorëheqje. Përpara deklaratës pati një duartrokitje të gjatë për Draghin. Shumë deputetë u ngritën në këmbë, kryeministri falenderoi parlamentarët me një “Grazie”.

Impianti për djegien e mbetutrinave shkas për krizën

Shkak për krizën qeveritare u bë mosmbështetja nga lëvizja Pesë Yjet (M5S) për kabinetin e kryeministrit të paparti dhe ish-kreu i Bankës Qendrore Europiane (BQE). Gjatë votimit para një jave anëtarët e partisë së qendrës së majtë që bashkëqeveris për shkak të mosmarrëveshjeve nuk e mbështetën paketën e ndihmës dhe as projektin e përfshirë në të, për djegien e mbetjeve në Romë. Kjo e futi në krizë koalicionin qeverisës. Draghi ofroi dorëheqjen qysh një javë më parë, por presidenti nuk e pranoi kërkesën e tij duke i kërkuar të flasë para senatit.

Të mërkurën në mbrëmje (20.07) Draghi ndonëse fitoi në senat votëbesimin me 95 vota pro dhe 38 kundër, kërkoi dorëhqjen, sepse partitë në koalicion M5S dhe konservatorët e Forza Italias abstenuan. Kreu 74 vjeçar i qeverisë dëshironte një mbështetje me shumicë të gjerë parlamentare.

Reagimet: shok dhe gëzim

Politika e Italisë u shpreh e shokuar, pa fjalë por edhe pjesërisht me gëzim. “Nuk kishte më kushte që të mund të vazhdohej një bashkëpunim në mirëbesim”, tha kryetari i Pesë Yjeve, Giuseppe Conte.

“Të rrëzosh qeverinë e Draghit do të thotë të jesh kundër Italisë dhe interesave të italianëve”, deklaroi kryetari i partisë socialdemokrate Enrico Letta. Ministri i Luigi Di Maio nga partia Insieme per il futuro (Bashkë për të Ardhmen) konstaton, se me këtë është vënë në rrezik e ardhmja e italianëve.

A do të vijë blloku i qendrës së djathtë në qeveri?

Kryetari i Legas Matteo Salvini bëri përgjegjëse për rrëzimin e qeverisë së Draghit partitë e qendrës së majtë: “Draghi dhe Italia janë viktimë e marrëzisë që zgjat prej ditësh të Pesë Yjeve dhe lojërave për pushtet të socialdemokatëve.” Kryetarja e partisë ekstremiste Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni, u gëzua nga rënia e qeverisë: “Nëse zgjithçka shkon mirë, atëherë për dy muaj do të kemi zgjedhjet dhe ne jemi gati”, tha ajo në Romë.

Vërtetë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund ta ndryshojnë pejzazhin politik të Italisë, sipas sondazheve të fundit. Ndërkohë partia Fratelli d’Italia ka avancuar në preferencën e zgjedhësve. Bashkë me Legan dhe Forza Italia blloku i qendrës së djathtë mund të tërheqë shumë njerëz dhe në fund ndoshta mund të krijojë edhe shumicën parlamentare.

Ministri largohet nga Forza Italia

Duke reaguar pas dorëheqjes së Draghit, ministri i deritanishëm i Administratës Publike, Renato Brunetta, u largua nga partia e tij Partei Forza Italia. “Nuk jam unë ai që po largohet, por është Forza Italia, ose thënë më mirë, ajo çfarë ka mbetur prej saj, e cila ka braktisur vetvehten”, shkruan Brunetta në Facebook. Duke mos i dhënë votëbsimin Draghit, „partia ime ka devijuar nga vlerat themelore të kulturës së saj”. Anëtarët e papërgjegjshëm të partisë kanë vënë interesat partiake mbi ato të vendit, dhe drejtuesit e partisë lejuan të nënshtrohen prej populizmit të shëmtuar duke sakrifikuar një mjeshtër si Draghi, vëren më tej Brunetta.

Reagime nervoze në bursën e Milanos

Paradite në sfondin e paqendrueshmërisë politike në ekonominë e tretë të BE-së tregjet e financave në Itali reguan me rënie të kurseve. Bursa në Milano pati përkohësisht gjatë ditës minus dy përqind. Suplementi i riskut për obligacionet dhjetëvjeçare shtetërore të Italisë u rrit dukshëm në raport me atë gjermane. Italia me borxhe të larta mund të kthehet në një rrezik për BE-në dhe euron, që mund të ndodhet nën presion./DW

The post Impianti për djegien e mbetutrinave shkas për krizën, Mattarella pranon dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi appeared first on Albeu.com.