Kryetarja e LSI-së Archives - Albeu.com

Përlotet Monika Kryemadhi, rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj
E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte e ftuar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila bëri një rrëfim të rrallë për jetën e saj profesionale dhe private.

Gjatë programit Monika u emocionua teksa mori një videomesazh nga një mike nga Amerika, e cila i dedikoi deputetes disa fjalë shumë të ndjera, teksa e falënderoi edhe për miqësinë e mirë që ato kanë ndër vite.

Monika tha se Paula është një person që ka hyrë vonë në jetën e saj, por është ajo e cila në momentin më të vështirë e nxori deputeten nga gjendja e rëndë emocionale, në të cilën ndodhej. “Kam kaluar shumë momente të vështira në jetë, me shëndetin, me vajzën Borën kur mjekët na thanë se ka vetëm një javë jetë, pasi mishi i huaj në hundë që kishte iu rrit pas një sëmundjeje gripale dhe çoi në bllokimin e mushkërive.

Moment tjetër ishte 26 prilli. Ndjeva neveri për Lulzim Bashën dhe dhimbje për të rinjtë. Nuk kisha me kë ta flisja, Iliri ishte i pari që do të më thoshte “ja si t’u shpërblye gjithë besimi dhe dashuria për Lulzim Bashën”, tha ajo. Mes lotëve rrëfeu se Paula e ka telefonuar shumë herë në orët e vona të 26 prillit, derisa kishte arritur të fliste me deputeten e cila refuzonte t’i përgjigjej kujtdo në telefon.

Ajo tregoi se Paula është një besimtare e jashtëzakonshme, “Më ka inkurajuar që të pranoja gabimet. ‘Gabimi nuk ishte se ti besove. Edhe Jezus Krishti besoi, por njeriu më i ngushtë e shiti te tradhtarët dhe mos harro që ringjallja vjen pas kësaj që ka ndodhur. Ndoshta për Shqipërinë ishte shumë shpejt për të patur një grua kryetare partie. Mos u dorëzo! Ke nevojë për të reflektuar. Ke nevojë për të pranuar gabimet e tua’”, kujtoi Monika disa nga fjalët e Paulës, e cila siç tha, i ka dhënë një motivim të jashtëzakonshëm.

Monika e cilësoi Paulën një mike të vërtetë dhe jo si shumë të tjerë, që siç u shpreh, e kanë përdorur atë dhe Ilirin në momentet e tyre më të mira, dhe më pas jo vetëm janë larguar por edhe kanë ngulur thika pas shpine.

Pas këtij momenti emocionues, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti e përshëndetën kryetaren e LSI-së me këngën “Si lule Margarita” duke dhuruar momente shumë të bukura në studio./albeu.com

The post Përlotet Monika Kryemadhi, rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj appeared first on Albeu.com.

Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike, Kryemadhi: Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e djeshme mbi ndërhyrjet kirurgjikale plastike, për të cilat është përmendur shpesh.

Së fundmi ishte një e përditshme austriake e cila e akuzoi Kryemadhin për operacionet e shumta plastike, gjë të cilën ajo e mohoi kategorikisht.

E ftuar në televizionin e familjes Berisha, Kryemadhi tha se ajo “akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna”, pra duke mohuar që të ketë bërë ndërhyrja kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e saj.

“Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me drogëra as me alkool.

Acidi dhe botoksi nuk janë operacione plastike, operacione janë kur tëtrheq gjoksin dhe fytyrën dhe ata që e kanë bërë shkrimin i kanë bërë vetë mos ja u them edhe ku i kanë bërë. Prandaj ata që kanë shkruajtur artikullin të rinë rehat sepse Monika Kryemadhi është në genetikisht shumë në formë.

Çdo ndërhyrje kirurgjikale për probleme shëndetësore që unë kam bërë i kam deklaruar dhe të jeni të bindur se ky është një proces që nuk e fsheh dot”, tha Kryemadhi.

Në artikullin e publikuar sot në gazetën austriake Kronen Zeitung, ku hidhen akuza për presidentin e Shqipërisë Ilir Metën, se ka paguar 700.000 dollarë për lobim në SHBA, u fol edhe për shpenzime të Kryemadhit, për operacionet plastike.

“Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, shkruhet në artikull./albeu.com/

The post Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike, Kryemadhi: Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime appeared first on Albeu.com.