Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Archives - Albeu.com

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit u mor si e pandehur! SPAK reagim zyrtar: Kërcënoi një person të mos marrë pjesë në votime
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ndaj së cilës është ngritur akuza “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Bufi, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar një shtetasi me inicialet G.B. që të mos marrë pjesë në votimet e 14 majit 2023 dhe të mos përfshihej në veprimtari zgjedhore të partive të tjera.

Në njoftim thuhet se e pandehura, me pretendimin se po e “mbronte” shtetasin nga një situatë të supozuar të paligjshme, i është drejtuar me mesazhin: Që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet, të mos hapësh gojë, as ti as familja jote; të shikosh punën tënde, të rrish në shtëpi dhe të mos shkosh fare të votosh në zgjedhjet e datës 14 maj 2023.

Sipas SPAK, thuhet kjo kërkesë është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe në kundërshtim me vullnetin e shtetasit G.B., i cili pavarësisht presionit të pretenduar, e ka ushtruar të drejtën e votës në 14 maj 2023, sipas vullnetit të tij.

Njoftimi:

SPAK dërgon për gjykimin Kryetaren e Bashkisë, Roskovec për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal.

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.

Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media, artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues iprogramit social të Bashkisë, “Përmirësimi i Kushteve të banimit për famijet e varfëra dhe të pafavorizuara”, i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 40 datë 01.3.2022.

Hetimet konstatuan se pavarësisht se kushtet sociale dhe ekonomike të familjes së G.B. e favorizonin atë si përfitues, objekti për të cilin ishte kërkuar mbështetje, nuk ishte banesë ekzistuese, por një objekt i saponisur, me mangësi dokumentare mbi pronësinë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rezulton se e pandehura kishte dijeni për përfshirjen e tij në program.

Nga hetimi rezultoi se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, para zgjedhjeve të datës 14 Maj 2023, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së Bashkia, Roskovec, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre.

Më pas, rezulton se shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e Bashkisë me të pandehurën, Majlinda Bufi. Biseda është zhvilluar në një formë presioni duke i përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se shtetasi G.Bkishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera në këtë takim, e pandehura Majlinda Bufi i përmend atij faktin se i kishte dërguar mesazhe, ku shtetasi në fjalë i thoshte fitore kandidatit të opozitës.

E pandehura, Majlinda Bufi me pretendimin për të “shpëtuar” shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka kërkuar: “që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë, të mos flasë as ai as familja e tij por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.”

Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij. Ai ka ushtruar të drejtën e votës nëdatën 14 Maj 2023, sikurse ka qenë vullneti i tij.

The post Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit u mor si e pandehur! SPAK reagim zyrtar: Kërcënoi një person të mos marrë pjesë në votime appeared first on Albeu.com.