kryetaret e PD Archives - Albeu.com

PD 1990-2022: Numri i votave ndër vite dhe një histori me kryetarë
Situata kalimtare e krijuar në PD pas dorëheqjes së kryetarit të saj Lulzim Basha nuk është e para në këtë parti politike. Të dhënat monitoruese të Institutit të Studimeve Politike tregojnë se gjatë aktivitetit të saj 32 vjeçar janë së paku 3 raste të drejtimit të përkohshëm deri në një Kuvend Kombëtar me legjitimitet për zgjedhje me mandat të plotë. Konkretisht,

Rasti i parë 1991: Në dhjetor 1990 u krijua PD me një Komision Nismëtar në krye, drejtues i të cilit ishte Azem Hajdari. Më 14 shkurt 1991, pas debateve të ashpra në Komision dhe mbledhjes së aktivit kombëtar u dakordësua zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i përkohshëm i Komisionit Drejtues. Vetëm në shtator 1991 do të zhvillohej Kuvendi i rregullt Kombëtar ku Berisha zgjidhej kryetar me mandat të plotë.

Rasti i dytë 1995: Pas shkarkimit të kryetarit Selami në konferencën e jashtëzakonshme më 5 mars 1995, drejtimi i PD iu besua ekipit tjetër drejtues në parti, sekretarit të Përgjithshëm Tritan Shehu dhe dy nënkryetarëve. Ky drejtim i përkohshëm zgjati deri në prill 1996, kur në Kuvendin Kombëtar Shehu konkurroi dhe u konfirmua kryetar me mandat të plotë

Rasti i tretë 1997: Një vit pas zgjedhjes kryetar dhe vetëm disa ditë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, Tritan Shehu dha dorëheqje, duka ia kaluar drejtimin e përkohshëm të PD-së një strukture ad-hoc me 27 – 29 anëtarë, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Genc Pollo. Në shtator u mbajt Kuvendi Kombëtar i radhës ku Berisha u zgjodh kryetar me mandat të plotë.

Gjatë periudhave të ndryshme kohore ka pasur edhe momente të tjera kur vendi i kryetarit ka mbetur vakant dhe me status do të duhej që ushtrimi i funksionit ti kalonte Sekretarit të Përgjithshëm. I tillë është rasti i vitit 2013 kur Berisha dha dorëheqje, por ai formalisht e ushtroi funksionin e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, pavarësisht se këtë përgjegjësi duhej ta ushtronte Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode. Edhe më 2017 dhe 2021 do të duhej që kryetari Basha, i cili zyrtarisht u tha se ngrinte funksionet e kryetarit në garën zgjedhore në parti, do të duhej të largohej nga selia për t’ia kaluar drejtimin real Sekretarit të Përgjithshëm dhe përmes tij, një prej zv/kryetarëve.

Së fundi, pas dorëheqjes së z. Basha me 21 mars 2022, funksionet e përkohshme të drejtimit duhej ti kalonin një prej zv/kryetarëve, por vetëm pas konfirmimit nga Këshilli Kombëtar. Caktimi i drejtuesit të përkohshëm u bë pa shqyrtim e miratim as formal në Këshill, – një praktikë tjetër eksperimentale në këtë parti, e ndryshme nga përcaktimi statusor, ashtu si më 2013 dhe 2017. Më 2022 situata është edhe më problematike për shkak të ekzistencës së dy fraksioneve në PD, një palë në linjën zyrtare dhe një palë tjetër jashtë saj, por me pretendimin se përfaqëson linjën zyrtare. Palët janë në proces gjyqësor, gjithsesi është ende e paqartë se cila prej tyre gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve të grupit parlamentar, ndërkohë është qartësisht e dukshme se asnjëra prej tyre nuk përfaqëson të gjithë anëtarësinë dhe strukturat përfaqësuese të kësaj partie.

Të dhëna të tilla vlejnë jo vetëm për të qartësuar praktikat historike në një prej dy partive të mëdha politike në Shqipëri, por mbi të gjitha për të dëshmuar hendekun e madh midis legjislacionit mbi partitë politike, përcaktimeve kushtetuese si dhe vetë mënyrës sesi partitë politike funksionojnë. Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar proceset e brendshme politike në partitë tona politike mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy), si dhe e ka kryer në vite monitorimin e studimin e demokracisë së brendshme në projekte të ndryshme mbështetur nga fondacioni Konrad Adenauer, fondacioni Friedrich Ebert, apo në kuadër të bashkëpunimeve me NDI, CoE, parlamentit europian, etj.

ISP do të vijojë monitorimin e zhvillimeve në PD, PS, LSI dhe partive të tjera relevante politike edhe gjatë viteve 2022-2025, monitorime që përfshijnë aktet e brendshme rregullatore, raportin me legjislacionin në fuqi, standardet e demokracisë së brendshme, dekriminalizimin dhe integritetin në partitë politike, si dhe nevojat për reformimin e legjislacionit mbi partitë politike./ Instituti i Studimeve Politike (ISP)

The post PD 1990-2022: Numri i votave ndër vite dhe një histori me kryetarë appeared first on Albeu.com.

Nga Hajdari, tek Basha: Historia e kryetarëve të PD dhe lamtumira që s’ndodhi kurrë e Berishës
Lulzim Basha ishte kryetari i pestë i kësaj force politike që dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.

Pas një kryesimi 9-vjeçar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zyrtarisht u bë kryetari i pestë i kësaj force politike që jep dorëheqjen.

Basha udhëhoqi selinë blu nga 15 shtatori i vitit 2013 deri më 21 mars të vitit 2022.

Në të njëjtën kohë, jetëgjatësia politike në krye të demokratëve, e vendos ish-kryetarin e PD-së tanimë, në podium pas Sali Berishës.

Ish-lideri demokrat ruan të paprekur hegjemoninë 17-vjeçare nën drejtimin e selisë blu.

Në ditën botërore të poezisë, dorëheqja e Bashës nuk kishte asgjë poetike.

Fjalimi i largimit nga drejtimi i PD-së hidhte sytë nga e ardhmja e forcës politike për të arsyetuar vendimin e tij.

“PD-ja duhet të shohë drejt të ardhmes, unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush”, ishte një nga angazhimet e ish-kryedemokratit.

Ndryshe nga Berisha që nuk e konsideroi asokohe fjalën e tij të dorëheqjes si një fjalim lamtumire, Basha dha sinjale të forta revokimi ndaj vetes.

Ish-kryedemokrati e bëri të qartë sakaq se kontributi i tij për këtë forcë politike nuk do të ndalej.

“Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pa reshtur e pa u lëkundur të punoj, duke u përkushtuar me mish e me shpirt për këtë ringritje të PD-së rreth vlerave, parimeve dhe standardeve tona si demokratë”.

Në vitin 2013 Berisha do të ndante një premtim të përmbushur kur ravijëzonte para anëtarëve dhe mbështetësve se nuk do të dëgjojnë ndonjëherë “fjalimin e lamtumirës”.

Kjo, për faktin e thjeshtë se ai do të ishte një fjalim, të cilin Berisha “s’do mund ta lexonte kurrë”.

Basha pason një historik galopant mes viteve 2000 dhe viteve të para të demokracisë në Shqipëri ku janë regjistruar dhe dy kryesi provizore të PD-së.

Berisha-Hajdari

Në hapat e parë të Partisë Demokratike por edhe gjatë lëvizjes studentore, një nga figurat që do të shpërfaqej ishte pikërisht Berisha.

Berisha u zgjodh si kryetar i parë i PD-së, duke mos përfshirë drejtimin gati dy mujor të Azem Hajdarit.

Me krijimin e PD-së si forcë politike u krijua një komision nismëtar, kryetar i së cilit ishte Hajdari.

Partia Demokratike garoi për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare vetëm katër muaj pas formimit të saj më 31 mars të vitit 1991.

Asokohe zgjedhjet u fituan nga Partia e Punës, por rezultatet e saj do të pasoheshin menjëherë një vit më pas nga zgjedhjet e 22 marsit.

Më 13 shkurt të vitit 1991, Berisha u zgjodh kryetar i Komitetit Drejtues të PD-së.

Në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, PD-ja fitoi gjerësisht në të gjithë Shqipërinë – 92 ulëse.

Më 9 prill të po atij viti, me 96 vota pro dhe 35 kundër, Berisha u zgjodh president i ri i vendit.

Një ditë më pas, Berisha do dekretonte qeverinë e Aleksandër Meksit – një nga figurat kryesore që u rendit pas Berishës në zgjedhjet brenda PD-së.

Më 16 prill do të mbahej Konferenca Kombëtare e PD-së.

Kjo e fundit do të nxirrte kryetarin e dytë në historinë e selisë blu.

Selami-Shehu

Eduard Selami, i cili deri në atë kohë mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, do të pasonte Berishën.

Sipas dëshmive të kohës nga aktorët brenda partisë, Selami mori 411 vota nga 485 gjithsej.

Në Kuvendin e Dytë të PD-së që u mbajt më 4 dhjetor të vitit 1993, Selami u rizgjodh në postin e kryetarit.

Drejtimi i Selamit do të vijonte deri në mars të vitit 1995.

Kryetari i dytë i kësaj force politike do të krijonte një përplasje të fortë brenda partisë duke humbur votëbesimin.

I treti që do të pasonte kryesimin e PD-së pas Selamit ishte Tritan Shehu.

Më 4 prill të vitit 1996 do të mbaheshin punimet e Kuvendit të Tretë të Partisë Demokratike.

Kuvendi do të zgjidhte Shehun në garën me Ferdinand Xhaferrin.

Kryetari i tretë i PD-së do udhëhiqte alternativën demokrate në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 1996 dhe parlamentaret e vitit 1997.

Më 20-21 tetor të vitit 1997 u mbajt Kuvendi i Katërt i Partisë Demokratike.

Kujtojmë që në këtë kohë kishin shpërthyer trazirat në vend dhe PD-ja gjendej në një nga situatat më të vështira që nga themelimi.

Sali Berisha do të zgjidhej sërish si kryetar i PD-së, në një garë me ish-kryeparlamentarin Pjetër Arbnori.

Këtë post ish-kryeministri e mbajti deri në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Basha

Humbja e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2013, do të sillte edhe rrokadën e kryesimit të partisë me largimin e Sali Berishës.

Basha do të zgjidhej me një koncept të ri për strukturat e kohës dhe jo vetëm – një anëtar një votë.

Me 80% të votave karshi kandidatit tjetër Sokol Olldashi, Basha do të fitonte kreun e partisë.

Me daljen e kryedemokratit nga skena, selia blu pritet të hyjë në një fazë të re ringritjeje ose rindërtimi.

Për zgjedhjen e kryetarit të ri, mund të na duhet të presim pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Kjo, sipas deklaratës së kryetarit provizor të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Se si do të jetë PD-ja e se ardhmes kjo… mbetet për t’u parë./Albaniaposti.com/

The post Nga Hajdari, tek Basha: Historia e kryetarëve të PD dhe lamtumira që s’ndodhi kurrë e Berishës appeared first on Albeu.com.