kryetaret e bashkive Archives - Albeu.com

Nga 1 shtatori, rriten pagat për kryetarët e Bashkive/ Sa do të paguhen drejtorët dhe punonjësit e tjerë
Më 1 gusht, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që i hapi rrugën rritjes së pagave për punonjësit e Bashkive në të gjithë vendin. Me këtë vendim, prej 1 shtatorit, hyri në fuqi rritja e pagave në të gjitha bashkitë e vendit për kryebashkiakët, nënkryetarët, drejtorët dhe punonjësit e tjerë të pushtetit vendor.

Rritja e cila mbulohet nga buxheti i shtetit varion nga 30-40 % për secilin pozicion.

Kjo reformë sipas qeverisë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e pagave, por edhe me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre.

Reforma e rritjes së pagave për pushtetin vendor do të prekë të gjitha bashkitë, por më së shumti do të përfitojnë bashkitë e vogla dhe të mesme.

Sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prej 1 shtatorit, paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë.

Por si ndryshon niveli i pagave në bazë të numrit të popullsisë?

Konkretisht, për Bashkinë Tiranë kufiri minimal i pagës së kryetarit është 268 mijë lekë/ muaj dhe ai maksimal 318 mijë lekë në muaj.

Për nënkryetarët e kësaj bashkie, kufiri maksimal arrin në 270 mijë lekë në muaj. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me mbi 200 mijë banorë, paga për kryetarin varion nga 255 mijë lekë deri në 290 mijë lekë në muaj, ndërsa për nënkryetarin arrin deri në 255 mijë lekë në muaj.

Për bashkitë me një numër popullsie nga 50 mijë deri në 200 mijë banorë, paga për kryetarin arrin deri në 260 mijë lekë në muaj dhe nënkryetarin 205 mijë lekë në muaj.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me numër popullsie deri në 50 mijë banorë, paga maksimale prek nivelin e 240 mijë lekë në muaj për kryetarin dhe 185 mijë lekë për nënkryetarin.

Ndërsa sa i takon Këshillit të Qarkut, paga për kryetarin arrin në 260 mijë lekë në muaj dhe për nënkryetarin 205 mijë lekë/muaj. Rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe pagat e drejtorëve në pushtetin vendor të cilat janë barazuar me një drejtor në ministri.

Po ashtu, është përafruar niveli i pagave për pozicion për nëpunësit civilë në të gjitha bashkitë në vend, duke reduktuar hendekun që ekzistonte më parë për shkak të numrit të popullsisë që kanë bashkitë. Konkretisht, pagat e specialistëve në të gjitha bashkitë fillojnë nga 40-80 mijë lekë/muaj.

Në bashkitë e mëdha, për nivelin përgjegjës sektori arrijnë deri në 105 mijë lekë në muaj, për nivelin drejtor drejtorie arrijnë në 141 mijë lekë/muaj, drejtorët e përgjithshëm marrin deri në 170 mijë lekë në muaj dhe sekretari i përgjithshëm 205 mijë lekë në muaj.

Fatura vjetore e rritjes së pagave në pushtetin vendor është 3 miliardë lekë dhe do mbulohet nga buxheti i shtetit. Për pjesën mbi këtë nivel do të jenë vetë bashkitë që do ta mbulojnë.

The post Nga 1 shtatori, rriten pagat për kryetarët e Bashkive/ Sa do të paguhen drejtorët dhe punonjësit e tjerë appeared first on Albeu.com.

AGJENDA/ Rama mbledh sot kryetarët e Bashkive, çfarë do të diskutojnë
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në takim kryebashkiakët, dhe fokusi i takimit është menaxhimi i mbetjeve.

Ky takim me kryebashkiakët vjen ndërsa partitë politike po përgatiten për garën e zgjedhjeve lokale. Nga ana tjetër Partia Socialiste ka nisur edhe një ristrukturim nga baza.

Në takim do të jetë e pranishme edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, si edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Takimi pritet të nisë në orën 10:00 dhe të zgjasë deri pasdite në 16:00, ku do të ketë disa panele dhe diskutime.

Shikoni KËTU agjendën e plotë.

The post AGJENDA/ Rama mbledh sot kryetarët e Bashkive, çfarë do të diskutojnë appeared first on Albeu.com.

Primaret për kryetarët e bashkive, Berisha jep lajmin: Çfarë ndodh ditën e hënë, partia po hapet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon sot një takim online me qytetarët në lidhje me situatën politike në vend.

Berisha foli për proimaret që do të zhvillohen për kryetarët e bashkive, teksa u shpreh se ditën e hënë do të bëhet gati kuardi ligjor.

“Të hënën Këshilli i PD miraton udhëzimin për zgjedhjen e kryetarët të bashkive sipas primares. Në një kohë të shkurtër do të përpunohet udhëzimi për Këshilltarët, primarët do të kenë të hënë gati kuadrin ligjor. Ngjarje e madhe për PD për të shtrirë pluralitetin brenda PD”, u shpreh Berisha.

Ai foli edhe mbi hapjen e partisë.

“Hapja e partisë është kusht themelor për suksesin e saj. Garantoj  se po punohet me intensitet por theksoj se edhe vetë primaret janë një procedurë demokratike me mundësi të mëdha për hapjen e partisë pasi për qytetarët do kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata të cilët e ndjejnë se kanë një projekt, formimin, reputacionin për tu votuar si qytetarë të parë. Por krijohen departamente ku po angazhohen intelektualë, departamentet shumë shpejt do të kenë anëtarët e tyre në diasporë. Hapja ka nisur dhe do të realizohet si kusht për fitore e PD”, tha Berisha./albeu.com/

The post Primaret për kryetarët e bashkive, Berisha jep lajmin: Çfarë ndodh ditën e hënë, partia po hapet appeared first on Albeu.com.