kryesia e BDI Archives - Albeu.com

Kryesia e BDI-së: Ftojmë partitë politike të mbështesin të ardhmen evropiane të vendit
Kryesia e BDI-së ka shqyrtuar sot situatën aktuale politike në vend. Një nga pikat e bisedës siç theksohet ka qenë vizita në SHBA e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe bisedimet që delegacioni shtetëror pati me krerët më të lartë amerikan.

Vizita me këtë rast është vlerësuar si jashtëzakonisht domethënëse dhe e suksesshme.

“Takimet në SHBA u realizuan në një kohë vendimtare kur po bëhen përpjekje për të ardhmen e vendit dhe po merren vendime të rëndësishme për qytetarët. Në të gjitha takimet me krerë më të lartë të shtetit amerikan u përfitua një mbështetje e plotë dhe e qartë për rrugën evropiane të cilën vendi po e ndjek me vendosmëri. Porositë pozitive nga Qeveria amerikane janë rezultat i besimit në përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për parimet demokratike dhe integrimin evropian. Vendi ynë njihet si faktor i stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në një nivel historikisht të lartë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njohin dhe mbështesin përpjekjet për përmbushjen e kritereve të BE-së dhe përkushtimin për zbatimin e reformave jetike në të gjitha segmentet. Mesazhet e partnerëve tanë strategjikë janë edhe konfirmim i politikës dhe drejtimit korrekt që BDI e ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kompromis.

“Ftojmë të gjitha partitë politike dhe deputetët të bashkohen dhe të mbështesin të ardhmen evropiane të vendit. Këto janë momente historike për të ardhmen e vendit, është koha për lidership dhe guxim”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

BDI, theksohet prej atje, edhe një herë shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Qeverisë së SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe zotohet që kursi jonë euroamerikan është i palëkundur./shenja

The post Kryesia e BDI-së: Ftojmë partitë politike të mbështesin të ardhmen evropiane të vendit appeared first on Albeu.com.

Sot mblidhet Kryesia e re e BDI-së, ministrat duhet të japin llogari për punën e tyre
Sot në orën 14:30 pritet të fillojë Mbledhja e Kryesisë së re të BDI-së, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre.

Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto:

-Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend;

-Konstituimi i Sekretariateve te partisë;

-Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë;

-Tjetër.

Pasi Ahmeti të informojë rreth situatës politike në vend, pritet emërimi i sekretarëve të partisë dhe udhëheqësit e sekretariateve, siç janë ato për ekonomi, drejtësi, bujqësi e të tjera. Pastaj zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pritet të prezantojë para bashkëpartiakëve punën e ministrave integristë. Pas kësaj do të hapet debati.

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në BDI, ka shumë gjasa që me vërejtje të dalë i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” për punën e ministrave, por ende nuk dihet nëse do të vendosin si kusht që të bëhen ndryshime në ekipin e ministrave nga radhët e BDI-së.

Duket se Ahmeti nuk do të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar, por eventualisht mund të propozohet periudhë tranzicioni që në periudhën e ardhshme të vazhdojë ekipi i njëjtë i ministrave, deri sa të harmonizohen qëndrimet brenda kryesisë së partisë.

Gjithashtu, mësojmë se Artan Grubi do te propozohet për shef kabineti të Ali Ahmetit.

Nga ana tjeter, burime nga “grupi i zjarrit” thonë se do të insistojnë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubit./tv21

The post Sot mblidhet Kryesia e re e BDI-së, ministrat duhet të japin llogari për punën e tyre appeared first on Albeu.com.

RMV/ Pas takimit me Ali Ahmetin, “shuhet” “Grupi i Zjarrit”, më 15 tetor zgjidhet kryesia e BDI-së
Pas takimit të zhvilluar me kreun e BDI-së, “Grupi i Zjarrit” brenda kësaj partia ka pushuar së funksionuari.

Kështu që u vendos që më 15 tetor të zgjidhet kryesia e BDI-së.

Kujtojmë se BDI që para pandemisë, funksionon pa organe funksionale brenda partisë dhe nën menaxhimin e Këshillit të Përgjithshëm si organi më i lartë mes dy kongreseve.

Që nga kongresi zgjedhor i 21 nëntorit të vitit 2019, BDI të gjitha vendimet si listat e kandidatëve për deputetë, kabinetin qeveritar, kandidatët për kryetarë komunash dhe vendimin për bashkëqeverisje i ka kaluar vetëm në Këshillin e Përgjithshëm edhe pse statuti i partisë e parashikon ndryshe.

“Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm me propozim të kryetarit të Partisë, duke pasur parasysh propozimet e degëve, përpilon listën e kandidatëve për deputetë, te cilën ia paraqet për verifikim Këshillit të Përgjithshëm. Me propozim të kryetarit, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm cakton bartës të funksioneve tjera shtetërore, si dhe personin i cili do të udhëheq me punët financiare të partisë” , thuhet në statutin e BDI-së, Neni 66.

Më 15 tetor Këshilli i Përgjithshëm i cili sipas statutit të partisë numëron 75 anëtarë do të duhet të zgjedh kryesinë e partisë ose referuar statutit Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm e cila duhet përbërë nga 33 anëtarë. Kryesia ashtu siç paralajmëroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas analizës së zhvillimeve politike në vend merr kohën e duhur për të zgjedhur organet e partisë, përfshi sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarin organizativ të cilët i propozon kreu i partisë ndërsa zgjidhen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm. Nuk dihet nëse do të shqyrtohet edhe mundësia e ndryshimit të nënkryetarëve të partisë, dy prej të cilëve për momentin janë pjesë e grupit të pakënaqur.

Një ditë pasi Ahmeti u përball me “grupin e zjarrit” këta të fundit nuk u shfaqën në opinion për të komentuar pritjet e tyre nga 15 tetori. Por një ditë më parë thanë se janë të kënaqur që debati tani e tutje do të zhvillohet brenda partisë, duke mos komentuar nëse është biseduar edhe për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi emri i të cilit lakohet më së shumti në letrën publike të adresuar kreut të BDI-së.

Në letrën publike grupi i pakënaqur fajin e rezultatit të dobët zgjedhor në Tetovë dhe Gostivar ia faturoi “mungesës së jetës organizative brenda BDI-së”, ndërsa zgjedhjet kadrovike i cilësoi si privilegje të Artan Grubit sjellja e të cilit sipas tyre ka shkaktuar revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe votuesve.

Grupi i pakënaqur revoltën e tyre e kishte shprehur që nga formimi i Qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ndërsa dalja e tyre publike si formacion i pakënaqur me performancat e ekzekutivit ishte formalizimi i parë i krizës brenda BDI-së që nga themelimi i saj.

The post RMV/ Pas takimit me Ali Ahmetin, “shuhet” “Grupi i Zjarrit”, më 15 tetor zgjidhet kryesia e BDI-së appeared first on Albeu.com.