kryeprokurori Archives - Albeu.com

Këto janë prioritetet kryesore të kryeprokurorit Gashi për 100 ditët e para në detyrë
<html><head></head><body>

Kryeprokurori i ri i Kosovës, Zejnulla Gashi, ka vënë në qendër të vëmendjes për 100 ditët e ardhshme hetimet financiare në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Këto fusha do të trajtohen me përparësi absolute gjatë periudhës së parë të mandatit të tij në krye të Prokurorit të Shtetit.

Në takimin e parë me kolegjiumin e kryeprokurorëve, ku ishin të pranishëm edhe delegatë nga Ambasada Britanike dhe Programi INL i Ambasadës Amerikane, Gashi prezantoi angazhimet kryesore për këtë periudhë intensive.

Përtej kontrollit të rrugëve financiare të paligjshme, ai përmendi nevojën për të garantuar sigurinë e qytetarëve përmes një lufte më të ashpër ndaj armëmbajtjes pa leje, trafikut të narkotikëve dhe mbrojtjes së pronës. Gjithashtu, do të shtohet vëmendja ndaj dhunës në familje dhe mbështetjes për viktimat e këtyre krimeve.

Kryeprokurori theksoi se do t’i kushtohet një rëndësi e veçantë ruajtjes së integritetit të proceseve hetimore dhe të dhënave personale, si dhe forcimit të masave ndëshkuese për ata që cënojnë sigurinë në trafikun rrugor.

“Këto janë prioritete që adresojnë nevojat imediate dhe synojnë rritjen e efektivitetit në ndjekjen penale, konsolidimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit”, u shpreh Gashi.

Ai njoftoi gjithashtu se do të ngrihet një strukturë e re monitoruese pranë Zyrës së Kryeprokurorit, e cila do të ketë në fokus vlerësimin e cilësisë së aktakuzave, analizën e pafajësive, gabimeve procedurale dhe rrjedhës së praktikës gjyqësore.

Po ashtu, do të vendoset një mekanizëm i brendshëm mbrojtës për prokurorët që, sipas tij, “sulmohen padrejtësisht” gjatë kryerjes së funksioneve të tyre.

Në fund, Gashi u kërkoi të gjitha prokurorive themelore që brenda një periudhe të arsyeshme t’i përcjellin Zyrës së tij një plan paraprak për implementimin e këtyre objektivave madhore.

</body></html>

The post Këto janë prioritetet kryesore të kryeprokurorit Gashi për 100 ditët e para në detyrë appeared first on Albeu.com.

Zejnulla Gashi zhvillon mbledhjen e parë me prokurorët pas marrjes së detyrës
<html><head></head><body>

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar sot takimin e parë me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pas marrjes së detyrës.

Ai i falënderoi prokurorët për punën dhe angazhimin e tyre profesional, duke vënë në pah nevojën për bashkëpunim, koordinim dhe përkushtim të përbashkët gjatë ushtrimit të përgjegjësive kushtetuese e ligjore.

Sipas Gashit, veprimtaria e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit duhet të mbështetet në profesionalizëm, integritet, efikasitet dhe llogaridhënie, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj sistemit prokurorial.

Në përmbyllje të takimit, Kryeprokurori Gashi shprehu gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë prokurorët. Ai theksoi se rezultatet e pritura në zbatimin e mandatit kushtetues dhe ligjor të institucionit mund të arrihen vetëm përmes angazhimit të përbashkët, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

</body></html>

The post Zejnulla Gashi zhvillon mbledhjen e parë me prokurorët pas marrjes së detyrës appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Shtetit dhe ZKA thellojnë koordinimin institucional
<html><head></head><body>

Të mërkurën në Ferizaj, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit së bashku me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) organizuan një punëtori rajonale me temën “Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në identifikimin dhe referimin e dyshimeve për vepra penale të identifikuara gjatë auditimit”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të Zyrës Kombëtare të Auditimit, prokurorë nga rajonet e Ferizajt dhe Gjilanit, si edhe përfaqësues të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Bahri Hyseni, Prokuror i Shtetit dhe njëkohësisht koordinator për rastet që ndërlidhen me auditimin, tha se mbajtja e këtyre punëtorive buron nga bashkëpunimi i mirë ndërinstitucional mes Prokurorisë së Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ai nënvizoi se organizime të ngjashme do të vijojnë edhe në rajone të tjera të Kosovës, me synimin për të fuqizuar koordinimin ndërinstitucional, për të shkëmbyer përvoja profesionale dhe për të rritur efektivitetin në trajtimin e rasteve të referuara.

Sipas Hysenit, bashkëpunimi i pandërprerë mes Prokurorisë së Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit ndihmon në identifikimin dhe trajtimin më efikas të rasteve kur gjatë procesit të auditimit evidentohen dyshime për kryerje të veprave penale.

</body></html>

The post Prokuroria e Shtetit dhe ZKA thellojnë koordinimin institucional appeared first on Albeu.com.

OJQ-të për garën e Kryeprokurorit: Procesi deri më tani është zhvilluar me transparencë dhe mbi bazë meritokracie
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL kanë vlerësuar se deri në këtë fazë, procesi për përzgjedhjen dhe emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit ka ecur rregullisht, me transparencë dhe me trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët.

Në komunikatën e tyre të përbashkët, këto organizata kanë bërë të ditur se kanë monitoruar të gjitha etapat kryesore të këtij procesi, duke përfshirë miratimin e rregullativës, konfirmimin e kandidaturave, përpilimin e pyetjeve dhe intervistimin e pesë kandidatëve.

Sipas koalicionit të OJQ-ve, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka trajtuar një pjesë të konsiderueshme të mangësive që ishin evidentuar në procesin e kaluar për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ata theksojnë se ndryshimet e bëra në rregullore i kanë përafruar procedurat me legjislacionin në fuqi, kanë sqaruar kompetencat dhe kanë hequr paqartësitë procedurale.

Organizatat kanë vlerësuar pozitivisht edhe publikimin e konceptdokumenteve të kandidatëve, duke nënvizuar se ky veprim ka forcuar transparencën dhe i ka dhënë mundësi publikut dhe mediave të njihen paraprakisht me vizionin e secilit kandidat.

Në raport thuhet se gjatë fazës së verifikimit të kandidaturave nuk janë hasur probleme përmbajtësore dhe se të pesë kandidatët i kanë përmbushur kriteret ligjore për të vazhduar garën.

Sipas gjetjeve nga monitorimi, hartimi i pyetjeve standarde është bërë në prani të monitoruesve dhe i gjithë procesi është incizuar me audio dhe video, ndërsa janë marrë masa për të garantuar konfidencialitetin dhe integritetin e tij.

Koalicioni vlerëson se konstatimi më i rëndësishëm lidhet me faktin se gjatë intervistimit nuk është vërejtur trajtim i pabarabartë ndaj kandidatëve. Të gjithë janë intervistuar në rrethana të njëjta, kanë marrë të njëjtat pyetje standarde, kanë pasur kohë të barabartë për përgjigje dhe janë vlerësuar menjëherë pas përfundimit të intervistave.

Po ashtu, monitoruesit nuk kanë evidentuar komunikim mes anëtarëve të Panelit Vlerësues që do të mund të ngrinte dyshime për koordinim të vlerësimeve ose për cenim të pavarësisë së procesit.

IKD, KDI dhe FOL kanë theksuar se, për shkak se diferenca në pikë mes kandidatëve është e vogël, edhe fazat e mbetura deri te emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit duhet të zhvillohen me kujdes, transparencë dhe në përputhje me parimet e ligjshmërisë, meritokracisë dhe barazisë.

Koalicioni ka njoftuar gjithashtu se do ta vazhdojë monitorimin deri në përmbylljen e të gjitha procedurave, ndërsa raporti përfundimtar do të bëhet publik pas mbylljes së procesit.

The post OJQ-të për garën e Kryeprokurorit: Procesi deri më tani është zhvilluar me transparencë dhe mbi bazë meritokracie appeared first on Albeu.com.

ZKMNV gjatë javës shqyrtoi 46 raste të reja, dy prej tyre për trafikim me njerëz
Gjatë shtatë ditëve të fundit, mbrojtësit e viktimave në mbarë Kosovën, në kuadër të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, kanë trajtuar gjithsej 46 raste të reja. Sipas të dhënave, 36 prej tyre kanë qenë raste të dhunës në familje, 2 të trafikimit me njerëz, 1 rast dhunimi dhe 1 rast tentim dhunimi.

Nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është bërë e ditur gjithashtu se është trajtuar edhe 1 rast për krime lufte, 5 raste të mospërfilljes së Gjykatës, 6 kërkesa për urdhër mbrojtje, 11 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente, 4 kërkesa për ndryshim të urdhrit të mbrojtjes, 2 kërkesa për vazhdimin e tij dhe 1 kërkesë për ndërprerje.

ZKPSH-ja trajtoi po ashtu 1 ankesë, 2 parashtresa, 5 aktvendime të aprovuara, 1 aktvendim të refuzuar, 85 seanca gjyqësore, 13 seanca në prokurori, 110 këshilla juridike, 17 aktgjykime dënuese, 2 aktgjykime liruese, 1 aktgjykim refuzues, 1 përfaqësim të rastit në polici, 2 referime të rastit në ANJF dhe 7 referime të rastit në QPS.

The post ZKMNV gjatë javës shqyrtoi 46 raste të reja, dy prej tyre për trafikim me njerëz appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës
Anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, që nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, e kanë kundërshtuar vendimin e këtij institucioni për shkarkimin e Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kelmendi dhe disa anëtarë të KPK-së gjatë një konference për media argumentuan se në mbledhjen e 20 nëntorit nuk kishte kuorum. Shkarkimi është raportuar të jetë bërë me pesë vota për, ndërsa në vendin e tij, si ushtrues detyre i Kryeprokurorit ë Shtetit, është caktuar Agron Qalaj.

Gjatë konferencës për media, anëtari i Këshillit Prokurorial, Visar Krasniqi, që kundërshtoi vendimin, tha se shkarkimi i Kelmendit është bërë në mënyrë të kundërligjshme pasi në takim nuk kishte kuorum, duke theksuar se kërkohen të jenë mbi gjysma e përbërjes së KPK-së, apo gjashtë anëtarë.

Sipas tij, çdo vendim i marrë pa kuorum “është inekzistent”, duke shtuar se propozimi për vendimin e Kelmendit bazohet “në një energji të qartë të një puçi institucional”. Krasniqi pretendoi se pas gjithë kësaj qëndron kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim isufaj.

“Në njëfarë forme edhe ushtrues i detyrës e tha në takim, mbrapa të gjithë këtij planifikim dhe mbrapa të gjithë këtij organizmi qëndron Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, zoti Blerim Isufaj”, tha ai, duke i bërë thirrje Agjencisë Kosovare të Inteligjencës që të vlerësojë situatën dhe të ruajë sigurinë juridike në vend.

Krasniqi tha se Kelmendi do të vazhdojë detyrën, pasi sipas tij, nuk ka një vendim të ligjshëm. Ndërkaq, Kelmendi tha se ende nuk ka pranuar asnjë vendim për shkarkimin e tij nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit.

“Në momentin që do ta marr vendimin janë të drejtat e mia ligjore për t’iu drejtuar organeve kompetente gjyqësore dhe ato kanë të drejtën që këtë vendim ta pezullojnë ose ta shqyrtojnë. Varësisht nga vendimet e gjykatës do të veproj edhe unë. Unë respektoj gjithmonë vendimet e gjykatës dhe të organeve kompetente”, tha ai.

I pyetur nëse pas gjithë kësaj qëndroi Isufaj, ai nuk u përgjigj në mënyrë eksplicite, por tha se pesë anëtarët që votuan sot për shkarkimin e tij, ju duhet edhe një person, për të formuar kuorumin.

“Këtu kanë nevojë për kuorum, prandaj ju duhet një njeri më tepër, jo si do të votojë, por një njeri më tepër për të marrë pjesë në takim dhe për të pasur kuorum dhe të marrin vendime sipas dëshirave të tyre”, tha Kelmendi.

Propozimi për shkarkimin e Kelmendit u bë nga anëtarja e Këshillit, Jehona Grantolli. Kryesuesi i takimit, Ardian Hajdaraj tha se në takim ka pasur kuorum të mjaftueshëm për votim, dhe që prania e Kelmendit nuk ka qenë e nevojshme pasi ai do të duhej përjashtuar nga procesi, meqë diskutimet janë bërë për të.

Kelmendi e ka lëshuar sallën disa minuta para votimit, pasi në diskutime e sipër me anëtarë tjerë të KPK-së, ka vlerësuar që propozimi për shkarkimin e tij është përpjekje për shkatërrim të sistemit. Organizata të shoqërisë civile, që merren me fushën e drejtësisë, e kanë vlerësuar si të “kundërligjshëm” vendimin e KPK-së. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se vendimi është “i paligjshëm, arbitrar dhe abuziv”, duke theksuar se në mbledhje kishte mungesë kuorumi.

“Përderisa me këtë përbërje të KPK, kuorumi minimal i vendimmarrjes është të paktën gjashtë anëtarë, pa të cilët nuk mund të mbahet mbledhja, mbajta e takimit dhe nxjerrja e vendimit për shkarkimin dhe caktimin e ri të U.D. Kryeprokurorit, në mungesë të kuorumit, është një vendim abuziv i një pjese të anëtarëve të KPK, që nuk kanë shumicën e nevojshme për mbajtjen e takimeve të KPK dhe aq më pak për vendimmarrje”, u tha në reagim.

Katër nga pesë anëtarët e KPK-së që votuan sot për shkarkimin e Kelmendin, tha IKD-ja, e përfundojnë mandatin e tyre në janar të vitit 2026.

“Nisur nga kjo situatë dhe diskutimet paraprake të KPK në lidhje me zgjedhjen e një anëtare të re në KPK, kjo situatë është tentativë e hapur e grupit të interesit brenda KPK për të ruajtur përbërjen korporatiste, me të cilën ka qeverisur tash e mbi një dekadë”, u tha në reagimin e IKD-së.

Ndërkaq, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur shqetësime mbi zhvillimet në KPK, duke e cilësuar vendimin për shkarkim të kundërligjshëm.

“Konkretisht, dispozitat ligjore përcaktojnë qartë se mbledhjet e KPK-së mund të zhvillohen dhe të marrin vendime vetëm nëse sigurohet kuorumi i nevojshëm, ndërsa se rendi i ditës dhe vendimet duhet të merren me shumicë votash. Mosrespektimi i këtyre dispozitave e bën të pavlefshëm çdo vendim të marrë në kundërshtim me procedurat e detyrueshme ligjore”, u tha në reagimin e GLPS-së.

Sipas GLPS-së, përtej aspekteve juridike, zhvillimet në KPK shpërfaqin “gjendjen e brishtë të qeverisjes së brendshme” në këtë këshill, si dhe “nevojën urgjente për reforma thelbësore në funksionimin e sistemit prokurorial në Kosovë”.

“Praktika të tilla jo vetëm minojnë integritetin institucional, por rrezikojnë edhe besimin publik në pavarësinë dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë në tërësi. Kjo situatë dëshmon qartë domosdoshmërine e ndërhyrjeve strukturore për të siguruar një Këshill funksional, të përgjegjshëm dhe të mbështetur në procedura të pakontestueshme ligjore”, tha GLPS.

Shkarkimi i Besim Kelmendit vjen një ditë pasi ai e ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, në të cilën i ka mohuar raportimet se ka bashkëpunuar me gjyqtaren serbe, Danica Marinkoviq, më 1999, e cila e kishte përsipër rastin e masakrës së Reçakut.

Atëbotë, Marinkoviq punonte si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe e kishte cilësuar masakrën si “ngjarje të trilluar”.

Në atë masakër u vranë 45 civilë shqiptarë.

Kelmendi e ka konfirmuar se gjatë ditës së mërkurë është paraqitur si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me punën e tij në gjykatë në kohën kur ka ndodhur masakra.

Sipas tij, në atë periudhë ishte i punësuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë si bashkëpunëtor profesional, duke theksuar se kryente punën e procesmbajtësit, andaj i mohoi akuzat se ishte asistent i Marinkoviqit.

Sipas tij, Marinkoviq ishte gjyqtarja që “zhduku provat për masakrën e Reçakut”.

Deklarimet e tij vijnë pas pretendimeve të medias lokale në Kosovë, Paparaci, se Kelmendi kishte qenë i përfshirë në trajtimin e rastit të Reçakut më 1999.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë pretendimet e këtij mediumi.

Përgjatë konferencës së 19 nëntorit, Kelmendi u pyet edhe pse u ftua si dëshmitar në Prokurorinë Speciale.

“Jam thirrur si dëshmitar sepse një person, që ka qenë prokuror në atë kohë, me emrin Ismet Shufta, kur e kanë pyetur se kush ka punuar në Gjykatë, ai ka përmendur emrat e njerëzve që i kanë rënë ndërmend. I kishte rënë në mend edhe emri im sepse sot jam U.D. i Kryeprokurorit. Nuk e di pse, sepse s’kam marrë asnjë arsyetim”, tha Kelmendi.

Ai shtoi se është i gatshëm të shkojë sërish në Prokurori për këtë rast. Pretendimet e atëhershme të gjyqtares serbe, Marinkoviq për masakrën e Reçakut, janë në linjë të njëjtë edhe me narrativin e tanishëm që kanë autoritetet serbe për këtë ngjarje.  William Walker, që gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kishte dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat.

Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL

The post Shkarkohet Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Kosovë/ Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale kërkon nga Qeveria ta respektojë sundimin e ligjit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të tregojë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe ta shmangë retorikën që “synon ta politizojë” drejtësinë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me këmbëngulësinë e kryeministrit Albin Kurti për të mos iu përgjigjur thirrjes së prokurorëve për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, Isufaj tha se “ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë për zyrtarët e lartë shtetërorë”.

“Ftesa për dhënien e dëshmisë është procedurë e rregullt dhe çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionin e drejtësisë.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve, përfshirë Qeverisë së Kosovës që të tregojnë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe ta shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë”, tha Isufaj.

Kurti nuk iu përgjigj më 16 dhjetor ftesës së Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur në zyrat e saj për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është e përfshirë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.

Ai madje i ka ftuar prokurorët të shkojnë në zyrën e tij në Kryeministri për ta marrë në pyetje si dëshmitar.

Isufaj tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë që një kryeministër të intervistohet në zyrën e tij, të paktën jo gjatë mandatit të tij.

“Unë nuk kam informata që dikush është intervistuar në zyrën e kryeministrit. Derisa po bëhen pesë vjet që jam kryeprokuror i kësaj Prokuroria, raste të tilla nuk ka pasur”, tha ai.

Në gusht të vitit 2023 u arrestuan disa persona nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Në mesin e të arrestuarve kishte edhe punonjës të MINT-it.

Bastisjet dhe arrestimet u bënë pas publikimit të disa audio-incizimeve nga portali Nacionale në Kosovë, në të cilat pretendohej se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, si dhe rezervat e grurit, nuk kishin arritur kurrë.

Hajdari kishte thënë në atë kohë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk kishte dhënë më shumë detaje.

Kurti i kishte dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

Pas ftesës për intervistim në Prokurorinë Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore, Hajdari ishte mbrojtur në heshtje në paraqitjen e saj para prokurorve.

Rezervat shtetërore përbëhen nga mielli, vaji, sheqeri, barnat, produktet higjienike, nafta etj., që mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme – si pasojë e fatkeqësive natyrore apo luftërave – por edhe në rast të mungesës së këtyre artikujve në treg.

Ato i menaxhon Departamenti i Rezervave Shtetërore të Mallrave, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kosova nisi mbledhjen e këtyre rezervave nga viti 2012. Ato sigurohen me buxhet të shtetit, por edhe nga mallrat që konfiskohen për shkak të veprave kundërvajtëse dhe kalojnë në pronësi të shtetit.

Se sa është sasia e këtyre rezervave nuk dihet, meqë ky informacion, me Ligjin për rezervat shtetërore, konsiderohet sekret shtetëror, ashtu si edhe vendndodhja e tyre./REL

The post Kosovë/ Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale kërkon nga Qeveria ta respektojë sundimin e ligjit appeared first on Albeu.com.

Arrestohet kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka, një avokat dhe një ish-oficere e Krimeve të Rënda (Emrat)
Mëngjesin e kësaj të hëne, është arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës. Burime bëjnë me dije se për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar urdhër-arreste edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një ish-oficere e Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj, si dhe për avokatin, Radovan Çela.

Ende nuk dihet detajet se për çfarë akuzohen prokurori, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore.

Zarka më 9 Maj të vitit 2022, u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës.

Ndërkohë, rreth një muaj më parë, ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi kaloi shkallën e parë të vettiungut.

Emrat e plotë të 4 personave të arrestuar me urdhër të SPAK

1. Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë Vlorë.

2.⁠ Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollë të Magjstraturës, ish-oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH, aktualisht magjistrate.

3. Astrit Vladi

4. Radovan Çela.

The post Arrestohet kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka, një avokat dhe një ish-oficere e Krimeve të Rënda (Emrat) appeared first on Albeu.com.

S’ka Kryeprokuror deri kur të vendos Vjosa Osmani, ligji s’i cakton afat presidentes
Presidentja Vjosa Osmani nuk ka vendosur ende për kryeprokurorin dhe ligji nuk i cakton kurrfarë afati për ta bërë këtë. Kështu, propozimi i KPK-së po qëndron ende në Presidencë.

Ligji nuk përcakton afat se deri kur ka kohë presidentja Vjosa Osmani për të vendosur që ta dekretojë apo jo Blerim Isufajn për kryeprokuror. Propozimi i Këshillit Prokurorial po pret ende në tavolinën e shefes së shtetit.

Në Presidencë nuk janë përgjigjur se kur do të vendos presidentja Osmani për ta dekretuar ose jo Isufajn si kryeprokuror. Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) i tha Gazetës Express se ligji nuk përcakton ndonjë afat.

“Ligji i aplikueshëm nuk përcakton ndonjë afat ligjor brenda të cilit Presidentja e Republikës të marr ndonjë vendim lidhur me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me dekretimin apo refuzimin e dekretimit të kandidatit të propozuar”, tha Miftaraj.

Më 4 korrik u mor vendimi i fundit në këtë proces, që pritej t’i hapte rrugë vendimit të presidentes, e cila sipas ligjit e bën emërimin e Kryeprokurorit, por mund edhe të mos e bëjë. Gjykata Kushtetuese i shpalli të papranueshme kërkesat e dy kandidatëve për kryeprokuror, Shqipdon Fazliut dhe Armend Hamitit, të cilët kontestuan kushtetutshmërinë e vendimit të 6 prillit 2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës për propozimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kushtetuesja njoftoi se “kërkesat përkatëse i shpall të papranueshme mbi baza procedurale, sepse parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar me paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Miftaraj thotë se në këtë rast Kushtetuesja “ka treguar mungesë të guximit profesional”. Në këtë fazë, ai shton se presidentja do të duhej të merrte vendim “në një afat të arsyeshëm kohor”.

“Sidoqoftë, përderisa Gjykata Kushtetuese ka treguar mungesë të guximit profesional duke ndryshuar praktikën e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të çuditshme dhe pa ndonjë arsyetim të qendrueshëm lidhur me trajtimin e kërkesave të kandidatëve për kryeprokurorë ndaj vendimit të KPK-së, në këtë fazë Zyra e Presidentes do të duhej që në një afat të arsyeshëm kohor të merrte një vendim lidhur procesin e Kryeprokurorit të Shtetit”, tha Miftaraj.

Kandidatët që u ankuan në gjykatën që është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, ishin renditur në pozitën e dytë dhe të katërt në garën për Kryeprokuror. Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti më 28 prill dhe 6 qershor respektivisht iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se vendimi i KPK-së për përzgjedhjen e Blerim Isufajt i kishte shkelur të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Para disa javësh, nga Presidenca kishin deklaruar se janë në pritje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese rreth ankesave të dy kandidatëve për Kryeprokuror.

Emri i Isufajt u dërgua në Presidencë në prill, pasi Këshilli Prokurorial e votoi unanimisht Isufajn për ta pasuar Aleksandër Lumezin në udhëheqjen e instancës më të lartë të ndjekjes në vend.

Ndërkombëtarët: Bashkimi Europian dhe specifikisht Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prill e konsideruan befasuese, zhgënjyese dhe shqetësuese mënyrën se si Këshilli Prokurorial e ka zgjedhur Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL, reaguan gjithashtu 3 muaj më parë, duke i kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të mos e dekretojë Isufajn, pasi e konsideruan të papranueshëm propozimin e KPK-së. Këto organizata i kërkuan presidentes që t’i ketë parasysh mangësitë e theksuara në këtë proces.

“Ky propozim për emërim të Blerim Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit bëhet nga Këshilli Prokurorial megjithëse organizatat kyçe të vendit që merren me monitorimin e sistemit të drejtësisë, kishin tërhequr vërejtjen se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit kishte një varg mangësish të cilat cenonin integritetin e procesit”, u tha në një komunikatë të përbashkët të këtyre organizatave.

Kur Lumezit i përfundoi mandati shtatëvjeçar në prill, KPK e caktoi Besim Kelmendin ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.

The post S’ka Kryeprokuror deri kur të vendos Vjosa Osmani, ligji s’i cakton afat presidentes appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Emërimeve në drejtësi, Olsian Çela shpall kandidaturën
Kryeprokurori Olsian Çela kandidon për t’u bërë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Njoftimi:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të nenit 221, pika 4, të Ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon më poshtë listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

I) Prokuroria e Përgjithshme

Olsian Çela;

Thoma Jano;

Arqilea Koça;

Alfred Progonati;

Alma Muça;

Anila Leka;

Kudusi Shahu;

Kujtim Luli;

Sokol Stojani.

II) Prokuroritë e Apeleve

Elvin Gokaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);

Ludovik Dodaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);

Etien Kapo, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);

Gjon Fusha, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër);

Irma Balli, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë);

Lazer Çardaku, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër);

Kleanth Zeka, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);

Genti Xholi, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë);

. Arben Qosja, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

Kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

I) Prokuroritë e Apeleve

Rozeta Qirjaqi¹, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë);

Erion Çela², (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);

Pelivan Malaj³, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);

Enrik Haxhiraj⁴, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);

Edmond Hyka⁵, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë);

Brahim Dragjoshi⁶, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër);

Këta prokurorë nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “b”, të ligjit 1. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar. Bazuar në nenin 62, pika 1, të Ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, këta prokurorë konsiderohen të pezulluar nga ushtrimi i detyrës./albeu.com/

The post Këshilli i Emërimeve në drejtësi, Olsian Çela shpall kandidaturën appeared first on Albeu.com.