kryeprokurori i Sarandës Archives - Albeu.com

Akuzohet për korrupsion/ Pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës, Kledian Llaho
Gjykata e Posaçme, ka vendosur pezullimin nga detyra të ndaj kryeprokurorit të Sarandës, Kledian Llaho i cili akuzohet për “korrupsion”.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme, ka nisur procedimin penal ndaj magjistratit ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

SPAK bën me dije se nga analiza e veprimeve hetimore rezulton se Kledian Llaho, ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

Gjatë arsyetimit të veprës penale, SPAK thekson se magjistrati Kledian Llaho, në cilësinë e prokurorit dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar procedimin penal nr.73 të vitit 2024* për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Më dt.6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit K.Ll, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.3, dt. 14.01.2025 ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim, K.Ll.

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Personi nën hetim, magjistrati, K.Ll dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë. Magjistrati K.Ll, në cilësinë e prokurorit të çështjes penale, nr 774/2021 dhe asaj me nr.720/2024, dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij”, njofton SPAK.

The post Akuzohet për korrupsion/ Pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës, Kledian Llaho appeared first on Albeu.com.