kryeprokuror Archives - Albeu.com

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit i Kosovës pas dekretimit nga Haxhiu
Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e nënshkroi dekretin për emërimin e tij në detyrën e udhëheqësit më të lartë të sistemit prokurorial në vend.

Emërimi i Gashit vjen pasi Kosova kishte qenë pa kryeprokuror për gati katër vjet.

Haxhiu e priti të martën në takim Gashin, ku ia dorëzoi dekretin për emërimin e tij, pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte propozuar atë pas një konkursi disa mujor, i cili është kundërshtuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

Blerim Isufaj është ankuar në Gjykatën Kushtetuese kundër konkursin, sepse beson se Këshilli Prokurorial nuk ka pasur bazë ligjore të hapë konkurs të ri për kryeprokuror të Shtetit, duke pretenduar se ende është në fuqi vendimi i saj nga nëntori 2023 për dekretimin e tij në këtë pozitë.

Por, Haxhiu tha se vendosi ta dekretojë Gashin pas shqyrtimit “të kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës të materialeve të dorëzuara, duke përfshirë po ashtu informacionet relevante të siguruara nga institucionet kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes”.

“Marrë parasysh rëndësinë e këtij funksioni dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, kam vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, tha Haxhiu.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial tha se me nënshkrimin e dekretit nga Haxhiu, është përmbyllur procedura kushtetuese dhe ligjore të emërimit të tij në krye të sistemit prokurorial të Kosovës.

Gashi do të jetë kryeprokuror i Shtetit për një mandat shtatë vjeçar.

Kosova ka qenë pa kryeprokuror të Shtetit qëkurse Aleksandër Lumezit i mbaroi mandati më 2022.

Në mungesë të një kryeprokurori me mandat të plotë gjatë kësaj kohë, detyrën e tij e kishin ushtuar Besim Kelmendi dhe Agron Qalaj.

Presidentja e atëhershme Vjosa Osmani nuk e kishte dekretuar Isufajn për këtë pozitë kur Këshilli Prokurorial ia propozoi më 2023, me arsyetimin se ishin gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.

Bashkësia ndërkombëtare e kishte kritikuar mënyrën e përzgjedhjes së Isufajt nga KPK-ja, dhe me raste ka kërkuar që procesi të kthehet në pikën zero./REL

The post Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit i Kosovës pas dekretimit nga Haxhiu appeared first on Albeu.com.

Këshilli Prokurorial ia dërgon Presidencës nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit
<html><head></head><body>

Nominimi i Zejnullah Gashit për postin e Kryeprokurorit të Shtetit është dorëzuar zyrtarisht në Presidencën e Kosovës nga Këshilli Prokurorial (KPK).

KPK njoftoi se pas një takimi të mbajtur sot, i ka përcjellë ushtrueses së detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, të gjithë dokumentacionin përkatës.

Sipas komunikatës, nominimi shoqërohet me dokumentacionin e plotë të procesit të përzgjedhjes, që nga fillimi i procedurës e deri në vendimin përfundimtar të KPK-së.

Me këtë dorëzim, procedura tashmë kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca, ndërsa hapat e mëtejshëm do të ndërmerren në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

</body></html>

The post Këshilli Prokurorial ia dërgon Presidencës nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit appeared first on Albeu.com.

Gashi nominohet nga KPK për në krye të Prokurorisë, KDI dhe IKD kërkojnë dekretim të menjëhershëm nga Haxhiu
<html><head></head><body>

Zejnullah Gashi ka marrë besimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të udhëhequr Prokurorinë e Shtetit, pasi u përzgjodh me pesë vota pro nga gjashtë anëtarë të pranishëm. Tani fati i emërimit të tij qëndron në duart e Albulena Haxhiut, e cila mban postin e ushtrueses së detyrës së presidentes.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës, Vullnet Bugaqku thekson se Haxhiu nuk përballet me asnjë pengesë të karakterit ligjor për të finalizuar këtë dekretim. Ai shton se emërimi i Gashit do të ishte thjesht një formalizim i procedurës pa asnjë problematikë kushtetuese apo ligjore.

Bugaqku sqaroi se praktika e deritanishme dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese e kanë bërë të qartë që edhe ushtruesi i detyrës së presidentit i ka të gjitha autorizimet për të kryer funksione të tilla. Ai i bëri thirrje institucioneve që të mos e zvarrisin më tej procesin, duke theksuar se Kosova ka mjaft kohë që funksionon me një ushtrues detyre në këtë pozicion kyç.

Monitoruesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Flamur Kabashi, konfirmoi se faza e vlerësimit nga Këshilli Prokurorial përfundoi duke respektuar plotësisht standardet dhe rregulloret në fuqi. Ai vuri në dukje se krahasuar me përpjekjet e mëparshme, ku procesi ishte kompromentuar dhe nuk kishte prodhuar një kandidaturë të përshtatshme, kësaj radhe u vu re një qasje krejtësisht e ndryshme.

Sipas Kabashit, elementët e transparencës, objektivitetit, konfidencialitetit dhe barazisë mes garuesve ishin të pranishëm në çdo etapë të procesit. Ai nënvizoi nevojën urgjente që shteti të pajiset me një Kryeprokuror me kompetenca të plota, duke kujtuar se ky vakum ka zgjatur për gati pesë vjet.

Bugaqku nga KDI vlerësoi gjithashtu qasjen tejet transparente të KPK-së gjatë gjithë mekanizmit të përzgjedhjes. Sipas tij, nuk u identifikua asnjë shenjë favorizimi apo e ndonjë përshtatjeje të pyetjeve dhe procedurave gjatë intervistave që mund t’i shërbente ndonjërit prej kandidatëve.

Kabashi theksoi se plotësimi i këtij posti me një person që zotëron autoritetin e plotë është jetik për funksionimin e duhur të sistemit prokurorial dhe për një luftë më efikase kundër kriminalitetit. Ai kujtoi se kjo thirrje ka ardhur edhe nga raportet ndërkombëtare, përfshirë Raportin e Progresit, të cilat kanë insistuar në një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë kandidatët.

</body></html>

The post Gashi nominohet nga KPK për në krye të Prokurorisë, KDI dhe IKD kërkojnë dekretim të menjëhershëm nga Haxhiu appeared first on Albeu.com.

Gashi nominuar nga KPK për postin e Kryeprokurorit të Shtetit
<html><head></head><body>

Në seancën e 298-të të mbajtur të hënën, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) zgjodhi Zejnullah Gashin si kandidatin për Kryeprokuror të Shtetit, duke ia propozuar për dekretim ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Gashi siguroi shumicën e nevojshme prej pesë votash, ndërkohë që Rafet Halimi mori vetëm një votë, kurse tre kandidatët e tjerë mbetën pa asnjë votë.

Pas përfundimit të votimit, KPK-ja i përcolli emrin e Gashit organit kompetent për t’u dekretuar në krye të sistemit prokurorial.

Gara për këtë pozitë përfshiu pesë prokurorë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi, njofton “Betimi për Drejtësi”.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, bëri të ditur se Paneli Vlerësues, me mbështetjen e Sekretariatit, dorëzoi listën e kandidatëve dhe më pas hapi dosjet e aplikimit me gjithë dokumentacionin përkatës.

Ai sqaroi se pas shqyrtimit, Paneli konstatoi se të pesë kandidatët përmbushnin kushtet për të drejtuar Prokurorinë e Shtetit, listë kjo që u miratua nga Këshilli.

Në vijim, u publikuan dokumentet konceptuale të secilit konkurrent dhe u zhvillua procesi i intervistimit, i cili u monitorua nga partnerët ndërkombëtarë dhe organizata të shoqërisë civile, pas ftesës së hapur.

Sipas kryesuesit Gashi, intervistat i kreu Paneli në mënyrë tërësisht të pavarur, duke i renditur kandidatët me pikët përkatëse: Zejnullah Gashi 91.6 pikë, Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.3 pikë.

Pas njoftimit për të drejtën e ankesës, u hartua raporti përfundimtar që rekomandoi listën me emrat: Zejnullah Gashi, Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi dhe Shqipdon Fazliu.

Më pas, Këshilli kaloi në votim të fshehtë, ku vetëm anëtari Milot Krasniqi abstenoi, duke përmendur qëndrimet e tij të mëparshme lidhur me këtë procedurë.

Rezultatet e intervistave u bënë publike më 1 korrik 2026, me të njëjtën renditje pikësh: Gashi 91.6, Dema 89.3, Abazi 89, Halimi 87 dhe Fazliu 86.3.

KPK-ja publikoi gjithashtu regjistrimet e intervistave të të gjithë konkurrentëve.

Ndaj vlerësimit të marrë, kandidati Atdhe Dema parashtroi ankesë, por Këshilli e rrëzoi atë në mbledhjen e datës 10 korrik 2026.

Më 19 qershor 2026, KPK-ja kishte aprovuar me 6 vota pro dhe 1 kundër kandidaturat e pesë prokurorëve që hynë në garë për postin më të lartë të prokurorisë.

Kandidatët e kualifikuar ishin: Atdhe Dema nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale, Naim Abazi nga Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar pranë së njëjtës prokurori, Rafet Halimi po ashtu nga ai departament, Shqipdon Fazliu nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, dhe Zejnullah Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar për këta pesë emra një ditë pas mbylljes së aplikimeve, më 11 qershor 2026.

Vendimi për hapjen e konkursit ishte marrë në mbledhjen e KPK-së më 18 maj 2026.

Pas shpalljes së tij, Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, depozitoi një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar masë të sigurisë për pezullimin e konkursit, por gjykata e refuzoi këtë kërkesë, vendim të cilin e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit.

</body></html>

The post Gashi nominuar nga KPK për postin e Kryeprokurorit të Shtetit appeared first on Albeu.com.

Pesë kandidatë dalin në intervistë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit
Këtë të mërkure janë intervistuar pesë kandidatët që synojnë postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë proces morën pjesë Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnulla Gashi.

Intervistat nisën në ora 11:00 paradite dhe përfunduan në ora 17:45.

Secili kandidat u intervistua për një kohëzgjatje prej 45 minutash deri në një orë, ndërsa të gjithë iu përgjigjën nëntë pyetjeve, të cilat ishin të njëjta për secilin.

Ky proces u monitorua nga KosovaPress.

Tre orë para fillimit të intervistave, në ora 08:00, Paneli Vlerësues mbajti takim për përgatitjen e pyetjeve standarde.

Sistemi Prokurorial i Kosovës pritet të mbajë konferencë për media duke filluar nga ora 18:00, ku pritet të publikohen rezultatet e kandidatëve të intervistuar.

The post Pesë kandidatë dalin në intervistë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit appeared first on Albeu.com.

Befason me deklaratën Albin Kurti: Më keni bërë kryeministër, më mirë të isha bërë kryeprokuror (VIDEO)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka befasuar me deklaratën e tij, ku thotë se “më keni bërë kryeministër, më mirë të isha bërë kryeprokuror.”

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë një takimi, ndërsa videoja është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Në video, Kurti dëgjohet duke thënë se prokuroria dhe gjyqësia duhet të funksionojnë si duhet.

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë Kurti.

The post Befason me deklaratën Albin Kurti: Më keni bërë kryeministër, më mirë të isha bërë kryeprokuror (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Arrestohet personi që kërcënoi kryeprokurorin e Maqedonisë
Është arrestuar një person për të cilin policia pretendon se është kërcënuesi i cili para dhjetë ditësh i ka shkruar prokurorit publik të Republikës, Ljubomir Joveski.

Letra kërcënonte se Joveski do të vritej shumë shpejt. Sipas informacioneve, arrestimi është bërë në Manastir.

Prokurori publik Ljubomir Joveski më 27 janar përmes një komunikate me shkrim ka njoftuar opinionin se një ditë më parë, përmes një dërgesë të regjistruar të dërguar nga Posta e Manastirit më 17 janar 2022 në ora 10:26, ka marrë kërcënim për jetën.

“Letra e rekomanduar me kërcënim është e shkruar në maqedonisht dhe anglisht. Kërcënimi i referohet një rasti konkret penal në të cilin procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021, me miratimin e aktvendimit për rastin me të cilin është ndërprerë procedura për shkak se është konstatuar se nuk ka vend për ndjekje publike”, ka shkruar prokurori./INA

The post Arrestohet personi që kërcënoi kryeprokurorin e Maqedonisë appeared first on Albeu.com.

Olsjan Çela me dorë të hekurt në 7 qytete, kërkon inspektime tematike nëpër prokurori
Kryeprokurori i Përgjithëm, Olsjan Cela, i ka kërkua   Inspektorit të Lartë të Drejtësisë inspektime tematike në 7 prokurori.

Çela kërkon inspektime tematike në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 – Mars 2021.

Njoftim

Prokurori i Përgjithshëm i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë inspektime tematike në 7 prokurori.

Tiranë, 25 maj 2021. Në vijim të kërkesës së paraqitur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Artur Metani në lidhje me kryerjen e inspektimeve tematike, Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela në zbatim të ligjit nr.97/2016 “Për organizimin e funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” si dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit me ILD “Për kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike dhe për shkelje individuale të magjistratëve/prokurorë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryerjen e inspektimeve tematike në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 – Mars 2021.

Prokurori i Përgjithshëm, në ushtrim të funksioneve ligjore që lidhen me mbikëqyrjen nga ai të zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme, nisur nga probleme të konstatuara gjatë vitit të kaluar në këtë drejtim, si dhe në kuadër të kujdesjes për ushtrimin e kompetencave ligjore dhe kushtetuese të prokurorisë, duke vlerësuar si çështje prioritare ato që lidhen me garantimin e pavarësisë së prokurorëve si dhe llogaridhënien e drejtuesve dhe prokurorëve, i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryerjen e inspektimeve tematike në 7 Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë me objekt masat administrative dhe procedurale të marra për zbatimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm si më poshtë:

• Udhëzimi i Përgjithshëm nr.3, datë 29.12.2016 “Për shpërndarjen e çështjeve në prokurori”, për hedhjen e shortit elektronik;

• Udhëzimi i përgjithshëm nr.12 datë 20.07.2020 “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, i ndryshuar;

• Udhëzimi i përgjithshëm nr.10, datë 17.07.2020, “Për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimit financiar, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore për sekuestrimin/konfiskimin e aseteve/pasurive produkt i veprimtarise kriminale”;

• Urdhri nr.120 datë 08.09.2020 “Për miratimin e disa shtesave në “Rregulloren Standard të organizimit dhe funksionimit të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm” e miratuar me urdhrin nr.32/2017”;

• Udhëzimi i përgjithshëm nr.11, datë 20.07.2020 “Për rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020 në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, dhe zbatimin e Planit të Veprimit – për zbatimin e “Rekomandimeve të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020”, i miratuar me urdhrin nr.112, datë 27.07.2020;

• Urdhri nr.164, datë 18.12.2020 ”Për miratimin e Rregulloreve Standard të organizimit dhe funksionimit të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apeleve me juridiksion të përgjithshëm”.

Prokurori i Përgjithshëm vlerëson si thelbësor sigurimin e llogaridhënies në sistemin e prokurorisë përmes garantimit të transparencës për publikun, në funksion të mirëfunksionimit të shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet.

The post Olsjan Çela me dorë të hekurt në 7 qytete, kërkon inspektime tematike nëpër prokurori appeared first on Albeu.com.

Kryeprokurori i prerë: Hetoni krimet zgjedhore
Kryeprokurori  i Përgjithshëm, Olsian Çela ka kërkuar hetim për krimet zgjedhore.

Çela u është drejtuar me një kërkesë prokurorive në rrethe “Për intensifikimin e masave administrative dhe procedurale për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në fushën e zgjedhjeve”.

Kryeprokurori ka kërkuar një hetim të plotë të krimit zgjedhor dhe shqyrtim të të gjitha ankesave të ardhura nga partitë politike.

The post Kryeprokurori i prerë: Hetoni krimet zgjedhore appeared first on Albeu.com.