kryepeshkopi Archives - Albeu.com

Homazhe në ambasadën e Vatikanit Papa Françeskun, Kryepeshkopi Joan: Një humbje e madhe, kujtimi i tij qoftë i përjetshëm
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi nga ambasada e Vatikanit në Tiranë, ku sot u zhvilluan homazhe në nderim të Papa Françeskut, e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe dhe jo vetëm për komunitetin katolik.

Kryepeshkopi tha se e kishte takuar disa herë, teksa zbuloi se do të jetë prezent edhe në ceremoninë e varrimit. Më tej, ai u shpreh se përpjekjet e Françeskut për të ndihmuar njerëzit në nevijë, ishte një kontribut i rëndësishëm në botën e sotme.

“Papa Françesku ishte një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin katolikë, por edhe më gjerë. Ai do të kujtohet gjithmonë për thjeshtësin e tij dhe për kujdesin që tregoi ndaj njerëzve në nevojë dhe në vështirësi duke u bërë zëri i atyre që nuk kishin zë. Në do të na mungojë ky zë në botën e sotme, por ne ngushëllohemi sepse tek perëndia nuk ka të vdekur, zoti është i të gjallëve dhe lutemi që kujtimi i tij qoftë i përjetshëm. Ne do të jemi edhe në ceremoninë e varrimit. Unë e kam takuar disa herë. Karakteristika e tij kjo ishte thjeshtësia dhe përpjekja për të ndihmuar njerëzit në nevojë për të kujtuar edhe mision e kishës, e cila duhet që të përpiqet që të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe ky ishte një kontribut shumë i rëndësishëm i tij në botën e sotme”, tha ai.

Ambasada e Vatikanit në Tiranë po zhvillon homazhe në nderim të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Homazhe bënë figura politike dhe fetare të vendit.

The post Homazhe në ambasadën e Vatikanit Papa Françeskun, Kryepeshkopi Joan: Një humbje e madhe, kujtimi i tij qoftë i përjetshëm appeared first on Albeu.com.

Kryepeshkopi Joan në podcastin e Ramës: Kur lexova Ungjillin jeta ime ndryshoi, bindja për t’u bërë prift lindi…
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Palushi ishte sot i ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga diskutimi:

Edi Rama: Ne kemi njohje shumë të vjetër dhe kemi folur për këto tema duke bërë ecejake mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate, flitet për vitet 80 dhe as nuk mendohej që ne do të dilnim në botën e lirë dhe do të kishim lirë të praktikonim fenë.

Ju kishit një fjali shumë të thjeshtë kumbuese, që unë do të bëhem prift.

Faktikisht ndodhi por arsyeja përse e solla këtu është se kurrë nuk patëm mundësi të flisnim me të njëjtën liri, nga vinte ajo siguri?

Kryepeshkopi Joan: Unë vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim.

Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje.

Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Në atë çast jeta ime ndryshoi.

Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë.

The post Kryepeshkopi Joan në podcastin e Ramës: Kur lexova Ungjillin jeta ime ndryshoi, bindja për t’u bërë prift lindi… appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Meta reagon nga qelia: Anastas Janullatos, shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve
Ish-Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u shua mëngjesin e sotëm në moshën 95-vjeçare.

“Me trishtim të thellë dhe shumë dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos”, shkruan Meta, në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti i PL-së shprehet se Anastar Janullatos ishte udhëheqës i veçantë shpirtëror dhe shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve.

“Do t’i mbetemi përherë mirënjohës për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës, që në rrethana të vështira e ringriti nga gërmadhat dhe e zhvilloi më tej, për të mirën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë”, shkruan ai.

Ilir Meta thekson se trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të mbetet gjithmonë e gjallë dhe kujtimi i Tij do të jetë i paharruar.

Postimi i Ilir Metës

Me trishtim të thellë dhe shumë dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Udhëheqës i veçantë shpirtëror dhe shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve, me vizion hyjnor e mençuri të rrallë, do t’i mbetemi përherë mirënjohës për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës, që në rrethana të vështira e ringriti nga gërmadhat dhe e zhvilloi më tej, për të mirën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.

Kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi i vyer i Fortlumturisë së Tij në më shumë se tre dekada i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së saj kudo në botë.

Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë!

Trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të mbetet gjithmonë e gjallë dhe kujtimi i Tij do të jetë i paharruar!

Të prehet në paqen e merituar!

The post Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Meta reagon nga qelia: Anastas Janullatos, shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve appeared first on Albeu.com.

Iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje, kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në intubim
Kryepeshkopi Anasatas Janullatos, vijon të mbetet në reanimacion pas ndërhyrjes së djeshme. Ai ndodhet në intubim, ndërsa po monitorohet gjatë të gjithë kohës nga mjekët, të cilët po vlerësojnë reagimin e tij pas operacionit të cilit iu nënshtrua. .

Në një reagim të bërë pasditen e djeshme, spitali “Evangelismos” i Athinës, deklaroi se 48 orët pas operacionit janë shumë të rëndësishme.

“Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Z. Anastasios iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, thuhet në njoftimin e spitalit “Evangelismos”.

The post Iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje, kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në intubim appeared first on Albeu.com.

Përkeqësohet gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, futet në intubim
Gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është përkeqësuar. Ashtu siç bën me dije Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, gjendja e Fortlumturisë së tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme, sipas edhe njoftimit të spitalit Ungjillëzimi në Athinë, ku Kryepiskopi është shtruar që në datën 3 janar.

Në njoftim thuhet se Kryepiskopi është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

“Athinë, 10.01.2025

Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas

Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Nga administrata e spitalit”, thotë njoftimi.

The post Përkeqësohet gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, futet në intubim appeared first on Albeu.com.

U transportua dje në Athinë/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos u vizitua sot nga ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis
Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor u transportuar ditën e djeshme në Athinë për mjekim të specializuar. Në lidhje me shtrimin e tij në Athinë, mediat greke shkruajnë se kryepeshkopi është vizituar në spital në Athinë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis. Më tej bëhet me dije se mes tyre ka qenë një takim i shkurtër.

Prej ditës së djeshme, Anastas Janullatos është shtruar në spitalin “Ungjillëzimi” në Athinë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në reagimin e saj ditën e sotme u shpreh se gjendja e kryepeshkopit tashmë paraqitet e stabilizuar. Media greke shkruan se kryepeshkopi po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe po merr kujdesin e nevojshëm nga mjekët.

“Arqipeshkvi më i bekuar i Shqipërisë z.Anastasi u shtrua më 3 janar 2025, në vigjiljen e përgjithshme të spitalit “Ungjillëzimi”. Gjendja e tij shëndetësore, pavarësisht historisë tashmë të rënduar mjekësore, konsiderohet e qëndrueshme dhe monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i Spitalit nën drejtimin e profesoreshës së Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv znj. Anastasia Kotanidou. Fortlumturia e tij po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe po merr kujdesin e duhur”, thuhet në njoftimin mjekësor të Ungjillëzimit.

Më 30 dhjetor, Kryepeshkopi i Shqipërisë u shtrua në një spital në Tiranë me një virus sezonal. Disa ditë më vonë dhe pasi ishte liruar, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, pësoi hemorragji gastrike, si pasojë e së cilës u gjykua e nevojshme transportimi i tij me avionë të forcave ajrore në Athinë.

The post U transportua dje në Athinë/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos u vizitua sot nga ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis appeared first on Albeu.com.

Kremtohet 32 vjetori i fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas
Ditën e shtunë, 3 Gusht 2024 besimtarët orthodhoks bashkë me krerët e tyre fetarë, anëtar të Sinodit të shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, kujtuan në Kishën e Ungjillizimit në Tiranë, 32 Vjetorin e fronëzimit të Kryepshkopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, prof.dr Anastasi.

Në fund të meshës së shenjtë përshëndeti Mitropoliti i Korçës, imzot Joani ku ndër të tjera tha: “Në këto 32 vite kryepiskopi Anastas dha gjithçka që kishte: nga dituria e tij, nga dashuria, mençuria e tij nga e cila kemi përfituar të gjithë. Për këtë kishë ai dha gjithçka që kishte grumbulluar gjatë gjithë jetës së tij për ta rindërtuar dhe për ta ringritur nga themelet Kishën tonë dhe për këtë i jemi mirënjohës dhe i themi faleminderit”.

Ndërsa kryepeshkopi Anastas ndër të tjera shprehu fjalë mirënjohje me këto fjalë: “Në zemrën time zotëron kjo ndjenjë mirënjohje dhe falenderimi për të gjithë ju, për këtë atmosferë dashurie dhe respekti që ka mbushur kishën tonë sot.

Në këtë ditë u bë dhe dorëzimi në prift i kryedhjakon Spiro Topanxha.

The post Kremtohet 32 vjetori i fronëzimit të Kryepeshkopit Anastas appeared first on Albeu.com.

Kryepeshkopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.

Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti.

Kryepeshkopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!

The post Kryepeshkopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes appeared first on Albeu.com.