kryengritja e malesise se madhe Archives - Albeu.com

Presidenti Begaj përkujton 113-vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe: hanë gjithçka për të shpëtuar trojet shqiptare nga copëzimi
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot 113-vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe.

Në nderim të 6 prillit të vitit 1911, kur burrat e malësisë valëvitën flamurin e Skënderbeut në Deçiq, sot pranë memorialit të kësaj ngjarjeje historike në Hot të Malësisë së Madhe, u zhvillua ceremonia ku Presidenti i Republikës ngriti flamurin kombëtar.

Presidenti Begaj nderoi protagonistët e kryengritjes që dhanë gjithçka për të shpëtuar trojet shqiptare nga copëzimi, si dhe atdhetarët që vazhduan përpjekjen për të bërë të mundur pavarësinë dhe njohjen e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha.

Ndërsa kujtoi faktet historike të kohës dhe qëllimet e patriotëve të kësaj treve, Presidenti Begaj e cilësoi kryengritjen si një lëvizje me karakter kombëtar dhe përbashkues të shqiptarëve me besime të ndryshme fetare: “Në memorandumin që udhëheqësit e kryengritjes iu dërguan Fuqive të Mëdha, ku firmëtarë ishin të krishterë e myslimanë, ata kërkuan, ndër të tjera, paprekshmërinë e territoreve shqiptare, njohjen e shqipes si gjuhë zyrtare dhe njohjen zyrtare të kombësisë shqiptare. Kjo tregon formësimin e një ndërgjegjeje kombëtare, si dhe fuqinë për t’u bashkuar për të mirën e çështjes kombëtare”.

Kreu i Shtetit u shpreh, gjithashtu, se: “Nën shtypjen e pushtuesit, ata ditën të ruajnë gjuhën, traditat, kulturën dhe identitetin, që e bëjnë Malësinë e Madhe një zonë unike”.

Para banorëve të Malësisë së Madhe, pasardhës të familjeve patriote të kësaj treve, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet e tyre për të ruajtur trashëgiminë dhe frymën e të parëve, për të qenë bashkë në përballimin e sfidave dhe në angazhimin për zhvillim ekonomik.

“Kryengritja e Malësisë së Madhe, – deklaroi Presidenti i Republikës, – nuk është pjesë vetëm e historisë sonë, por edhe udhërrëfyese për të ardhmen që duhet të ndërtojmë, një të ardhme në një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ku ia vlen të jetosh”.

The post Presidenti Begaj përkujton 113-vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe: hanë gjithçka për të shpëtuar trojet shqiptare nga copëzimi appeared first on Albeu.com.