kryeminstri Archives - Albeu.com

Kryeministri kroat i reagon Vuçiçit: Nuk kemi nevojë të marrim leje nga NATO e as Serbia, për bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot po merr pjesë në seancën e Këshillit Evropian në Bruksel, i cili para fillimit iu drejtua mediave, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan deklaratën për forcimin e bashkëpunimit mbrojtës, kurse Serbia më pas njoftoi se do të kërkonte një shpjegim urgjent nga Ministritë e Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë lidhur me dokumentin e nënshkruar.

Vëmendje e madhe dhe reagime të furishme në Serbi shkaktoi deklarata për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, e cila u nënshkrua nga të tre vendet.

Ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq e quajti iniciativën “provokative”, ndërsa autoritetet në Beograd njoftuan se Serbia ishte e gatshme të shqyrtojë bashkëpunimin në mirëbesim me Kroacinë dhe Shqipërinë.

Siç ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, “kjo iniciativë e cila bëhet pa Serbinë, por me Prishtinën, paraqet një provokim të hapur dhe injorim të rëndë të realitetit në terren”.

Autoritetet serbe shtuan se presin një përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet reale dhe qëllimet përfundimtare të kësaj “loje të rrezikshme ushtarako-sigurie”, duke theksuar se Serbia nuk do të lejojë asnjë veprim të njëanshëm që mund të kërcënojë integritetin e tyre territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon.

Vuçiq më vonë deklaroi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996, dhe se Kroacia dhe Shqipëria pothuajse me siguri nuk e informuan NATO-n për gjithçka.

“Ata hapën një garë armatimesh në rajonin tonë, është një situatë e vështirë për ne, por ne e kuptuam mesazhin e tyre. Dhe ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do të mbrohemi me sukses kundër çdo agresori të mundshëm, qoftë edhe një agresori kaq të fuqishëm”, u tha Vuçiç gazetarëve serbë pas bisedimeve në NATO me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte.

E sot iu përgjigj kryeministri kroat Plenkoviq.

“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Plenkoviq, duke shtuar se këto janë “marrëveshje të zakonshme” dhe se Kroacia nuk ka pasur qëllim armiqësor.

“Ne ishim në gjendje të krijonim një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Ai nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj se duhet kërkuar një armik, por kjo nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të kërkojë leje për këtë, as Serbisë dhe as NATO-s”, tha Plenkoviq nga Brukseli.

I pyetur nga gazetarët për situatën në Ballkanin jugperëndimor, Plenkoviq njoftoi se do të përdorte seancën e Këshillit Evropian për të tërhequr vëmendjen për situatën aktuale në rajon.

“Ne duhet të monitorojmë stabilitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe situatën në Serbi. Është koha që një pjesë e vëmendjes ta përqendrojmë në zonën që është dëshmuar si ndezëse vitet e fundit”, përfundoi kryeministri kroat

The post Kryeministri kroat i reagon Vuçiçit: Nuk kemi nevojë të marrim leje nga NATO e as Serbia, për bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Rama tregon arsyen pse nuk zgjodhën një kandidate femër për postin e Presidentit
Kryeministri Edi Rama ka treguar se pse nuk zgjodhën një kandidate femër për të marrë detyrën e Presidentit të Shqipërisë. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama deklaroi se në pjesën e fundit të diskutimeve, ishin 3 kandidate gra dhe 3 burra.

Ai tha se është bërë një diskutim i gjatë për këto 6 emra ku janë analizuar shumë aspekte.

“Kemi pasur në pjesën e fundit të diskutimit, 3 gra dhe 3 burra. Është bërë një diskutim i gjatë. Unë jam i prirur që të mbështesë maksimalisht kandidaturat gra. Por nuk arritëm në pikën për të diskriminuar burrat në këtë pikë. Kemi parë tërësinë e personaliteteve që ne kemi shqyrtuar të cilët, pavarësisht se do e marrin ose jo vesh, dua t’i falënderoj të gjithë. Kryeministri Edi Rama njoftoi pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se mazhoranca propozoi emrin e Bajram Begës për të marrë postin e Presidentit të ri. Menjëherë pas njoftimit të kreut të qeverisë, ka reaguar dhe Bajram Begaj i cili ka pranuar propozimin e Ramës,”-tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Ai është Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Begaj është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.

The post Rama tregon arsyen pse nuk zgjodhën një kandidate femër për postin e Presidentit appeared first on Albeu.com.