kryeministrja serbe Archives - Albeu.com

Kryeministrja serbe ironizon zgjedhjet në veri të Kosovës: Proces i lirë me forca të armatosura
Duke shpërndarë fotografi të disa vendvotimeve në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.

“Zgjedhje – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21”, shkroi Bërnabiq në Twitter.

“Kjo tashmë bëhet normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovë”, shtoi ajo.

Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen sot në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka instaluar kontejnerë, që shërbejnë si qendra votimi, pasi strukturat lokale, të mbështetura nga Serbia, nuk kanë lejuar hapjen e shkollave si qendra të rregullta votimi.

Në zgjedhje nuk është duke marrë pjesë Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila, sikurse Beogradi zyrtar, ka bërë thirrje për bojkotimin e gjithë procesit.

Kusht i tyre për pjesëmarrje ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe tërheqja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit.

Me gjithë kundërshtimet e Beogradit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur zhvillimin e procesit zgjedhor në veri.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka tërhequr vërejtjen se “të gjitha përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve apo përdorimit të dhunës, do të përballen me dënimin e fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar”.

Zgjedhjet e parakohshme po mbahen pasi kryetarët e këtyre komunave – të gjithë nga radhët e Listës Serbe – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës./rel

The post Kryeministrja serbe ironizon zgjedhjet në veri të Kosovës: Proces i lirë me forca të armatosura appeared first on Albeu.com.

Vizita e Brnabiç në Veri të Kosovës, policia merr masa të rrepta: “Paralizohet” lëvizja
Ditën e sotme kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, do të zhvillojë një vizitë në Veri të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të kësaj vizite, do të bllokojë disa rrugë për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Në njoftim thuhet se në segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Teksa Bërnabiç viziton veriun e Kosovës, zëvëndës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci do ta vizitojnë Luginën e Preshevës./albeu.com/

The post Vizita e Brnabiç në Veri të Kosovës, policia merr masa të rrepta: “Paralizohet” lëvizja appeared first on Albeu.com.

Nesër kryeministrja serbe vizitë në Kosovë, Kurti: Të mos japë deklarata përçarëse që sjellin destabilizim
Të hënën, më 5 shtator, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç do të jetë për vizitë në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se ajo duhet të bëjë kujdes në deklaratat që bën.

Në një konferencë për mediat, Kurti tha se homologia serbe duhet të mos japë deklarata përçarëse si kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviç.

“Pres që zonja Brnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi te jeta më e mirë e qytetarëve.

Unë besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës me mua si kryeministër për këtë më pak se një vit e gjysmë ka bërë më shumë sesa çdo qeveri paraprake edhe sa i përket punësimit të personave nga komunitetet pakicë apo jo shumicë, por këtu e kemi një vështirëse, sepse punësimi ka shkuar shpesh sipas partive politike, jo sipas përkatësisë nacionale”, tha Kurti.

Brnabiç do të realizojë një vizitë një ditore në komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç.

The post Nesër kryeministrja serbe vizitë në Kosovë, Kurti: Të mos japë deklarata përçarëse që sjellin destabilizim appeared first on Albeu.com.

Prishtina lejon vizitën e kryeministres serbe, Bërnabiç për herë të parë në Kosovë!
Prishtina zyrtare nuk i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit të tensioneve me Serbinë, por ka vendosur të lejojë vizitën e kryeministres serbe Ana Bërnabiç atje në 5 shtator.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se “i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës” për këtë vizitë. “Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Msaj.

Sipas njoftimit që e ka bërë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Bërnabic do të ndalet për një ditë në veri të Kosovës, në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposavicit. Ajo do të shoqërohet në këtë rrugëtim edhe nga drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic. “Kryeministrja do vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës… Pas kësaj do të ndalojë edhe në Manastirin e Banjskës në Komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se vizita e Bërnabicit ishte njoftuar të enjten, 72 orë përpara ashtu siç e parashikon “marrëveshja për vizita zyrtare”. Ne 202o-n, iu ndalua hyrja në Kosovës presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili do të shoqërohej nga Petkoviç dhe ministri i Brendshëm serb Aleksander Vulin, pasi Ministria e Jashtme e Kosovës e cilësoi asokohe atë këtë vizitë si provokim.

The post Prishtina lejon vizitën e kryeministres serbe, Bërnabiç për herë të parë në Kosovë! appeared first on Albeu.com.

Brnabiç e quan BE-në hipokrite: Vuçiç është paqësor, Albin Kurti do luftë
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e ka quajtur hipokrizi evropiane komunikatën e Bashkimit Evropian për ulje të tensioneve dhe largim nga retorika nxitëse të liderëve të Serbisë e Kosovës.

Brnabiç shkroi në Twitter se është e trishtueshme të shohësh se BE-ja nuk e sheh fajin e saj në atë se “ku jemi sot” dhe theksoi se “po afrohen dhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, të cilën BE-ja thjesht nuk mund ta zbatojë”.

“Duke parë këtë deklaratë të EEAS, dikush do të mendonte se sot është 1 prilli, jo 14 gushti. Duhet të jetë një lloj shakaje (shumë e pakëndshme). Për plot 175 ditë Kurti ka provokuar një konflikt të armatosur me serbët”, shkruan kryeministrja serbe.

“Dhe, po ky vit do të mbahet mend si viti në të cilin Kurti ua hoqi të drejtat më elementare të njeriut po atyre serbëve në Kosovë – duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk bëri absolutisht asgjë në këtë drejtim”.

Cicërimet e Brnabiç vazhdojnë duke lavdëruar eprorin e saj. Shkruan se “motoja e presidentit Vuçiç dhe Serbisë është e qartë: paqe dhe stabilitet”.

Në fakt tensionet e fundit në Veri janë ngritur pasi Kosova ka bërë atë që Serbia e bën tash e sa vjet – ka vendosur që të zbatojë një masë për lëshimin e një dokumenti shtesë për kalim nga Serbia në Kosovë të shtetasve serbë, siç bënë Serbia me ata kosovarë.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar edhe se parimisht nuk është për vendosje të këtyre masave dhe se do të ishte e kënaqur t’i hiqte ato fare në momentin që të njëjtën e bënë Serbia.

The post Brnabiç e quan BE-në hipokrite: Vuçiç është paqësor, Albin Kurti do luftë appeared first on Albeu.com.

Kryeministrja serbe mohon genocidin në Kosovë
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se nuk ka pasur asnjë genocid në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999.

E pyetur nga korrespondenti i Euronews Albania në Shkup, Benjamin Arifi, për viktimat e luftës, Brnabiç tha se këto shifra “nuk ekzistojnë”, pasi krimet nuk kanë ndodhur.

“Nuk ka pasur gjenocid në Kosovë. Nuk ka asnjë dënim apo rast lidhur me këtë. Territori i Kosovës dhe Metohisë, nga sot është një nga territoret e pasluftës me më pak njerëz të kthyer pas luftës”, tha Brnabiç.

“Masakra ndodhi në vitin 2014. Kishat dhe manastiret u bënë gërmadha, 8 serbë u vranë dhe pothuajse të gjithë serbët u dëbuan nga Ibri jugor. Ky ishte një spastrim etnik”.- shtoi ajo.

Disa javë më parë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u betua për mandatin e tij të dytë presidencial, teksa vuri dorën mbi Kushtetutën duke u zotuar se do të mbronte Kosovën “si pjesë e territorit serb”./Euronews/

The post Kryeministrja serbe mohon genocidin në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Borell e fajëson Kosovën para kryeministres serbe, se nuk po tregon vullnet për dialog
Çështja e Asocaicionit të Komunave Serbe dhe referendumi serb, kanë qenë dy çështjet për të cilat Josep Borell dhe kryeministri Albin Kurti janë përplasur hapur publikisht. Ngjarja e parë kishte ndodhur në një konferencë në Bruksel, derisa e dyta në distancë përmes reagimeve për referendumin serb. Duket se ky acarim i raporteve, ka bërë që Borell të jetë më i ashpër dhe më direkt kur flet për Kosovën si palë në negociata. Ai sot nga Brukseli e ka paraqitur Prishtinën zyrtare si një palë destruktive në negociata, duke thënë se aktualisht Prishtina është duke treguar më shumë mosdëshirë për t’u kthyer në tavolinën e dialogut. Për këtë, Borell ka treguar se drejt Kosovës dhe Serbisë do të udhëtojnë Lajcak e Escobar.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se bashkë me emisarin, Miroslava Lajcak, janë duke vazhduar përpjekjet për aranzhimin e një takimi të ri në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, megjithatë Borell thotë se një gjë e tillë do të ndodh vetëm kur palët të pajtohen që nga takimi të dalin rezultate pozitive.

Këto deklarime Borell i ka bërë gjatë një konference për media, teksa ka specifikuar se bashkë me sllovakun Lajcak, do të vazhdojnë angazhimin për ta bindur Serbinë, dhe në veçanti Kosovën për t’u kthyer në tavolinën e negociatave.

Borell thotë se aktualisht Prishtina zyrtare është duke treguar më shumë mos dëshirë për t’u rikthyer në tavolinën e bisedimeve.

Duke parë një situatë të tillë, kryediplomati i Brukselit thotë se në Kosovë dhe Serbi do të udhëtojë Miroslav Lajcak, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të shtyrë palët për tu rikthyer në bisedimet e Brukselit.

“Mirëpres gatishmërinë e Serbisë për tu angazhuar në dialog. Dhe do t’ia bëjë të qartë Kosovës edhe një herë, që dialogu nuk po bëhet vetëm sa për sy e faqe, por është krucial për vazhdimin e rrugëtimit evropian. Bashkë me Lajcak, do të vazhdojmë përgatitjen e një takimi të ri në Bruksel, por kjo do të ndodhë kur dy palët do të jenë të gatshme për t’u pajtuar për rezultate pozitive. Për këtë z. Lajcak dhe unë do të vazhdojmë të bisedojmë me dy palët, në veçanti me Kosovën, sepse në këto momente po tregon më shumë mos dëshirë për tu kthyer në dialog. Dhe për këtë Lajcak do të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi, së pari në Kosovë, javën e ardhshme, bashkë me z. Escobar, për t’u takuar me liderët politik dhe për të shtyrë palët që dialogu të rifillojë përsëri”, ka thënë Borell në konferencë për media.

Borell qysh para fundit të vitit 2021 kishte treguar se po bën përpjekje për aranzhimin e një takimi të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq. Për këtë kishte dërguar Lajçakun në Prishtinë e Beograd, por pa sukses./GazetaExpress

The post Borell e fajëson Kosovën para kryeministres serbe, se nuk po tregon vullnet për dialog appeared first on Albeu.com.

A do e nënshkruanit pavarësinë e Kosovës? Kryeministrja e Serbisë i përgjigjet pyetjes “1 milionëshe”
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur se nuk do ta nënshkruante pavarësinë e Kosovës.

E pyetur nga gazetarët për këtë çëshje, përgjigja e saj ka qenë e prerë, vetëm një “jo”.

Brnabiç ka shtuar gjithashtu se rrugëtimi europian i Serbisë nuk varet nga njohja e Kosovës.

Sipas marrëveshja duhet vetëm për fqinjësi të mirë në rajon.

“Në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”, tha Brnabiç.

Sipas mediva serbe, Brnabiç beson se është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion.

Kryeministrja thekson se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën dhe sipas saj interesi i Serbisë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja e Serbisë./albeu.com

The post A do e nënshkruanit pavarësinë e Kosovës? Kryeministrja e Serbisë i përgjigjet pyetjes “1 milionëshe” appeared first on Albeu.com.

Brnabiç: BE po bën pak ose fare për situatën në Kosovë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me situatën në Kosovë.

“Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së. Unë mendoj se Marrëveshja e Brukselit është çështje e BE-së. Nënshkrimi i saj ndodhet në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Bërnabiq për televizionin serb Pink.

Prej 8 ditësh, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë.

Me vendimin e Qeverisë, të datës 20 shtator, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Në vendkalimet kufitare është vendosur edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Brnabiç tha se Marrëveshja e Brukselit për lëvizje të lirë midis Kosovës dhe Serbisë “është shkelur qartazi në Kosovë”, sepse në veri “nuk duhet të ketë njësi speciale të policisë”.

Sipas saj, as Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është formuar, edhe pse kanë kaluar nëntë vjet nga Marrëveshja e Brukselit që parasheh formimin e tij.

Bërnabiq tha se BE-ja “jo vetëm që toleron moszbatimin e Marrëveshjes së Brukselit tash e nëntë vjet, por hesht për shkeljen e qartë të saj”.

Masa të ngjashme ndaj makinave me targa të Kosovës, Serbia është duke zbatuar tash e sa vite.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të dyja shtetet duhet të heqin përdorimin e targave të përkohshme./REL

The post Brnabiç: BE po bën pak ose fare për situatën në Kosovë appeared first on Albeu.com.