Kryeministrja e Serbise Archives - Albeu.com

Bërnabiç mbërrin në veri të Kosovës, serbët e presin me pankarta në duar (FOTO LAJM)
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Për ta pritur kryeministren serbe u mblodhën një numër i lartë i serbëve. Bërnabiç u prit gjithashtu nga përfaqësues të Listës Serbe me në krye Goran Rakiçin.

“Serbët e Kosovës gjithmonë prapa shtetit të Serbisë dhe kryeministres së tyre”, ishte një nga pankartat që serbët mbanin në duar.

The post Bërnabiç mbërrin në veri të Kosovës, serbët e presin me pankarta në duar (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Serbia vendos regjim të veçantë kontrolli ndaj zyrtarëve kroatë
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se nga 17 korriku, të gjithë zyrtarët kroatë do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli.

“Nga sot, të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”, tha Vulin.

Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dëshironte të vizitonte sot privatisht Jasenovacin, por se e shtyu vizitën “për hir të marrëdhënieve të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Bërnabiq gjatë një interviste për TV Pink, në lidhje me shkrimin e gazetës kroate Jutarnji List se Qeveria kroate nuk do ta lejojë Vuçiqin të vizitojë privatisht Jasenovac sot, tha se veprimi i autoriteteve kroate është “skandali më i madh në historinë moderne të Serbisë dhe Kroacisë”.

Jasenovaci ishte një kamp përqendrimi në fshatin me po të njëjtin emër në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte një prej dhjetë kampeve më të mëdha të përqendrimit në Evropë dhe ishte themeluar dhe operuar nga regjimi i Ustashëve, bashkëpunëtorëve të nazistëve.

“Nuk është e qartë për mua nëse atij i ndalohet të vizitojë Kroacinë apo Jasenovacin, kështu që ai mund të shkojë kudo, por jo në Jasenovac, që për mendimin tim është një precedent i jashtëzakonshëm”, tha Bërnabiq, duke shtuar se është “shkelje brutale e lirisë së lëvizjes”.

Gazeta Jutarnji list bëri të ditur se Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk i kanë dhënë leje që të vizitojë këto lokacione.

Siç raportohet, pa njoftim zyrtar për autoritetet kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiq ka dashur që ta kalojë kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina, gjegjësisht Republika Sërpska dhe të mbërrijë në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.

Bërnabiq tha se Qeveria serbe do të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me këtë çështje dhe theksoi se Serbia dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Kroacinë, porse duhet të mbështetet në respektiminn e viktimave serbe.

Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, ka bërë të ditur se do të zbatohet një regjim i posaçëm për zyrtarët kroatë derisa ai të jetë ministër i Brendshëm, “ose derisa Kroacia të fillojë të sillet” sikurse nuk është më Shteti i Pavarur i Kroacisë, që qeverisej nga ushtarët./REL/

The post Serbia vendos regjim të veçantë kontrolli ndaj zyrtarëve kroatë appeared first on Albeu.com.

Bërnabiç-Kovaçevski: Bashkëpunimi dhe stabiliteti, me rëndësi për të ardhmen e Ballkanit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, vlerësojnë se bashkëpunimi dhe stabiliteti mes shteteve ka rëndësi të madhe për të ardhmen e Ballkanit.

Në Samitin Ekonomik “Maqedonia 2005” në Shkup, të mërkurën më 18 maj, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se në kohën e krizës së madhe ekonomike, me të cilën për përballet bota, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi, paqja dhe stabiliteti janë prioritetet kryesore të Serbisë.

“Prioriteti ynë, i parë dhe kryesor, është bashkëpunimi rajonal, ruajtja e paqes dhe e sigurisë pasi në këto kohëra të vështira, përplot me sfida, ato janë mënyra e vetme dhe një ndër çështjet e rralla që ne këtu duhet t’i mbajmë. Nëse arrijmë të ruajmë paqen dhe stabilitetin, atëherë hapim mundësinë për rritje të mëtejmë të ekonomisë dhe të sigurojmë prosperitet në këto kohë të vështira. Pra, paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal, janë prioritetet kryesore në këto kohëra të vështira, në veçanti për kontinentin evropian”, deklaroi Bërnabiq.

Kryeministrja e Serbisë theksoi se vendet e Ballkanit duhet të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha sferat, si në arsim, ekonomi, e sfera tjera që kërkojnë përkushtim më të madh.

“Ekonomia nuk është e tillë që të mëdhenjtë t’i hanë të vegjlit, por të shpejtit t’i hanë të ngadalshmit. Ne jemi më të vegjël, por nëse shohim nga perspektiva e biznesit, shtetet më të vogla dhe kompanitë më të vogla më shpejt po i përshtaten situatës, janë më të shpejta, janë më fleksibile, pra munden më shpejt të reagojnë ndaj krizave, sfidave e kështu me radhë. Kjo është ajo që ne duhet ta shfrytëzojmë dhe këtë mund ta bëjmë edhe më mirë nëse investojmë në ekonomi, arsim, shkencë, hulumtime, sferën e digjitalizimit pasi vetëm kështu mund ta ndrisim produktivitetin tonë”, tha Bërnabiq.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian duhet të jetë prioritet kryesor, pasi, sipas tij, çdo zmbrapsje nga ky objektiv mund të rikthejë nacionalizmat e para 20 vjetëve.

Kovaçevski tha se bashkëpunimi rajonal nuk duhet të diskutohet, porse të nisë të zbatohet në praktikë.

“Bashkëpunimi rajonal duhet të zbatohet dhe jo të diskutohet. Bashkëpunimin rajonal e konsideroj si shumë të rëndësishëm së bashku me kolegët nga Serbia, Shqipëria dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal është me rëndësi të madhe… Ne duhet të vazhdojmë me orientimin strategjik drejt BE-së, pavarësisht të gjitha pengesave që i kemi. Duke marrë parasysh atë që kemi kaluar në 20 vitet e fundit, ideja e zgjerimit të BE-së është me rëndësi të madhe pasi në të kundërtën do të kemi rritje të nacionalizmave. Prandaj, të gjithë ne, në veçanti ata që drejtojnë shtetet, duhet të qëndrojnë në kursin e integrimit evropian”, deklaroi Kovaçevski./rel

The post Bërnabiç-Kovaçevski: Bashkëpunimi dhe stabiliteti, me rëndësi për të ardhmen e Ballkanit appeared first on Albeu.com.

Kërkesa e Kosovës në KiE, kryeministrja serbe: “Kulmi i cinizmit”
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se kërkesa e Prishtinës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është shkelje e të gjitha marrëveshjeve

Kryeministrja tha se një procedurë e tillë nuk është e çuditshme pas dhjetë vitesh shkelje dhe moszbatim të Marrëveshjes së Brukselit nga ana e Kosovës.

“Kjo lëvizje e tyre për anëtarësim në Këshillin e Evropës është kulmi i cinizmit. E kanë shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit” tha kryeministrja serbe Ana Brnabiq në Dubai, ku nënshkroi një memorandum për shkëmbimin e përvojave për zhvillimin dhe modernizimin me ministrin e kabinetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammad bin Al. Abdullah Al Karkawa.

Ajo theksoi se në përgjigje të kësaj Serbia do të vijojv fushatën për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ato vende që e kanë njohur tashmë.

“Gjithçka tjetër do të diskutohet në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha ajo, duke iu përgjigjur pyetjes së mediave serbe se cila do të jetë përgjigja e Serbisë ndaj lëvizjes së Prishtinës.

Brnabiq është anëtare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por ajo thotë se nuk do të mund të marrë pjesë në seancën e nesërme, sepse nesër do ta përfundojë vizitën në Dubai./albeu.com

The post Kërkesa e Kosovës në KiE, kryeministrja serbe: “Kulmi i cinizmit” appeared first on Albeu.com.