kryeministrja e frances Archives - Albeu.com

Elisabeth Borne emërohet kryeministre e Francës
Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryeministre e re e Francës më 16 maj, duke u bërë gruaja e dytë që do të mbajë këtë post.

Borne, 61 vjeçe, e cila ka qenë ministre e Punës në Qeverinë paraprake, pason Jean Castex, dorëheqja e së cilit pritej pas rizgjedhjes së presidentit francez, Emmanuel Macron, muajin e kaluar.

Macron dhe Borne pritet të emërojnë anëtarët e Qeverisë së re në ditët në vijim.

Si ministre e Punës nga viti 2020, Borne ka zbatuar ndryshime që e kanë bërë më të vështirë për të papunët të marrin përfitime dhe ka ulur pagesat mujore për disa të papunë, duke nxitur kritika nga sindikatat e punëtorëve dhe nga majtistët.

Më 2018, si ministre e Transportit, Borne ishte përballur me greva të mëdha nga kompania e transportit hekurudhor SNCF, pasi punëtorët kishin kundërshtuar planet për hapjen e një rrjeti të ri hekurudhor, që shihej si konkurrues, dhe kishin kundërshtuar politikën për ndërprerjen e përfitimeve jetësore për punëtorët e rinj. Edhe pas kritikave të shumta, ajo arriti që të kalonte një projektligj me këto ndryshime.

Borne më herët po ashtu ka punuar si shefe e stafit të politikanes socialiste, Ségolène Royal, si dhe ka mbajtur postin e ministres së Ekologjisë gjatë kohës kur Francois Hollande ishte president.

Më 2015 ajo ishte bërë shefe ekzekutive e kompanisë shtetërore të transportit, RATP, që operon me metronë e Parisit.

Më 2017, ajo iu bashkua partisë centriste të Macronit. Në Qeverinë e parë të Macronit ajo fillimisht ishte emëruar ministre e Transportit dhe më pas e dikasterit të Tranzicionit Ekologjik.

Borne është gruaja e dytë në postin e kryeministres, pas Edith Cresson, e cila ka shërbyer në këtë post në periudhën 1991-1992 gjatë mandatit të presidentit socialist, Francois Mitterrand./rel

The post Elisabeth Borne emërohet kryeministre e Francës appeared first on Albeu.com.