kryeministri i ri Archives - Albeu.com

Fitorja historike e Peter Magyar/ Berisha uron kryeministrin r ri të Hungarisë: Shembull i zgjedhjeve të lira, Rama manipulon votën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Peter Magyar, për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungaria, duke e cilësuar procesin si shembull të demokracisë.

Ish-kryeministri i vendit Berisha, vlerësoi edhe qëndrimin e Viktor Orban për pranimin e humbjes pas 16 vitesh në pushtet, ndërsa krahasoi zgjedhjet në Hungari me situatën në Shqipëri, duke akuzuar Edi Rama për manipulim elektoral.

“Për t’u theksuar është fakti se, në dallim të madh nga Edvin Kristaq Rama, kryeministri Viktor Orbán nuk zhvilloi një farsë elektorale, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nuk u fali zgjedhësve dy miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para votimit për të blerë votat e tyre dhe për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve. Ai nuk u dha pensionistëve, që përbënin gjysmën e votuesve, “dhurata” prej 100 eurosh në këmbim të votës, siç bëri Edi Rama në mesin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit”, shprehet Berisha.

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me TISZA-n dhe falënderoi Fidesz për mbështetjen ndër vite ndaj PD-së.

“Partia Demokratike, që nga themelimi i saj, ka një bashkëpunim të pandërprerë 35-vjeçar me Viktor Orbán dhe Fidesz-in për të cilin u është atyre mirënjohës. Ne kemi gjetur te kjo parti një mik dhe aleat të çmuar që në fillesa, në përpjekjet tona për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe më pas në vendosjen e një bashkëpunimi miqësor midis dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre të vyer në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE, si dhe për bashkëpunimin tonë për paqen e sigurinë në rajon e njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, vlerësojmë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë PD-së gjatë këtyre viteve në opozitë, pranë organizatave partiake dhe institucioneve ndërkombëtare”.

Reagimi i plotë:

Hungaria ndryshon qeverinë.

Të dashur miq,

Dje populli hungarez, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, votoi masivisht alternativën e paraqitur nga Péter Magyar, kryetar i partisë së qendrës së djathtë TISZA, anëtare e EPP-së. Me këtë rast, uroj zotin Magyar për fitoren elektorale dhe besimin e madh që mori nga qytetarët e vendit të tij. Shpreh gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike për një bashkëpunim të frytshëm me TISZA-n, si në rrafshin bilateral, ashtu edhe në atë të EPP-së, në interesin më të mirë të dy vendeve tona.

Dje, përmes votës së lirë, qytetarët hungarezë nxorën në opozitë kryeministrin Viktor Orbán dhe partinë e tij Fidesz, pas 16 vitesh në pushtet. Kryeministri Viktor Orbán, pasi pranoi publikisht dhe me dinjitet humbjen, uroi kundërshtarin e tij për fitoren dhe e vlerësoi ditën e djeshme si një festë të demokracisë, duke dëshmuar kështu respektin e tij të palëkundur ndaj votës së lirë të qytetarëve hungarezë dhe vlerave themelore të demokracisë e shtetit ligjor.

Për t’u theksuar është fakti se, në dallim të madh nga Edvin Kristaq Rama, kryeministri Viktor Orbán nuk zhvilloi një farsë elektorale, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nuk u fali zgjedhësve dy miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para votimit për të blerë votat e tyre dhe për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve. Ai nuk u dha pensionistëve, që përbënin gjysmën e votuesve, “dhurata” prej 100 eurosh në këmbim të votës, siç bëri Edi Rama në mesin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Ai nuk përdori organizata kriminale dhe kartele droge për të terrorizuar qytetarët e për të kontrolluar vullnetin e tyre, ashtu siç bëri “Ramaduro” në Shqipëri. Ai nuk dekretoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis për vota, siç veproi narkodiktatori në Shqipëri. Qeveria e tij nuk ndërtoi një komision zgjedhor karikaturë si ky i Shqipërisë, por ngriti një komision me përfaqësim të gjerë të spektrit politik. Së fundmi, kryeministri Orbán nuk vendosi nën kontroll 90% të mediave të vendit dhe nuk bllokoi TikTok-un si Edi Rama; përkundrazi, televizionet më të shikuara të Hungarisë mbështetën kundërshtarët e tij.

Partia Demokratike, që nga themelimi i saj, ka një bashkëpunim të pandërprerë 35-vjeçar me Viktor Orbán dhe Fidesz-in për të cilin u është atyre mirënjohës. Ne kemi gjetur te kjo parti një mik dhe aleat të çmuar që në fillesa, në përpjekjet tona për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe më pas në vendosjen e një bashkëpunimi miqësor midis dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre të vyer në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE, si dhe për bashkëpunimin tonë për paqen e sigurinë në rajon e njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, vlerësojmë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë PD-së gjatë këtyre viteve në opozitë, pranë organizatave partiake dhe institucioneve ndërkombëtare.

Së fundmi, dëshiroj të përcjell një urim te përzemërt për kombin mik hungarez për zgjedhje parlamentare model të datës 12 prill 2026.

The post Fitorja historike e Peter Magyar/ Berisha uron kryeministrin r ri të Hungarisë: Shembull i zgjedhjeve të lira, Rama manipulon votën appeared first on Albeu.com.

Kryeministri i Francës e fiton votëbesimin pak ditë pasi u riemërua
Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, u mbijetoi të enjten dy mocioneve të votëbesimit, vetëm disa ditë pasi e kishte emëruar kabinetin e tij qeveritar dhe e kishte bërë një lëshim të rëndësishëm politik për të qëndruar në pushtet.

Votëbesimi pasoi vendimin e Lecornut të martën për ta mbështetur pezullimin e reformës së vitit 2023 për pensionet, në përpjekje për ta mbajtur Qeverinë e tij mjaftueshëm gjatë në pushtet, për ta miratuar një buxhet kursimesh deri në fund të vitit. Partia Socialiste (PS) e krahut të majtë kishte kërcënuar se do të votonte për rrëzimin e kryeministrit nëse ai nuk do të pranonte ta pezullonte reformën, sipas të cilës, mosha e pensionimit do të zgjerohej nga 62 në 64 vjeç.

Pa mbështetjen e PS-së, dy mocione të ndara të paraqitura të enjten nga partia e majtë ekstreme, Franca e Panënshtruar,dhe ajo e djathtë ekstreme, Tubimi Kombëtar, nuk arritën numrin e votave të nevojshme për ta rrëzuar Lecornun. Pas votimit, Lecornu tha se është i gatshëm ta “fillojë punën” për bisedimet buxhetore, që pritet të fillojnë në Parlament javën e ardhshme.

“Mund ta shihni se sa serioze është situata… Debatet duhej të fillonin”, tha kreu i Qeverisë për BFMTV.

Por, lideri socialist Olivier Faure paralajmëroi se partia e tij mund ta mbështesë përsëri një mocion për rrëzimin e Qeverisë.

“Nëse Qeveria nuk i përmbush angazhimet e saj, veçanërisht për pezullimin e reformës së pensioneve, ne do të votojmë menjëherë kundër kabinetit”, tha Faure në X.

Franca, ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës, është futur në një paralizë politike qëkurse presidenti Emmanuel Macron shpalli zgjedhje të parakohshme vitin e kaluar, me synimin për të konsoliduar pushtetin e tij. Por, zgjedhjet rezultuan me një Parlament të bllokuar dhe me rritje për të djathtën ekstreme.

Lecornu, kryeministri i shtatë i emëruar nga Macroni prej vitit 2017, tani duhet ta udhëheqë një buxhet kursimesh përmes një Parlamenti thellësisht të ndarë deri në fund të vitit. Lecornu, i cili u bë kryeministër muajin e kaluar, dha dorëheqjen të hënën e kaluar pas kritikave ndaj kabinetit të tij të parë.

Por, ai u riemërua disa ditë më vonë dhe e formoi një kabinet të ri qeveritar në kohë për ta paraqitur projektbuxhetin në Parlament. E përballur me trysni nga Bashkimi Evropian për ta ulur deficitin dhe borxhin e vendit, Franca ballafaqohet me një betejë të vështirë për masat shtrënguese që rrëzuan dy paraardhësit e Lecornut.

Raporti borxh/PBB i Francës është i treti më i larti në Bashkimin Evropian pas Greqisë dhe Italisë dhe afërsisht dyfishi i kufirit të BE-së prej 60 për qind. Lecornu është zotuar se nuk do ta përdorë një mjet kushtetues që është përdorur për të kaluar çdo buxhet pa votë që nga viti 2022, dhe ka premtuar se të gjitha ligjet do t’i nënshtrohen debatit.

“Qeveria do të bëjë propozime, ne do të debatojmë dhe ju do të votoni”, theksoi 39-vjeçari, i cili është besnik i Macronit, në një fjalim para deputetëve të martën.

Por, opozita ka sfiduar optimizmin e tij. Liderja e Tubimit Kombëtar, Marine Le Pen, akuzoi deputetët se i dhanë Lecornut një mundësi “për shkak të frikës nga zgjedhjet”, duke thënë se ajo “me padurim” po pret shpërndarjen e Parlamentit. E djathta ekstreme e sheh këtë si shansin e saj më të mirë deri tani për ta marrë pushtetin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, kur përfundon mandati i dytë dhe i fundit i Macronit.

The post Kryeministri i Francës e fiton votëbesimin pak ditë pasi u riemërua appeared first on Albeu.com.

Pas dorëheqjes së papritur të Varadkar, Irlanda zgjedh Kryeministrin e saj të ri
Simon Harris është zgjedhur për të qënë kryeministri i ri i irlandës duke u zotuar të ndihmojë biznesin e vogël, të përqëndrohet në ligjin dhe rendin dhe të trajtojë migracionin pas zgjedhjes së tij të pakundërshtueshme për të pasuar Leo Varadkar si udhëheqës i Fine Gael qeverisës.

Harris, një ministër 37-vjeçar më i njohur për ndihmën në drejtimin e përgjigjes fillestare të vendit ndaj COVID-19, do të votohet si kryeministri më i ri ndonjëherë i Irlandës kur parlamenti të ulet më 9 prill falë mbështetjes nga partnerët e koalicionit.

Ai nuk do të ketë më shumë se një vit për të shpëtuar koalicionin nga humbja në zgjedhjet parlamentare. Sondazhet e tre viteve të fundit e kanë vënë Sinn Fein, një parti e krahut të majtë që mbështet bashkimin me Irlandën e Veriut të drejtuar nga Britania, si favorit për të kryesuar qeverinë e ardhshme.

“Ky është një moment që Fine Gael të rivendoset. Nën udhëheqjen time, Fine Gael qëndron për mbështetjen e bizneseve, veçanërisht bizneseve të vogla … Fine Gael qëndron për mbështetjen e fermës familjare … Fine Gael qëndron për ligjin dhe rendin, në anën e An Garda Siochána (policia), ku rrugët janë të sigurta dhe krimi nuk lejohet kurrë të kalojë i pakontrolluar,” tha Harris.

The post Pas dorëheqjes së papritur të Varadkar, Irlanda zgjedh Kryeministrin e saj të ri appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Dita e parë si kryeministër, Rishi Sunak cakton kabinetin e ri të qeverisë
Kryeministri i sapo zgjedhur i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak nuk ka humbur kohë dhe në ditën e parë të detyrës, ka caktuar kabinetin e ri të qeverisë britanike.

Sunak ka nisur të emërojë kabinetin e tij pasi iu kërkua zyrtarisht nga Mbreti për të formuar një qeveri të re.

Kush është brenda dhe jashtë qeverisë së re të Sunak?

Jeremy Hunt në detyrën e tij si kancelar, pasi ka ndryshuar pjesën më të madhe të mini-buxhetit të Liz Truss, të cilin Sunak paralajmëroi se do të ishte i dëmshëm për ekonominë pak më shumë se një javë më parë.

Penny Mordaunt, rivalja e dyfishtë e Sunak-it në lidership, do të vazhdojë gjithashtu punën e saj si Udhëheqëse e Commons.

Suella Braverman është kthyer si ministre e Brendshme – më pak se një javë ajo dha dorëheqjen për shkeljen e kodit ministror duke dërguar dokumente të klasifikuara nga emaili i saj personal.

Grant Shapps, i cili u hartua për të zëvendësuar zonjën Braverman, është emëruar si sekretar i biznesit dhe energjisë.

Ndërkohë, Gillian Keegan është Sekretare e Shtetit për Arsimin.

Raab është emëruar zëvendëskryeministër dhe sekretar i drejtësisë.

James Cleverly është riemëruar në postin e sekretarit të jashtëm.

Simon Hart është emëruar shef i kamxhikut.

Nadhim Zahawi është emëruar kryetar i Partisë Konservatore.

Alok Sharma është larguar si ministër Shteti në zyrën e kabinetit. Ai do të mbetet president i COP26 dhe do të negociojë në emër të MB në COP27.

The post EMRAT/ Dita e parë si kryeministër, Rishi Sunak cakton kabinetin e ri të qeverisë appeared first on Albeu.com.

Gara për Kryeministrin e ri të Britanisë, ja kush i kryeson sondazhet
Liz Truss ruan një epërsi në dukje të padiskutueshme në garën për të qenë kryeministrja e ardhshme. Një sondazh iri tregon se ajo renditet 32 pikë përpara Rishi Sunak në mesin e anëtarëve konservatorë. Ndërsa fushata e tij lëkundet, ish-kancelari e përshkallëzoi sulmin e tij ndaj Truss mbrëmë duke paralajmëruar se planet e saj për të trajtuar krizën e kostos së jetesës do të çonin që miliona njerëz “të përfundonin në varfëri”.

Dy kandidatët për të pasuar Boris Johnson do të përplasen sërish sot në një takim në Belfast. Mbrëmë Truss, sekretari i jashtëm, ndërmori hapin e parë drejt veprimit ligjor kundër BE-së për refuzimin e lejimit të Britanisë për akses në programet evropiane të shkencës. Sondazhi nër faqen e internetit ConservativeHome tregoi renditjen e Truss me 60 për qind dhe Sunak me 28 për qind, dhe me 9 për qind ende të pavendosur dhe 3 për qind nuk preferojnë asnjërën. Sondazhi zbuloi se 60 përqind e anëtarëve kanë votuar tashmë.

Sondazhe të tjera kanë prodhuar rezultate shumë të ngjashme, por ekipi i Sunak këmbëngul se metodat e anketimit të anëtarëve konservatorë janë të pasakta dhe se ai ka marrë një pritje entuziaste gjatë fushatës. Mbrëmë doli se Truss dikur pohoi se punëtorët britanikë kishin nevojë për “më shumë ryshfet” dhe kundërshtuan në mënyrë të pafavorshme “mendësinë dhe qëndrimin” e tyre me kinezët.

Në një regjistrim të zbuluar nga The Guardian, Truss, në aë kohë kryesekretare e Thesarit, tha se Britania dëshironte “përgjigje të lehta” dhe fajësoi problemin e produktivitetit kombëtar. Këtë mëngjes, Kit Malthouse, ministri i zyrës së kabinetit, tha se kishte “një problem produktiviteti në këtë vend për disa kohë”. Ai tha se kjo ishte pjesërisht për shkak të mungesës së investimeve në makineri dhe tha se “shumë njerëz në ekonominë britanike punojnë jashtëzakonisht shumë”. Kur u pyet nga LBC nëse Truss kishte të drejtë, Malthouse, i cili ende nuk ka mbështetur publikisht asnjërin nga kandidatët e udhëheqjes, tha: “Çdo raport i vetëm shkollor që kisha thënë ndonjëherë ‘mund të përpiqet më shumë’. Kështu që nuk mendoj se ka asgjë të keqe të inkurajosh njerëzit të punojnë sa më shumë që të jetë e mundur.”. Sajid Javid, ish-sekretari i shëndetësisë, i cili po mbështet Truss, insistoi sot se “nuk mund të taksosh rrugën drejt rritjes” dhe se Truss kishte të drejtë që rezistoi duke dhënë më shumë detaje deri në një buxhet emergjent në shtator. Javid tha se “asgjë nuk është hequr nga tavolina” dhe se Truss pranoi “kjo është një krizë shumë, shumë serioze për familjet” pasi inflacioni u rrit mbi 10 përqind. “Njerëzit do të jenë të shqetësuar dhe Liz do të jetë personi i duhur për t’u marrë me këtë,” tha ai. Ai hodhi poshtë planin e Sir Keir Starmer për të ngrirë plotësisht faturat e energjisë gjatë dimrit.

The post Gara për Kryeministrin e ri të Britanisë, ja kush i kryeson sondazhet appeared first on Albeu.com.

Rama tregon se sa kohë do i japë Alibeajt për presidentin e ri
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së PS, rreth presidentit të ri.

Rama ka treguar se sa kohë do ta presin kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeajn, për të negociuar për emrin e Presidentit të ri.

Shefi i qeverisë tha se është një proces që do ndiqet nga komisioni.

Ndërsa shtoi se edhe nëse opozita nuk do të sjellë asnjë emër, nuk do të ishte ndonjë surprizë e madhe.

Pyetje: Sa kohë do e prisni Alibeajn për negociata?

Rama: Është një proces që po e ndjek komisioni që është ngritur. Nuk ka problem afatesh, po ndërtohet procesi, por sigurisht që do të presim deri në momentin që do të dërgohen emra. Nëse nuk sjellin asnjë emër, nuk do ishte dramë, sepse ata asnjëherë nuk kanë sjellë emra. Kur ne ishim në opozitë, ne edhe pse e dinim që nuk kishim vota kishim propozimet tona./albeu.com/

The post Rama tregon se sa kohë do i japë Alibeajt për presidentin e ri appeared first on Albeu.com.

Aleksandar Vuçiç: Vetëm unë e di se kush do të jetë kryeministër
Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se vetëm ai e di se kush do të jetë i mandatuari për kryeministër.

Komentet Vuçiç i bëri gjatë fjalimit të tij për formimin e qeverisë.

Sipas mediave serbe, ai u shpreh se Serbia duhet ta ruaj pavarësinë politike, dhe se duhet ti dëgjoi të gjithë që të vendos se cili do të jetë kandidat për kryeministër.

“Besoj se do të arrijmë ta ruajmë pavarësinë politike për të ecur përpara. Çdo ditë shoh kush jemi për të qenë ministër që nuk jemi. Në disa media lexoj se si pyetet Perëndimi, në të tjera lexoj se si vendos Moska për këtë. Askush nuk më pyet asgjë dhe asgjë. Unë kam detyrimin t’i dëgjoj të gjithë, që të shoh se kush mund të jetë i mandatuari për kryeministër. Serbia duhet të jetë e pavarur dhe askush nuk duhet të formojë qeveri në anën e saj, siç ndodhi në vitin 2008 kur ne u shkatërruam. Ne do të kemi forcën për të ruajtur pavarësinë politike,” tha Vuçiç./albeu.com/

The post Aleksandar Vuçiç: Vetëm unë e di se kush do të jetë kryeministër appeared first on Albeu.com.