Kryeministri i Republikës Sërpska Archives - Albeu.com

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen: Ky hap u vendos që të sigurohet legjitimiteti i Qeverisë
Kryeministri i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Savo Miniq, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Ai njoftoi për dorëheqjen e tij gjatë një konference për media të mbajtur në Banjallukë më 16 mars. Ai tha po ashtu se është konsultuar me presidentin e Republikës Sërska, Sinisha Karan, dhe se ai do ta propozojë sërish për mandatar për ekzekutivin e ri.

Miniq, që është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, subjekt i Millorad Dodikut, shtoi se e ka mbështetjen e shumicës në Kuvendin Popullor të RS-së.

Ai tha se për këtë hap u vendos me qëllim që të sigurohet legaliteti dhe legjitimiteti i Qeverisë, duke shtuar se ka kundërshtime edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, pa shpjeguar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

Kuvendi Popullor i RS do ta shqyrtojë dorëheqjen e tij pasditen e së hënës, në një seancë që është thirrur menjëherë pas konferencës së tij për media.

Kjo është hera e dytë në disa muajt e fundit që Miniq jep dorëheqje dhe paralajmëron se do të jetë sërish mandatar për formimin e Qeverisë së entitetit serb.

Më herët ai kishte qenë ministër i Bujqësisë në Republikën Sërpska dhe u emërua kryeministër i entitetit më 2 shtator të vitit të kaluar.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi më 23 janar se kjo Qeveri nuk ishte kushtetuese, pasi atë e kishte propozuar për mandatar në gushtin e kaluar Millorad Dodik, i cili në atë kohë pretendonte se ishte president i Republikës Sërpska.

Sipas Kushtetutës së RS, mandatarin mund ta propozojë vetëm presidenti i entitetit, ndërsa ky post i ishte hequr Dodikut pasi një vendim i gjyqësorit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, u bë i formës së prerë. Ky vendim ia ndalon Dodikut ushtrimin e funksioneve publike për gjashtë vjet.

Disa ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, Miniq dha dorëheqje. Si mandatar e propozoi ushtruesja e atëhershme e detyrës së presidentit të RS, Ana Trishiq Babiq, dhe ai më pas u bë sërish kryeministër.

Deputetët e Partisë së Aksionit Demokratik dhe të Frontit Demokratik në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës edhe pas këtij emërimi iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, duke kërkuar që ai të shfuqizohet.

Në ankesën e tyre, ndër të tjera, ata pretendojnë se emërimi i kryeministrit mbi bazën e propozimit të ushtrueses së detyrës së presidentit përbën “shkelje të drejtpërdrejtë dhe të vetëdijshme të parimit të sundimit të ligjit” që burgon nga Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës ende nuk ka dal me një vendim për këtë çështje.

Qamil Durakoviq, nënkryetar i RS-së, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të RS-së vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Trishiq Babiq në atë funksion, duke pasur parasysh se Kushtetuta e entitetit nuk e njeh funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentit.

Gjykata Kushtetuese e RS-së më 25 shkurt pezulloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të emërimit të saj./ REL

The post Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen: Ky hap u vendos që të sigurohet legjitimiteti i Qeverisë appeared first on Albeu.com.