Kryeministri i Izraelit Archives - Albeu.com

100 ditë luftë/Netanyahu paralajmëron hapin e radhës: Do të mbyllim kufirin e Gazës me Egjiptin
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se kufiri midis Egjiptit dhe Gazës duhet të mbyllet përpara se të përfundojë lufta me Hamasin.

Në një konference për shtyp për shënimin e 100 ditëve luftë, ai u shpreh se Izraeli nuk mund ta përfundojë luftën deri në mbylljen e Korridorit të Filadelfit, një rrip toke prej 14 kilometrash që shërben si kufi midis Egjipti dhe Gazës.

“Ne do të shkatërrojmë Hamasin dhe do të çmilitarizojmë Gazën. Pajisjet ushtarake dhe armët e tjera vdekjeprurëse do të vazhdojnë të hyjnë në këtë zonë, kështu që sigurisht që ne duhet ta mbyllim atë. Ka mënyra të ndryshme që Izraeli mund të marrë përsipër korridorin, por zyrtarët nuk kanë vendosur saktësisht se si do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, tha Netanyahu.

Netanyahu theksoi se Izaeli nuk do të lejojë që banorët e zhvendosur të Gazës veriore të kthehen për sa kohë që lufta është duke vijuar

The post 100 ditë luftë/Netanyahu paralajmëron hapin e radhës: Do të mbyllim kufirin e Gazës me Egjiptin appeared first on Albeu.com.

22 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur, Kryeministri i Izraelit: Jemi në luftë
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se të paktën 545 persona janë plagosur në sulmet palestineze, mëngjesin e së shtunës.

Të paktën 22 izraelitë kanë vdekur në sulmet e paprecedentë, sipas shërbimeve të urgjencës.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu në një fjalim drejtuar popullit tha se vendi është në luftë, jo në një operacion ushtarak, ndërsa premtoi hakmarrje ndaj armikut.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë, jo në një operacion, jo në një përshkallëzim, një luftë. Këtë mëngjes Hamasi filloi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Ne kemi qenë në të që në mëngjes herët. Mblodha krerët e sistemit të sigurisë, para së gjithash porosita që të pastrohen vendbanimet nga terroristët që kishin depërtuar – ky operacion po kryhet në këto orë. Në të njëjtën kohë, urdhërova një mobilizim të gjerë rezervë dhe një luftë hakmarrëse me një forcë dhe shtrirje që armiku nuk e kishte njohur kurrë”, tha Netanjahu.

Ahmad Gharabli/AFP/Getty Images

Kjo nuk i ngjan betejave të mëparshme

Nga Jeremy Bowen-BBC

Përktheu: AlbEu.com

Ajo që po ndodh sot mes Hamasit dhe Izraelit është e paprecedentë në më shumë se 15 vjet që kur Hamasi mori kontrollin e Rripit të Gazas.

Përplasja vjen pas muajsh dhune dhe tensioni në rritje midis izraelitëve dhe palestinezëve, megjithëse pjesa më e madhe e tyre është përqendruar në Bregun Perëndimor, i cili është territori që Izraeli ka pushtuar që nga viti 1967, që shtrihet midis Jerusalemit dhe kufirit me Jordaninë.

Izraeli ka thënë se është sulmuar, se Hamasi i kishte shpallur luftë Izraelit dhe unë do të prisja që planet që izraelitët do të rezultojnë në një përgjigje shumë të fuqishme. Të paktën kjo është ajo që ata kanë thënë.

Mendoj se ka shumë shanse që plani i përgjigjes të parashikojë edhe futjen e trupave në Gaza.

Kjo situatë do të zhvillohet shumë shpejt dhe ka gjasa të përshkallëzohet. Një pyetje e madhe është se çfarë ndodh tani – jo vetëm në dhe rreth Gazës – por çfarë ndodh në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, ku ka pasur dhunë të përsëritur midis grupeve të armatosura palestineze dhe forcave izraelite të sigurisë dhe kolonëve për muaj të tërë.

Një situatë tashmë e paqëndrueshme është e sigurt që do të përkeqësohet nga këto ngjarje.

Kështu që unë mendoj se tani për izraelitët dhe palestinezët, ky është një mëngjes tërësisht i papritur dhe shumë shqetësues

Ngjarjet po zhvillohen me shpejtësi mes Izraelit dhe Hamasit, por kjo është ajo që dimë deri më tani:

-Dhjetra persona të armatosur nga grupi militant Hamas duket se janë infiltruar në Izraelin jugor në një sulm të befasishëm nga Rripi i Gazës.

-Ajo vjen pasi mijëra raketa u hodhën në Izrael nga Gaza, sipas një udhëheqësi të Hamasit, Mohammed Deif – “ne kemi vendosur të themi mjaft është mjaft”, tha ai.

-Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se “një numër terroristësh” ishin infiltruar në territorin izraelit nga Gaza

-Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet në orën 13:00 me kohën lokale (11:00 BST), dhe ushtria ka filluar të godasë objektivat e Hamasit

-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar një video deklaratë duke thënë se ” jemi në luftë”.

-Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi “ka bërë një gabim të rëndë”, duke deklaruar se “shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.

-Betejat me armë mes forcave izraelite dhe palestineze janë ende duke u zhvilluar në vende të ndryshme në jug të Izraelit, sipas mediave izraelite.

-Spitalet në Izrael thonë se po trajtojnë personat e lënduar nga sulmet e papritura – të paktën një person ka vdekur

-Civilët në Gaza dhe Izraelin jugor, në mes të përplasjes së armatosur

Sulmi korrespondon më kohën kur shumë izraelitë prisnin të shijonin fundin e festës hebreje Sukkot.

Në vend të kësaj, ata që jetojnë ose qëndrojnë pranë Rripit të Gazës e kanë gjetur veten në një situatë makthi me një infiltrim në shkallë të gjerë nga militantët palestinezë. Duket se disa komunitete izraelite pranë Gazës po mbahen nga operativët e Hamasit. Ndërkohë, sulmet e avionëve izraelitë mbi objektivat e Hamasit kanë lënë të një situatë të ngjashme edhe civilët e pafajshëm në Gaza.

Në jug të Izraelit, izraelitë të tmerruar të fshehur në dhoma të sigurta luten që ushtarët të dërgohen për t’i shpëtuar. Disa thonë se ka militantë në shtëpitë e tyre.

Një grua në Be’eri thotë se babai i saj është kapur. Shumë nga mijëra njerëz që ishin në një festë në ambient të hapur në këto zona janë fshehur për të shpëtuar

Ata thonë se janë në mes të një shkëmbimi zjarri dhe raportojnë se ka viktima. Ka raporte izraelite se rreth 60 militantë të Hamasit kanë hyrë nga Rripi i Gazës.

Imazhet e paverifikuara duket se tregojnë militantët palestinezë që mbërrijnë me kamionçina dhe duke ngarë motoçikletat përmes një vrime në gardhin rrethues në Izrael. /albeu.com

The post 22 të vdekur dhe mbi 500 të plagosur, Kryeministri i Izraelit: Jemi në luftë appeared first on Albeu.com.

Netanyahu në OKB kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por tërhiqet shpejt
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të premten në Kombet e Bashkuara e paralajmëroi Iranin se përballet me “kërcënim bërthamor”, por zyra e tij reagoi shpejt duke e cilësuar këtë si rrëshqitje goje.

Netanyahu, i cili e ka përdorur vazhdimisht skenën në OKB për të bërë paralajmërime të errëta për Teheranin, pushoi shkurtimisht gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme kur u duk sikur po kërcënonte me sulm bërthamor nëse Teherani e krijon bombën e vet bërthamore.

“Mbi të gjitha – – mbi të gjitha – – Irani duhet patjetër të përballet me kërcënim të besueshëm bërthamor. Sa të jem unë kryeministër i Izraelit, do të bëj gjithçka në fuqinë time për të mos e lejuar Iranin të ketë armë bërthamore”, tha Netanyahu.

Zyra e tij reagoi shpejt dhe tha se Netanyahu e kishte bërë një lëshim në fjalim dhe se në tekstin e tij të parapërgatitur shkruhej “kërcënim të besueshëm ushtarak” e jo “kërcënim të besueshëm bërthamor”.

“U lexua gabimisht si kërcënim i besueshëm bërthamor. Kryeministri i qëndron tekstit origjinal të fjalimit”, tha zyra e kryeministrit izraelit.

Izraeli ka program shumë të njohur por të padeklaruar bërthamor. Besohet se nga janari Izraeli ka një depo me 90 koka bërthamore, sipas Institutit Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm.

Teherani, ndërkohë, e mohon se synon të ketë bombë bërthamore, por i ka shkelur limitet e pasurimit me uranium të cilat u vendosën ndaj tij në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më 2015, nga e cila u tërhoq ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe u rivendosën sanksione.

Richard Gowan, i cili i përcjell Kombet e Bashkuara për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se nuk është e pazakontë për liderët që t’i lexojnë gabimisht fjalimet e tyre.

Presidenti amerikan Joe Biden, në një pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të martën, paralajmëroi se dorëzimi para Rusisë në luftën kundër Ukrainës do të nënkuptonte braktisje të parimeve të Shteteve të Bashkuara, në vend se të thoshe Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është fshehtësi se Izraeli ka armë parandaluese bërthamore. Por, nuk mendoj se Netanyahu e kishte në plan reklamimin e armëve të veta bërthamore në OKB”, tha Gowan.

The post Netanyahu në OKB kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por tërhiqet shpejt appeared first on Albeu.com.