kryeministri i haitit Archives - Albeu.com

Jep dorëheqjen kryeministri i Haitit pas shembjes së rendit dhe ligjit
Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, pas disa javëve të rritjes së presionit dhe shkallës së dhunës që po ndodhte në shtet.

Ai e mori këtë vendim, pasi liderët rajonalë janë takuar të hënën në Xhamajka për të diskutuar një tranzicion politik në Haiti.

Henry është bllokuar aktualisht në Puerto Riko, pasi bandat e armatosura ia kanë pamundësuar kthimin në shtëpi.

Ai ka shkuar në Puerto Riko pas një udhëtimi në Kenia, në fund të shkurtit, për të siguruar mbështetjen e këtij vendi për një mision të sigurisë, të mbështetur prej Kombeve të Bashkuara.

Përmes një video-adresimi, Henry u ka bërë thirrje haitianëve që të qëndrojnë të qetë.

“Qeveria që jam duke udhëhequr do të dorëhiqet menjëherë pas instalimit të këshillit”, ka thënë Henry.

“Dua të falënderoj popullin e Haitit për mundësinë që më ka dhënë. Po u kërkoj haitianëve që të jenë të qetë dhe të bëjnë gjithçka që munden, në mënyrë që paqja dhe stabiliteti të arrihen sa më shpejt që është e mundshme”.

Pas njoftimit të tij, haitianët kanë dalë nëpër rrugë për të festuar.

Një këshill transitor presidencial, i prezantuar pas takimit në Xhamajka, do të përfaqësojë sektorë të ndryshëm të shoqërisë haitiane.

Detyrat e tij janë përzgjedhja e një kryeministri dhe kabineti me mandat të përkohshëm, dhe krijimi i një këshilli zgjedhor për të lehtësuar procesin zgjedhor, që mund të jetë i pari prej vitit 2016.

Henry, i cili e ka udhëhequr shtetin vetëm si ushtrues detyre prej korrikut të vitit 2021, pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise, i ka shtyrë vazhdimisht zgjedhjet, duke thënë se fillimisht duhet garantuar paqja.

Bandat tejet të armatosura e kanë rritur kontrollin nëpër rrugët e kryeqytetit Port-au-Prince, dhe e kanë sulmuar burgun kryesor, duke iu ndihmuar mijëra të burgosurve që të ikin prej atyre ambienteve.

Kryeqyteti dhe rajoni përreth është zyrtarisht në gjendje lufte, dhe masa e orës policore është vazhduar.

Shtëpia e Bardha ka dëshiruar fillimisht që Henry të kthehet në Haiti për të vëzhguar procesin transitor, mirëpo rritja e shkallës së dhunës i ka ndryshuar idetë në Uashington.

Zyrtarë brenda Departamentit amerikan të Shtetit kanë thënë se presin që anëtarët këshillit transitor të emërohen në 24-48 orët e ardhshme.

The post Jep dorëheqjen kryeministri i Haitit pas shembjes së rendit dhe ligjit appeared first on Albeu.com.

Jep dorëheqjen kryeministri i përkohshëm i Haitit
Kryeministri i përkohshëm i Haitit thotë se ai po jep dorëhqjen për t’ia lënë vendin një rivali politik që ka më shumë mbështetje ndërkombëtare.

Claude Joseph, që ka qenë kryeministër i përkohshëm që pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moïse më 7 korrik, i tha gazetës Washington Post se do të largohej nga posti.

Ariel Henry, një neurokirurg 71-vjeçar do të zërë vendin e tij.

“Të gjithë ata që më njohin e dinë se unë nuk kam ndonjë interes në këtë betejë, ose ndonjë ambicje për pushtet ,” i tha zoti Joseph gazetës. “Presidenti ishte një mik për mua. Unë thjesht dua të shoh vendosjen e drejtësisë për të.”

Nuk është e qartë ende se kur do ta lërë detyrën zoti Jozeph.

“Negociatat po vazhdojnë ende,” tha Ministri i Zgjedhjeve në Haiti Mathias Pierre, sipas agjencisë Associated Press. Ai tha se zoti Jozeph do t’i rikthehet postit të Ministrit të Jashtëm.

Presidenti Moïse u vra me armë zjarri kur disa vrasës bastisën shtëpinë e tij në Port-au-Prince./VOA

The post Jep dorëheqjen kryeministri i përkohshëm i Haitit appeared first on Albeu.com.