kryeministër i ri Archives - Albeu.com

Macron fiton më shumë kohë, kryeministri i dorëhequr Lecornu: Misioni im përfundoi, i thashë presidentit të emërojë një të ri! Shumica nuk do zgjedhje
Kryeministri i dorëhequr Sebastien Lecornu thotë se mund të kemi një kryeministër të ri brenda 48 orësh, duke shmangur shpërbërjen e Asamblesë dhe zgjedhjet e parakohëshme.

Ai tha se Presidenti francez Emmanuel Macron ka aftësinë e zgjidhjes, duke përjashtuar mundësinë e shpërbërjes së Asamblesë Kombëtare dhe zgjedhjeve të parakohshme, pasi shumica ka rënë dakord për buxhetin e ri dhe është gati të shmangë kaosin politik.

Duke folur në buletinin kryesor të lajmeve të France 2, Kryeministri francez në largim iu referua situatës politike që mbizotëron në Francë, duke theksuar se “kemi një Parlament të fragmentuar me mundësi kompromisi. Shumica e Parlamentit refuzon shpërbërjen. Shpërbërja do të çonte në një bllokim të ri politik”.

Ai theksoi se forca të ndryshme politike, kryesisht nga e majta, duken të gatshme të bien dakord për një kornizë të përbashkët buxhetore, e cila – siç tha ai – largon skenarin e një shpërbërjeje të re të Asamblesë Kombëtare.

“I thashë presidentit se ai ka mundësinë të emërojë një kryeministër brenda 48 orëve të ardhshme. Misioni im ka përfunduar”, tha Lecornu.

“I takon presidentit të zhvillojë konsultimet përfundimtare, varësisht nga ekuilibri politik. Janë 210 deputetë që duan një platformë stabiliteti dhe bien dakord në terma të përgjithshëm për buxhetin. Që tani e tutje, vendimi i përket ekskluzivisht kreut të shtetit”, tha Lecornu.

Kryeministri i dorëhequr shtoi se të gjitha partitë duhet të bëjnë një përpjekje për të arritur konvergjencë politike.

“Të gjithë duhet të bëjnë një hap. A jemi në gjendje të ecim përpara së bashku deri në fund të dhjetorit? Jam optimist”, tha ai, duke siguruar se do të mbetej përkohësisht në pozicionin e tij për të trajtuar çështjet aktuale.

The post Macron fiton më shumë kohë, kryeministri i dorëhequr Lecornu: Misioni im përfundoi, i thashë presidentit të emërojë një të ri! Shumica nuk do zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Shkarkimi i Bayrou nga detyra/ Macron emëron Sebastien Lecornu kryeministër të ri
Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar ministrin e Forcave të Armatosura Sébastien Lecorni si kryeministër, duke zëvendësuar Francois Bayrou që pak më herët paraqiti dorëheqjen. Lecorni bëhet kështu kryeministri i pestë i Francës në më pak se dy vjet.

Pasardhësi i Bayrou-t përballet me detyrën e vështirë të miratimit të buxhetit nga parlamenti, ku qeveria deri më tani nuk ka pasur shumicën. Sébastien Lecornu zëvendëson François Bayrou, i cili humbi mbështetjen parlamentare pas një mocioni mosbesimi që kaloi në Asamblenë Kombëtare.

Duke ia dorëzuar postin Lecornu, Macron rrezikon të tjetërsojë Partinë Socialiste të qendrës së majtë dhe e lë presidentin dhe qeverinë e tij të varen nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen për mbështetje në parlament.

Më herët të hënën, kryeministri në largim François Bayrou paraqiti dorëheqjen e tij, të cilën Macron e pranoi. Ai u detyrua të largohej pas vetëm nëntë muajsh në detyrë, i zhgënjyer nga dështimi i tij për të përmbushur një premtim qendror. Përpara votëbesimit, Bayrou i paralajmëroi ligjvënësit se rrëzimi i tij nuk do t’i zgjidhte problemet e vendit.

“Ju keni fuqinë për të rrëzuar qeverinë, por nuk keni fuqinë për të fshirë realitetin. Realiteti do të mbetet i pamëshirshëm: shpenzimet do të vazhdojnë të rriten dhe barra e borxhit, tashmë e padurueshme, do të bëhet më e rëndë dhe më e kushtueshme,” tha ai.

Lecornu tani përballet me sfidën e dyfishtë, ta nxjerrë Francën nga bataku i saj financiar, ndërkohë që drejton një qeveri të përgatitur për protesta masive. Demonstrata dhe bllokime autostradash në të gjithë vendin janë caktuar për të mërkurën, të pasuara nga një grevë më e gjerë e udhëhequr nga sindikatat më 18 shtator.

The post Shkarkimi i Bayrou nga detyra/ Macron emëron Sebastien Lecornu kryeministër të ri appeared first on Albeu.com.

Krijimi i qeverisë së re në Serbi, Vuçiç mandaton një mjek për kryeministër! Kush është kandidati që do pasojë Vuçeviç
Endokrinologu Gjuro Macut, është i mandatuari i ri për formimin e Qeverisë së Serbisë, ka njoftuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të dielën, më 6 prill.

Vuçiç tha se Qeveria e re serbe do të zgjidhet më 18 prill. Mjeku Gjuro Macut ka përfunduar specializimin në endokrinologji. Është shef i repartit për tumoret e sistemit endokrin në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë.

“Dr. Gjuro Macut, një njeri jashtëzakonisht i guximshëm, shumë i qetë, i matur, tolerant, i durueshëm dhe ndoshta specialisti më i madh në fushën e endokrinologjisë nga Vjena deri në Stamboll”, tha Vuçiç.

Presidenti serb më herët ka zhvilluar konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e qeverisë së re, të cilat kanë filluar më 2 prill.

Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të merrte pjesë në këto konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, propozim që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi.

Pas konsultimeve të 3 prillit, kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, tha se koalicioni i mbledhur rreth SNS-së konsideron se nuk duhet të shpallen zgjedhje të reja, por duhet të formohet një qeveri e re.

Ai deklaroi se do t’i propozonte presidentit të Serbisë dy kandidatë për mandatar. Gjatë konferencës në Beograd ku njoftoi për mandatarin e Qeverisë së re serbe, njoftoi po ashtu se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në SHBA, me gjasë në fillim të majit.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Vuçeviqit nga posti i kryeministrit, me ç’rast ka filluar afati prej 30 ditësh për zgjedhjen e ekzekutivit të ri.

Vuçeviq e kishte dhënë dorëheqjen një muaj e gjysmë më herët, pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe, të cilët po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.

Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët. Studentët protestues që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.

Në fokus të kërkesave të tyre, të adresuara institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë juridike dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar./REL

The post Krijimi i qeverisë së re në Serbi, Vuçiç mandaton një mjek për kryeministër! Kush është kandidati që do pasojë Vuçeviç appeared first on Albeu.com.

Mandatohet sot qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski kryeministër i ri
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, sot do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e Qeverisë i jepet partisë, e cila në zgjedhje ka fituar numrin më të madh të deputetëve dhe që arrin të sigurojë mbi 60 vota për votimin e saj në Kuvend.

Në zgjedhjet parlamentare më 8 maj, VMRO DPMNE-ja ka fituar 58 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nga 120 sa janë gjithsej.

Pas marrjes së mandatit, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka afat prej 20 ditësh për paraqitjen në Kuvend të përbërjes së re të Qeverisë, si dhe programin e punës.

Mickoski, ka thënë se dorëzimin e listës me emrat për përbërjen e Qeverisë së re do ta bëjë në afatin e parë të mundshëm.

“Pres që ta dorëzoj përbërjen sa më shpejt të jetë e mundur, apo para festave fetare që vijnë – Kurban Bajrami (16 qershor) dhe Dita e shpirtrave (21 qershor)”, ka thënë Mickoski.

Qeveria e re do të formohet nga VMRO DPMNE-ja, koalicioni shqiptar VLEN dhe lëvizja ZNAM. Këto tri parti së bashku do të kenë 78 deputetë.

Para votimit të Qeverisë, Kuvendi duhet të miratojë një ligj për riorganizimin e ministrive, megjithatë, për këtë nevojitet shumica prej dy të tretash (apo 80 vota) në Kuvendin prej 120 anëtarësh.

Mickoski të mërkurën i ka dorëzuar propozim-amendamentet në Kuvend, por ndonëse nuk ka dashur të konfirmojë drejtpërdrejt se a ka siguruar mbështetjen e 80 deputetëve, ka thënë se ata nuk janë “fillestarë në politikë” për të “besuar në rastësi”.

“Ne nuk jemi politikanë naivë që të besojmë në rastësi. Në politikë rrallëherë ka rastësi”, është shprehur Mickoski.

Mickoski nuk ka dhënë detaje rreth ndarjes së ministrive apo se kush do t’i drejtojë ato, ndërkohë që përfaqësues të koalicionit VLEN kanë thënë se në Qeverinë e re do të kenë një zëvendëskryeministër, gjashtë ministri, dy prej të cilëve do të jenë pa resor, si dhe shtatë zëvendësministra. Nga radhët e koalicionit VLEN është edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili në këtë post u zgjodh më 28 maj.

The post Mandatohet sot qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski kryeministër i ri appeared first on Albeu.com.