Lefter Maliqi: SPAK merr zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin

Ish- deputeti i Partisë  Demokratike, Lefter Maliqi, ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, dokumentin e SPAK adresuar drejt tij lidhur me hetimet dhe kallëzimet e bëra ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

 

 

Në dokumentin e SPAK drejtuar Maliqit, thuhet se SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime kryetarin e Bashkisë Kuçovë.

Krahas dokumentit Maliqi, shkruan se Kreshnik Hajdari, duhet të ishte shkarkuar me kohë nga KQZ dhe Kryeministri, teksa pyet se kush po e mbron ende.

“Gjykata Administrative Tiranë, rrëzoi ankimin e Hajdarit për shkarkimin e tij, i cili ju kthye “KQZ”, ku jemi në pritje.

Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar, e dënoi Hajdarin me 9 muaj burg të konvertuar me 150 orë punë dhe nuk e apeloi.

“Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”.

Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ?Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari? Cilat janë pazaret e tyre me disa eksponentë të PD kundra meje për dështimin e Opozitës? Pse kanë frikë??

A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë”? – shkruan Maliqi.

Postimi i plotë:

“SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të Bashkisë Kuçovë, të dhuruar në 2019 dhe grabitur në 2023.

Plus 2 kallëzime nga Avokati Arben Llangozi, plus 1 kallëzim nga Deputetja Albana Volshi, plus kallëzimi i fundit nga ana ime për tenderin 1 Milion Euro në Havaleas. Ndërkohë dhe Prokuroria e Beratit, ende ka hetimet për 4 Milion Euro të Sinëcit.

Gjykata Administrative Tiranë, rrëzoi ankimin e Hajdarit për shkarkimin e tij, i cili ju kthye “KQZ”, ku jemi në pritje.

Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar e dënoi Hajdarin me 9 muaj burg të konvertuar me 150 orë punë dhe nuk e apeloi.
Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”.

Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ?Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari? Cilat janë pazaret e tyre me disa eksponentë të PD kundra meje për dështimin e Opozitës? Pse kanë frikë?? A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë??

A bëtë pazare ju hajdutë Rilindas në pushtet politik dhe lokal në Qarkun Berat dhe në bashkëpunim me këta 2-3 eksponentë politikë të PD më luftuat dhe dogjët mandatin e 3 të PD?
Pasi po të ishim të Bashkuar si PD e opozitë ishin të sigurt 3 mandate në PD.

Harrojeni se me paratë tuaja të pista e aferat korruptive do përçani opozitën.

Opozita do pastrohet dhe do fitojë Bashkitë Berat e Kuçovë dhe në shkallë vendi, krahë njerëzve të punës me eksperiencë dhe figurave të reja.

Pazaret e paratë e pista do ju dalin nga hundët! Vendin e keni ne burg.

 


Shtuar 9.12.2025 10:41