kryebashkiakja e kurbinit Archives - Albeu.com

20 ditë pas inaugurimit, banorët ende jashtë! Reagon kryebashkiakja e Kurbinit: Kur i dorëzojmë çelësat e shtëpive
Para 20 ditëve u inauguruan banesat e rindërtuara të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ka reaguar pasi banorët e Laçit u ankuan se ende nuk janë futur në banesat e tyre, ndërkohë që kanë kaluar 20 ditë nga inaugurimi, ku ishte i pranishëm edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në një deklaratë kryebashkiakja sqaron arsyet e kësaj vonese. Sipas saj kjo ka ardhur për shkak të procedurave që duhet të kalojnë fillimisht në Këshillin e Ministrave.

Reagimi i plotë:

Marrë shkas nga shqetësimi i disa qytetarëve që janë përfitues të apartamenteve në kuadër të procesit të rindërtimit të zonës 1/1 për zhvillim, në Laç, në lidhje me vonesën e dorëzimit të çelësave të apartamenteve të përfituara prej tyre, sqaroj si më poshtë:

Pas marrjes në dorëzim të lagjes së re dhe inventarizimit të të gjithë pronës nga donatori (TOKI-Qeveria Turke) tek Enti Kombëtar i Banesave, i cili është njësi zbatuese për këtë zonë sipas VKM nr. 46, datë 22.01.2020, ky i fundit ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Rindërtimit gjithë dokumentacionin përkatës dhe më pas ky Komision ka marrë Vendimin nr. 99, datë 04.02.2022, me të cilin i kërkon Këshillit të Ministrave kalimin në pronësi të gjithë apartamenteve Bashkisë Kurbin. Për këtë çështje, ditën e mërkurë, datë 9 Shkurt 2022, Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin. Vetëm pas daljes së këtij vendimi, Bashkia Kurbin bën dorëzimin e çelësave të apartamenteve tek banorët përfitues sipas listave të dala nga shorti publik për shpërndarjen e këtyre apartamenteve dhe kryen të gjitha procedurat administrative për hartimin e kontratës së dhurimit, ku çdo qytetar do të marrë certifikatën e pronësisë në emër të tij dhe do të ketë mundësinë ta trashëgojë atë pronë brez pas brezi.

Duke e mirëkuptuar padurimin tuaj për t’u rikthyer në ato apartamente aq të bukura dhe aq komode, sqaroj gjithësecilin prej jush se ndjekja me përpikmëri e procedurave administrative, të cilat marrin kohën e tyre, është në të mirë të të gjithë palëve të përfshira në këtë proces. Kam qënë në çdo moment deri më tani e do të jem gjithmonë krah çdo bashkëqytetari, por gjithësecili prej jush duhet të kuptojë se i gjithë ky proces ka qënë i jashtëzakonshëm, i panjohur më parë për të gjithë ne, dhe çdo gjë bëhet në të mirë të qytetarëve dhe përfitimit të pronës prej tyre sipas çdo rregulli e ligji të Republikës së Shqipërisë./albeu.com/

The post 20 ditë pas inaugurimit, banorët ende jashtë! Reagon kryebashkiakja e Kurbinit: Kur i dorëzojmë çelësat e shtëpive appeared first on Albeu.com.