Kronologjia Archives - Albeu.com

KRONOLOGJIA/ Si ndërroi jetë i riu në komisariat, efektivët iu vunë pas sapo zbriti nga makina, dëshmia e shokut
32-vjeçari Lear Kurti bashkë me një mikun e tij kanë qenë duke lëvizur me një mjet pranë Spitalit Ushtarak ku edhe ka zbritur nga kjo makinë.

Në momentin që ka zbritur, ka konstatuar një patrullë të policisë e cila ishte e vendosur disa metra më poshtë. Në këtë moment ai ka vrapuar.

Gazetari Ermala Vija, raporton se sipas dinamikës së zbardhur nga Prokuroria e Tiranës ka rezultuar se efektivët e Policisë i janë vënë në ndjekje deri në momentin kur e kanë ndaluar në rrugën Don Bosko, disa metra më poshtë spitalit.

I riu ka filluar të ndjehet keq dhe disa minuta pas mbërritjes në Komisariatin nr.3 gjendja e tij është përkeqësuar dhe më pas ka ndërruar edhe jetë.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, por sipas mjekëve pa shenja jete dhe është dërguar menjëherë në morg.

Burimet nga Prokuroria thonë se gjatë ditës së sotme, do të kryhet autopsia në bazë të të cilës do dilet në një përfundim për shkaqet e vdekjes.

Verifikimet e kryera treguan se Kurti ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike, ndërkohë ka pasur edhe precedentë të mëparshëm penal.

Ndërkohë, të njëjtat burime, konfirmuan se dëshmia e mikut të 32-vjecari mbetet kyçe deri më tani.

Ai ka deklaruar se e ka lënë mikun e tij në atë vend pranë një pike shërbimesh telefonike dhe do rikthehej me makinë ta merrte. Pas ngjarjes është shoqëruar nga Policia dhe ka deklaruar se miku i tij vuante nga një sëmundje e rëndë e pashërueshme. Më tej ai ka shtuar se disa javë më parë, ka shfaqur të njëjtat shenja dhe ai e ka çuar pranë Spitalit të Traumës.

Bazuar në këtë dëshmi, hetuesit dyshojnë se ngjarja është pasojë e gjendjes së tij shëndetësore  megjithatë, Prokuroria është në pritje të autopsisë që po kryhet në morgun e Tiranës.

The post KRONOLOGJIA/ Si ndërroi jetë i riu në komisariat, efektivët iu vunë pas sapo zbriti nga makina, dëshmia e shokut appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Alqi Bllakos, SPAK zbulon të gjithë prapaskenat
SPAK ka zbuluar prapaskenat se si u arit deri në arrestimin e ish-deputetit të PS Alqi Bllako, për të cilin deri më tani kanë qarkulluar disa versione.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, SPAK sqaron se ditën e djeshme, më datë 31-03-2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “arrest meë burg” për shtetasin Alqi Bllako.

Vendimi i është vënë në dispozicion Prokurosisë së Posaçme në orën 15:30 të ditës së djeshme.

Sipas SPAK, vendimi i GJKKO është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

NJOFTIM

Mbi caktimin dhe ekzekutimin e masës e sigurimit për shtetasin Alqi Bllako

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, në Regjistrin e Njoftimit të Veprave Penale në Prokurorinë e Posaçme me datë 18.03.2022, është regjistruar emri i shtetasit Alqi Bllako, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Me shkresën Nr.2407 Prot., datë 29.03.2022, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00.

Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën Nr.1274/7 Prot., datë 30.03.2022 (ardhur në Prokurorinë e Posaçme në orën 19.40) na ka njoftuar për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin, për arsye se deputeti ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati deputetit. Neni 71, pika 2, shkronja “b” e Kushtetutës parashikon se: “…mandati deputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati…”.

Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako.

Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022.

Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit.

Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.

The post Arrestimi i Alqi Bllakos, SPAK zbulon të gjithë prapaskenat appeared first on Albeu.com.