krocia Archives - Albeu.com

I ka përmbushur të gjitha kushtet, Kroacia vendos euro-n si valutë
Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës duke e pasur euron si valutë të saj. Komisioni Evropian konfirmoi të mërkurën se Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Përmes raportit për konvergjencë, me të cilin vlerësohet niveli i përgatitjes së vendeve anëtare të BE-së për t’u anëtarësuar edhe në eurozone, Komisioni Evropian të mërkurën ka konfirmuar se Kroacia është i vetmi nga shtetet që ende nuk kanë euron si valutë zyrtare që i ka përmbushur të gjitha kriteret. Në këtë mënyrë vendosja e euros në qarkullim në Kroaci nga 1 janari i vitit 2023 mbetet vetëm një formalitet.

Komisioni Evropian në të njëjtën kohë, krahas konfirmimit se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet, ka miratuar edhe propozimin ligjor për vendimin e Këshillit, me të cilin do të përmbyllet procedura. Pritet që Këshill në pjesën e parë të muajit korrik të marrë vendimin përfundimtar formal.

Krahas Kroacisë, Komisioni ka vlerësuar edhe Suedinë, Çekinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ato i kanë përmbushur shumicën e kritereve por jo të gjitha.

Konfirmimin se Kroacia tashmë mund t’i bashkohet eurozonës e kanë quajtur historik edhe zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel.

“Për më pak se një dhjetëvjeçar prej kur ka hyrë në BE, Kroacia është e gatshme të anëtarësohet në eurozonë me 1 janar. Me vendosjen e euros Kroacia do të forcojë ekonominë e saj por do ta bëjë edhe euron një valutë më të fortë” ka thënë me këtë rast Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka shtuar se “njëzet vite prej kur kanë hyrë në qarkullim monedhat e para të euros, kjo valutë është bërë një prej më të fuqishmëve në botë. Ka përmirësuar jetën e miliona njerëzve në Bashkimin Evropian dhe është bërë simbol i forcës dhe unitetit”.

Komisionari i BE-së për ekonomi, Paolo Gentiloni ka thënë se qytetarët e Kroacisë tashmë do t’u bashkohen rreth 340 milion qytetarëve të vendeve tjera të BE-së që kanë euron si valutë.

Prej kur është bërë anëtare e BE-së Kroacia ka parashtruar si prioritet të sajin edhe hyrjen në eurozonë dhe në zonën e lirisë së lëvizjes së Schengenit. Vendet që bëhen anëtare të BE-së e kanë obligim të vendosin euron si valutë të tyre por koha varet nga dinamika e përmbushjes së kritereve që kërkohen. Për momentin në euro zonë janë 19 nga 27 vende anëtare të BE-së e me Kroacinë ky numër do të rritet në 20. Jashtë kësaj zonë mbeten Danimarka, e cila ka siguruar të ketë të drejtë përjashtimi, dhe Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.

Krahas Komisionit Evropian edhe Banka Qendrore Evropiane me seli në Frankfurt të Gjermanisë ka konfirmuar se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kriteret për të hyrë në euro zonë./REL

The post I ka përmbushur të gjitha kushtet, Kroacia vendos euro-n si valutë appeared first on Albeu.com.