kroat Archives - Albeu.com

Kryeministri kroat i reagon Vuçiçit: Nuk kemi nevojë të marrim leje nga NATO e as Serbia, për bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot po merr pjesë në seancën e Këshillit Evropian në Bruksel, i cili para fillimit iu drejtua mediave, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan deklaratën për forcimin e bashkëpunimit mbrojtës, kurse Serbia më pas njoftoi se do të kërkonte një shpjegim urgjent nga Ministritë e Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë lidhur me dokumentin e nënshkruar.

Vëmendje e madhe dhe reagime të furishme në Serbi shkaktoi deklarata për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, e cila u nënshkrua nga të tre vendet.

Ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq e quajti iniciativën “provokative”, ndërsa autoritetet në Beograd njoftuan se Serbia ishte e gatshme të shqyrtojë bashkëpunimin në mirëbesim me Kroacinë dhe Shqipërinë.

Siç ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, “kjo iniciativë e cila bëhet pa Serbinë, por me Prishtinën, paraqet një provokim të hapur dhe injorim të rëndë të realitetit në terren”.

Autoritetet serbe shtuan se presin një përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet reale dhe qëllimet përfundimtare të kësaj “loje të rrezikshme ushtarako-sigurie”, duke theksuar se Serbia nuk do të lejojë asnjë veprim të njëanshëm që mund të kërcënojë integritetin e tyre territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon.

Vuçiq më vonë deklaroi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996, dhe se Kroacia dhe Shqipëria pothuajse me siguri nuk e informuan NATO-n për gjithçka.

“Ata hapën një garë armatimesh në rajonin tonë, është një situatë e vështirë për ne, por ne e kuptuam mesazhin e tyre. Dhe ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do të mbrohemi me sukses kundër çdo agresori të mundshëm, qoftë edhe një agresori kaq të fuqishëm”, u tha Vuçiç gazetarëve serbë pas bisedimeve në NATO me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte.

E sot iu përgjigj kryeministri kroat Plenkoviq.

“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Plenkoviq, duke shtuar se këto janë “marrëveshje të zakonshme” dhe se Kroacia nuk ka pasur qëllim armiqësor.

“Ne ishim në gjendje të krijonim një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Ai nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj se duhet kërkuar një armik, por kjo nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të kërkojë leje për këtë, as Serbisë dhe as NATO-s”, tha Plenkoviq nga Brukseli.

I pyetur nga gazetarët për situatën në Ballkanin jugperëndimor, Plenkoviq njoftoi se do të përdorte seancën e Këshillit Evropian për të tërhequr vëmendjen për situatën aktuale në rajon.

“Ne duhet të monitorojmë stabilitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe situatën në Serbi. Është koha që një pjesë e vëmendjes ta përqendrojmë në zonën që është dëshmuar si ndezëse vitet e fundit”, përfundoi kryeministri kroat

The post Kryeministri kroat i reagon Vuçiçit: Nuk kemi nevojë të marrim leje nga NATO e as Serbia, për bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

“Ka frikë për herë të parë!” Gazetari kroat: Vuçiç po shkon nga gabimi në gabim, megjithatë protestat nuk do ta prekin qeverinë
Gazetari kroat, Vedran Salvia, është shprehur se për herë të parë Vuçiç duket i frikësuar. Në një artikull për Index.hr me titullin “Vuçiç ka frikë për herë të parë”, gazetari shkruan se situata aktuale në Serbi mes protestave të vazhdueshme reflektojnë gabimet dhe fikën e presidentit Vuçiç.

Gazetari shkruan se protesta e fundit kundër qeverisë, është më e madhja në historinë e Serbisë, e cila mblodhi më shumë se 100,000 mijë njerëz. Ai thotë se madje, kjo protestë kishte më shumë njerëz se në përmbysjen e Sllobodan Millosheviçit.

Salvia thekson se kjo situatë ka frikësuar Vuçiç, por jo aq sa ta shkatërrojnë atë. Gazetari thotë se Vuçiç nuk do të bjerë, por do ta çmitizojnë atë. Sipas tij, në fakt vetë protestat nuk synojnë ta shkatërrojnë Vuçiç.

“Vucic nuk do të bjerë, por këto protesta do ta çmitizojnë. Që kur është bërë president, ai sillet si president, kryeminister dhe çdo ministër individualisht. Protestat jane nje shok per te, prandaj eshte i hutuar personalisht bashke me ata qe mendonin se ai ishte Zoti”, tha Salvia.

Gazetari shton më tej se protesta e studentëve nuk ka një lider dhe se nuk udhëhiqet nga opozita. Salvia thekson se studentët janë aq të zgjuar për të mos lejuar ndërhrjen e opozitës në protestat e tyre.

Megjithatë, Salvia thotë se këto protesta nuk do t’i kushojnë qeverisë, megjithëse Vuçiç po bën gabime të vazhdueshme për shkak se nuk i ka rrethanat në favor të tij.

“Nuk është njësoj si kur opozita organizonte protesta dhe pastaj terhiqej pas me pisllëk. Studentet nuk mund ta bëjë këtë. Ata nuk kanë liderë, kjo është shumë interesante, nuk besoj se është e qëllimshme, por dihet nga teoria guerile që më të fortët janë ata që nuk njohin udhëheqje dhe strukturë. Ata janë gjithashtu shumë të zgjuar për të lejuar që opozita t’i marrë ne patronazh”, theksoi Salvia.

Sipas gazetarit, Vuçiç këtë herë e ka të vështirë të reagojë ndaj këtyre protestave, pasi ky është një rebelim kulturor dhe jo politik. Sipas tij, sado të pakënaqur të jenë ndjekësit e presidentit, ata nuk dinë të bëjnë asgjë pa Vuçiç.

“Sado të pakënaqur të jenë ndjekësit e Vucicit, ata nuk dinë të bëjnë asgjë pa të. Këto protesta sigurisht që janë shumë të pakëndshme për presidentin serb. Ky është një rebelim kulturor, jo politik. Prandaj është kaq e vështirë për Vuçiqin qe të reagojë”, shpjegoi Salvia.

The post “Ka frikë për herë të parë!” Gazetari kroat: Vuçiç po shkon nga gabimi në gabim, megjithatë protestat nuk do ta prekin qeverinë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Babai i tyre është kroat, dhe nëna shqiptare: Karla dhe Noah parashikojnë rezultatin e ndeshjes
Kroacia dhe Shqipëria do të luajnë për herë të parë në histori, në një ndeshje të Kampionatit Evropian.

Tifozët shqiptarë dhe kroatë kanë pushtuar qytetin gjerman Hamburg, derisa atmosfera mes dy tifozërive është fantastike.

Në fakt bëhet fjalë për dy shtete mike dhe natyrisht se edhe tifozët po kalojnë momente të mira së bashku.

Mediumi kroat Index.hr ka biseduar me një familje, ku babai Karlo është kroat dhe nëna Arta është shqiptare.

Karla shtatë vjeçare dhe Noa 10 vjeç kanë parashikuar ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë.

Karla na tha se mbështet Shqipërinë dhe na tha me buzëqeshje se Shqipëria do të fitojë. Por Karlo i mbështet të dyja skuadrat, ndaj ai u përgjigj diplomatikisht se rezultati do të ishte barazim (2:2).

Meqë ra fjala, familja jeton prej 10 vitesh në Frankfurt, por pas një muaji do të shpërngulen në Kroaci.

The post VIDEO/ Babai i tyre është kroat, dhe nëna shqiptare: Karla dhe Noah parashikojnë rezultatin e ndeshjes appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyshit të Luka Modric, ish-ushtari serb paditet nga shteti kroat
Vrasja e gjyshit të Luka Modric nga milici serb, Zeljko Badza në vitin 1991 është kthyer përsëri në çështje. Zyra e prokurorit shtetëror të qarkut të Split tha se është ngritur një aktakuzë.

Zeljko Badza, që tani është në moshën 63-vjeçare akuzohet për krime lufte dhe vrasjen e shtatë civilëve në territorin kroat të pushtuar nga rebelët serbë në vitin 1991. Pikërisht një nga ato viktima ka qenë edhe gjyshi i yllit të Real Madrid.

Vetë Modric nuk ka folur për këtë aktakuzë. Por në të kaluarën, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018 ka treguar se sa shumë ka ndikuar vdekja e gjyshit.

“Isha shumë i lidhur emocionalisht me gjyshin tim. Unë trashëgova emrin e tij. Nuk është e lehtë kur i ndodh një të riu një fatkeqësi e tillë, nuk mund ta kuptosh”, ka thënë Modric asokohe. /newsport.al/

The post Vrasja e gjyshit të Luka Modric, ish-ushtari serb paditet nga shteti kroat appeared first on Albeu.com.