kroaci Archives - Albeu.com
Jagxhiu zhvillon vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus transformimi digjital
Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, ka nisur një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Gjatë qëndrimit atje, ai është takuar me përfaqësues të institucioneve kroate për të diskutuar transformimin digjital dhe modernizimin e administratës publike.
Jagxhiu, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është pritur në Ministrinë kroate të Drejtësisë, Administratës Publike dhe Transformimit Digjital, si dhe në APIS IT. Kjo e fundit është kompani shtetërore dhe renditet ndër ofruesit kryesorë të infrastrukturës dhe shërbimeve të përbashkëta digjitale për sektorin publik të Kroacisë.
Diskutimet përfshinë ndërlidhjen dhe interoperabilitetin e regjistrave shtetërorë, portalin qendror të shërbimeve dhe zbatimin e parimit “vetëm një herë”. Palët trajtuan gjithashtu shërbimet e ndërtuara mbi ngjarjet jetësore, identitetin elektronik, kuletën digjitale dhe infrastrukturën digjitale, përfshirë qendrat e të dhënave dhe cloud-in qeveritar.
Një pjesë e posaçme e bisedimeve iu kushtua integrimit të inteligjencës artificiale në administratën publike. Po ashtu, u shqyrtua zbatimi i legjislacionit të Bashkimit Evropian që mbulon inteligjencën artificiale, identitetin elektronik dhe shërbimet digjitale.
Në takimin me APIS IT u trajtua mënyra e organizimit të shërbimeve të përbashkëta dhe cloud-it qeveritar. Kjo temë lidhet drejtpërdrejt me nismën e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike për kalimin drejt cloud-it qeveritar dhe konsolidimin e infrastrukturës së përbashkët digjitale.
Gjatë takimeve, palët ranë dakord që të vijojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve. Theksi do të vendoset veçanërisht te zhvillimi i infrastrukturës digjitale, përparimi i interoperabilitetit dhe regjistrave shtetërorë, si dhe identiteti digjital.
Në përfundim, ministri Jagxhiu shprehu mirënjohjen ndaj institucioneve kroate për mikpritjen dhe gatishmërinë e treguar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
</body></html>
The post Jagxhiu zhvillon vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus transformimi digjital appeared first on Albeu.com.
Ambasadori kroat flet nga Pogradeci: Protestat janë e drejtë e qytetarëve, qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e tyre! Kramariç: Brezi i ri mund t’i japë fund tranzicionit
Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç,  ka folur nga Pogradeci, ku deklaroi se qytetarët shqiptarë duhet të kenë lirinë të shprehin nevojat dhe shqetësimet e tyre.
Duke iu referuar protestave në vend, ai tha se ato përbëjnë një mesazh politik për qeverinë, e cila duhet ta dëgjojë dhe ta marrë në konsideratë atë.
Kramariç ndodhet në Pogradec për një projekt të organizuar nga Ambasada e Kroacisë, në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Shqipërisë.
Nisma synon të përcjellë përvojën kroate mbi hapat e ndërmarrë përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe të përgatisë brezin e ri për këtë proces.
Ambasadori u shpreh se protestat pasqyrojnë ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj çështjeve të tilla si ekologjia, qeverisja dhe mënyra se si funksionojnë institucionet.
“Protesta është një e drejtë e qytetarëve. Aty nuk është diskutimi kanë apo nuk kanë të drejtë, por qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre. Ky është një mesazh për qeverinë. Çdo qeveri duhet të marrë mesazhin që i shkon në aspektin politik”, tha ai.
Duke folur për reformat që i nevojiten Shqipërisë, Kramariç theksoi se ato nuk duhet të konsiderohen vetëm si kërkesa të Brukselit, por si procese që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve.
“Reformat nuk duhet të shikohen si tip gjobash, pra nuk duhet të shikohen siç e kërkon Brukseli dhe duhet bërë, sepse mbi të gjitha janë qytetarët që jetojnë në këtë vend”, u shpreh ambasadori.
Sipas tij, zbatimi i reformave mund të kërkojë kompromise dhe marrëveshje, ndërsa ligjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mos zbatohen në mënyrë të diferencuar.
“Ligji nuk duhet të bëhet selektiv vetëm për një pjesë të qytetarëve. Është fjala që për dikë lejohet dhe për dikë nuk lejohet”, deklaroi Kramariç, duke shtuar se ndryshimet e lidhura me integrimin në BE duhet të sjellin përfitime për qytetarët shqiptarë.
Ambasadori vlerësoi gjithashtu të rinjtë shqiptarë, të cilët i cilësoi të arsimuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi në ekonomi e politikë. Ai tha se gjenerata e re mund t’i japë fund tranzicionit shqiptar.
“Qëllimi nuk është të bëjmë rolin e pedagogut, por të shpërndajmë eksperiencën tonë në këtë proces”, tha Kramariç, duke nënvizuar se në Shqipëri ekziston një mbështetje shumë e lartë për integrimin europian.
I pyetur për gjyqin ndaj drejtuesve të UÇK-së në Hagë, Kramariç kujtoi se ka shërbyer si ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër.
“Jam njohur me të. Mund të themi që vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe pse mund të jetë i dhimbshëm. Pra duhet të shohim të dyja anët. Nga njëra anë çështja Thaçi dhe nga ana tjetër çështja e Kosovës”, tha ai.
Kramariç vlerësoi se një dënim i Hashim Thaçit nuk do të ishte pozitiv për imazhin e Kosovës si shtet, por theksoi se, pavarësisht vendimit, përgjegjësia për të nuk i përket Kosovës si shtet. “Shpresoj që procesi mos ketë qenë politik, por i drejtë”, përfundoi ambasadori.
The post Ambasadori kroat flet nga Pogradeci: Protestat janë e drejtë e qytetarëve, qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e tyre! Kramariç: Brezi i ri mund t’i japë fund tranzicionit appeared first on Albeu.com.
Në Zagreb, Sorensen merr konfirmimin e Kroacisë për mbështetjen ndaj dialogut Kosovë-Serbi
<html><head></head><body>
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, është takuar në Zagreb me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.
Gjatë vizitës në kryeqytetin e Kroacisë, Sørensen mori pjesë edhe në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë, ku u diskutua mbi zhvillimet e dialogut dhe mundësitë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në X, emisari evropian e cilësoi kënaqësi pjesëmarrjen në këtë konferencë dhe takimin me kryeministrin Plenkoviq.
“Një kënaqësi e vërtetë të flas në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë dhe të shkëmbej pikëpamje me Kryeministrin Andrej Plenkoviq”, ka shkruar Sørensen.
Ai vlerësoi gjithashtu përkrahjen që Zagrebi i ka dhënë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe përkushtimin e Kroacisë për avancimin e procesit të normalizimit.
“Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Kroacisë për Dialogun dhe angazhimin e saj për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar emisari evropian.
</body></html>
The post Në Zagreb, Sorensen merr konfirmimin e Kroacisë për mbështetjen ndaj dialogut Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.
VIDEO/ Etnik Brruti shënon për Hajduk Split dhe elektrizon “Poljudin” me gati 34 mijë vende
Në pjesën e parë të përballjes mes Hajduk Split dhe Osijek, sfidë e javës së 4-të të kampionatit elitar kroat, epërsia e vendasve mban firmën e Etnik Brrutit. Mesfushori i Shqipërisë ka realizuar golin që po vendos ndeshjen deri në këtë moment.
22-vjeçari përfitoi nga një pasim diagonal i drejtuar në qendër, u shkëput në kohën e duhur nga mbrojtësit kundërshtarë dhe goditi menjëherë brenda zonës. Portieri nuk pati mundësi të reagonte, ndërsa goli solli festë të madhe në “Stadion Poljud”, impiant me kapacitet 33.987 spektatorë.
Gjatë merkatos së kësaj vere, Brruti u transferua te Hajduk Split nga Malisheva, skuadër e Superligës së Kosovës. Ai është pjesë e Shqipërisë U-21 dhe, duke vijuar me këtë ritëm, pritet që së shpejti të afrohet edhe me Kombëtaren e madhe.
</body></html>
The post VIDEO/ Etnik Brruti shënon për Hajduk Split dhe elektrizon “Poljudin” me gati 34 mijë vende appeared first on Albeu.com.
Protestë e shqiptarëve në Zarë të Kroacisë për ish-drejtuesit e UÇK-së, thirrje për drejtësi në Hagë
<html><head></head><body>
Dhjetëra shqiptarë u tubuan në Zarë të Kroacisë për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për të kërkuar drejtësi në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ky organizim u mbajt nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.
Në këtë protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, i cili u shpreh se tubimi ishte organizuar për të kundërshtuar atë që ai i cilësoi si padrejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
“E kemi këtë protestë në Zarë, për padrejtësitë, liri për çlirimtarët, rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, deklaroi Gucati.
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit brohorisnin vazhdimisht “UÇK”, ndërsa mbanin flamuj kuqezi dhe pankarta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Më herët, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kishte bërë të ditur se e përkrah këtë organizim, duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve të marrin pjesë për të dëshmuar solidaritet me ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Ky tubim zhvillohet pasi trupi gjykues i Dhomave të Specializuara ka përcaktuar 16 shtatorin, në orën 10:00, si datën kur do të shpallet aktgjykimi në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas vendimit të trupit gjykues, shtyrja e shpalljes së aktgjykimit është bërë për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara gjatë procesit gjyqësor.
Protesta të ngjashme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë mbajtur edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Hagë.
</body></html>
The post Protestë e shqiptarëve në Zarë të Kroacisë për ish-drejtuesit e UÇK-së, thirrje për drejtësi në Hagë appeared first on Albeu.com.
VIDEO/ Arbër Hoxha bën “dopietë” në Kroaci, triumfon edhe në Kupë, por e ardhmja mbetet e paqartë
Pas titullit në Kroaci, Arbër Hoxha, feston edhe në Kupë, me sulmuesi kuqezi që mbyll një sezon fantastik me Dinamo Zagreb. Gjigandi kroat bëri për vetë edhe trofeun e dytë sezonal, duke triumfuar 2-0 në finale përballë Rijeka.
Arbër Hoxha, u hodh në fushë në minutën e 63-të, pasi Dinamo Zagreb kishte mbyllur llogaritë me Rijeka.
Për fat të keq, Arbër Hoxha, nuk ishte në maksimumin e tij në këtë fund sezoni duke e bërë të ardhmen të paqartë. Prej kohësh flitej për një transferim të tij në Poloni, tek ekipi i Widzew Łódź, aty ku aktivizohet edhe Juljan Shehu, por drejtori sportivi i këtij klubi hodhi poshtë këtë opsion, duke theksuar se Arbër Hoxha nuk bën pjesë në planet e tyre.
Pavarësisht këtij fakti, Arbër Hoxha, vijon të ketë shumë admirues në Evropë dhe emri i tij pritet të jetë prezent gjatë merkatos së verës.
The post VIDEO/ Arbër Hoxha bën “dopietë” në Kroaci, triumfon edhe në Kupë, por e ardhmja mbetet e paqartë appeared first on Albeu.com.
Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmuese”.
“Kjo është një aleancë sulmuese. Ka njerëz që ëndërrojnë se kur ka konflikt midis pjesëve të Perëndimit dhe Rusisë, kjo është një mundësi për ish-aleatët rusë, si ne, që të shkatërrohen plotësisht”, tha Vuçiq për TV Informer të mërkurën.
Lideri serb i ka akuzuar vazhdimisht Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për themelimin e një aleance ushtarake kundër Serbisë dhe popullit serb në muajt e fundit.
Ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje në mars të vitit 2025.
Qeveria kroate i tha më parë Radios Evropa e Lirë se Deklarata nuk synon të krijojë ndonjë aleancë ushtarake, dhe as nuk nevojitet një aleancë e tillë përkrah NATO-s.
Duke iu përgjigjur akuzave të mëparshme të Vuçiqit, ministei i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajon.
“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe çdo gjë që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet në mënyrë transparente”, tha Bozhiniviq më 6 janar.
Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, nuk është anëtare e aleancës./ REL
The post Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’ appeared first on Albeu.com.
Deklarata e Vuçiç lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”, reagon Kroacia
Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviç, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar “një aleancë ushtarake kundër popullit serb”.
“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, theksoi Bozhinoviç.
Pas pjesëmarrjes në pritjen tradicionale festive të organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) për të festuar Krishtlindjet sipas kalendarit Julian, Bozhinoviç tha se mesazhet për paqe dhe bashkëpunim janë diçka që duhet të jetë e përbashkët në rajon dhe në vendet fqinje.
Dita më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës në Trebinje, në entitetin boshnjak të Republikës Sërspka kishte thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk kishin krijuar një aleancë kundër Austrisë, sepse Austria është ushtarakisht neutrale, por kundër Serbisë dhe popullit serb.
“Në Beograd e kuptojmë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës”, deklaroi Vuçiç.
Ministrat e mbrojtjes së Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan në mars të vitit 2025 një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Atëbotë, Serbia reagoi ashpër, duke e parë si një nismë kundër saj.
Më herët, Qeveria e Kroacisë kishte thënë për REL-it se deklarata nuk synon krijimin e një aleance ushtarake, dhe një aleancë e tillë nuk është e nevojshme përveç NATO-s.
Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, të cilën Serbia nuk e njeh si të pavarur, nuk është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.
Reagimi i ministrit kroat vjen një ditë pasi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, reagoi ndaj paralajmërimit se Serbia do të dyfishojë ushtrinë, duke e akuzuar Beogradin se po shtyn përpara politikën e jashtme ruse.
Sipas Gërvallës, kërcënimi i vërtetë qëndron “te lidershipi i saj [v.j. i Serbisë], i cili, në vend se të ndërtojë një vend normal evropian të përqendruar në reformat e BE-së dhe demokracinë, ëndërron një perandori rajonale, një mentalitet rus në miniaturë”./ REL
The post Deklarata e Vuçiç lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”, reagon Kroacia appeared first on Albeu.com.
Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.
Gjithashtu, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.
Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat.
Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G).
Në fokus do të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe rëndësia e zhvillimit të degës së gazsjellësit Adriatiko–Jonian për forcimin e lidhjes energjetike Kroaci–TAP.
Gjatë vizitës, Spiropali do të mbajë edhe një ligjëratë me temë “Shqipëria, një vlerë e shtuar në BE” për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.
The post Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm appeared first on Albeu.com.
Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror, Holandës i shtyhet festa, Gjermania një pikë larg Kupës së Botës
Gjashtë sfida të tjera kualifikuese janë luajtur këtë të premte, me një tjetër ekip europian që konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen në Botërorin 2026.
Kroacia mori fitoren që i duhej përballë Ishujve Faroe me rezultatin 3-1, duke shkuar në kotën e 19 pikëve dhe duke e mbyllur Grupin L në vendin e parë me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur.
Holandës që i duhej fitorja përballë Polonisë, barazoi 1-1 në Varshavë përballë Lewandoëskit me shokë. Edhe pse “Tulipanët” janë tri pikë larg polakëve në renditje me një ndeshje të luajtur, ekipi i Koeman ka golavarazhin në favorin e vetë, me zyrtarizimin e Holandës në Botëror që do të bëhet pas tre ditësh.
Gjermania arriti të triumfonte përballë Luksemburgut në transfertë me rezultatin 0-2, me të dyja golat që u shënuan nga Woltemade. “Panzerat” udhëheqin Grupin A me 12 pikë, po aq sa Sllovakia që mundi në fund 1-0 Irlandën e Veriut. Sfida e fundit do të jetë mes dy kryesuesve Lajpcig dhe gjermanëve i duhet vetëm një pikë për të shkuar në Botëror, kjo falë golavarazhit.
Në sfidat e tjera, Finlanda u mposht 0-1 nga Malta, ndërsa Mali i Zi mundi me përmbysje 1-2 Gjibraltarin.
The post Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror, Holandës i shtyhet festa, Gjermania një pikë larg Kupës së Botës appeared first on Albeu.com.