krize Archives - Albeu.com

Tekstilet e këpucët në krizë/ Punësimi në fason ra me një të pestën, arsyet pse sektori po tkurret
Industria e tekstileve dhe këpucëve, ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT.

Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024.

Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti. Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori.

Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash, duke konfirmuar presionin e fortë mbi industrinë e prodhimit nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Indekset e punësimit po edhe të shitjeve tregojnë se industria fason është në një trajektore të fortë rënëse. Por sektori i lëkurës dhe këpucëve rezulton më i godituri.

Fasoni kishte rënie të punonjësve me 22 për qind ndërmjet tremujorit të dytë 2023 dhe të dytit 2025 referojnë të dhënat zyrtare.

Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë qenë kalorësi i eksporteve gjatë dekadës së fundit por roli i tyre u zbeh pas pandemisë. Gjithashtu ato ishin një punëdhënës i rëndësishëm në punën me pagesë për gratë ne nevoja të mëdha financiare.

Arsyet pse sektori po tkurret lidhet me një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Rritja e pagave minimale dhe e kontributeve të sigurimeve ka dhënë ndikim të drejtpërdrejt mbi bizneset prodhuese.

Me marzhe të ulëta fitimi, çdo rritje e kostos ndikon menjëherë në uljen e konkurrueshmërisë në këto njësi prodhimi.

Rënia e euros pati gjithashtu ndikim të fortë pasi solli një seri falimentesh në njësite e vogla dhe të mesme që punonin si nënkontraktorë të fabrikave me të mëdha.

Në sektorin e veshjeve dhe këpucëve Shqipëria konkurron kryesisht në segmentin e prodhimit me kosto të ulët, por vende si Turqia, Maroku apo edhe Azia Juglindore ofrojnë çmime më të leverdishme për kompanitë europiane.

Kjo i ka shtyrë disa marka ndërkombëtare të zhvendosin kontratat drejt tregjeve më të mëdha e më të lira.

Sektori shqiptar i tekstileve dhe këpucëve varet pothuajse tërësisht nga eksportet. Ngadalësimi i konsumit në vendet e BE-së sidomos në Itali dhe Gjermani, që janë partnerët kryesorë ka sjellë tkurrje të porosive. Inflacioni i lartë në këto tregje ka bërë që konsumatorët të kufizojnë blerjet e produkteve të veshjeve e këpucëve./Monitor

The post Tekstilet e këpucët në krizë/ Punësimi në fason ra me një të pestën, arsyet pse sektori po tkurret appeared first on Albeu.com.

Krizë mes çiftit? Roza Lati dhe Xhonatani i japin fund romancës, detajet që nxitën dyshimet për fundin e marrëdhënies së tyre
Prej disa muajsh, Roza Lati dhe Xhonatan Islami, ishin ndër çiftet më simpatike të “showbizz”-it tonë.

Dyshja, e cila fillimisht e mbajtën të fshehtë këtë raport, më pas nisën të postonin foto së bashku, duke na zbuluar se mes tyre kishte një dashuri të fortë.

Për shumë muaj me radhë, në rrjetet e tyre sociale, fotot e të dyve ‘ëmbëltuan’ “Instagram”-in.

Por sot, nëse u hedhim një sy, këto postime mungojnë. Në profilin e Rozës ka mbetur vetëm një foto me Xhonatanin, ku ai shfaqet me kurriz mbi një varkë, bashkë me miqtë e tyre.

Ndërkohë që të gjitha postimet e tjera janë larguar. Po e njëjta është tabloja edhe te profili i Xhonatanit.

Nuk e dimë, nëse këto foto të hequra, janë sinjal i ndonjë krisjeje të çifti, një sherr i zakonshëm, apo fotot janë larguar për ndonjë arsye tjetër.

Sakaq, të dy vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu pa dashje, se ndoshta mes tyre nuk bëhet fjalë për një ndarje.

Kujtojmë se përgjatë gjithë verës, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar, për 3 muaj me radhë.

Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin.

Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëritjetrit. Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka heksuar se mes tyre ka shumë dashuri.

“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëritjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin”, – u shpreh ajo.

Megjithatë, e pyetur për plane për martesë moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies ata nuk janë duke menduar për këtë.

“Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni”, – tha Roza.

Në një seri përgjigjesh për ndjekësit në “Instagram”, Roza ka treguar se po përjeton një periudhë të qetë dhe të bukur në jetë.

Ajo ka deklaruar se ka gjetur “njeriun e duhur” dhe se marrëdhënia e saj me Xhonatanin, i cili është 8 vjet më i ri, është një burim lumturie dhe harmoni.

Në lidhje me pyetjet rreth mundësisë së një shtatzënie apo krijimit të familjes, Roza është përgjigjur, duke theksuar se ata janë të fokusuar në të tashmen dhe po jetojnë çdo moment pa presion.

Ndryshimet në rrjetet e tyre sociale, janë vënë re menjëherë pas kthimit të tyre nga jugu. Ne jemi gjithë sy e vesh për të zbuluar ndonjë detaj më shumë rreth raportit të këtij çifti.

The post Krizë mes çiftit? Roza Lati dhe Xhonatani i japin fund romancës, detajet që nxitën dyshimet për fundin e marrëdhënies së tyre appeared first on Albeu.com.

A do ta vërë nën kontroll krizën Starmer? Mbi një mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglez brenda një dite, qeveria britanike intensifikon kthimet
Më shumë se një mijë njerëz kaluan Kanalin Anglez të premten në varka të vogla me destinacion bregdetin britanik, ndërsa qeveria britanike dërgoi një emigrant të tretë përsëri në Francë. Numri i njerëzve që tentojnë të kalojnë nënvizon shkallën e sfidës me të cilën përballet qeveria e Keir Starmer ndërsa përpiqet të vërë nën kontroll krizën. Shifrat e fundit të Ministrisë së Brendshme tregojnë se 1,072 persona e bënë udhëtimin në 13 varka.

Mbërritjet e djeshme e çuan numrin e njerëzve që kanë kaluar deri më tani në vitin 2025 në 32,103 – një rekord për këtë kohë të vitit.

Ministrat shpresojnë që marrëveshja “një brenda, një jashtë” me Francën do të veprojë si një pengesë duke u treguar migrantëve se do të kthehen mbrapsht nëse përpiqen të kalojnë Kanalin. Por shkalla e kalimeve të djeshme sugjeron se politika deri më tani ka pasur pak ndikim tek ata që janë mbledhur në bregdetin e Francës veriore. Personi i tretë i dërguar mbrapsht ishte një burrë iranian i cili u kthye në Francë të premten. Dëbimi i tij vjen pas deportimit të mëparshëm të një burri nga Eritrea, apeli ligjor i të cilit për të ndaluar largimin e tij u refuzua, dhe deportimit të një shtetasi indian pardje.

The post A do ta vërë nën kontroll krizën Starmer? Mbi një mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglez brenda një dite, qeveria britanike intensifikon kthimet appeared first on Albeu.com.

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën
Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou, i larguar nga posti për shkak të mosmiratimit të buxhetit.

Lecornu premton ndryshim dhe “ndarje të thellë” me politikën e vjetër, ndërsa përballet me sfidën e vështirë për të siguruar mbështetjen e parlamentit të ndarë dhe të paqëndrueshëm për miratimin e buxhetit të ri. Nëse dështon, edhe ai rrezikon të rrëzohet në pak javë, si paraardhësit e tij.

“Do të arrijmë atje… Asnjë rrugë nuk është e pamundur,” tha Lecornu, duke theksuar nevojën për kreativitet dhe seriozitet në bashkëpunimin me opozitën.

Ai pritet të formojë qeverinë e re në javët në vijim, ndërsa Franca po përjeton protesta masive dhe tensione politike, me dhjetëra mijëra protestues në rrugë dhe mbi 80,000 policë të vendosur në të gjithë vendin.

Lecornu, i njohur si një nga aleatët më të afërt të presidentit Emmanuel Macron dhe shpesh quajtur “djali shpirtëror i Macronit”, shihet më shumë si përfaqësues i vazhdimësisë sesa ndryshimit rrënjësor që kërkojnë opozitat.

Këto të fundit paralajmërojnë se një gabim i vetëm mund t’i kushtojë Lecornut detyrën përmes një mocioni mosbesimi, duke e lënë Francën sërish pa qeveri stabile.

The post Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën appeared first on Albeu.com.

Kriza politike në Francë/ Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar
“Është një votë qartësie dhe përgjegjësie. Nuk duhet të mohojmë dhe as të jemi në katastrofë”, tha Emmanuel Macron në një takim të kabinetit të Francës këtë mëngjes, sipas burimeve që morën pjesë në takim, në lidhje me vendimin e Kryeministrit François Bayrou për të kërkuar një votë besimi.

“Ne arritëm të konsolidonim financat publike midis viteve 2017 dhe 2019, duke krijuar vende pune dhe duke ulur taksat. Sfida mund të përballohet. Ky është një votë për situatën dhe parimet, jo për buxhetin, dhe kjo lejon negociata më pas”, theksoi presidenti francez.

Ndërkohë, qëndrimi i qeverisë franceze në lidhje me votimin e 8 shtatorit  në Asamblenë Kombëtare u dha pas mbledhjes së kabinetit nga zëdhënësja e qeverisë Sophie Prima , duke theksuar se çështja nuk ka të bëjë me një buxhet, por me një diagnozë të kursit të vendit.

Prima tha se Presidenti francez Emmanuel Macron është në bashkëveprim, dakordësi dhe mbështetje të përsosur” me drejtimin e Bayrou-t për të prodhuar më shumë rritje dhe për të menaxhuar më mirë burimet publike. Ajo theksoi se “racionalizimi dhe vendosmëria” janë të nevojshme në periudhën e ardhshme.

The post Kriza politike në Francë/ Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar appeared first on Albeu.com.

Lorde rrëfen krizën që gati i dha fund karrierës: Mendova se muzika ishte pas meje
Lorde ka zgjedhur të flasë pa filtra për periudhën më të errët të jetës së saj, duke treguar se në fillim të vitit 2023 ishte pranë largimit përfundimtar nga muzika. Në një intervistë për BBC Radio 1, këngëtarja 28-vjeçare tha se ishte e zhytur në një boshllëk emocional, ku e gjithë vëmendja e saj ishte përqendruar obsesivisht tek ushqimi, pesha dhe stërvitja, deri në atë pikë sa krijimtaria u zhduk plotësisht.

“Nuk më vinte më asnjë ide. Nuk mendoja më për këngë. Ishte si të humbisja lidhjen me vetveten,” rrëfeu ajo.

Por gjithçka nisi të ndryshonte kur ajo vendosi të çlirohej nga kjo mënyrë e pashëndetshme jetese. “Sapo lashë pas këtë fiksim, muzika nisi të më vinte natyrshëm,” tha Lorde, duke reflektuar mbi një proces të gjatë shërimi që e riktheu në skenë, më e qartë, më e fuqishme dhe më e vërtetë se kurrë më parë.

The post Lorde rrëfen krizën që gati i dha fund karrierës: Mendova se muzika ishte pas meje appeared first on Albeu.com.

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin
Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.

Bujqësia hyri në vitin e pestë të rënies më 2025, ndërsa industria në të tretin.

Rënia e bujqësisë dhe industrisë në ekonomi, është një sinjal negativ për zhvillimin afatgjatë të vendit, pasi këta dy sektorë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të prodhimit, punësimit dhe ekuilibrit tregtar të vendit.

Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë rreth 16% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 32 % të totalit me 2023, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale.

Rënia e bujqësisë po krijon varësi më e madhe nga importet e ushqimeve, ç`ka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale.

Ky zhvillim, lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri, janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë.

Në dekadën e fundit, numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj, ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen.

Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë.

Fermat familjare për vetë- konsum, janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Gjithashtu, sektori i industrisë ka hyrë në një krizë të thellë me rënie për të pestin tremujorin radhazi, teksa industria përpunuese është në vitin e tretë të rënies.

Industria (përpunimi, energjia, minierat, etj.) zë afërsisht 10% të PBB-së, duke kontribuar në mbi 13 % të punësimit total me 2023.

Fabrikat kanë hyrë në një krizë pa kthim nga rënia e fortë e euros, rritja e kostove të brendshme nga rritja e pagës minimale e kombinuar më rënie kërkesës nga jashtë.

Rënia e industrisë shënon efekt domino pasi është e lidhur me logjistikën, energjinë, ndërtimin dhe punësimin.

Industria, veçanërisht përpunimi, është më e ndjeshme ndaj krizave ekonomike dhe cikleve globale.

Rimëkëmbja e fortë pas pandemisë, u zëvendësua nga një ngadalësim dhe më pas rënies së theksuar në 2024.

Rënia e bujqësisë dhe industrisë në Shqipëri në vitet e fundit, ka një ndikim negativ të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, në mirëqenien e qytetarëve dhe në aftësinë e vendit për të tërhequr investime afatgjata.

Rritja ekonomike pa themele në prodhim dhe bujqësi, rrezikon të mbetet e paqëndrueshme dhe e ndërtuar mbi sektorë jo-produktivë, si ndërtimi apo konsumi i pakontrolluar./ Monitor

The post Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin appeared first on Albeu.com.

“Fëmijët në Gaza po mbijetojnë me më pak se një vakt në ditë”, zyrtarja e OKB: Nuk është krizë humanitar, por sulm i qëllimshëm
Gjithmonë e më dramatike paraqitet situata humanitare në Gaza, ku që nga marsi vijon të mbetet e bllokuar çdo lloj ndihme.

OJQ-të në terren po paralajmërojnë se rezervat ushqimore po mbarojnë ndërsa kequshqyerja po zgjerohet. Zyra e OKB-së për Koordinimin e

Çështjeve Humanitare (OCHA) e ka quajtur këtë si kriza më e keqe humanitare në 18 muaj, që nga fillimi i luftës.

“Fëmijët po hanë më pak se një vakt në ditë dhe po luftojnë për të gjetur vaktin e radhës”, tha Bushra Khalil, drejtuese e politikave të grupit të ndihmës Oxfam. “Të gjithë po hanë thjesht ushqim të konservuar… Kequshqyerja dhe uris po pushtojnë Gazën”.

“Vullnetarët janë detyruar të shikojnë njerëzit të vuajnë dhe të vdesin duke mbajtur barrën e pamundur të ofrimit të ndihmës me furnizime që po shterojnë, të gjithë ndërsa përballen me të njëjtat kushte kërcënuese për jetën. Ky nuk është një dështim humanitar – është një zgjedhje politike dhe një sulm i qëllimshëm ndaj aftësisë së një populli për të mbijetuar, i kryer pa u ndëshkuar”, shtoi Amande Bazerolle, koordinatore e urgjencës në Gaza për Mjekët pa Kufij.

The post “Fëmijët në Gaza po mbijetojnë me më pak se një vakt në ditë”, zyrtarja e OKB: Nuk është krizë humanitar, por sulm i qëllimshëm appeared first on Albeu.com.

Krizë në martesën e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis?
Një nga çiftet më të njohur në biznesin e showbiz për më shumë se një dekadë është ai i Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, të cilët po përballen sërish me thashethemet për ndarje.

Ashton dhe Mila u takuan 20 vite më parë në xhirimet e sitcom-it ‘That ’70s Show’ dhe sot janë një çift i qëndrueshëm pavarësisht thashethemeve të shumta, të cilat si kjo e sotmja, parashikojnë ndarje që nuk kanë ndodhur prej vitesh dhe që përkundrazi e kanë forcuar çiftin.

Ashton dhe Mila po përballen me një krizë, por jo pikërisht në marrëdhënien e tyre, por për shkak të lidhjes që lidh Ashton me Sean Combs, i njohur më mirë si ‘Diddy’, i cili akuzohet për akuza federale për trafikim seksual dhe i mbyllur në Nju Jork pa kusht.

Marrëdhënia e Kutcher me Diddy-n është e dokumentuar mirë dhe shpesh mund të ketë qenë shkak për grindje dhe debate me gruan e tij Mila, por sot vetëm sa ka forcuar marrëdhënien e tyre, pasi është kërkuar të lidhet Ashton me aktivitetet e paligjshme të reperit, ndaj Kunis e ka mbështetur vetëm në ndarjen e tij.

Sot, çifti është fokusuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen e njëri-tjetrit në mes të kësaj krize, dhe si shembull, udhëtimi i tyre i fundit familjar në Itali – ku Ashton është duke filmuar filmin “La Belleza” – me fëmijët e tyre Wyatt dhe Dmitri, përkatësisht 10 dhe 8 vjeç.

The post Krizë në martesën e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis? appeared first on Albeu.com.

Mali i Zi, thellohet kriza politike për shkak të Gjykatës Kushtetuese
Partitë opozitare në Mal të Zi nuk lejuan mbajtjen e seancës së parlamentit të premten, duke penguar interpelancën e Kryeministrit Milojko Spajiç.

Opozita po kërkon anulimin e vendimit që lidhet me nxjerrjen në pension të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e konsideron si “puç kushtetues”.

Për vendimin e parlamentit malazez për ndërprerjen e mandatit të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese ka shprehur shqetësim edhe Bashkimi Evropian.

“I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të respektojnë sundimin e ligjit dhe të respektojnë Kushtetutën,” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. “Kjo është vendimtare për rrugën e Malit të Zi në BE”.

Deputetët e opozitës akuzojnë Komisionin Kushtetues dhe shumicën parlamentare se kanë shkaktuar një “krizë të thellë institucionale dhe kushtetuese” për shkak të vendimit për nxjerrjen në pension të një gjykatësi dhe përpjekjeve për të larguar dy gjykatës të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Pas daljes nga salla e parlamentit, deputetët e opozitës kanë rrethuar Kryeministrin Spajiç, duke e penguar atë që t’iu drejtohet gazetarëve.

Të premten, përfaqësuesit e opozitës u takuan me Presidentin Jakov Milatoviç, i cili u bëri jehonë deklaratave të opozitës, duke fajësuar Komisionin Kushtetues për krizën në Mal të Zi.

“Kriza kushtetuese lindi si rezultat i veprimeve të Komisionit Kushtetues, i cili mori juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese dhe në këtë mënyrë hyri në zonën e veprimeve të kundërligjshme dhe antikushtetuese”, deklaroi Presidenti Milatoviç pas takimit.

Analistët dhe organizata të shoqërisë civile në Mal të Zi paralajmëruan për një krizë të re kushtetuese pasi Kryetari i Parlamentit malazez Andrija Mandiç, mbështetës i politikave pro-ruse dhe pro-serbe, duke iu referuar konkluzioneve të Komisionit Kushtetues, tha të mërkurën se gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese u kanë pushuar mandatet.

Përplasjet politike në Mal të Zi vijnë pas Konferencës Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, ku Mali i Zi mbylli tre kapituj. Që nga hapja e negociatave për anëtarësim në BE në vitin 2012 e deri më tani, Mali i Zi ka mbyllur gjithsej gjashtë kapituj.

Ndonëse Mali i Zi ishte i gatshëm të mbyllte kapitullin “Politika e Jashtme, Siguria dhe Mbrojtja”, Kroacia nuk dha pëlqimin e saj për shkak të “çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës së fundit”./VOA

The post Mali i Zi, thellohet kriza politike për shkak të Gjykatës Kushtetuese appeared first on Albeu.com.